MEDITO!
Çfarë vlere ka jeta nëse nuk është për Allahun, dhe nuk është jetuar
për t’u përgatitur për t’u takuar me Allahun? Nuk ka mirësi në këtë
botë, përveç për atë që pendohet dhe nxiton të bëjë vepra të mira që të
ngritet tek Allahu. Vëlla! Ti mund të marrësh frymë, por mos harro se
mund të mos e kthesh atë mbrapa. Njerëzit në lidhje me këtë janë: ai që
është zhytur në këtë botë dhe është dhënë pas kënqësive të saj, apo i
penduar për mëkatet e tij tek Allahu i botërave. I pari nuk dëshiron që
t’ia kujtosh vdekjen dhe llogarinë para Allahut, nuk dëshiron t’ia
kujtosh adhurimet dhe largimin nga mëkatet. Le të mos harroj ky se do të
vdes deshti apo nuk deshti. I penduari e kujton shpesh vdekjen, dhe
përgatitet për ditën kur do të takohet me atë, gjithashtu mundohet të
nxëjë punët e mira që i kanë ikur më herët pa bërë. Mos e kujto vdekjen
me zemër të vdekur, por mendo për të vdekurit në varreza, për gjendjen e
tyre, mendo se edhe ti një ditë do të hysh aty. I njejtë me ata në
varreza, por dallimi mes jush do të jetë në punë të mira dhe largim nga
mëkatët. Asnjëherë mos thuaj nesër, nesër…! Sa njerëz dimë që nuk e kanë
nxënë të nesërmen dhe kanë vdekur pa u penduar.
Përshtati: Valdet Kamberi
Ese, Hartime, Feja Islame, Valdet Kamberi, ese per meditimin, meditimi ese, ese meditimi
loading...
Lexo edhe:
- Get link
- Other Apps
Labels
Ese Feja Islame Hartime Valdet Kamberi
Labels:
Ese
Feja Islame
Hartime
Valdet Kamberi
- Get link
- Other Apps