Skip to main content

Zbulime të reja për pluhurin e Hënës


Zbulime të reja për pluhurin e Hënës


Zbulime të reja për pluhurin e Hënës


LADEE zbuloi gjurmë argoni, metani, dyoksid karboni dhe substancash të tjera, por zbulimet e sondës përcaktuan se pluhuri nuk do të përbënte problem për misione të ardhshme hënore

Një mision robotik ka bërë një përplasje të parashikuar në sipërfaqen e Hënës. Para përplasjes së programuar, shkencëtarët mblodhën të dhëna nga mjeti hapësinor i quajtur LADEE, një eksplorues i atmosferës dhe pluhurit të Hënës.
LADEE ka përshkuar orbitën e Hënës që në tetor. Misioni i saj ishte të studionte pluhurin e atmosferës hënore, që sa më afër afrohej sonda, aq më i dendur dukej, siç thotë Butler Hine me qendrën kërkimore AMES të NASA-s.

“Rreth Hënës ka një perde të vazhdueshme dhe një pjesë e rërës vjen nga përplasja e meteorëve me Hënën, një gjë që ndodh shpesh, prandaj burimi i këtij pluhuri është gjithmonë i pranishëm”.
LADEE zbuloi gjurmë argoni, metani, dyoksid karboni dhe substancash të tjera, por zbulimet e sondës përcaktuan se pluhuri nuk do të përbënte problem për misione të ardhshme hënore.

Misioni solli disa të reja. Sonda provoi një sistem komunikimi dypalësh, duke përdorur rreze laser, në vend të valëve radiofonike. Po ashtu projekti i sondës i përngjante një autobusi hapësinor me shumë përdorime.

Mes momenteve më të vështira për komandën e misionit në Kaliforni ishte një eklips i Hënës në ditët e fundit të LADEE-së, që i la panelet diellore në errësirë. Për katër orë sondës iu desh të mbështetej tek bateritë e saj që të mos ngrinte. Por, LADEE nuk kishte nevojë për më shumë energji. Sonda ishte programuar për vetëshkatërrim në pjesën më të largët të Hënës, larg nga vendet historike ku janë ulur astronautët. Ajo vazhdoi të dërgonte të dhëna në ditët e saj të fundit, teksa fluturonte vetëm dy kilometra mbi sipërfaqen e Hënës, ndërsa shkonte drejt shkatërrimit të planifikuar.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more