Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Letersia

Letërsia e Mesopotamisë

Mesopotamia shtet i lashtë në Lindjen e Mesme i krijuar që në mijëvieçarin e pestë p.e.r, la një kulturë materiale dhe shpirtërore të pasur.   Kultura. shpirtërore u zhvillua së pari në gjuhën sumere.  Sumerët,popull indoevropian,nga India e Irani. E ruajtën gjuhën e tyre në rrasa guri dhe në pllaka argjili e shkruar me shkronja të veçanta, sot të zbuluar afër Bagdadit.   Gjuha dhe populli sumer u shuan në mijëvjeçarin e dytë p.e.r, kulturën dhe shkrimin e vazhduan asiro-babilonasit, prandaj kjo letërsi ndryshe quhet letërsia sumere-asiro-babilonase.  Kjo letërsi është me përmbajtje religjioze dhe laike, ka qenë i zhvilluar edhe epi, më të njohura janë: Zbritja e Inanës në botën nëntokësore, Epi për Lugalbandën, Rrëfimi për përmbytjen etj. letersia e mesopotamise,letersia mesopotamase,cka jane sumeret,kush ishin sumeret,letersia ne mesopotami,letersia e vjeter,sumeret shqip ,

Miti dhe Mitologjia

Mitet - janë tregime ose rrëfime për qeniet hyjnore si perënditë dhe gjysëmperënditë, për qeniet njerëzore si heronjë dhe fenomene natyrore.   Mitologji - quajmë tërësinë e tregimeve dhe rrëfimeve për ngjarjet nga jeta e perëndive dhe e hyjnive, e heronjëve dhe e fenomeneve natyrore.   Mitet ndahen në 3 cikle: teogonike, kozmogonike, heroike   Teogonike- flasin për historinë e perëndive.   Kozmogonike- flasin për zanafillën dhe krijimin e botës.   Heroike- flasin për heroizmat e trimave legjendarë, të njerëzve viganë ose të njerëzve gjysëmperëndi. Të tillë janë: Gilgameshi ,gjysëmperëndi, lufton kundër Humbabës, sjell paqe dhe lumturi te njerëzit e një krahine.   Çdo popull ka mitet e tyre p.sh: të faraonëve, sumero-asiro-babilonase, kineze, indiane, greke, romake, shqiptare etj. Postime të ngjashme: Epi i Gilgameshit    Analiza cka eshte miti,cka eshte mitologjia,cfare eshte mitologjia,ceshte mitologjia shqip,cka quaujme mitologji,cfare eshte mitologjia

Alamiada Shqiptare

Zhvillohet nga fillimi i shek. XVIII gjatë tërë shek. XIX.  Më parë është quajtur letërsia me alfabet arab dhe letërsia e bejtexhinjve.  Letërsinë shqiptare e pasuroi me motiv të reja si: poetikës letrare, nostalgji, patriotizëm , moral-estetik, social dhe fetar.  Nezim Frakulla botoi veprën e parë arstistike në letërsinë tonë Divanin (1730-1735).  Përdorën gjuhën shqipe, paraqitën forma letrare fetare si: ilahi, elife, mevlude; jofetare si: poemat, kasidet, gazelet, humored, satirat, divanet.  Përdorën ligjeratën poetike dhe zhvilluan lloje të ndryshme të vargjeve e të strofave, veçmas distihët e katrenat. Alamiada shqiptare,alamiada shqiptare,letersia e bejtexhinjve,letersia me alfabet arab,cka eshte alamiada shqiptare

Pjetër Budi- veprat

1. Doktrina e kërshtenë, Romë 1618;   2. Pasëqyra e t‟rrëfyemit, Romë 1621 (përkthim nga latinishtja)   3. Rituali roman, Romë 1621;   4. Kush thotë meshë këtë kafshë duhet me shërbyem, Romë 1621.

Vepra Meshari nga Gjon Buzuku-kritikë apo analizë letrare

Rëndësia : më i pari monument i literaturës shqiptare, pa këtë vepër nuk mund ta studionim fonetikën, morfologjinë e dialektologjinë historike të gjuhës shqipe.  Gjuha është gegërishte arkaike.  Alfabeti është latin por pesë shkrojnja janë të huazuara nga ai gllagolitik i sllavëve të bosnjës.   Tema: vargje nga bibila.   Veçori: nga 220 faqe I kshin mbetur 188 kur e gjeti Gjon Kazasi( e quajti Meshari), pa kopertinë.  Për vendbotimin ka mendime të ndryshme si p.sh. Tivar, Shkodër, Obod dhe më I besueshëm Venedik.  Sipas E. Qabej është përkthyer nga: gjuha latine, italiane dhe sërbe.   Dallimi: tip i veprave fetare që përbëhet nga libri i orëve dhe nga i mesharit, ka edhe disa lloje poezish si himne dhe psalme. Meshari nga Gjon Buzuku analize letrare, kritike letrare Meshari,Meshari analize letrare, meshari gjon buzuku analize letrare, analiza letrare, kritike letrare,kritika letrare,analize letrare,Meshari kritika

Krijimtaria e humanistit Marin Barleti

Në veprën e tij ka letra që dergojnë kundërshtarët, dialogje të palëve luftuese, fjalime të gjata, përskrime të natyrës dhe personazheve.  Barleti ka shkruar vepra për Skënderbeun.  Ato vepra janë: “Rrethimi I Shkodrës” dhe “Historia e Skënderbeut”. Marin Barleti veprat,veprat e Marin Barleti,Marin Barleti,Marin Barleti

Humanizmi në letërsinë shqiptare

Humanizmi në letërsinë shqiptare- dallojmë dy faza:   1. Atë brenda territorit shqiptar (deri më 1479)   2. Atë jashtë territorit (fillon prej 1479- gjatë tërë shek. XVI).   Faza e parë është pak e njohur, në të dytën kemi humanistë që shkruajtën për: luftërat e Skenderbeut e të Shkodrës ( Marin Barleti, Marin Becikemi dhe Martin Segoni); gjeografinë e Shqipërisë ( Martin Segoni); filozofi, poezi, astronomi (Gazulli, Tomeu dhe Maruli).  Këta ishin doktorë të shkencave e akademik, edhe profesorë në universitetet si të Padovës e të Breshias. humanizmi ne trojet shqiptare,humanizmi shqip,humanizmi letrar,humanizmi ne trojet shqiptare, periudhat e humanizmit letrar,humanizmi ne letersine shqipe.letersia dhe humanizmi shqiptar,humanizem

Humanizmi

Humanizmi u ngrit kundër shtypjes feudale për të ndërtuar një rend të ri shoqërorë- ekonomik, kundër errësirës kishtare dhe pushtetit të kishës.  Në këtë periudhë fillon edhe zëvendësimi i prodhimeve zejtare në ato manifakturale dhe u krijua edhe shtresa e borgjezisë (manifakturistë, bankierëve e financierëve . Ku në vend të dogmave fetare (nihilizmi, fanatizmi, asketizmi) lindi vështrimi kritik duke u bazuar në arsyen e mendjes së njeriut.  Humanistët luftonin për lirinë personale e lirinë e fjalës.  Ata shfytëzuan kulturën greko-romake dhe folklorin, përdorinin gjuhën kombëtare e pjesërisht latine. Humanizmi lindi në Itali, pastaj në Spanjë, Francë, Angli, Gjermani, Shqipëri etj. cka eshte humanizmi,humanizmi si levizje,humanizmi ne letersi,letersia humanizmi,letersi humanizmi,letersia shqip,humanizmi shqip,letersi shqipe

Arnold Von Harfi

Ishte nga Kolni (Gjermani), kalorës që u ndal në Ulqin,Durrës dhe Sazan (ishte nisur për Palestinë).  Nga nevoja për komunikim në fjalorth (shqip- gjermanisht) shënoi: 26 fjalë, 8 shprehje dhe 12 numërorë , kishte perdorur alfabetin latin-gotik.Më 1860 e zbuloi Von Grote. Arnold Von Harfi, Letersia,fjalori shqip gjermanisht

Letërsia e vjetër shqiptare

Fillon në shek. XVI (Marin Barleti) deri më 1836 (Milosao, J. De Rada).  Para kësaj faze kemi fazën e dëshmive:   1. Dëshmia e Guilem Adeas (1332) , letra e Skenderbeut dërguar princit të Torontos (1460) dhe M. Barleti Rrethimi I Shkodrës;   2. Dëshmia e Pal Engjëllit (1462), fjalorthi i Arnold Von Harfit (1497) dhe Perikopeja e ungjillit ( shek. XV-XVI). letersia e vjeter shqiptare,letersi e vjeter shqipe,letersia shqiptare

Fabulat

Fabulat janë tregime të shkurtra që, duke përdorur si personazhe kafshët, kërkojnë të japin mendime për sjelljet e njerëzve. Shpesh, kafshët kanë sjelljet, gabimet dhe vlerat e njerëzve. cka jane fabulat,cjane fabulat,ceshte fabula,cka osht fabula,qka eshte fabula,qeshte fabula,fabula definicion

Çka është Miti ?

Miti është lloj i veçantë i krijimtarisë gojore popullore, rrëfenjë për qenie të mbinatyrshme, për heronj legjendarë, për ngjarje e dukuri të çuditshme, ku pasqyrohen parafytyrimet primitive të njerëzve për prejardhjen e botës e të jetës mbi tokë , për natyrën dhe shoqërinë ; rrëfenjë e trilluar, për diçka që nuk ka qenë e nuk është në të vërtetë.  cka eshte miti,cfare eshte miti,ceshte miti,miti eshte,miti shqip,qka eshte miti,qfare eshte miti,qeshte miti,miti ne shqip,qka quajme mit, qfare quajme mit,cka quajme mit,miti ne shqip,miti shqiptar,

Përbindëshi i Bistricës

Këtu, në Bistricë, pat jetuar dikur një përbindësh, një gjarpër i madh. Hante njerëz dhe bagëti ky gjarpër i pangopur, prishte pemë dhe të mbjella, rrëzonte kasolle dhe shtëpi, shkretonte vendin rreth e rrotull, tek vërtitej si i tërbuar. Pse s'e vrisnin? E si ta vrisje? S'ishte gjarpër sidokudo, po katana. Ai, sapo shikonte dikë, ose nxirrte zjarr jeshil dhe e përvëlonte ose e kollofiste pa një pa dy. Po një plak i varfër vendosi: - Do vete, - tha, - ta vras përbindëshin. Dhe, në më përpiftë, unë e hëngra çairin tim. Se s'durohet i mallkuari. Ngarkoi plaku një gomar me eshkë, e vuri përpara dhe u nis. Kur u afrua te gjarpri, ky flinte. Plaku ndezi me uror dy copë eshka dhe i hodhi njërën në një thes të barrës, tjetrën te thesi i dytë. Filluan të ndizen dy thasët me eshkë, por me ngadalë e si fshehurazi, se kështu e ka eshka. Pastaj plaku u fsheh dhe filloi ta gjuante gjarprin me gurë, që ta zgjonte. Gjarpri u zgjua, pa gomarin e u turr dhe e përpiu me gjithë barrën. Por es

Legjenda ose gojëdhëna

Legjenda ose gojëdhëna është kallëzim popullor për një ngjarje të së kaluarës, për një figurë historike etj., që mund të ketë një bazë të vërtetë, por që është shtuar e zbukuruar nga fantazia e popullit dhe përcillet gojë me gojë nga njëri brez në tjetrin. Sipas tematikës ndahen në dy grupe: me përmbajtje mitologjike dhe me përmbajtje historike. Dallimi i legjendës apo gojëdhënës nga llojet e tregimeve të tjera është se legjendës nuk i dihet koha dhe vendi i zhvillimit të ngjarjes. Pothuaj se të gjithë popujt e botës kanë legjenda. Edhe shqiptarët kanë legjendat e tyre. Legjendat më të përhapura ndër shqiptarët janë "Gjergj Elez Alia", "Rozafa'', "Besa e Kostandinit", "Aga Ymeri" etj.  legjenda shqip,gojedhena shqip,cka eshte legjenda, cka eshte gojedhena,cfare eshte gojedhena,ceshte legjenda, cka eshte gojedhena,qka eshte gojedhena,qeshte legjenda,qfare eshte legjenda, legjenda eshte,gojedhena eshte

Legjenda Rozafa

Rozafa është një gojëdhënë ( legjendë ) e përcjellë brez pas brezi.  Në këtë legjendë flitet për tre vëllezër që donin ta ndërtonin një kala. Ata e ndërtonin ditën, por natën shembej.  Një ditë kaloi një plak dhe u tha se ai dinte mënyrën se si të mos rrënohej kështjella. Ai u tha që kur të vinte njëra nuse t'u binte ushqimin ta muronin të gjallë në muret e kështjellës, por nuk duhet t'u tregonin grave për këtë gjë. Vëllai i madh e shkeli besën, edhe i mesmi, por i vogli jo.  Vjehrra nuk dinte gjë dhe u tha t'ua dërgonin ushqimin burrave. Nusja e madhe dhe e mesmja e dinin që do t'i muronin, andaj gjetën justifikime që të mos shkonin.  E vogla pranoi të shkonte, e puthi djalin në ballë dhe faqe e u nis. Kur arriti, vëllezërit i treguan se ç'ju kishte thënë plaku. Nusja e vogël pranoi, por me kusht që gjysmën e trupit t'ia linin jashtë, në mënyrë që me sy ta shihte të birin, me dorë ta ledhatonte, me këmbë t'ia përkundte djepin dhe me gji
Krenare ngrihet mbi Bunën e gjerë dhe mbi qytetin e Shkodrës kështjella e lashtë e Rozafatit. Kur është hedhur guri i parë në themelet e kësaj kështjelle? S'dihet. Historia e saj humbet në mjegullën e lashtësisë ilire, banorëve të moçëm të kësaj kënge. Një gjë dihet mirë e qartë; atë e kanë pasur dikur Labeatët dhe pastaj Ardianët, që ishin fise të forta ilire. Në atë kohë tërë bregu i këtejshëm i Adriatikut, gjer në Tergesten e bujshme apo Triesten e ditëve tona, ishte breg ilir. Më vonë u derdhën këtej romakët, pastaj sllavët, normanët, venedikët, turqit e shumë popuj të tjerë të huaj. Gjatë shekujve ata kepa të thatë nën muret e Rozafatit, si dhe vetë muret e kështjellës, janë lagur me përrenj gjaku të atyre që e kanë sulmuar dhe atyre që e kanë mbrojtur. Të huajt erdhën dhe shkuan, kurse populli ynë mbeti ngulur në këtë tokë ilire. Ndërtimi i Rozafatit ka një gojëdhënë të bukur, por dhe të hidhur që ka ardhur nga lashtësia deri në ditët tona. Ja ç'thotë kjo gojëdhënë... I r

Fjalët e urta (proverbat)

Fjalët e urta ( proverbat ) janë fraza të shkurtra që shprehim me pak fjalë fílozofìnë popullore (urtinë popullore). Pikërisht për këtë, ato quhen edhe fjalë të urta. Proverbat janë të përhapur në të gjithë botën dhe nuk ka dyshim se midis tyre hasen edhe ngjashmëri apo identitete.  Megjithatë, çdo popull ka proverbat e tij, të ndërtuara sipas psikologjisë dhe përvojës së tij jetësore, filozofike e historike. Fjalët e urta hasen në formën e një vargu apo të dy deri tri vargjeve si edhe në formën e një fraze në prozë.  Proverbat shqiptarë janë të pasur me mendime dhe shprehin mençurinë popullore të përfituar dhe të përcjellë brez pas brezi.  fjalet e urta shqip,cka jane fjalet e urta,fjale te urta,cfare jane fjalet e urta,fjalet e urta,fjale te urta shqip

Romani

Romani është lloji më i gjatë i gjinisë epike, në të cilën gjerësisht pasqyrohet jeta dhe dukuritë shoqërore. Kompozicioni i romanit është shumë i afërt me kompozicionin e dramës, me një dallim se veprimi i romanit zhvillohet shumë më ngadalë dhe në formë të shtrirë. Në roman, si dhe në të gjitha format tjera rrëfimore, ekziston një ngjarje kryesore e cila i bashkon të gjitha ngjarjet e tjera. Llojet kryesore të romanit janë: a) sipas tematikës: roman aventuror, kriminal, historik, social, psikologjik etj. b) sipas qëndrimit të autorit: roman humoristik, satirik, didaktik etj. Romanet e para në letërsinë tonë i kanë shkruar: Ndoc Nikaj "Shkodra e rrethuar", Foqian Postoli "Për mbrojtjen e atdheut" dhe "Lulja e kujtimit", Haki Stërmilli "Sikur të isha djalë", Dhimitër Shuteriqi "Çlirimtarët", Sterjo Spasse "Ata nuk ishin vetëm", "Afërdita", Hivzi Sulejmani "Njerëzit", Fatmir Gjata "Këneta", n

Kompozicioni i veprës epike

Kompozicioni është pjesa kryesore e formës artistike të veprës letrare.  Këtë komponentë e gjejmë në të gjitha gjinitë dhe llojet letrare (epike, lirike, dramatike, epiko-lirike etj.). Kompozicion është ndërtimi i brendshëm i një vepre letrare, që përcaktohet nga synimi për të zbuluar më mirë idenë e veprës; mënyra se si janë lidhur e si janë vendosur pjesët përbërëse të saj. Me fjalë të tjera, mënyra se si i organizon shkrimtari ngjarjet në vepër, si i vendos personazhet, marrëdhëniet që kanë ata me njëri-tjetrin, përbën kompozicionin (ndërtimin) e veprës. Veprat në prozë janë kryesisht me subjekt dhe me personazhe.  Veprat epike përbëhen nga këto elemente kompozicionale:  a) paraqitja e veprimit veprimit, b) thurja e veprimit veprimit, c) kulminacioni kulminacioni,  ç) peripecia dhe d) shthurja e veprimit veprimit. Në fazën e paraqitjes së veprimit bëhet një hyrje, në të cilën lexue si njihet me personazhet kryesore, me vendin e ngjarjeve etj. Në thurjen e veprim

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more