Hekuri është njëri ndër elementet e theksuara në Kuran. Në suren al-Hadid, që do të thotë hekur, ne jemi informuar: Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz…(Kuran, 57:25) Fjala “anzalna”, përkthehet si “është zbritur” dhe është përdorur për hekurin në këtë ajet, mund të mendohej se ka kuptim metaforik për të shpjeguar se hekuri i është dhënë si dhuratë njerëzve. Mirëpo, kur merret parasysh kuptimi letrar i fjalës, i cili është, “i zbritur në mënyrë fizike nga qielli”, si në rastin e shiut apo të rrezeve të diellit, ne e kuptojmë se ky ajet nënkupton një mrekulli domethënëse shkencore. Sepse, zbulimet moderne astronomike kanë zbuluar se hekuri në fjalë ka ardhur nga yjet vigane në hapësirën kozmike. 1 . Jo vetëm hekuri në tokë, por gjithashtu hekuri në gjithë Sistemin Solar, vije nga hapësira kozmike, pasi që temperatura në Diell është jo e mjaftueshme për formimin e hekurit. Temperatura e Diellit në sipërfaqe është 6,000 shkallë Celsi