Zogu i vogël Një zog i vogël Ndaloi në dritare, Qe sa një gogël, S’kish ngrënë fare. Me sqepin e tij Në xham trokiti Dhe mua shumë Ai më çuditi! Hapa dritaren Të shoh se ç’ka, Vështrimi i tij Më thosh “dua të ha”. I hodha thërrime, Dhe e ledhatova, Nga zemra e tij e vogël Shumë urime mora. Thellë në shpirt ndjeva Një lumturi të madhe Për zogun e vogël, Që ushqeva në dritare. Me shumë dashuri Zogu më shikoi, Hapi krahët e vegjël, Në qiell fluturoi. Poezi, Vjersha, Poezi per zogun, Vjersha per zogun,
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,