Skip to main content

“Tragjedia e emigrantëve në Teksas, arresohet shoferi i kamionit, rrezikon dënimin me vdekje” plus 9 more - Gazeta Dita

“Tragjedia e emigrantëve në Teksas, arresohet shoferi i kamionit, rrezikon dënimin me vdekje” plus 9 more - Gazeta Dita


Tragjedia e emigrantëve në Teksas, arresohet shoferi i kamionit, rrezikon dënimin me vdekje

Posted: 30 Jun 2022 02:27 AM PDT

Shoferi i kamionit të braktisur në Teksas që kishte me dhjetëra trupa të vdekurish brenda është akuzuar për kontrabandë emigrantësh që rezultoi me vdekje.

Sipas BBC, Homero Zamorano u ‘kap’ pasi u paraqitur si emigrant pranë kamionit në San Antonio dhe u arrestua.

Rreth 53 persona vdiqën në tragjedi, shumë nga goditjet e të nxehtit dhe dehidratimi, pasi u mbyllën brenda kamionit.

Ky është incidenti më vdekjeprurës i trafikimit të qenieve njerëzore në historinë e SHBA.

Sipas një zyrtari të lartë meksikan të imigracionit, shoferi i dyshuar, Zamorano i cili është nga Teksasi, ishte “përpjekur të kalonte veten si një nga të mbijetuarit” kur u gjet nga policia.

Një i dyshuar i dytë, Christian Martinez, u arrestua me akuza për konspiracion. Prokurorët federalë thonë se hetuesit e gjetën atë pasi kërkuan përmes telefonit të Zamorano dhe zbuluan se dyshja kishin komunikuar.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se të dy burrat mund të përballen me një dënim maksimal me burgim të përjetshëm, ose ndoshta me vdekje, nëse shpallen fajtorë.

Dy të dyshuar të tjerë të lidhur me adresën ku ishte regjistruar kamioni janë arrestuar gjithashtu për kundërvajtje me armë zjarri.

Brenda kamionit u gjetën të spërkatur me një lëndë djegëse, shtuan zyrtarët, si pjesë e një metode të përdorur nga disa kontrabandistë për të maskuar aromën e qenieve njerëzore dhe për të shmangur zbulimin nga patrullat e qenit.

j.l./ dita

The post Tragjedia e emigrantëve në Teksas, arresohet shoferi i kamionit, rrezikon dënimin me vdekje appeared first on Gazeta Dita.

Kolaps në gjykata, avokatët bojkot pa afat, pezullohen dhe masat e sigurisë

Posted: 30 Jun 2022 02:18 AM PDT

Nga dita e sotme avokatët në mbarë vendin do të nisin një bojkot pa afat të të gjitha seancave gjyqësore, ndërsa për 10 ditë me radhë do të bojkotohen edhe seancat e caktimit të masave të sigurisë.

Vendimi për ndërmarrjen që fut në kolaps gjithë sistemin gjyqësor, në përfundim të një mbledhjeje të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Bojkoti i mbrojtësve ligjore, i cili vjen pas një bojkoti 4 ditor në gjithë, do të mbahet në shenjë proteste me hartën e re gjyqësore.

Avokatët pretendojnë se sugjerimet e tyre nuk janë përfshirë në projektin përfundimtar dhe se rishpërndarja e gjykatave në vend cënon aksesin e qytetarëve në drejtësi dhe rrit së tepërmi kostot financiare të tyre.

Pas miratimit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, harta e re gjyqësore mori miratim edhe nga Prokurori i Përgjithshëm dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Tashmë pritet vetëm mendimin e Ministrit të Financave për të kaluar më pas për miratim përfundimtar në qeveri.

Në projektin e hartës së re gjyqësore shkrihen 18 gjykata në mbarë vendin. Sipas konfigurimit të ri, gjykata e Apelit reduktohen në një të vetme në Tiranë, ndërsa 22 gjykatat e Shkallës së parë pakësohen në 13.

Sipas hartës, shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. Po ashtu, gjykata Administrative të Shkallës së Parë do të jenë vetëm dy, një në Tiranë dhe një në Lushnje, nga gjashtë që janë aktualisht.

j.l./ dita

The post Kolaps në gjykata, avokatët bojkot pa afat, pezullohen dhe masat e sigurisë appeared first on Gazeta Dita.

