Faringjiti trajtohet në dy mënyra: Trajtimi jo medikamentoz Shpërlarja e fytit me ujë të kriposur mund të ndihmoj shumë. Në një gotë me ujë të vakët, çitet 1/2 lugë të kafës kripë të kuzhinës, përzihet gjersa të tretet, e pastaj shpërlahet fyti(bëhet gargare) gjatë një minute, shumë herë në ditë. Gjithashtu ndihmon shumë edhe shpërlarja e fytit me tretje të aspirinës. Duhet të mirren lëngje në sasi të konsiderueshme(në forma të çajrave ose lëngje të freskëta). Ambientet e banimit duhet të jenë të ajrosura mirë dhe të pastërta. Trajtimi medikamentoz Ordinohen antipiretik si Paracetamoli Paracetamol oral çdo 4-6, nëse është e nevojshme (max. 4 doza gjatë ditës) -fëmijët 3 muaj - 1 vjet 2.5ml(120 mg./5 ml shurup) -fëmijët 1-5 vjet: 5-10 ml -fëmijët 5-12 vjet: 1/2 tabl. (500 mg) -fëmijët më të mëdhenjë se 12 vjet dhe të rriturit 1-2 tabl.(500 mg) Mund të ordinohen edhe edhe barna antiinflamatore josteroide si Brufen, Diklofen etj.
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,