Skip to main content

“Zbulohet bakter i rrezikshëm në fabrikën më të madhe të çokollatës në botë” plus 9 more - Gazeta Dita

“Zbulohet bakter i rrezikshëm në fabrikën më të madhe të çokollatës në botë” plus 9 more - Gazeta Dita


Zbulohet bakter i rrezikshëm në fabrikën më të madhe të çokollatës në botë

Posted: 30 Jun 2022 07:02 AM PDT

Bakteri i salmonelës është gjetur në fabrikën më të madhe të çokollatës në botë.

"Barry Callebaut", fabrika zvicerane më e madhe në botë e kakaos dhe çokollatës njoftoi sot se ka ndaluar prodhimin e çokollatës në fabrikën e saj në Belgjikë, pasi në disa produkte në fabrikën Vise në Belgjikë u gjet bakteri i salmonelës.

"Ekspertët tanë të kontrollit të cilësisë kanë identifikuar "lecithin" si burim kontaminimi," thanë përfaqësuesit e fabrikës së çokollatës në një deklaratë.

Një zëdhënës tha se "shumica e produkteve të kontaminuara janë ende në fabrikën Vise" dhe se grupi po kontaktonte 73 klientë (industri dhe prodhues çokollate) për të siguruar që produktet mos arrijnë në duart e konsumatorëve, shkruajnë mediet e huaja.

Grupi Barry Callebaut informoi autoritetet shëndetësore belge, Autoritetin Federal të Sigurisë Ushqimore dhe " mbylli të gjitha linjat e prodhimit të çokollatës së Vise për arsye paraprake".

"Të gjitha produktet e çokollatës që janë prodhuar në Vise pas 25 qershorit janë bllokuar", sqarohet gjithashtu në njoftim, raporton abcnews.al.

"Të gjitha linjat e prodhimit të çokollatës do të pastrohen dhe dezinfektohen përpara se të rifillojë prodhimi."

Fabrika ndodhet tridhjetë kilometra në veriperëndim të Brukselit.

"Shërbimi Federal i Sigurisë së Zinxhirit Ushqimor vizitoi njësinë dhe njoftoi se ka nisur një hetim për të mbledhur të gjithë informacionin për të gjurmuar infeksionin."

"Siguria e ushqimit është parësore për Barry Callebaut dhe ky kontaminim është absolutisht i jashtëzakonshëm. Kemi një hartë dhe procedura shumë specifike sigurie", tha grupi.

Njoftimi vjen vetëm disa javë pas rastit të produkteve të çokollatës të kontaminuara nga salmonela në fabrikën Ferrero në Arlon, në Belgjikën jugore, e cila prodhon çokollata Kinder.

Autoritetet shëndetësore belge njoftuan më 17 qershor se kishin dhënë dritën jeshile për të rihapur fabrikën për një periudhë prove tre mujore.

Grupi zviceran Barry Callebaut furnizon produkte me kakao dhe çokollatë për një numër të madh kompanish, nga gjigantët e sektorit si Hershey, Mondelez, Nestlé the Unilever deri tek pastiçeri.

o.j/dita

The post Zbulohet bakter i rrezikshëm në fabrikën më të madhe të çokollatës në botë appeared first on Gazeta Dita.

NATO nxjerr hartën e Lindjes, Shqipëria do dërgojë trupa në Bullgari

Posted: 30 Jun 2022 06:41 AM PDT

Në samitin e Madridit, NATO shpalli Rusinë kërcënimin më të madh ndaj paqes dhe sigurisë së vendeve anëtare, pas sulmit të paprovokuar të Moskës në Ukrainë.

Aleanca vendosi unanimisht të rrisë numrin e trupave të NATO-s në Evropën Lindore si dhe të shtojë numrin e forcave në gatishmëri të lartë nga 40,000 që janë aktualisht në 300,000 trupa si pjesë e rishikimit më të madh të mbrojtjes së aleancës që nga koha e Luftës së Ftohtë.

Mësohet zyrtarisht se Forcat e Armatosura Shqiptare do të dërgojnë për herë të parë një mision ushtarak në Bullgari, ku në total do të jenë 1650 trupa. Në këtë vend, siç duket edhe nga harta e publikuar nga NATO, do të ketë vetëm trupa vendase, amerikane dhe shqiptare.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu ka publikuar në llogarinë e saj në Twitter edhe një postim grafik ku shkruan se në përgjigje të pushtimit rus në Ukrainë, NATO ka përforcuar prezencën e saj mbrojtëse në pjesën lindore të Aleancës më shumë trupa, avionë dhe anije luftarake.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg prezantoi te mërkurën edhe dokumentin e konceptit strategjik 2022. Shefi i NATO-s tha se po përjetojmë krizën më të madhe të sigurisë prej Luftës së Dytë Botërore.