Çmimi i naftës më i larti në rajon, ministrja: Po të mos kishim bordet, do ishte më shtrenjtë

Posted: 30 Jun 2022 02:09 AM PDT

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka thënë se nëse nuk do të ishte ngritur Bordi i Transparencës, shqiptarët do të kishin çmime më të larta për karburantet nga sa kanë sot.

Kjo deklaratë e ministers u bë nga foltorja e Kuvendit, ku ajo po i përgjigjet pyetjeve për aktin normative për kompensimin e çmimeve për materialet e ndërtimit.

"Ju thoni që ne kemi ngritur borde fashiste a komuniste, nuk di si i quani. Nëse bordet nuk do të ishin ngritur do të kishin çmime më të larta për karburantet se kemi sot. Ne mbështetem shqiptarët që nuk i mund të përballojnë çmimet e rritura të konsumit", tha Ibrahimaj.

Pavarësisht krizës, ekonomia në Shqipëri po vazhdon të rritet, ka deklaruar në Kuvend, ministrja e Ekonomisë dhe Financave.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, ministrja tha se Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe ekonomike në rajon gjatë tre mujorit të parë dhe kjo rritje vazhdon. Sipas saj, rritja nuk ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve.

"Paketa anti-krizë në Shqipëri, 44 miliardë lekë. Është diskutuar që vendi ka pasur paketën më të ulët në rajon. Jo. Ju nuk llogarisni mbështetjen për energjinë.

Ju flisni që masat e marra kanë qenë të gabuara. Ndërkohë, sipas INSTAT Shqipëria ka pasur rritjen ekonomike më të madhe në rajon. Ka qenë 6% dhe e shpërndarë në të gjithë sektorët.

Këto shifra nuk janë të lidhura me rritjen e çmimeve, por të rritjes reale. Të dhanë tona për ecurinë e dy mujorit të dytë. Ekonomia shqiptare po vazhdon të rritet, pavarësisht krizës. Ne po marrim të gjitha masat. Ky është misioni i qeverisë sonë. Ne do të vazhdojmë me këto paketa", tha ministrja.

j.l./ dita

The post Çmimi i naftës më i larti në rajon, ministrja: Po të mos kishim bordet, do ishte më shtrenjtë appeared first on Gazeta Dita.

Votohet për herë të pestë, shqiptarët “luftojnë” për një vend në Kuvendin serb

Posted: 30 Jun 2022 01:52 AM PDT

Për herë të pestë, banorët e fshatit Tërnovc i Madh të Bujanocit do t'i drejtohen kutive të votimit. Votat e tyre do të jenë përcaktuese nëse Shaip Kamberi do të jetë sërish deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb apo nëse mandati do t'i takojë Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) të Ivica Daçiç.

Të drejtë vote në këtë fshat kanë 1,089 votues, por Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës i nevojiten 610 vota për të hyrë në Kuvendin e Serbisë, ndërsa SPS të mos marrë asnjë pasi kjo do të rriste pragun zgjedhor. Teksa po shënohet hera e pestë e zgjedhjeve, kandidati për një tjetër mandat, Shaip Kamberi, thotë se është i lodhur nga përsëritja e vazhdueshme, por shprehet se alternativë është vetëm dorëzimi ndaj së keqes.

"Jemi në luftë, jo thjesht për të zgjedhur një deputet, por për drejtësi, barazi e liri. Nuk po kërkojmë asgjë më tepër veç trajtimit të barabartë si qytetarë, trajtim të dinjitetshëm dhe të drejta jetike. Jam plotësisht i vetëdijshëm se kjo betejë për përfaqësim ka shkaktuar lodhje e frustrime të shumta të secili prej nesh, u bë e mërzitshme dhe e bezdisshme edhe për mua, por, alternativa e kësaj është dorëzimi. Dorëzimi ndaj atyre që nuk na duan të mirën. Kjo nuk është luftë për ta rehatuar një person, ashtu siç po tentojnë ta paraqesin disa. Përfaqësimi nuk ka të bëjë me këtë, sepse fati i një personi është absolutisht i parëndësishëm në raport me fatin tonë kolektiv. Nënshtrimi dhe dorëzimi nuk është diçka që zgjedhin popujt e shtypur, nuk duhet ta zgjedhim as ne. Rezistencën ja kemi borxh dëshmorëve e gjeneratave e gjeneratave të njerëzve që janë flijuar për liri e drejtësi. Ja kemi borxh edhe atyre 9500 votave që i ka lista jonë në këto momente, të cilat do të shpërdoren pa 610 votat e lagjes së Strukarëve”, tha ai në fjalën e tij para zgjedhjeve.

Si në të gjithë territorin administrativ serb, edhe në Tërnovc zgjedhjet u mbajtën më 3 prill, por zgjedhjet u anuluan pasi po me atë muaj Gjykata Administrative në Nish urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve në këtë fshat për shkak të parregullsive. E kështu u vazhdua për disa herë të tjera deri më sot, ku shqiptarët vuajnë për një ulëse në Kuvend. Nga zgjedhjet, Vuçiç mbajti detyrën si president, pasi SNS-ja e tij fiton 120 mandate në parlament.

Nëse Kamberi nuk arrin të fitojë zgjedhjet këtë herë, rreth 30,000 shqiptarë etnikë që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nuk do të kenë më një përfaqësues në parlamentin e ardhshëm të Serbisë.

j.l./ dita

The post Votohet për herë të pestë, shqiptarët "luftojnë" për një vend në Kuvendin serb appeared first on Gazeta Dita.

7 korriku, Alibeaj: Berisha të protestojë kundër oligarkëve në Kuvend

Posted: 30 Jun 2022 01:36 AM PDT

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka dalë kundër protestës së 7 Korrikut të thirrur nga Sali Berisha.

Alibeaj deklaroi jashtë dyerve të Kuvendit se protesta duhet të nisë duke dalë kundër oligarkëve në Kuvend për çmimet e larta.

"Mënyra më e mirë për të protestuar është këtu. Do protestoj në çdo rast. Detyra e çdo deputeti është kjo. Nuk mund të jetë Sali Berisha përbashkimi i këtyre njerëzve që sot vuajnë gjithmonë e më tepër. Nuk e kuptuat mirë se çfarë thashë.

Nuk është ai shpresa e njerëzve. Para se të shkojnë te sheshi të vijnë këtu dhe të thonë një gjë. Për të protestuar për çmimet e larta duhet të thotë se çfarë qëndrimi ka ndaj oligarkëve", tha Alibeaj.

j.l./ dita

The post 7 korriku, Alibeaj: Berisha të protestojë kundër oligarkëve në Kuvend appeared first on Gazeta Dita.

Votat iu shtuan deputetit të PD, çfarë deklarojnë falsifikatorët e rezultatit të 25 prillit

Posted: 30 Jun 2022 01:22 AM PDT

Është zbardhur dosja e Prokurorisë në lidhje me 8 urdhër-arrestet e lëshuara sot në Elbasan për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Gjashtë prej tyre janë prangosur, ndërsa dy janë ende në kërkim.

Në pranga janë vënë shtetasit: Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku, Olgert Alla, ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit Oltion Bajrami dhe Eduart Zito.

Sipas Prokurorisë, shtetasit e mësipërm dyshohet se, kanë kryer veprën penale të "Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve", në formën e kryer në bashkpunim.

Sipas hetimeve, këta shtetas kanë shënuar në tabelën e rezultatit të grupit të numërimit numër më të vogël votash një apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhorë dhe numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor, krahasuar me numrin real të votave që u gjendën në kutinë e votimit.

Nga hetimet ka rezultuar se numëruesit i kanë hequr 38 vota kandidatit të PD-së, Ardian Zeneli dhe ja kanë shtuar kandidatit tjetër të PD-së Lefter Gështenja, i cili u zgjodh deputet.

Në dëshmitë para hetuesve, numëruesit e partive arsyetohen se ky gabim mund të ketë ndodhur nga pakujdesia, nga lodhja dhe nga orët e zgjatura.

Prokuroria thotë se ata rrezikojnë nga 3 deri në 7 vite burg për ndryshimin e rezultateve të zgjedhjeve.

“Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Tiranë, në zbatim të kërkesave dhe detyrimit ligjor ka paraqitur kallëzim penal kundër shtetave me detyrë numëruës i Grupeve të numërimit të QV nr.2780 dhe QV nr.2796,KZAZ nr.53,Qarku Elbasan.  QV nr. 2780, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan, numëruar nga Grupi i Numërimit i përbërë nga shtetasit; Erald Karriqi,Ylli Kukaj,Oltjon Barjami dhe Eduart Zito. QV nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan numëruar nga Grupi i Numërimit i përbërë nga shtetasit;Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhë Olgert Alla.

Më datë 14 tetor 2021 Komisionëri Shtetëror i Zgjedhjeve përzgjodhi në mënyrë rastësore 519 qendra votimi (QV) që përfaqësonin 10% të qendrave të votimit për çdo KZAZ nga 5199 QV.

Nga kjo listë nuk u përfshinë në përzgjedhjen rastësore QV të sekuestruara nga prokuroria, QV të këqyrura nga Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve gjatë procesit ankimor, si dhe QV e KZAZ Nr. 40 të cilat ju nënshtruan procesit të vërifikimit të saktësisë së sistemit të votimit dhe numërimit elektronik.

Për këqyrjen e kutive të votimit dhe materialeve të votimit për këto 519 QV u ngritën 8 grupe për këqyrje të cilët vlërësuan dhe administruan procesverbalet përkatëse për administrimin e informacionit. Ky proces përfundoi më datë 02.11.2021 i cili vijoi më pas me përpunimin dhe analizimin e të dhënave për përgatitjen e raportit përmbledhës mbi respektimin nga ana e komisioneve të qendrave të votimit të kërkesave procedurale gjatë procesit të votimit si dhe të saktësisë së veprimeve të grupeve të numërimit të votavë përgjatë procësit të vlërësimit dhe numërimit të votave, i miratuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Gjatë procesit të këqyrjes së mëpasshme të fletëve të votimit rezultoi se anëtarët e grupeve të numërimit që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit të grupit të numërimit numër më të vogël votash një apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhorë dhe numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor, krahasuar me numrin real të votave që u gjendën në kutinë e votimit.

Në këtë mënyrë rezultati i qëndrës së votimit për kandidatët e listave shumemërore të subjekteve nuk pasqyron rezultatin real të cilët zgjedhësit e këtyrë qendrave kanë shprehur nëpërmjët votimit, duke favorizuar një apo më shumë kandidatë të listavë shumemërore të subjëkteve zgjedhorë. Në këto kushte KQZ ka vendosur të bëj kallëzim penal ndaj shtetasve të sipërcituar me detyrë anëtarë të Grupeve të numërimit, pasi ka indicie se personat kanë konsumuar elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 326 i Kodi Penal”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Më poshtë dosja e Prokurorisë

Ne deklarimet e dhena si persona qe tregon rrethana të hetimit shtetasi Erald Karriqi, ka deklaruar se: "Jam me banim ne qytetin Prrenjas. Me dates 25.04.2021 jane zhvilluar zgjedhjet per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar nga subjekti Partia Demokratike qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Eduart Zoto,Ylli Kuka dhe Oltjon Bajrami. Fillimishte pasi merrnim kutin e QV per numerim , numeroheshin votatar e subjektit zgjedhor, pasi behej procesverbali i numrit te votave qe kishte marr secili subjekte mbyllej kutija dhe dorzohej perseri. Pas perfundimit te numerimit te votave per subjektet filloj numemerimi i votave per kandidatet e subjekteve zgjedhore.Numeroheshin votat duke mbajtur shenime per secilin kandidate te çdo subjekti zgjedhor, keto i shkruaja une apo sekretari dhe ja jepnim punonjesit te te kompjuteri i cili i hidhte ne sistem dhe na binte tabelen e printuar . Nga ana jone firmoseshin tabelat per kandidatet e çdo subjekti dhe mbylleshin ne kuti.Ne lidhje me Tabelen e Rezultatit per Kanditatet per Deputet ne qendren e votimit nr.2780, per Partia/Kualicioni Partia Demokratike "Aleanca Per ndryshim" ku ka ndryshime votash per kandidatet ne krasim me faktin votat ne kuti,une nuk kam bere ndonje gabim me dashje , por fakti qe ekziston them se mund te jete bere gabim nga lodhja , nga oret e zgjatura, kjo ka qene per mendimin tim"

