Poliarteriti nodoz i atakon arteriet mesatare të muskujve dhe karakterizohet me inflamacion nekrotizues të murit të arterieve.
Në rreth 70% të rasteve nga poliarteriti janë të atakuara arteriet renale, ndërsa në 30 % të të sëmureve konstatohet antigjenemia B e cila mund të jetë iniciatore e reaksionit imunologjik me formim të imunokomplekseve.
Në veshkë janë të atakuara nga inflamacioni arteriet segmentare dhe ato arkuate në të cilat konstatohet nekroza fibrinoide, destruksion i shtresës interne elastike, me aneurizma të imta të murit të enëve të gjakut si dhe me persistimin e infiltrateve me polinuklearë, eozinofile dhe mononuklearë.
Në 80% të të sëmurëve në urinë paraqitet proteinuria, mikrohematuria, ndërsa ndryshimet e përshkruara shkaktojnë insuficiencë renale dhe hipertension arterial.
Në angiografinë renale konstatohen ndryshime okluzive dhe zgjerime aneurizmatike të arteries arkuate dhe arterieve të vogla segmentare.
Mjekimi konsiston në aplikimin e kortikosteroideve dhe citostatikëve.
Lexo edhe këto postime:
Arteriet
Inflamacioni
Veshka
Hipertensioni arterial
Aneurizma
Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth,
do te thote, definicioni, perkufizimi,shpjegimi, kuptojm,shqip,nenkuptojm,nenkuptimi,
eshte,quajme, quhet, kuptimi i fjales, domethnja e fjales, jane, kuptojme me
fjalen, termi,paraqet, kuptimi, paraqesin, nocioni, perkufizimi,paraqet,perkufizon,definicioni,definimi,cka
kuptojme me termin, cfare do te thote fjala, c’ka,poliarteriti nodoz,poliarteriti nodoz,mjekimi,si mjekohet,trajtohet,manifestohet
loading...
Lexo edhe: