Kishte lexuar në gazetë se çokollata ushqen trurin, me këtë rritë edhe inteligjencën e njeriut. Ky e kishte ndjekur këtë udhëzim që i pëlqente shumë. Vetëm pasi kishte rënë prej provimit me shkrim, kishte kuptuar se ushqim i trurit është leximi, ndërsa çokollata vetëm mund të të ndihmojë pakëz në këndelljen e asaj që prej kohësh ke përpunuar në mendje. Kështu është kur lehtësisht dëshiron t’i përvijosh gjërat e vështira dhe kështu është kur sipërfaqësisht i lexon shkrimet nëpër gazeta. Këtij si nuk i kishte shkuar mendja se barku përmes leximit nuk mbushet? Ndonëse ky kishte gjuajtur një herë, për të goditur kështu shumë herë: edhe barku i kënaqur edhe mendja e mbushur dhe e gatshme për provim! Iljasa Salihu
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,