Thuaji vetvetes kur i ftohti vjen dhe akullima bie prej qielli do të doje të ishe atje duke ecur, dëgjuar të njëjtën melodi, s’ka rëndësi se ku, të gjesh vetveten brenda izolimit të errësirës ose poshtë thyerjes së bardhë të hënëzave të përqëndruara në luginën me dëborë. Këtë natë ndërsa bën ftohtë Thuaji vetvetes Gjithçka që di është asgjë. Por melodia e kërcimit tënd luan ndërsa je duke ikur. Dhe ti do që të kesh mundësi për një herë të vetme të gënjehesh përposhtë flakës së vogël të yjeve dimërorë. Edhe po qe se ndodh dhe nuk ke mundësi shko më tutje ose kthehu mbrapsht, dhe do e gjesh vetveten përsëri kur të kesh vajtur gjer në fund. Thuaji vetvetes në këtë rënie finale të ftohti mbi degëd e tua Thuaji vetvetes që e dashuron faktin se cili je.
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,