Skip to main content

Posts

Në sytë e gjyshes - shkruar nga Ariona Shehu -Kaçanik

Në sytë e gjyshes Askush nga ne nuk mund ta kuptoj krejtësisht dhembjen që ndjejnë ato familje që kanë humbur më të dashurit e tyre gjatë luftës. Zemra e tyre i ngjan një luleje të vyshkur në mes të vjeshtës. Ata kanë humbur më të dashurit e tyre dhe nuk dijnë në janë gjallë apo të vdekur. Janë zhdukur pa gjurmë. Sikur të mësonin  vetëm faktin se ku gjenden eshtrat e të dashurve të tyre, ata do të ndjesheshin më të qetë shpirtërisht. Loti i tyre ende nuk është tharë. Ata presin çdo ditë e çdo natë se do të vijë ndonjë lajm që do t’i çlironte nga ky ankth i pritjes… Në sytë e gjyshes edhe sot shoh një pikëllim, i cili po ia vret dalëngadalë shpirtin  për shkak të humbjes së djalit të saj. Ky pikëllim sa vjen e thellohet kur ajo shikon fotot e tij. E unë si fëmijë, çmund t’i them, përveç se ta ngushëlloj me fjalët: “ Gjyshe e dashur, mos e humb durimin se shpresa vdes e fundit”… Shkruar nga Ariona Shehu - Kaçanik ese per gjyshen,gjysja ese,ese per gjyshin,gjysherit tane,hartime

Kujtimi për nënën - shkruar nga Lirona Bela - Kaçanik

Kujtimi për nënën Jeta është një labirinth. Jeta ka edhe momente të hidhura dhe jo gjithkush mund ta kalojë atë labirinth. Buzë lumit Nerodimja  jetonte një familje e varfër. Vajzën e asaj familje e kisha në klasë. Çdo ditë e shihja duke shkruar letër. Bëhesha kurioze dhe sa herë doja ta pyesja,  unë ndalesha dhe mendoja. Ndoshta ajo dëshironte ta bezdisja .Gjithmonë rrinte e veçuar nga të gjithë dhe me një letër në pëllëmbë të dorës në qoshen e dritares. Një ditë, megjithatë, vendosa ta pyes. Dhe sapo iu  afrova, ajo ma lëshoi letrën në dorë dhe iku. Ajo iku, ndërsa unë mbeta e shtangur. E hapa letrën dhe fillova ta lexoj. “Kujtimi për nënën” – mbante titullin letra. “Linda në një familje të varfër. Rrallë ndodhte që të kishim ushqim. Ndonjëherë na qëllonte ndonje copëz bukë. Unë e haja timen, por meqë isha e uritur, kërkoja akoma.. Nëna ime më jepte edhe  pjesën e vet, duke më thenë “Haje bija ime, unë nuk jam e uritur”. Kështu më thoshte çdo herë. Një ditë erdha e lodhur nga s

Ëndrra ime - shkruar nga Gent Koxha - Kaçanik

                             Ëndrra ime Isha duke shikuar TV dhe papritur , nuk e kuptova se si, unë gjendesha në një vend tjetër. Aty i gjithë vendi ishte i mbuluar me rërë, me një ngjyrë që nuk e kisha parë ndonjëherë,  rërë me ngjyrë të kaltër. Fryente një erë. Unë isha i vetëm dhe i frikësuar. Më dukej vetja si në filma western. Për një çast u shtanga dhe ndjeva një pickim në këmbë. Disa krijesa të vogla që dukeshin si njerëz kishin ardhur aty. Pas atij pickimi unë u trullosa dhe rashë në gjumë të thellë. Kur u zgjova,  pashë veten të rrethuar nga po ato krijesa. Ata. filluan të pyesnin se si kisha ardhur në atë vend. Dhe për çudi, unë  i kuptoja, sepse po flisnin në gjuhën angleze. I pyeta se cili vit ishte, e ata më thane se është viti 1517. U habita shumë. U thashë se unë vija nga viti 2012-ta. Gjumi më doli dhe pashë se ajo ishte vetëm një ëndërr.                                                                                             Shkruar nga Gent Koxha - Kaçanik ese

Rëndësia e shkollës - shkruar nga Xhevahire Jakupi - Kaçanik

                                                               '' Rëndësia e shkollës '' Jeta e një njeriu është si varka e një peshkatari që mundohet të gjejë rrugën e duhur për të peshkuar. Kështu edhe ne mundohemi të kemi një jetë sa më të lumtur për ta jetuar . Por që të kemi një jetë të lumtur , truri ynë duhet të jetë i pasuruar me dituri , e cila na ndihmon t’i kapërcejmë më lehtë vështirësitë në jetë. Për këtë arsye shkollat janë dhurata më e shtrenjtë për njerëzimin. Shkolla na ndihmon të fitojmë dituri të reja dhe aftësi mendore për të jetuar sa më mirë . Shih edhe: Ese të ndryshme shqip Kohë më parë shqiptarët nuk e kishin të drejtën e shkollimit. Së pari na penguan turqit, ndërsa serbët arritën deri në atë shkallë sa të mbyllin të gjitha s hkollat , në mënyrë që shqiptarët t’i mbulonte padituria dhe mjerimi . Por, shqiptarët nuk ndaluan  dhe mësimin e organizuan nëpër shtëpitë - shkolla..E sot? Shqiptarët  e Kosovës janë të lirë dhe gëzojnë të

Libri është një kopsht i bukur - shkruar nga Gëzime Livoreka -Kaçanik

Ese apo Hartim per librin Libri është një kopsht i bukur Hapa dritaren. Kopshti ishte zbukuruar me lulet më të bukura që kishin çelur. Aroma më freskonte tërë trupin. Në mendjen time bluanin mendime të ndryshme. Krahasoja ato lule të bukura, si lule parajse, me atë që e dua më së shumti, me mikun tim më të dashur – librin. Thashë më vete: lulet kanë zbukuruar kopshtin, ndërsa libri ka lëshuar rrezet e tij të arta për të ndriçuar mendjen e çdo fëmije, pavarësisht moshës së cilës i përket ai. Libri është burim i diturisë. Ai është dritare e jetës, i cili të hap rrugën drejt një të ardhmeje të lumtur. Sikur një pemë, e cila rritet dhe në fund na ushqen me fruta, edhe librin kur e lexojmë çdo ditë, truri ynë ushqehet me frutat më të bukura, me diturinë e cila nuk blihet me të holla, por vetëm duke mësuar. Populli thotë: Shtëpia pa libra është sikur dhoma pa dritare”. Nga kjo thënie kuptojmë se, vërtet, një njeri që nuk lexon i ngjan një dhome të errët, pa dritare. Në errësirë nuk

Bukuritë natyrore të Kaçanikut -shkruar nga Diellëza Zharku

                    Bukuritë natyrore të Kaçanikut Akoma  zvarriten ngjarjet historike, gjersa  dy lumenjtë tanë rrjedhin. Ata lënë pas gjithë vuajtjen e këtij vendi, por prapë ai gjen focën të ecën përpara pranë maleve të Sharrit plak. Aty mbi të qëndron maja e mbretërisë, Lypeteni. Ky vend që i bëri ballë çdo gjëje, i doli para edhe vdekjes. Këtë  kurajo ia karakterizon Kalaja e tij me fortësinë e gurëve që i mbart me vete. Ajo akoma ngjall guxim e shpresë derisa ia hedh sytë ta shikosh, ku duket se historia u ringjall. Po ashtu kemi edhe Xhaminë shumëvjeqare që akoma gjendet në mesin tonë... Legjenda e këtij vendi akoma shtrihet nën këmbët e njerëzve dhe pse është e pashkelur. Ajo  akoma  rrezaton, i jep gjallërinë  Kaçanikut. Ajo bën vendlindjen time që ta lakmojë çdokush.                                                                                               Shkruar nga Diellëza  Zharku -Kaçanik ese per Kaqanikun,ese pr bukurite natyrore,bukuria natyrore shqip.bukuri

Kuriozitete

Kuriozitete 1 në 10 persona në botë jetojnë në ishull. Më 1870 në Londër jetonin më shumë Irlandezë sesa në Dublin. Mundësia për të të rënë rrufeja është 1 në 600,000. Rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plehrave. Gjysma e popullisë së botës është nën moshën 25 vjeç. Sipas librit te rekordeve te Ginisit, momentalisht macja më e gjatë në botë është Stewie. Macja Stewie ka gjatësi prej 123 centimetrash. Peshkaqeni i madh i bardhë është në rrezik të fortë për t’u zhdukur. Lajmin e ka bërë të ditur një studim i universitetit të Stanfordit, sipas të cilit në të gjithë botën kanë mbetur vetëm 3.500 ekzemplarë, një numër më i vogël madje edhe se i tigrave. Në Zelandën e Re, pas xhamave të një akuariumi, vizitorët panë se si një peshkaqen i bardhe “i bëri një prerje cezariane” në stomak një peshkaqeni tjetër duke liruar kështu katër të vegjlit nga barku i nenës së tyre.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more