Cunami (në anglisht Tsunami ) ka të bëjë me valë të gjata të shkaktuara nga zhvendosjet tektonike të pllakave të fundit të oqeaneve apo shkaktohen nga lëkundjet nënoqeanike-nëndetare. Termi cunami rrjedh nga japonishtja që do të thotë "valë porti". Para mbërritjes së cunamit , deti tërhiqet në largësi të madhe, e më pas drejt bregut vjen një valë me një shpejtësi deri 300m/sek, dhe me një amplitudë e cila varet nga forma e gjirit të detit që ajo godet. Në gjire të cilat kanë formën e gërmës "U" ose "V", kjo amplidudë mund të arrijë disa dhjetëra metra. Cunamet janë një fenomen i cili mund të ndodhë kryesisht mbas tërmeteve shumë të mëdhenj, mirëpo meqë zakonisht hipoqendra e tërmeteve ndodhet larg brigjeve ku vërehet cunami, ato mund të jenë të paralajmërueshme. Për këtë qëllim sot rrotull Oqeanit Paqësor, që është zona ku paraqiten apo vërehen më shumë cunamet, është ngritur një sistem paralajmërimi. Mirëpo edhe pse i paralajmëruar, ka p
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,