Bukuritë natyrore të Kaçanikut
Akoma zvarriten ngjarjet historike, gjersa dy lumenjtë tanë rrjedhin. Ata lënë pas gjithë vuajtjen e këtij vendi, por prapë ai gjen focën të ecën përpara pranë maleve të Sharrit plak. Aty mbi të qëndron maja e mbretërisë, Lypeteni. Ky vend që i bëri ballë çdo gjëje, i doli para edhe vdekjes. Këtë kurajo ia karakterizon Kalaja e tij me fortësinë e gurëve që i mbart me vete. Ajo akoma ngjall guxim e shpresë derisa ia hedh sytë ta shikosh, ku duket se historia u ringjall. Po ashtu kemi edhe Xhaminë shumëvjeqare që akoma gjendet në mesin tonë... Legjenda e këtij vendi akoma shtrihet nën këmbët e njerëzve dhe pse është e pashkelur. Ajo akoma rrezaton, i jep gjallërinë Kaçanikut. Ajo bën vendlindjen time që ta lakmojë çdokush.
Shkruar nga Diellëza Zharku -Kaçanik
ese per Kaqanikun,ese pr bukurite natyrore,bukuria natyrore shqip.bukurite natyrore shqip,bukuria shqip
loading...
Lexo edhe: