Para varrit të komandantit - Vjershë patriotike
(Një ushtar i bataljonit “Atlantiku”)
Larg në Amerikë ishim
Mendjen n`Kosovë e kishim,
N`jug t`Evropës plakë
Kosova digjej flakë.
Formuam “Atlantikun”
Kaluam Atlantikun,
Të veshur me barot
Kosovës t`i dalim zot.
Rezezat i shporrëm qiellit
Për rrezet e ngrohta të diellit,
Erdha në Prekaz o trim
Edhe sot je komandanti im.
Buza më dridhet në vaj
Mos më qorto pse qaj,
Deri në fund të kësaj bote
S`harrohet lavdia jote.
vjersha patriotike,vjershe patriotike, poezi patriotike, poezia patriotike, poezi per luften, vjersha per luften ne Kosove, Kosova dhe Lufta, lufta ne Kosove, kosova ne lufte, vjershe per luften,ushtaret e atlantikut,prekazi poezi
loading...
Lexo edhe: