Fatos Arapi |
Romani ,,Dikush më bëzëqeshte” nga Fatos Arapi -kritikë letrare apo analizë letrare
Proza artistike e realizuar bukur është romani ,,Dikush më bëzëqeshte”. Tema e këtij romani, edhe pse lidhet me luftën antifashiste, nuk ka të bëjë me prezentimin klasik, tradicional, të luftës. Kërshëria krijuese e autorit, në plan të parë, përqëndrohet në ndriçimin e botës së nuancuar dhe komplekse të brendshme, në ndriçimin e labirinteve më të degëzuara psikologjike.
Vetë shkrimtari, duke rrëfyer në vetën e parë dhe duke u identifikuar plotësisht me personazhin që rrëfen, fare rastësisht has në emrin e një heroine, të rënë në luftë. Ky tregimtar, dikur fëmijë edhe vetë, ka qenë dëshmitar i vrasjes së kësaj heroine nga ana e fashizmit, në qytetin e vet. Kështu, pa pritur, atij tani i del përpara syve pamja e dikurshme: nëpër një rrugë të qytetit të tij, vrasësit e tërhiqnin të varur pas një karroce kufomën e heroinës. Fëmijët e lagjes dhe të qytetit, së bashku me ta edhe personazhi që e rrëfen këtë ngjarje, të lemeritur i shkonin pas këtij funerali të tmershëm.
Pikërisht emri i kësaj dëshmoreje, në mesin e shumë emrave dëshmorësh të rënë për liri, në faqet e një gazete, sikur e zgjon nga një gjumë dhe nga një dëshirë e hershme shkrimtarin, gjegjësisht atë që e rrëfen ngjarjen... Ai përnjëherë sikur dëshiron të dijë çdo gjë lidhur me jetën, me familjen, me fëmijërinë, me dashurinë dhe me urrejtjen e saj, me trimërinë dhe me vdekjen e saj. Dhe shkrimtari niset shtigjeve të gjurmimit për ta plotësuar këtë kërshëri që e djeg dhe e vë në lëvizje nga brenda. Kështu, në pjesën me të madhe të romanit hasim fragmente, detaje dhe epizode nga jeta e dëshmores, fragmente jete të shpërndara nepër krejt vendet nga ka lëvizur dhe nga ka vepruar dëshmorja në fjalë. Nga kjo bredhje e kërshërisë së shkrimtarit, është sajuar rrëfimi i bukur i i këtij romani.
Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare
Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare
Fatos Arapi, dikush me buzeqeshte, analize per romanin dikush me buzeqeshte, analize letrare per romane, analize letrare per vepra, analize per fatos arapin, romani dikush me buzeqeshte kritike, referate, referat per romanin dikush me buzeqeshte
loading...
Lexo edhe: