Deti na fton
Deti i kaltër,
I bukuri det,
Na fton të notojmë
Në valën e lehtë.
Dielli i nxehtë
Buzëqesh nga lart,
Fëmijët vrapojnë
Me gëzim të madh.
Luajmë me valët e detit,
Bëjmë kështjella rëre,
Oh, sa po kënaqemi
Në këto pushime verore!
Pashë detet
Një e nga një,
Secili më la
Mbresat e tij.
Deti i Durrësit
Është i bukur,
Deti i Vlorës
Është mrekulli,
Deti i Sarandës
Është mbreti,
Ksamili-perla
Në Shqipëri.
loading...
Lexo edhe: