Skip to main content

Posts

Kuriozitete per substancat kimike

A e dini se... ...deri më sot njihen mbi 16 milionë substanca dhe ky numër është vazhdimisht në rritje. Çdo vit në laboratorët e mbarë botës zbulohen dhe prodhohen mbi 100.000 substanca të reja. Sa për ilustrim, të përmendim se ekzistojnë mbi 2.000 lloje të çelikut.

Poezia ''Deti na fton'' shkruar nga Ersilja Çeli

Deti na fton Deti i kaltër, I bukuri det, Na fton të notojmë Në valën e lehtë. Dielli i nxehtë Buzëqesh nga lart, Fëmijët vrapojnë Me gëzim të madh. Luajmë me valët e detit, Bëjmë kështjella rëre, Oh, sa po kënaqemi Në këto pushime verore! Pashë detet Një e nga një, Secili më la Mbresat e tij. Deti i Durrësit Është i bukur, Deti i Vlorës Është mrekulli, Deti i Sarandës Është mbreti, Ksamili-perla Në Shqipëri.

Poezia ''Dita e parë e shkollës'' shkruar nga Ersilja Çeli

Dita e parë e shkollës Ditë e javë ikin, E muajt varg shkojnë, Dita e parë e shkollës Ne po na afron. Një mëngjes i bukur, Plot me emocion, Çantën merr në duar, Nisesh për në shkollë. Rrugët gumëzhijnë Nga zërat gazmorë, Çdo gjë më e bukur Këtë vit shkollor. Takojmë shokë e shoqe Dhe mësuesen tonë, Ajo s’lodhet kurrë, Kur ne na mëson. Kur bie zilja e parë, Zemra rreh si zog, Klasat mbushen plot Jemi prapë tok. Mësuesja na buzëqesh Dhe nis me shpjegime, Të gjithëve na uron Suksese në mësime.

Poezi per gjyshen shkruar nga Ersilja Çeli

Gjyshes Kur isha e vogël, Kisha një gjyshe, Më puthte, më perkëdhelte, Më ushqente si dallëndyshe. Më tundëte krevatin, Më vinte  në gjumë, Ëmbël më këndonte, Më thosh të dua shumë. Syçkat më mbylleshin, Ngadalë e ngadalë, Në vesh më tingëllonte Një ninull, një përrallë. Vitet si kaluan, Ikën me të shpejtë!… Dhe gjyshen e dua Ta kem pranë për jetë. Nga gjyshja ime Kam mësuar gjithçka, Vath në vesh i kam Këshillat që më dha. Poezi per gjyshen,vjersha per gjyshen,vjershe per gjyshen

DOBITË E MARTESËS

1. Martesa është synet i vërtetuar nga i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. 2. Martesa jep qetësi shpirtërore dhe i jep stabilitet personalitetit të njeriut. 3. Martesa është sebep që njeriun e udhëheq drejt suksesit dhe përparimit. 4. Martesa kontribuon në lidhjen dhe afrimit e njëri-tjetrit në shoqëri. 5. Martesa i plotëson kërkesat epshore dhe ato emocionale. 6. Martesa e shton riskun. 7. Martesa e plotëson gjysmën e fesë. 8. Martesa është sebep i riskut me fëmi dhe trashëgimtarë. 9. Martesa është shëndet dhe mbrojte e trupit. 10. Martesa është dashuri dhe mëshirë. Allahu i Madhëruar thotë: "Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë". Rum 21.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more