Suksesi i filmit Avatar në vitin 2009 tregon se të apasionuarit pas kinemasë e vlerësojnë dallimin mes 2D dhe 3D dhe janë gati të paguajnë pak më shumë për të dytën. Shumica prej nesh jemi mësuar të shohim 2D. Edhe pse karakteristikat në ekran duket sikur kanë thellësi dhe cilësi, në fakta pamja është e sheshtë. Por kur vendosim syzet 3D, shohim një botë që ka formë, një botë ku mund të ecim. Mund të imagjinojmë ekzistencën në këtë lloj bote, sepse jetojmë në një të tillë. Gjërat në jetën tonë të përditshme kanë gjatësi, gjerësi dhe lartësi. Por për dikë që e ka njohur jetën vetëm në dy dimensione, 3D do të ishte e pamundur të kuptohej. Dhe sipas shumë studimeve, kjo është arsyeja përse ne nuk e shohim dimensionin e katërt, apo cdo lloj dimensioni përtej tij. Fizikanët punojnë me supozimin se ka të paktën 10 dimensione, por shumica prej nesh nuk do i shohë asnjëherë. Sepse ne e njohim jetën vetëm në 3D, kështu që truri ynë nuk kupton si të shohë
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,