Emrat në gjuhën shqipe ndahen në tri gjini: në gjininë mashkullore, femërore dhe gjininë asnjanëse. Gjinia asnjanëse përfshin një numër të kufizuar emrash, kryesisht ata me nyjë të përparme. Për çdo shqiptar nuk është i vështirë dallimi i gjinisë së emrave. Problem përbëjnë disa emra gjinish të ndryshme që kanë të njëjtën formë, si dhe disa emra që ndërrojnë gjininë në shumës. Trajta e shquar e numrit njëjës është treguesi më i mirë i gjinisë gramatikore të emrit. Emrat që në trajtën e shquar njëjës marrin mbaresën -i ose -u janë të gjinisë mashkullore. P.sh.: mal-i, laps-i, nxënës-i, artist-i, shitës-i; ujk- u, zog-u, krah-u, ari-u etj. Emrat që në trajtën e shquar njëjës marrin mbaresën -a ose -ja janë të gjinisë femërore. P.sh.: vajzë - vajza, shkollë - shkolla, motër - motra; lule - lulja, nuse - nusja etj. gjinia e emrit, emri gjinia, gjinia mashkullore emri, gjinia femerore emri, emri gjinia mashkullore gramatike, gramatika gjinia femerore e emrit
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,