Aktualisht Forcat e Armatosura Shqiptare janë të angazhuara në misione paqeruajtëse dhe luftarake në disa vende përfshirë edhe Letoninë.

Shqipëria po jep kontributin e saj në Letoni me 21 ushtarakë EOD si pjesë e grup – batalionit kanadez të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO (eFP) në bazën Adazi në Riga.

News 24 u interesua pranë Ministrisë së Mbrojtjes për të mësuar numrin e ushtarakëve shqiptarë të cilët do të nisen së shpejti me mision në Bullgari dhe bënë të ditur se do të bëjnë publike së shpejti detaje në lidhje me mision e ri të FARSH si dhe me natyrën e këtij misioni.

o.j/dita

The post NATO nxjerr hartën e Lindjes, Shqipëria do dërgojë trupa në Bullgari appeared first on Gazeta Dita.

Medvedev: Rusia nuk do të largohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Posted: 30 Jun 2022 06:35 AM PDT

Nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev i është përgjigjur presidentit ukrainas Volodymyr Zelenksy, i cili tha se Moska nuk duhet të jetë më pjesë e Këshillit të Sigurimit.

Medvedev tha se një gjë e tillë është e pamundur.

“Dorëheqja e Rusisë si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e pamundur", tha Medvedev.

“Autoritetet e Kievit janë plotësisht të vetëdijshme se është e pamundur të eliminohet Rusia, e cila është pasardhëse ligjore e BRSS dhe një anëtar themelues i Kombeve të Bashkuara, nga konteksti i Kombeve të Bashkuara.”, shtoi Medvedev.

o.j/dita

The post Medvedev: Rusia nuk do të largohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së appeared first on Gazeta Dita.

Veliaj nderon me Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit, Shkëlzen Lamuçën, zjarrfikësin hero që i shpëtoi jetën dy vajzave të vogla në Astir

Posted: 30 Jun 2022 06:23 AM PDT

Shkëlzen Lamuça, zjarrfikësi hero që i shpëtoi jetën dy vajzave të vogla të familjes Nanaj pas zjarrit që ra në një pallat në zonën e Astirit, është nderuar me Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit të Tiranës nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Zeni, ashtu si i pëlqen ta thërrasin në rrethin e ngushtë të miqve, falë aftësive të tij dhe ndihmës së kolegëve, mundi t'i nxirrte në kohë vajzat nga pallati i rrezikuar, një ngjarje që fatmirësisht u mbyll pa persona të lënduar. Në pritjen e organizuar nga Bashkia e Tiranës, Veliaj i shprehu mirënjohjen zjarrfikësit.

"Jam shumë i nderuar që të kam koleg. E gjithë Tirana është krenare për ty! Jemi të gjithë pjesë e një skuadre, por edhe brenda skuadrës ka nga ata që rrezikojnë më shumë se të tjerët, që lodhen më shumë se të tjerët dhe që meritojnë gjithë mirënjohjen e ne të tjerëve. Të jam shumë mirënjohës dhe të falënderoj shumë!", u shpreh ai.

Kryebashkiaku theksoi se me administrimin e një drejtorie kaq të rëndësishme për qytetin, si Zjarrfikësit e Tiranës, bashkia ka investuar në pajisjen e tyre me mjete për t'u ardhur në ndihmë jo vetëm njerëzve në situatë zjarresh, por në çdo ngjarje ku nevojitet ndërhyrje e specializuar.

"Sapo shërbimi zjarrfikës kaloi në administrimin e bashkisë, e kemi marrë shumë seriozisht këtë punë sepse është një punë që lidhet me jetën e njeriut, me dinjitetin e qytetit, me sigurinë e pronës. Shumica e njerëzve mendojnë se zjarrfikësit janë aty vetëm për të shuar zjarre, por ata janë aty edhe kur bllokohet ashensori, kur ndodhin aksidente rrugore, japin ndihmën e shpejtë në shumë situata kur zjarrfikësit mbërrijnë edhe përpara shërbimeve të tjera. Jam posaçërisht krenar që, jo vetëm kemi shtuar pajimet, – sot kemi mjete ultra moderne, – por, unë besoj se aseti numër një nuk janë as zjarrfikëset, as veshjet, as mjetet e punës: Aseti numër një janë njerëzit. E vlerësoj jashtë mase punën tënde Zen, sepse me çuna si ty dhe zonjat që i janë shtuar shërbimit, kemi bërë gjëra që nuk ka mjet që i bën. Mjeti nuk e vendos dot nëse do hipim në ballkonin e katit të 7, duke rrezikuar, siç bërë ti për dy vogëlushet e mrekullueshme, prandaj me uratën, mirënjohjen, falënderimin dhe bekimet e asaj familjeje, vijnë edhe urimet e mia në emër të qytetit", nënvizoi Veliaj.

