Skip to main content

“Transferimet më të mëdha që kanë ndodhur në këtë javë dhe mund t’iu kenë ikur” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Transferimet më të mëdha që kanë ndodhur në këtë javë dhe mund t’iu kenë ikur” plus 9 more Telegrafi Futboll


Transferimet më të mëdha që kanë ndodhur në këtë javë dhe mund t’iu kenë ikur

Posted: 23 Jul 2022 02:59 PM PDT

Afati kalimtar veror po vazhdon me ritme të shpejta me klubet e njohura që po vazhdojnë të përforcohen.

Këtë javë Barcelona, Bayern Munich, Arsenal dhe Juventus nga klubet e mëdha ishin më aktive.

Matthis de Ligt kaloi nga Juventusi te Bayern Munich, ndërsa Zonja e Vjetër reagoi menjëherë duke e afruar Bremerin nga Torino.

Të gjitha lajmet nga Qejfi më i madh se Stambolli Të gjitha lajmet nga Qejfi më i madh se Stambolli

Robert Lewandowski zyrtarisht është bashkuar me Barcelonën pas një vere plot fjalë.

Në anën tjetër Oleksandr Zinchenko ka kaluar te Arsenali, duke u bërë transferimi i dytë që vjen nga Man City.

Edhe për lojtarët e Kosovës kjo javë ishte e mirë, pasi Vedat Muriqi kompletoi transferimin te Mallorca, ndërsa Aro Muric ka kaluar te Burnley.

Nicolas Tagliafico (Ajax – Lyon)

Oleksandr Zinchenko (Manchester City – Arsenal)

Brian Brobbey (RB Leipzig – Ajax)

Vedat Muriqi (Lazio – Mallorca)

Jesse Lingard (Manchester United – Nottingham Forest)

Gleison Bremer (Torino – Juventus)

Robert Lewandowski (Bayern Munich – Barcelona)

Aro Muric (Man City – Burnley)

Paulo Dybala (Juventus – Roma)

Calvin Bassey (Rangers – Ajax)

Matthijs de Ligt (Juventus – Bayern Munich)

Breel Embolo (Borussia Mönchengladbach  – Monaco)

/Telegrafi/

The post Transferimet më të mëdha që kanë ndodhur në këtë javë dhe mund t'iu kenë ikur appeared first on Telegrafi.

Arsenali kryeson tregun e transferimeve: 300 milionë euro shpenzime në dy sezonet e fundit për revolucionin e Mikeal Artetas

Posted: 23 Jul 2022 02:37 PM PDT

Arsenali nuk ka luajtur në Ligën e Kampionëve që nga sezoni 2016/17, por ata janë të vendosur të kthehen dhe po shpenzojnë shumë për ta bërë këtë gjë.

Stan Kroenke është kritikuar prej kohësh për mënyrën se si ai ka drejtuar Arsenalin, por në vitet e fundit financat janë liruar, me Topçinjtë që kanë shpenzuar më shumë në tregu e transferimeve në futbollin evropian gjatë dy sezoneve të fundit.

"Ne kemi qenë në gjendje të balancojmë skuadrën dhe, financiarisht, jemi në një pozicion shumë më të qëndrueshëm. Ne e dimë se ku duhet të shkojmë dhe nuk do të ndalemi".

“Ne duhet të bëjmë një hap në nivelin tjetër. Kjo verë është më e rëndësishme se e kaluara”, ka thënë Arteta.


Në afatin kalimtar para sezonit 2021/22, Topçinjtë, pasi kishin rifituar financat, shpenzuan më së shumti për blerje, plot 167.5 milionë euro.

Ata sollën Ben White (58.5 milionë euro nga Brighton ), Martin Odegaard (35 milionë euro nga Real Madrid ), Aaron Ramsdale (28 milionë euro nga Sheffield United ), Takehiro Tomiyasu (18.5 milionë euro nga Bologna ), Albert Sambi Lokonga (17.5 milionë euro nga Anderlecht), Nuno Tavares (8 milionë euro nga Benfica ) dhe Auston Trusty (2 milionë euro nga Colorado).


