Skip to main content

Ai dhe ata



Dikush ka një ëndërr të shëmtuar, ndërsa unë kam një frikë të bukur.
Unë kam një mendim të varfër, kurse dikush ka frikë për të menduar.
Dikush ka para, ndërsa unë nuk kam vetëm të holla.
Unë kam begati të ngjeshur, kurse dikush ka tufë dëshirash.
Dikush ka makinë luksoze, ndërsa unë kam një qëllim të mirë.
Unë kam vullnet, kurse dikush ka vetëm oreks.
Dikush ka emër me nam, ndërsa unë kam emër me mbiemër.
Unë kam rroba që i përdori, kurse dikush ka lakuriqësi të papërdorshme.
Dikush ka zemër që pompon gjakun, ndërsa unë kam shpirt për të dashuruar.
Unë kam këmbë për të ecur, kurse dikush ka këmbë për të shqelmuar.
Dikush ka fytyrë të bukur, ndërsa unë kam një fytyrë njëfytyrëshe.
Unë kam prindër të edukuar, kurse dikush ka prindër të pashëm.
Dikush ka fëmijë për të lozur, ndërsa unë kam lodra për fëmijë.
Unë kam grua për ta arsyetuar jetën, kurse dikush ka jetë për t’i joshur gratë.
Dikush ka moral për shitje, ndërsa unë kam material për të të dhënë falas.
Unë kam ca fjalë për t’i bërë fjali, kurse dikush ka fjali vetëm për mahi.
Dikush ka ndikim në shoqëri, ndërsa unë kam shoqëri me ndikim për mbarësi.
Unë kam miqësi me miq, kurse dikush ka armiqësi me miqtë.
Dikush ka asgjë, ndërsa unë kam pakgjë.
Unë kam Zotin, pastaj veten dhe dashamirët, kurse dikush ka vetëm fantazinë!

Iljasa SALIHU
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more