Zjarrfikësi hero, i cili mori falënderime edhe nga babai i vajzave të vogla, Beqo Nanaj, u shpreh se shpëtimi i jetës së vajzave të vogla ishte një nga kënaqësitë më të mëdha që ka përjetuar gjatë gjithë karrierës si zjarrfikës. "Ishte kënaqësi, një emocion i madh, të shpëtoja dy jetë fëmijësh, dy engjëj të vegjël. Kur zbrita dy vajzat në tokë ishte kënaqësia më e madhe që kam ndjerë në këto vite, një emocion i papërshkrueshëm. Jam krenar! I falënderoj edhe vajzat! Iu uroj shëndet, suksese dhe fat kudo, bashkë me familjen!", pohoi Shkëlzen Lamuça.

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës të Tiranës, Shkëlqim Goxhaj tha se menjëherë pas raportimit të ngjarjes së rëndë dhe mbërritjes së forcave zjarrfikëse, Shkëlzeni ishte i pari që reagoi me autoshkallën e tij, duke evakuuar dy vajzat e vogla, si dhe duke vijuar me evakuime të tjera.

The post Veliaj nderon me Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit, Shkëlzen Lamuçën, zjarrfikësin hero që i shpëtoi jetën dy vajzave të vogla në Astir appeared first on Gazeta Dita.

Stoltenberg: Vendet anëtare ranë dakord të rrisin buxhetin për NATO-n

Posted: 30 Jun 2022 06:02 AM PDT

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar sot në samit se anëtarët e aleancës do të invetsojnë në shumë.

Në një konferencë për shtyp Stoltenberg tha se ata kanë vendosur një rritje së konsiderueshme në buxhetin e përbashkët të NATO-s, megjithëse nuk dha një shofer konkrete, kur u pyet nga gazetarët.

Financimi do të përdoret për të investuar më shumë në pajisje para-pozicionuese, pajisje dhe infrastrukturë dhe më shumë stërvitje ushtarake, thotë ai.

Stoltenberg u shpreh se kjo do të rishikohet në buxhetin vjetor të aleancës.

o.j/dita

The post Stoltenberg: Vendet anëtare ranë dakord të rrisin buxhetin për NATO-n appeared first on Gazeta Dita.

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj anëtares së KPK

Posted: 30 Jun 2022 05:37 AM PDT

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj Etleda Çiftes, anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkallës së parë të vetingut. Çiftja akuzohet për "falsifikim të dokumenteve" dhe "fshehje, deklarim të rremë të pasurisë".

Pas dërgimit në gjykatë do të jetë gjyqtari paraprak që do të vlerësojë nëse dosja do të kalojë për gjykim, do të kthehet në SPAK për plotësim të hetimeve, apo do të pushohet.

Burime pranë Prokurorisë së Posaçme bënë me dije se ndaj Çiftes kanë qenë disa kallëzime. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ka mangësi në deklarimin e bërë prej saj në lidhje me pasuritë para se të bëhej pjesë e vetting-ut dhe për paraqitjen prej saj të një dokumenti të falsifikuar kur aplikoi për në KPK.

Çiftja është e treta në radhën e gjyqtarëve të vetting-ut që përballet me SPAK. Më herët, SPAK ngriti akuzë për ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Ai u gjykua për "falsifikim të dokumenteve", vepër për të cilën u fajësua në tre shkallë të gjykimit, vendim që e çoi më pas edhe në shkarkim nga detyra.

o.j/dita

The post SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj anëtares së KPK appeared first on Gazeta Dita.

Këshilli Europian merr sot vendim për të hapur negociatat me Shqipërinë

Posted: 30 Jun 2022 05:14 AM PDT

Këshilli Europian do të marrë sot vendim për të hapur negociatat me Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Lajmi konfirmohet për mediat nga burime diplomatike.

Në Samitin e Madridit që po mbahet prej dy ditësh, pritet që sot krerët e vendeve të BE-së të fusin në rend dite edhe "dosjen" e Shqipërisë.

Pak ditë më parë gjatë takimit në Bruksel, krerët e Unionit nuk arritën të hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shkak të vetos së Bullgarisë.

o.j/dita

The post Këshilli Europian merr sot vendim për të hapur negociatat me Shqipërinë appeared first on Gazeta Dita.

Pushimet vjetore, detyrimet që duhet të përmbushin pedagogët

Posted: 30 Jun 2022 04:54 AM PDT

Stafet akademike dhe ato ndihmës-akademike nuk do të mund të bëjnë pushimet nëse më parë nuk kanë shlyer një sërë detyrimesh. Tashmë janë përcaktuar detyrimet që duhet të përmbushin të gjithë pedagogët dhe punonjësit e tjerë që japin mësim në fakultetet e Universitetit të Tiranës, për të marrë pushimet e këtij viti akademik, i cili është drejt fundit.

Nëpërmjet një urdhri të hartuar dy ditë më parë, Rektorati i Universitetit të Tiranës ka udhëzuar të gjitha fakultetet që janë pjesë e kësaj strukture universitare me detyrimet që pedagogët duhet të kenë shlyer para nisjes së lejes vjetore të paguar për vitin 2022, teksa është përcaktuar edhe kohën e rikthimit në punës para nisjes së vitit të ri akademik.

Sipas urdhrit, personeli akademik që është i punësuar me kohë të plotë në të gjitha njësitë e arsimit të lartë që janë pjesë e Universitetit të Tiranës, do të mund të fillojnë lejen vjetore të paguar për këtë vit, vetëm pas plotësimit të detyrimeve të tilla, siç janë: zhvillimi i provimeve, plotësimi i procesverbaleve dhe evidencave, e ngarkesave mësimore, si dhe plotësimin e çdo dokumentacioni tjetër të detyrueshëm për t'u dorëzuar në strukturat përkatëse. Pedagogët duhet të kenë shlyer edhe çdo detyrim tjetër që mund të kenë me njësinë përkatëse të fakultetit apo njësisë ku janë të punësuar me kohë të plotë.

Sa i takon rikthimit në punë, urdhri konfirmon se pedagogët e të gjitha kategorive do të duhet që të rikthehen në punë në datën 29 gusht. Ndërkohë që për ditët e mbetura nga leja vjetore të cilat nuk janë kryer deri në ditën e rikthimit në punë, bëhet e ditur se ato do të mund të merren edhe gjatë vitit të ri akademik. "Ditët e mbetura nga leja vjetore e paguar për vitin 2022 do të merren (jepen) sipas rastit, pas përfundimit të semestrit të parë, të vitit akademik 2022-2023", detajohet në urdhrin e firmosur nga Rektori i UT-së, Artan Hoxha, mbi lejen vjetore të punonjësve akademikë me kohë të plotë dhe atyre ndihmës-akademik të kontraktuar nga Universiteti i Tiranës.

Ndërsa për personelin ndihmës-akademik pushimet do të mund të kryhen vetëm me rotacion, kjo pasi këto struktura do të jenë në punë edhe gjatë muajve të verës. Kështu, fakulteteve u është kërkuar që të hartojnë një kalendar të lejeve vjetore për personelin ndihmës-akademik, duke pasur parasysh edhe faktin se çdo strukturë do të vazhdojë punën rregullisht edhe përgjatë muajve të verës. Një kopje e këtij kalendari duhet që të përcillet në rektoratin e Universitetit të Tiranës.

Personeli i strukturave të arsimit të lartë

Sipas kushteve të përcaktuara në ligjin për arsimin e lartë në vend, personeli i institucioneve të arsimit të lartë përbëhet nga personeli akademik, personeli ndihmës-akademik dhe personeli administrativ. Personeli i institucioneve të arsimit të lartë mund të jetë i punësuar me kontratë, me kohëzgjatje të pacaktuar ose të caktuar, si edhe me angazhim me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme. Të drejtat dhe detyrimet e personelit të institucioneve të arsimit të lartë përcaktohen në statutet dhe aktet e brendshme të tyre, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Personeli akademik në institucionet e arsimit të lartë, sipas rolit dhe veprimtarisë që kryen, kategorizohet në Profesorë, Lektorë, Asistent-lektorë. Në kategorinë "Profesorë" përfshihen anëtarët e personelit akademik, titullarë të lëndëve ose moduleve dhe udhëheqës të veprimtarisë kërkimore-shkencore. Anëtarët e personelit akademik të kësaj kategorie mbajnë titujt akademikë "Profesor" ose "Profesor i asociuar". Kjo kategori punësohet me kontratë me kohëzgjatje të pacaktuar. Më tej në kategorinë "Lektorë" përfshihen anëtarët e personelit akademik, që zhvillojnë veprimtari mësimore dhe kërkimore-shkencore. Kjo kategori përfshin anëtarët e personelit akademik që mbajnë gradën shkencore "Doktor", kanë së paku tre vite eksperiencë në mësimdhënie para ose pas fitimit të kësaj grade dhe përmbushin kriteret e përcaktuara në statutin e institucionit të arsimit të lartë. Personeli i kësaj kategorie punësohet me kontratë me kohëzgjatje të pacaktuar.

Ndërsa në kategorinë "Asistent-lektorë" përfshihen anëtarët e personelit akademik që zhvillojnë veprimtari mësimore-kërkimore. Asistent-lektorët duhet të kenë së paku diplomën "Master i shkencave" dhe të përmbushin kriteret e përcaktuara në statutin e institucionit të arsimit të lartë. Asistent-lektori punësohet me kontratë me kohëzgjatje të caktuar.