Harxhimet e klubeve në sezonin 2021/22


Me ardhjen e Oleksandr Zinchenko nga Manchester City për 35 milionë euro të konfirmuara, Topçinjtë kanë arritur në 132.5 milionë euro këtë verë. Kjo pasi ata kanë ofruar Gabriel Jesus (52.2 milionë euro nga Manchester City ), Fabio Vieira (35 milionë euro nga Porto ), Matt Turner (6.4 milionë euro nga New England) dhe Marquinhos (3.5 milionë euro nga Sao Paulo).


Harxhimet e klubeve në sezonin 2022/23


Arsenali kryeson tabelën e shpenzimeve të transferimeve

Për të dytën verë radhazi, Arsenali kryeson listën për sa i përket shpenzimeve.

Pas tyre janë Bayern Munich (117.5 milionë euro), Manchester City (108.8 milionë euro), Leeds United (105.6 milionë euro) dhe Barcelona (103 milionë euro).

Revolucioni i Artetas ka bërë që klubi londinez të investojë 300 milionë euro në blerjet e lojtarëve gjatë dy sezoneve të fundit. /Telegrafi/

The post Arsenali kryeson tregun e transferimeve: 300 milionë euro shpenzime në dy sezonet e fundit për revolucionin e Mikeal Artetas appeared first on Telegrafi.

Alex Sandro për mbrojtësin e ri Gatti që iu bashkua Juventusit: Historia e ti na mëson shumë, u emocionova kur e dëgjova

Posted: 23 Jul 2022 02:20 PM PDT

Juventusi gjendet në SHBA ku po zhvillon fazën përgatitore, ku nga atje Alex Sandro ka dhënë një intervistë ku është ndalur te mbrojtësi i ri Federico Gatti.

Braziliani ka thënë se është emocionuar me rrëfimin e Gattit, i cili para tre viteve punonte si murator për të ndihmuar familjen. Pastaj ai e nisi futbollin në kampionatin e amatorëve, derisa arriti në Serie B dhe pastaj ëndrra e madhe Juventus.

"U emocionova kur ai tregoi historinë e tij. Secili ka historinë e vet, në futboll, në jetë. Ai e sheh pikërisht këtë ngarkesë, nuk dëshiron të humbasë atë që ka arritur: nuk mund ta imagjinonte një ditë që do të ishte me ne".

Gatti dhe Zakaria (Foto: Juventus)

"Duke parë një person të tillë … edhe unë mësoj. Ai mendon se po mëson, por është e kundërta. Ne mësojmë nga ai. Ne na pëlqen të kemi një histori të tillë në grup", ka thënë Alex Sandro për ish- lojtarin e Frosinones.

Në fund braziliani lavdëroi dyshen e ardhur Paul Pogba dhe Angel Di Maria, duke thënë se do t’i japin magji ekipit.

"Të luash me të është gjithmonë bukur, kam luajtur me shumë lojtarë cilësorë, por Pogba të jep një nuancë magjie. . Është gjithmonë e rëndësishme të kesh një lojtar të madh me vete".

Gatti dhe Pogba me bashkëlojtarë (Foto: Juventus)

“Angel luajti mirë ndaj Chivas. Ai ka një cilësi të jashtëzakonshme, në çdo klub që ka qenë ka bërë shumë mirë", deklaroi Alex Sandro. /Telegrafi/

The post Alex Sandro për mbrojtësin e ri Gatti që iu bashkua Juventusit: Historia e ti na mëson shumë, u emocionova kur e dëgjova appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Dani Alves nënshkruan për Pumas në Meksikë

Posted: 23 Jul 2022 02:09 PM PDT

Dani Alves, një nga mbrojtësit më të mirë në historinë e Barcelonës, është një lojtar i ri për UNAM Pumas de México.

Kjo skuadër do të luajë edicionin e ardhshëm të Trofeut Joan Gamper në Camp Nou, gjë që mund të shërbejë brazilianit për të bërë një lamtumirë me tifozët e klubit.

Ai nënshkroi kontratën me ekipin e Liga MX, deri në verën e vitit 2023, kur ai tashmë është 40 vjeç.

"Në fund të fundit, jeta i trajton njerëzit që e trajtojnë mirë jetën, më jep të drejtën të vij të luaj me Pumas dhe të luaj në Camp Nou për të thënë lamtumirë".

"E kuptoj që njerëzit flasin gjithmonë për moshën time, por nuk më njohin, dëshira dhe shpirti im janë të rinj dhe disiplina ime është e madhe", ka thënë braziliani në prezantim. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Dani Alves nënshkruan për Pumas në Meksikë appeared first on Telegrafi.

Chelsea përgatit shitjen e Wernerit

Posted: 23 Jul 2022 02:01 PM PDT

Klubi anglez, Chelsea është gati të shesë sulmuesin gjerman, Timo Werner, këtë verë.

Sulmuesi gjerman nuk ka arritur të gjej formën e tij më të mirë dhe nuk ka bindur asnjëherë që kur mbërriti në klub për 50 milionë funte.

Kjo formë ka bërë që drejtuesit e klubit nga Stamford Bridge të mendojnë të ardhmen e lojtarit.

Revolucion te Chelsea: Tuchel synon largimin e pesë lojtarëve Revolucion te Chelsea: Tuchel synon largimin e pesë lojtarëve

Sipas gazetarit Florian Plettenberg të Sky Deutschland, Chelsea është e hapur për të shitur Wernerin.

Werner ka shënuar vetëm 23 gola në 89 paraqitje – dhe ka qenë fajtor për disa raste të mëdha të humbura.

Plettenberg ka shtuar se një përplasje mes trajnerit Thomas Tuchel dhe Werner mund të jetë katalizatori për largimin e tij. /Telegrafi/

The post Chelsea përgatit shitjen e Wernerit appeared first on Telegrafi.

Aubameyang: Lewandowski dhe unë do të përmirësojmë numrat e golave më mirë se te Borussia Dortmund

Posted: 23 Jul 2022 01:52 PM PDT

Pierre-Emerick Aubameyang, si të gjithë tifozët e Barcelonës, është i kënaqur me ardhjen e Robert Lewandowski në klubin katalanas.

Gabonezi dhe polaku ishin më parë bashkëlojtarë te Borussia Dortmund në sezonin 2013/14 ku shënuan 44 gola së bashku.

Tani, ish-lojtari i Arsenalit është i bindur se ai dhe Lewandowski do të jenë edhe më mirë së bashku te Barcelona.

“Ne jemi më me përvojë tani dhe mund të bëjmë më mirë se në të kaluarën. Jam i sigurt që të dy do të bëjmë më të mirën për të mposhtur numrat që arritëm në Dortmund”, ka thënë ai për ESPN.

Aubameyang është i bindur se ish-lojtari i Bayern Munichut do t’i lejojë Barcelonës të aspirojë suksese të mëdha.

“[Barcelona] do të jetë në gjendje të konkurrojë për të fituar tituj me sulmuesit e mëdhenj që ka”.

"Cilësia e tij është vërtet e çmendur dhe gjithmonë më pëlqen të luaj me të", deklaroi Auba.

Barcelona luan në mëngjes ndaj Real Madridit./Telegrafi/

The post Aubameyang: Lewandowski dhe unë do të përmirësojmë numrat e golave më mirë se te Borussia Dortmund appeared first on Telegrafi.

“Mungesë respekti”, Conte sulmon Nagelsmannin rreth komenteve për Harry Kane

Posted: 23 Jul 2022 01:28 PM PDT

Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte nuk i ka pritur aspak mirë komentet e trajnerit të Bayern Munich, Julian Nagelsmann për sulmuesin Harry Kane.

Sulmuesi anglez është lidhur së fundmi me një transferim te Bayerni në të ardhmen e afërt.

Shumë drejtues të Bavarezëve lavdëruar anglezin, por 'kulmi' ishte pas komenteve të trajnerit Nagelsmann.

"Ëndërr e së ardhmes", te Bayerni zbulojnë se kur do synojnë transferimin e Harry Kane

Nagelsmann u përkujdes ta lavdëroj Kanen për lojën e tij dhe llojin e lojtarit, ndërsa kjo nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të Spurs, Conte.

Trajneri italian e ka cilësuar si 'mungesë respekti' deklaratën e gjermanit.

"Ai është i shkëlqyer, një nga sulmuesit më të mirë në botë" - te Bayerni të dashuruar pas Kane "Ai është i shkëlqyer, një nga sulmuesit më të mirë në botë" - te Bayerni të dashuruar pas Kane

"Nuk do të flisja kurrë për lojtarë të ekipeve të tjera. Nuk e di pse Nagelsmann e bëri këtë – mendoj se ndoshta është paksa mungesë respekti".

"Situata është shumë e qartë për Harryn këtu në Tottenham. Kane është pjesë e rëndësishme e projektin tonë", ka thënë Conte. /Telegrafi/

The post "Mungesë respekti", Conte sulmon Nagelsmannin rreth komenteve për Harry Kane appeared first on Telegrafi.

Veteranët e futbollit mbarëkombëtar e nderuan legjendën Fadil Vokrri – Ekipi i Kosovës e fitoi turneun

Posted: 23 Jul 2022 01:08 PM PDT

Tashmë është bërë traditë që çdo vit më datë 23 korrik, në ditëlindjen e Legjendës, Fadil Vokrri, të organizohet turneu i veteranëve të futbollit.

Edhe kësaj radhe stadiumi që mban me krenari emrin e Legjendës, ka mbledhur yjet e shumta të gjeneratave të ndryshme që ndër dekada lanë gjurmë të pashlyeshme në futbollin mbarëkombëtar.

Në organizim të FFK-së, u zhvilluan dy ndeshje, ajo ndërmjet veteranëve të Prishtinës dhe Llapit, skuadra në të cilat luajti gjatë karrierës ish-presidenti i FFK-së, si dhe ndeshja kryesore ndërmjet veteranëve të Përfaqësueses së Kosovës dhe veteranëve të Kombëtares së Shqipërisë.

Para fillimit të ndeshjeve të gjitha ekipet pjesëmarrëse bën homazhe dhe vendosen buqeta lulesh tek shtatorja e Legjendës, teksa turneu filloi me një minutë heshtje në nderim të tij.

Ndonëse në temperatura goxha të larta, veteranët u përpoqën që të japin më të mirën e tyre në fushën e gjelbër, duke dhuruar në disa raste edhe emocione tek të pranishmit me veprimet e tyre.

Kosova e fitoi vëllazëroren me Shqipërinë, me rezultat 2:1, në ndeshjen e cila u luajt 2×25 minuta.

Kosova e nisi mirë lojën dhe kaloi në epërsi qysh në minutën e 2-të, kur Xhavit Mehmeti në një soloaksion realizoi për 1:0, teksa epërsinë në 2:0 e shtoi ish-futbollisti i spikatur i Prishtinës, Sheremet Isufi, në minutën e 25-të.

Në pjesën e dytë dominimi ishte në anën e veteranëve kuqezinj, të cilët arritën që në minutën e 32-të të ngushtojnë disavantazhin, me golin e Mërgim Mavrajt, nga penalltia, por jo edhe të ndryshojnë epilogun e ndeshjes.

Në duelin paraprak, Llapi e mundi Prishtinën (2:0), me dy golat e Driton Rrahmanit.

Në fund, për ekipet pjesëmarrëse anëtarët e KE të FFK-së, Ismajl Ajeti e Agim Nura, së bashku me emrat e njohur të futbollit si Ajet Shosholli, Sulejman Mema, Ramadan Cimili e Ramiz Krasniqi, i ndanë medaljet.

Për ekipin e veteranëve të Kosovës si fitues të ndeshjes u nda edhe trofeu "Fadil Vokrri".

 

The post Veteranët e futbollit mbarëkombëtar e nderuan legjendën Fadil Vokrri – Ekipi i Kosovës e fitoi turneun appeared first on Telegrafi.

Messi turpëroi një lojtar të Urawa Reds, komentatori shpërtheu në të qeshura

Posted: 23 Jul 2022 12:33 PM PDT

Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi i dha fund karrierës së një lojtari të Urawa Reds dhe solli të qeshura tek komentatori i ndeshjes.

Paris Saint-Germain ka përfunduar në Japoni për një turne para-sezonal duke mundur 3-0 skuadrën nga J-League, Urawa Reds, në ndeshjen e tyre të fundit, me Pablo Sarabia, Kylian Mbappe dhe Arnaud Kalimuendo që shënuan golat.

Messi nuk e gjeti rrjetën, por megjithatë arriti të prodhojë një moment mahnitës në pjesën e dytë.

Mbappe ka shënuar një gol të bukur nga një kënd i pamundur, edhe aksioni ishte brilant Mbappe ka shënuar një gol të bukur nga një kënd i pamundur, edhe aksioni ishte brilant

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë e mori topin në të djathtë nga Sergio Ramos dhe ishte me shpinë nga portë, duke u vënë menjëherë nën presion.

Por, më pas kapiteni i Argjentinës bëri që mbrojtësi të fliste me veten duke e dribluar dhe turpëruar me disa lëvizje magjike.

Mbrojtësi u trullos i gjithi nga driblimet e Messit dhe më pas pikërisht kur bëri një përpjekje të dëshpëruar për të marrë topin, u turpërua edhe më shumë duke u rrëzuar në tokë.

Kjo ishte një pjesë e vjetër e magjisë së Messit dhe lloji i lojës që ai shfaq kundër disa prej mbrojtësve më të mirë në historinë e lojës.

 

Ky moment bëri që komentatori i beiN Sports, i cili po transmetonte ndeshjen, nuk e mbajti dot të qeshurën drejtpërdrejt në transmetim.

Ai u dëgjua duke qeshur pak pasi pa Messin duke turpëruar kundërshtarin. /Telegrafi/

 

 

The post Messi turpëroi një lojtar të Urawa Reds, komentatori shpërtheu në të qeshura appeared first on Telegrafi.

Barcelona vazhdon punën për mbrojtësin qendror – situata e tre yjeve në listën e Xavit

Posted: 23 Jul 2022 12:24 PM PDT

Operacioni për një mbrojtës qendror te Barcelona po hyn në një moment kritik, me Jules Kounde, Inigo Martinez dhe Pau Torres, që janë në listë.

Francezi Kounde mbetet prioriteti i Xavit , por ai duket më afër Chelseat, megjithëse Barcelona ka ‘po’-në e lojtarit.

Duke pasur parasysh situatën e negociatave, në Camp Nou ata aktivizuan Planin B, i cili përfshin emrat e dy lojtarëve të tjerë.

Lewandowski, Kounde dhe transferimet e verës - Ky është njëri nga formacionet e mundshme të Barcelonës në sezonin e ri Lewandowski, Kounde dhe transferimet e verës - Ky është njëri nga formacionet e mundshme të Barcelonës në sezonin e ri

Më poshtë situata e tre emrave që janë të lidhur me Barcelonën.

1. Jules Kounde

Barcelona nuk dorëzohet. Chelsea në anën tjetër ka bërë ofertat e tyre dhe janë në pritje të përgjigjes nga Sevilla, edhe pse ata e dinë që Barcelona është më afër me lojtarin, por jo klubin.

Barcelona do të bëjë menjëherë ofertë për Kounde, pasi këmbëngulja e Xavit është vendimtare. Madje, trajneri ka folur në disa raste me lojtarin.

Por Chelsea dhe Sevilla janë në nxitim për të mbyllur transferimin. Në Angli, natyrisht, e konsiderojnë të kryer punën.

2. Inigo Martinez

Mateu Alemany, drejtori i Barçës, telefonoi Jon Uriarte, presidentin e Athletic, për të folur për qendërmbrojtësin, pasi ata e shohin ardhjen e Kounde si të komplikuar.

Mbrojtësi qendror i Rojiblanco ka edhe një vit në kontratën e tij dhe klauzola e tij është 80 milionë euro.

Bisedat kanë filluar tashmë dhe Athletic Bilbao mbetet e qetë përballë interesimit të Barçës për qendërmbrojtësin.

Xavi e njeh Martinezin në mënyrë perfekte pasi ai është përballur me të edhe si lojtar.

3. Pau Torres

Pau Torres është një lojtar që Barça e do prej disa kohësh por që për shkak të rrethanave sportive nuk është realizuar transferimi.

Në vitin 2018 ai mund të ishte lojtar i Barçës, por 25 milionë euro e ndaluan operacionin. Tani largimi nga ‘Nëndetësja e verdhë’, kushton rreth 50 milionë euro.

Barcelona mblodhi informacione për lojtarin disa javë më parë, megjithëse në krahasim, Inigo Martinez do të ishte më i përballueshëm ekonomikisht. /Telegrafi/

The post Barcelona vazhdon punën për mbrojtësin qendror – situata e tre yjeve në listën e Xavit appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more