Skip to main content

Kompozicioni i veprës epike

Kompozicioni është pjesa kryesore e formës artistike të veprës letrare. 

Këtë komponentë e gjejmë në të gjitha gjinitë dhe llojet letrare (epike, lirike, dramatike, epiko-lirike etj.).

Kompozicion është ndërtimi i brendshëm i një vepre letrare, që përcaktohet nga synimi për të zbuluar më mirë idenë e veprës; mënyra se si janë lidhur e si janë vendosur pjesët përbërëse të saj.

Me fjalë të tjera, mënyra se si i organizon shkrimtari ngjarjet në vepër, si i vendos personazhet, marrëdhëniet që kanë ata me njëri-tjetrin, përbën kompozicionin (ndërtimin) e veprës.

Veprat në prozë janë kryesisht me subjekt dhe me personazhe. 

Veprat epike përbëhen nga këto elemente kompozicionale: 

a) paraqitja e veprimit veprimit,

b) thurja e veprimit veprimit,

c) kulminacioni kulminacioni, 

ç) peripecia dhe

d) shthurja e veprimit veprimit.

Në fazën e paraqitjes së veprimit bëhet një hyrje, në të cilën lexue
si njihet me personazhet kryesore, me vendin e ngjarjeve etj.

Në thurjen e veprimit ndodh diçka, një veprim i papritur që bëhet shkak për konfliktin kryesor. Bëhet koklavitja e veprimeve, të cilat e çojnë
konfliktin përpara.

Nga kjo fazë pastaj kalohet në kulminacion, që është pika më e lartë e mprehjes së konfliktit.


Pason pika e kthesës apo peripecia, që përbëhet nga një sërë veprimesh që çojnë drejt zgjidhjes së krizës.


Në fund kemi shthurjen e veprimit ose fundin e konfliktit, kur ngjarjet plotësisht marrin fund.


Ka vepra ku subjekti ndërtohet sipas rrjedhës së mësipërme të ngjar
jeve, por ka edhe të tilla që në fillim jepet zgjidhja, mandej zhvillimi i ngjarjes.


Në kompozicionin e veprave asgjë nuk duhet të jetë e tepërt. 

Çdo pjesë, çdo veprim duhet të ndihmojë për shtjellimin e plotë të temës së veprës, për zbërthimin e ideve të saj, me qëllim që ato të kuptohen mirë dhe të ndikojnë në ndjenjat dhe në mendimet e lexuesit. 

Kompozicioni i vepres epike, vepra epika perberja, veper epike perberja, veper epike shqip,kompozicioni i vepres letrare, vepra letrare kompozicioni,vevpra epike perberja, perberja e vepres epike, epika dhe vepra epike, veper epike, veprat epike, nje veper epike, veprat letrare, veprat letrare, letersi dhe gjuhe shqip,kompozicioni
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more