Personeli akademik, që angazhohet në mësimdhënie, duhet të ketë së paku kualifikim të ciklit pasardhës. Në kolegjet profesionale të larta, personeli akademik duhet të ketë fituar së paku diplomën "Master profesional". Ngarkesa e plotë mësimore për personelin akademik në institucionet publike të arsimit të lartë përcaktohet nga institucioni, në përputhje me udhëzimin përkatës të ministrit përgjegjës për arsimin. Në institucionet jopublike ngarkesa minimale përcaktohet nga vetë institucioni.

Personeli akademik i kategorisë "Lektor" dhe "Profesor", me miratim të njësisë bazë ku zhvillon veprimtarinë akademike, ka të drejtë të shkëputet nga angazhimet e institucionit, një herë në shtatë vjet, për periudha kohe deri në një vit, për të punuar për përparimin e tij akademik. Mënyra e rregullimit të marrëdhënieve juridike ndërmjet palëve për këtë periudhë përcaktohet në statutin e institucionit të arsimit të lartë.

Kriteret e punësimit të personelit akademik me kohë të plotë përcaktohen nga njësia bazë, bazuar në nevojat e kësaj të fundit, dhe miratohen nga rektori. Konkursi në institucionet publike të arsimit të lartë drejtohet nga një komision ad-hoc, i përbërë në shumicë nga përfaqësues të njësisë bazë përkatëse. Rregullat dhe procedurat për përzgjedhjen e anëtarëve të komisionit adhoc, si edhe të përzgjedhjes së personelit akademik caktohen në statutin e institucionit të arsimit të lartë përkatës.

Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në një institucion të arsimit të lartë nuk mund të punësohet si personel akademik me kohë të plotë në një institucion tjetër të arsimit të lartë, brenda dhe jashtë vendit. Ai mund të angazhohet me kohë të pjesshme vetëm në një institucion tjetër të arsimit të lartë, me miratimin e drejtuesit të njësisë bazë dhe të rektorit, si dhe në marrëveshje mes institucioneve. Pjesëmarrja e personelit akademik në projekte, konsulenca, botime dhe shërbime që realizohen në institucionin e arsimit të lartë, ku ai është i punësuar me kohë të plotë, nuk konsiderohet si dypunësim brenda institucionit.

Kohëzgjatja e punësimit të personelit akademik

  • Personeli akademik, që mban titullin "Profesor", shërben në detyrë deri në moshën 68 vjeç, me përjashtim të rastit kur, me kërkesën e tij, largohet nga detyra. Mbështetur mbi nevojat e institucionit të arsimit të lartë dhe me pëlqimin e tij, ai mund të shërbejë në detyrë edhe pas moshës së lartpërmendur, përmes kontratave me kohëzgjatje deri në një vit, të përsëritshme, sipas përcaktimeve në statutin e institucionit të arsimit të lartë.
  • Personeli akademik, që mban titullin "Profesor i asociuar", shërben në detyrë deri në moshën 65 vjeç. Mbështetur mbi nevojat e institucionit të arsimit të lartë dhe me pëlqimin e tij, ai mund të shërbejë në detyrë edhe pas moshës së lartpërmendur, përmes kontratave me kohëzgjatje deri në një vit, të përsëritshme, sipas përcaktimeve në statutin e institucionit të arsimit të lartë.
  • Personeli akademik i kategorisë "Profesor" mund të shkëputet përkohësisht nga institucioni i arsimit të lartë, për një periudhë maksimale prej pesë vjetësh, për t'u angazhuar në detyra të rëndësishme shtetërore dhe politike. Për periudhën e shkëputjes mund të zëvendësohet nga personel akademik i punësuar me kontratë me afat të caktuar. Pas përfundimit të detyrës, me kërkesë të tij, anëtari i personelit akademik rikthehet në vendin e mëparshëm të punës ose në një vend të barasvlershëm.

Personeli ndihmës-akademik

  • Personeli ndihmës-akademik ndahet në personel ndihmës-akademik me karakter mësimor dhe ndihmës-akademik me karakter administrativ.
  • Personeli ndihmës-akademik me karakter mësimor ndihmon në realizimin dhe mbështetjen e veprimtarive të mësimdhënies dhe/ose të kërkimit shkencor. Ai është pjesë e njësisë bazë dhe shërben për mbështetjen e veprimtarive të kësaj të fundit. Në këtë kategori futen laborantët dhe teknikët, si dhe personel tjetër, sipas përcaktimeve të bëra në aktet e brendshme të institucionit.
  • Personeli ndihmës-akademik me karakter administrativ ndihmon në realizimin dhe mbështetjen e veprimtarive të mësimdhënies ose të kërkimit shkencor dhe të zhvillimit të institucionit të arsimit të lartë në nivel njësie bazë, njësie kryesore ose në nivel institucional. Në këtë kategori bëjnë pjesë personeli i përcaktuar në aktet e brendshme të institucionit.
  • Kriteret e punësimit të personelit ndihmës-akademik, me kohë të plotë, propozohen nga njësia së cilës ky personel i shërben, bazuar në nevojat e kësaj të fundit. Konkursi në institucionet e arsimit të lartë drejtohet nga një komision ad-hoc, i përbërë në shumicë nga përfaqësues të njësisë përkatëse. Rregullat dhe procedurat për përzgjedhjen e anëtarëve të komisionit ad-hoc, si edhe të përzgjedhjes së personelit ndihmës-akademik caktohen në aktet e brendshme të institucionit të arsimit të lartë.

Personeli administrativ

  • Kategoritë e personelit administrativ dhe nivelet e pagave miratohen nga Bordi i Administrimit të institucionit të arsimit të lartë, sipas legjislacionit në fuqi. Institucionet e arsimit të lartë përcaktojnë në statutin dhe rregulloret e tyre procedurat e vlerësimit të punës së personelit administrativ, politikat e motivimit, shpërblimit, zhvillimit e trajnimit të tij, si edhe procedurat për masat disiplinore.
  • Punësimi i personelit administrativ në institucionet publike të arsimit të lartë bëhet me konkurs publik. Kriteret e punësimit përcaktohen në statutet dhe rregulloret e brendshme të institucioneve.

The post Pushimet vjetore, detyrimet që duhet të përmbushin pedagogët appeared first on Gazeta Dita.

Historiani që mbron Luftën Antifashiste dhe dëshmorët nga Amerika

Posted: 30 Jun 2022 04:43 AM PDT

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

 

Një rrugëtim në fushën e historiografisë

Xhelal Gjeçovi i përket brezit të intelektualëve shqiptarë në të dy periudhat: monizëm e demokraci. Kontributin e tij e ka të lidhur ngushtë me historinë e Luftës Nacionalçlirimtare. Me përfundimin e studimeve të larta në vitin 1968 në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Drejtësisë, u emërua pedagog i historisë dhe filozofisë në Fakultetin e Shkencave politike e juridike. Nga viti 1979 filloi punën në institutin e Historisë të Akademisë së Shkencave, në sektorin e Luftës Nacionalçlirimtare, në fillim punonjës shkencor, më pas shef dhe zëvendësdrejtor i institutit. Në vitin 1985 mbron gradën shkencore "Doktor" me temën "Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave në vitet e Luftës së Dytë Botërore", kjo e konvertuar në "Doktor i shkencave", në vitin 1987 ka fituar titullin "Docent" dhe në vitin 2000 titulli "Profesor".

Në punën e tij shkencore e pedagogjike ka një numër veprash të botuara për Luftën Nacionalçlirimtare dhe për periudhën pas saj, si "Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave në vitet e Luftës së Dytë Botërore" viti 1986, "Shteti shqiptar dhe çështja e Kosovës" viti 1998, "Lufta Nacionalçlirimtare në Shqipëri" viti 1999, "Pushtimi Gjerman në Shqipëri" viti 2004. Ai ka shkruar artikuj studimorë të botuar në revista shkencore e kulturore brenda e jashtë vendit, ka ligjërata të mbajtura në auditorët universitarë, në veprimtari shkencore në vend dhe në simpoziume ndërkombëtare. Prof. Xhelal Gjeçovi ka qenë anëtar i grupit drejtues dhe redaktor shkencor i Historisë së Popullit Shqiptar, në katër vëllime.

Në shkrimin e historisë ai u lidh ngushtësisht me përpjekjet e popullit shqiptar në shekuj dhe mendja e zemra e tij punoi dhe u rrahu fort për të drejtën dhe të vërtetën historike. Ai i vuri në shërbim të historisë energjitë, aftësitë dhe kulturën, në shërbim të kauzës së tij të drejt. Prof. Xhelali është një figurë e kompletuar, me kulturë, me horizont e me interesa të gjera, e pasqyruar kjo dhe në një veprimtari shkencore të shumënshme në lëmin e historisë, ku ka prurë shkrime dhe studime në publicistikës, në pedagogji, ka gjithashtu mjaft shkrime e punime me vlera, të cilat përbëjnë kontributë në kulturën tonë të re. Në mënyrë të veçantë prof. Xhelal Gjeçovi i është përkushtua me dashuri dhe me pasion studimit të historisë së Luftës Nacionalçlirimtare.

Profesori ka punuar me vullnet, me këmbëngulje dhe me pasion dhe ka zbatuar një metodë të drejtë studimi. Ai brenda katër dekadave ka hartuar e botuar një numër veprash shkencore, monografi, artikuj e kumtesa për probleme e ngjarje të rëndësishme të historisë shqiptare. Në këto materiale ka spikatur preokupacioni, vullneti dhe kurajo për të zbuluar dhe për të mbrojtur të vërtetën historike.

Trajton gjerësisht problemet e luftës

Prof. Xhelal Gjeçovi me punë dhe vullnet është radhitur ndër ata historianë që me guxim iu fut trajtimit të problemeve të LANÇ dhe i ka mbrojtur me të vërtetat e saj dhe me dokumentacion të shumtë. Tematika e LANÇ-it që pa përshkruar veprën shkencore të tij, është e gjerë, e larmishme dhe me shumë interes. Në të gjenden të trajtuara me kompetencë e me nivel shkencor problemet e mprehta që kanë të bëjnë me Luftën Nacionalçlirimtare në Shqipëri, me marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave gjatë luftës, me pushtimin gjerman në Shqipëri etj.

Ai është ndër studiuesit më të njohur e më me autoritet i historisë, ku në një numër punimesh që i përkasin luftës ka bërë debat dhe ka argumentuar deri në detaje mjaft probleme të saj, të cilat janë ngritur artificialisht edhe nga studiues të tjerë të historisë. Në këto trajtesa autori ka hedhur dritë dhe ka argumentuar me logjikë çështje të rëndësishme të ngjarjeve e problemeve të kësaj periudhe, të japë një ndihmesë sado modeste në njohjen e publikut me përmasat e kësaj lufte të lavdishme, me vlera të pamohueshme.

Prof. Xhelal Gjeçovi ka meritë të veçante në studimin e Historisë së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Shqipëri, të cilës i ka kushtuar një varg punimesh monografike, si dhe dhjetëra artikuj studimorë të botuar në revista të ndryshme shkencore. Ai ka vlerësuar rolin dhe rëndësinë që kishte gjatë luftës shtabi drejtues politik dhe ushtarak, dhe ky shtab kishte që drejtues që ishte Enver Hoxha, kur mjaft historianë nuk e përmendin dhe e LANÇ-in pa komandant dhe komisar.

Vepra shkencore më e rëndësishme që u kushtohet problemeve të Luftës Antifashiste janë padyshim monografitë "Lufta Nacionalçlirimtare në Shqipëri" dhe "Pushtimi gjerman në Shqipëri". Në to autori pasqyron e analizon në mënyrë të gjithanshme gjendjen e ndërlikuar politike në të cilën u gjend Shqipëria në vitet e pushtimit fashist dhe nazist. Duke e vlerësuar atë në mënyrë objektive, Xhelal Gjeçovi arrin në përfundimin e drejtë se Lëvizja Nacionalçlirimtare e frymëzuar nga ideale e qëllime fisnike, ishte përkrahur në shumicë nga populli shqiptar për luftë kundër pushtuesit. Përfundimi i luftës çoi në realizimin e aspiratave të ligjshme kombëtare të shqiptarëve, për të cilën ata bënë sakrifica të panumërta dhe derdhën pa kursim gjakun e tyre. Ai gjithmonë ka vlerësuar figura të luftës si dhe dëshmorët dhe heronjtë e kësaj lufte epope pa të cilën nuk do të ishte bërë i mundur rreshtimin në Aleancën më të madhe që ka njohur njerëzimin, siç ishte Aleanca Antifashiste kundër nazi-fashizmit botëror.

 

Figurë e njohur, e dashur për opinionin shkencor e kulturor

Prof. Xhelal Gjeçovi ka meritë se në veprën e tij ka trajtuar me objektivitet shkencor dhe disa aspekte me rëndësi të marrëdhënieve të PKSH e të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Shqipërisë me PKJ dhe Lëvizjen Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë. Mbi bazën e dokumentacionit të kohës që pasqyron këto marrëdhënie, ai evidencon e vlerëson qëndrimin e mbajtur nga PKSH dhe Fronti NÇ i Shqipërisë në çështjet thelbësore të bashkëpunimit shqiptaro-jugosllav në këto vite, duke hedhur kështu poshtë spekulimet e shtrembërimet që janë bërë për këto çështje nga historiografia. Në shkrimet dhe studimet e Xhelal Gjeçovit pasqyrohen gjithashtu lidhjet e ngushta të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Shqipërisë me Kosovën dhe me organizmat e Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës, ndihma që iu dha këtyre të fundit për të organizuar e për të forcuar paprerë Luftën Nacionalçlirimtare në Kosovë, në Dibër e në viset të tjera.

Prof. Xhelal Gjeçovi është një figurë e njohur dhe shumë e dashur për opinionin tonë shkencor e kulturor. Ai edhe sot ka lidhje të ngushta me institucione arsimore, kulturore e shkencore, me historianë, pedagogë e studiues të fushave të ndryshme të vendit tonë. Ai vlerëson përparimet e kulturës e të shkencës në Shqipëri, sepse ka vite që jeton në SHBA dhe i konsideron ato si arritje të kombit, prandaj dhe përpiqet që ato ti bëjë të njohura përmes veprimtarive të ndryshme shkencore, botuese e propaganduese. Opinioni shkencor në vend e ka mirëpritur e ka vlerësuar gjithnjë ligjëratat, kumtesat e referimet e mbajtura prej tij, ashtu si dhe botimet e tij, pasi ato dallohen për nga nivelin shkencor e kompetencën profesionale, ashtu dhe për bindjet e ndjenjat e thella patriotike e demokratike.

Xhelal Gjeçovi si intelektual i formuar i rezistoi me dinjitet goditjeve të vazhdueshme të LANÇ-it duke qëndruar i patundur në bindjet e tij, ai ka mbrojtur deri në fund çështjen e drejtë të popullit shqiptar, aspiratat e tij të ligjshme kombëtare e demokratike.

 

Vlerësim i merituar

Për të gjitha këto prurje në botën akademike dhe për kontributin e dhënë në mbrojtje të figurës së Dëshmorit të Atdheut, Organizata Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ-it dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut vlerësoi me titullin "Nderi i Organizatës". Prof. Xhelal Gjeçovi, ka meritën se në vite ka bërë pasqyrimin, evidentimin dhe dokumentimin e plotë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Shqipëri në kuadrin e Luftës së Dytë Botërore. Prej vitesh ai jeton në Shtetet e Bashkuara pa e ndalur për asnjë ditë punën e tij. Ai është një nga bashkëpunëtorët e rregullt të gazetës DITA.

Me të drejtë në vlerësimin e kësaj figure të njohur të historiografisë, mjaft koleg, miq dhe dashamirës shprehën vlerësimet më të larta, për kontributin e dhënë në vitë, për qartësinë e mendimit dhe për mbrojtjen fort të vlerave të LANÇ-it. Ishte ai që në kohën e vlerësimit të dokumentacionit dhe të relikeve në Muzeun Historik Kombëtar këmbë nguli për ruajtjen dhe pasurimin e pavijonit të luftës dhe të figurës së dëshmorëve që dhanë gjakun në këtë luftë. Ishte kjo luftë që Shqipërisë i dha të drejtën që të thotë fjalën e saj si një nga kontribuueset në Luftën e Dytë Botërore.

The post Historiani që mbron Luftën Antifashiste dhe dëshmorët nga Amerika appeared first on Gazeta Dita.

Vrasja e Xhuvanit nga struktura e armatosur e PD, dalin para Gjykatës dy ish-drejtorët e Policisë

Posted: 30 Jun 2022 04:30 AM PDT

Kanë mbërritur në Gjykatën e shkallës së parë Elbasan, dy Zv.Drejtorët DVP Elbasan, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi. Prokurorë të çështjes janë  Ritvan Sukaj dhe Platin Aliçka ndërsa Gjyqtar Taulant Tafa.

Zv.Drejtori Albert Nushi i pyetur nga mediat nuk dha prononcim duke u shprehur se nuk jemi njohur me masën e sigurisë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore së bashku me Prokurorinë e Elbasanit kanë hetuar punonjësit e policisë për shpërdorim detyre dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore.

Gjykata la nën masën arrest shtëpie zëvendës drejtorin e policisë Berat Albert Nushi i cili në momentin kur ndodhi ngjarja ishte zv drejtor për krimet në Elbasan. Në po të njëjtën masë sigurie u la edhe Nikollaq Palla. zv/drejtor për rendin dhe sigurinë publike në Policinë e Elbasanit.

Në 21 prill të vitit 2021, gjatë një përplasje me armë mes dy grupimeve politike mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani, në atë kohë eksponent i PS, ndërsa mbetën të plagosur 4 persona të tjerë mes të cilëve një punonjëse policie.

Pas ngjarjes, në polici u vetë dorëzua si autor i krimit Arbër Papleka, shoqërues i drejtues politik të PD të Elbasanit në atë kohë Gazmend Bardhi.

Papleka, ish-efektiv i RENEA-s qarkullonte në Elbasan i armatosur si pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës, strukturë e cila ishte ngritur nga PD në të gjithë vendin.

j.l./ dita

The post Vrasja e Xhuvanit nga struktura e armatosur e PD, dalin para Gjykatës dy ish-drejtorët e Policisë appeared first on Gazeta Dita.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more