Në deklarimet e dhena si person qe tregon rrethana të hetimit shtetasi Eduart Zito, ka deklaruar se: "Une jam me banim ne fshatin Katjel, Bashkia Prrenjas. Me dates 25.04.2021 jane zvilluar zgjedhjet per kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar nga subjekti Partija Levizja Socialiste per Integrim qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkine Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Erald Kariqi,Ylli Kuka dhe Oltjon Bajrami.Ne fillim pasi merrnim kutin e QV per numerim , fillimishte beheshin procesverbalet , per hapjen e kutis , ku shenoheshin kodet, keto e shkruante kryetari i grupit dhe sekretari, une kam qene antar.Pasi hapej kutia numeroheshin vatat nje e nga nje duke i kaluar dhe ne skaner,per subjektet dhe per kanditatet per çdo subjekt.Nga ana e grupit te numerimit mbaheshin shenime, dhe ne perfundim mbusheshin procesverbalet dhe pastaj hidheshin ne sistem , printohej porocesverbali dhe firmosej nga grupi i numrimit.Ne lidhje me Tabelen e rezultatit per kanditatet per deputet ne qendren e votimit nr.2780, per Partia/Kualicioni Partia Demokratike "Aleanca Per ndryshim" ku ka ndryshime votash per kandidatet ne krasim me faktin votat ne kuti,une nuk di se çfaer te them , e verteta eshte se une e kam firmosur kete tabele rezultati por nuk e di qe te mos jete shenuar rezultati faktik".

Në deklarimet e dhena si person qe tregon rrethana të hetimit shtetasi Ylli Kuka ka deklaruar se: "Une jam me banim ne fshatin Kakrkavec, Njesia Administrative Qukes Bashkia Prrenjas. Me dates 25.04.2021 jane zvilluar zgjedhjet per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar nga subjekti Partia Socialiste qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Eduart Zoto,Erald Karriqi dhe Oltjon Barjami. Fillimishte pasi merrnim kutin e QV per numerim, numeroheshin votatar e subjektit zgjedhor, pasi behej procesverbali i numrit te votave qe kishte marr secili subjekte mbyllej kutija dhe dorzohej perseri. Pas perfundimit te numerimit te votave per subjektet filloj numemerimi i votave per kandidatet e subjekteve zgjedhore.Numeroheshin votat duke mbajtur shenime per secilin kandidate te çdo subjekti zgjedhor, keto i shkruaja une apo sekretari dhe ja jepnim punonjesit te te kompjuteri i cili i hidhte ne sistem dhe na binte tabelen e printuar . Nga ana jone firmoseshin tabelat per kandidatet e çdo subjekti dhe mbylleshin ne kuti.Ne lidhje me Tabelen e Rezultatit per Kanditatet per Deputet ne qendren e votimit nr.2780, per Partia/Kualicioni Partia Demokratike "Aleanca Per ndryshim" ku ka ndryshime votash per kandidatet ne krasim me faktin votat ne kuti. Une nuk di te teme se si eshte bere ky ndryshim votash ne kete tabele rezultati te kesaj kutie votimi,mendoj se do te jete bere gabim nga lodhja pasi nuk ka patur as nje interes per ndryshimin e rezultatit."

Në deklarimet e dhena si person qe tregon rrethana të hetimit shtetasi Oltjon Bajrami ka deklaruar se: "Une jam me banim ne fshatin Kakrkavec, Njesia Administrative Qukes Bashkia Prrenjas. Me dates 25.04.2021 jane zvilluar zgjedhjet per kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar nga subjekti Partia Socialiste qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Eduart Zoto,Erald Karriqi dhe Ylli Kuka. Fillimishte pasi merrnim kutin e QV per numerim , numeroheshin votatar e subjektit zgjedhor, pasi behej procesverbali i numrit te votave qe kishte marr secili subjekte mbyllej kutija dhe dorzohej perseri. Pas perfundimit te numerimit te votave per subjektet filloj numemerimi i votave per kandidatet e subjekteve zgjedhore.Numeroheshin votat duke mbajtur shenime per secilin kandidate te çdo subjekti zgjedhor, keto i shkruaja numeruesi i pare apo sekretari dhe ja jepnim punonjesit te te kompjuteri i cili i hidhte ne sistem dhe na binte tabelen e printuar . Nga ana jone firmoseshin tabelat per kandidatet e çdo subjekti dhe mbylleshin ne kuti.

Ne lidhje me Tabelen e Rezultatit per Kanditatet per Deputet ne qendren e votimit nr.2780, per Partia/Kualicioni Partia Demokratike "Aleanca Per ndryshim" ku ka ndryshime votash per kandidatet ne krasim me faktin votat ne kuti. Une nuk di te teme se si eshte bere ky ndryshim votash ne kete tabele rezultati te kesaj kutie votimi,mendoj se do te jete bere gabim nga lodhja dhe nga puna e gjate, tavolina ka qene e ngshte , dhe kur ndaheshin fletet per secilin kandidate munde te jene ngatrruar.Them se eshte nje pakujdesi".

Në deklarimet e dhena si person që tregon rrethana të hetimit shtetasi Durim Alla ka deklaruar se: "Jam me banim ne qytetin e Prrenjasit dhe punoj si mesuese. Me dates 25.04.2021 jane zhvilluar zgjedhjet per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar nga subjekti Partija Socialiste qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Erjon Dashi,Mili Vasku dhe Olgert Alla. Une nuk kam qene kur jane numeruar votat per subjektet zgjedhore, pasi eshte mbaruar numerimi i votave per subjektet zgjedhore , ka filluar numerimi i votave per kandidatet e e çdo subjekti zgjedhor. Pasi hapesh kutija , ne te cilen ishin fletet e votimit te ndara ne zarfe sipas subjekteve politike. Nga ana e grupit te numerimit fillimishte numroheshin(verifikoheshin) dhe nje here votat e subjekteve zgjedhore sipas zarfeve, duke e krahsuar me procesverbalin. Pasi verifikoheshin votate e marra nga çdo subjekte politike , fillonte numerimi i votave per çdo kandidate te çdo subjekti zgjedhor.

Pas perfundimit te numerimit te votave per çdo kandidate zgjedhor, te çdo Subjekti politike protesohej procesverbali per çdo kandidate, pastaj plotesohej Tabela e rezultateve per kandidatet per deputete ne qendren e votimit , per çdo subjekte politike. Keto tabela i dorzonim tek sekretarja e KZAZ , e cila e hidhte ne sistem dhe pastaj e sillte te printuar tek ne per firme.

Ne lidhje me Tabelen e Rezultatit per Kanditatet per Deputet ne qendren e votimit nr.2796, per Partia/Kualicioni Partia Demokratike "Aleanca Per ndryshim" ku ka ndryshime votash plus 38 vota per kandidatin Lefter Geshtenja dhe minuse 38 vota per kandidatin Ardian Zeneli nga krasim me faktin e votat ne kuti, une mendoj se eshte nje gabim njerzore dhe me sa mbaj mende kjo kuti ka qene ne momentet e fundit te numerimit"

Në deklarimet e dhena si person që tregon rrethanat të hetimit shtetasi Erjon Dashi ka deklaruar se: "Jam me banim ne fshatin Berzesht, Njesia Administrative Qukes, Bashkia Prrenjas dhe jam i pa pune. Me dates 25.04.2021 jane zhvilluar zgjedhjet per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar nga subjekti Partija Demokratike qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas. Une kam qene ne numrimin e votave qe nga fillimi i procesit, pasi u numeruar votat per subjektet politike , jane plotesuar proces-verbalet dhe votate e çdo subjekti jane futur ne zarfa, veç e veç per çdo subjekte politik dhe jane mbyllur kutit e votimit, perseri. Pasi mbaroj numrimi i votave per subjektet politike ka filluar numerimi i votave per kandidatet per çdo subjekte politike.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Durim Alla,Mili Vasku dhe Olgert Alla. Pasi hapesh kutija , ne te cilen ishin fletet e votimit te ndara ne zarfe sipas subjekteve politike. Nga ana e grupit te numerimit fillimishte numroheshin(verifikoheshin) dhe nje here votat e subjekteve zgjedhore sipas zarfeve, duke e krahsuar me procesverbalin. Pasi verifikoheshin votate e marra nga çdo subjekte politike , fillonte numerimi i votave per çdo kandidate te çdo subjekti zgjedhor.

Pas perfundimit te numerimit te votave per çdo kandidate zgjedhor, te çdo Subjekti politike plotesohej procesverbali per çdo kandidate, pastaj plotesohej Tabela e rezultateve per kandidatet per deputete ne qendren e votimit , per çdo subjekte politike. Keto tabela i dorzonim tek sekretarja e KZAZ , e cila e hidhte ne sistem dhe pastaj e sillte te printuar tek ne per firme, ku ne i nenshkruanim. Ne lidhje me Tabelen e Rezultatit per Kanditatet per Deputet ne qendren e votimit nr.2796, per Partia/Kualicioni Partia Demokratike "Aleanca Per ndryshim" ku ka ndryshime votash plus 38 vota per kandidatin Lefter Geshtenja dhe minuse 38 vota per kandidatin Ardian Zeneli nga krasim me faktin e votat ne kuti, une them se eshte nje gabim njerzore, nuk eshte e qellimshme. Ku veprim eshte bere nga pakujdesia , si rezultat i lodhjes dhe pa asnje lloje interesi"

Në deklarimet e dhena si person që tregon rrethanat e hetimit shtetasi Mili Vasku ka deklaruar se: "Jam me banim ne fshatin Rrajce Fushe, Njesia Administrative Rajce, Bashkia Prrenjas dhe jam i pa pune. Me dates 25.04.2021 jane zhvilluar zgjedhjet per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar nga subjekti Partija Levizja Socialiste Per Integrim qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Une kam qene ne numrimin e votave qe nga fillimi i procesit, pasi u numeruar votat per subjektet politike , jane plotesuar proces-verbalet dhe votate e çdo subjekti jane futur ne zarfa, veç e veç per çdo subjekte politik dhe jane mbyllur kutit e votimit, perseri.Pasi mbaroj numrimi i votave per subjektet politike ka filluar numerimi i votave per kandidatet per çdo subjekte politike.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Durim Alla,Mili Vasku dhe Erjon Dashi. Pasi hapesh kutija , ne te cilen ishin fletet e votimit te ndara ne zarfe sipas subjekteve politike. Nga ana e grupit te numerimit fillimishte numroheshin(verifikoheshin) dhe nje here votat e subjekteve zgjedhore sipas zarfeve, duke e krahsuar me procesverbalin. Pasi verifikoheshin votate e marra nga çdo subjekte politike , fillonte numerimi i votave per çdo kandidate te çdo subjekti zgjedhor.

Pas perfundimit te numerimit te votave per çdo kandidate zgjedhor, te çdo Subjekti politike plotesohej procesverbali per çdo kandidate, pastaj plotesohej Tabela e rezultateve per kandidatet per deputete ne qendren e votimit , per çdo subjekte politike. Keto tabela i dorzonim tek sekretarja e KZAZ , e cila e hidhte ne sistem dhe pastaj e sillte te printuar tek ne per firme, ku ne i nenshkruanim.

Ne lidhje me Tabelen e Rezultatit per Kanditatet per Deputet ne qendren e votimit nr.2796, per Partia/Kualicioni Partia Demokratike "Aleanca Per ndryshim" ku ka ndryshime votash plus 38 vota per kandidatin Lefter Geshtenja dhe minuse 38 vota per kandidatin Ardian Zeneli nga krasim me faktin e votave ne kuti, une them se eshte nje gabim njerzore, nuk eshte e qellimshme. Ky veprim eshte bere nga pakujdesia , si rezultat i lodhjes dhe pa asnje lloje interesi.

Në deklarimet e dhena si person qe tregon rrethanat e hetimit shtetasi Algert Alla ka deklaruar se: " Jam me banim ne qytetin e Prrenjasit dhe punoj ne bashkin Prrenjas. Me dates 25.04.2021 jane zhvilluar zgjedhjet per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar nga subjekti Partija Socialiste qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Erjon Dashi,Mili Vasku dhe Olgert Alla. Une nuk kam qene kur jane numeruar votat per subjektet zgjedhore, pasi eshte mbaruar numerimi i votave per subjektet zgjedhore , ka filluar numerimi i votave per kandidatet e e çdo subjekti zgjedhor. Pasi hapesh kutija , ne te cilen ishin fletet e votimit te ndara ne zarfe sipas subjekteve politike. Nga ana e grupit te numerimit fillimishte numroheshin(verifikoheshin) dhe nje here votat e subjekteve zgjedhore sipas zarfeve, duke e krahsuar me procesverbalin. Pasi verifikoheshin votate e marra nga çdo subjekte politike , fillonte numerimi i votave per çdo kandidate te çdo subjekti zgjedhor.

Pas perfundimit te numerimit te votave për çdo kandidate zgjedhor, të çdo Subjekti politike plotesohej procesverbali për çdo kandidate, pastaj plotësohej Tabela e rezultateve per kandidatet per deputete ne qendren e votimit , per çdo subjekte politike. Keto tabela i dorzonim tek sekretarja e KZAZ , e cila e hidhte ne sistem dhe pastaj e sillte te printuar tek ne per firme. Në lidhje me Tabelen e Rezultatit per Kanditatet per Deputet ne qendren e votimit nr.2796, per Partia/Kualicioni Partia Demokratike "Aleanca Per ndryshim" ku ka ndryshime votash plus 38 vota per kandidatin Lefter Geshtenja dhe minuse 38 vota per kandidatin Ardian Zeneli nga krasim me faktin e votat ne kuti, une mendoj se eshte nje gabim njerzore dhe me sa mbaj mende kjo kuti ka qene ne momentet e fundit te numerimit.
Desha te shtoj se ne KZAZ nr.53 ku une kam qene numerues i votave vetem per kandidatet e subjekteve politike , e kemi kryer detyren ne rregull dhe nuk kemi patur as nje kontestim, dhe as nje problem. Per kete kuti qe ka dale vetem nje gabim siç thashe duhet te jete gabim njerzore jo me dashje.”

Në nenin 326 të Kodit Penal "Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve" parashikohet:
Falsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor, me qëllim ndryshmin e rezultatit të zgjedhjeve nëpërmjet paraqitjes në to të të dhënave, që dihen se janë të pasakta, zëvendësimi i të saktave me të rreme ose nëpërmjet futjes në kuti të fletëve të votimit në mënyrë të paligjshme dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër kur kryhet nga personat që kanë për detyrë të administrojnë procesin zgjedhor, ose ka sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e votimit, ka cenuar integritetin e rezultatit të zgjedhjeve apo ka sjellë pavlefshmërinë e tyre, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

Sipas Prokurorisë, për sa me sipër ekziston dyshim i arsyeshëm dhe i bazuar në prova se, personat nën hetim Erald Karriqi,Ylli Kukaj,Oltion Bajrami dhe Eduart Zito, numerus ne QV nr. 2780, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe personat nën hetim Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhe Olgert Alla numërus në QV nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementet e vepres penale penale të "Falsifikimin e materialit zgjedhor dhe rezultatit të zgjedhjeve", të parashikuara nga neni 326/2 e 25 të Kodit Penal.

–Vepra penale për të cilën ata dyshohen paraqet rrezikshmeri të theksuar shoqerore duke patur parasysh rrethanat në të cilat është kryer kjo vepër penale përhapja e saj,si dhe sanksionin që parashikon ligji për këtë vepër penale.
– Organi procedues vlerëson se edhe vetë autorët e kësaj vepre penale paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore, sepse ata në lidhje me faktin penal që ju është atribuuar kanë mbajtur qëndrim mohues duke paraqitur alibinë se veprimi është kryer me pakujdesi apo dhe në kushtet e lodhjes ndërkohe që kanë qënë vetë ata që kanë pranur detyrën admnistratorit të zgjedhjeve në rolin e numeruesit të votave.

– Në këto kushte organi procedues çmon se, ndaj tyre duhet të caktohet si masës sigurimi me karakter shtërngues ajo e "Arrest ne burg",parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ,si masa më e përshtatshme që ju shërben interesave të hetimit në tërësi të kësaj cështjeje.

 

j.l./ dita

The post Votat iu shtuan deputetit të PD, çfarë deklarojnë falsifikatorët e rezultatit të 25 prillit appeared first on Gazeta Dita.

Njohu pavarësinë e rajoneve lindore, Ukraina shkëput lidhjet diplomatike me Sirinë

Posted: 30 Jun 2022 01:11 AM PDT

Ukraina ka shkëputur lidhjet diplomatike me Sirinë, pasi Damasku ka njohur pavarësinë e rajoneve lindore ukrainase, Donjeck dhe Luhansk.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur këtë vendim përmes një postimi në Telegram.

"Nuk do të ketë më marrëdhënie në mes të Ukrainës dhe Sirisë", ka thënë Zelensky, duke thënë se presioni me sanksione kundër Sirisë, "do të jetë edhe më i madh".

Donjecku dhe Luhansku, që njihen së bashku si Donbas, janë duke u përballur me luftime të ashpra, si pasojë e luftës që ka nisur Moska kundër Ukrainës, pak pasi ka njohur pavarësinë e këtyre dy rajoneve.

Disa pjesë të Luhanskut dhe Donjeckut, janë nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Moska, prej kur Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014.

Leonid Pasechnik, lider i separatistëve në Luhansk, ka falënderuar Sirinë dhe presidentin sirian, Bashar al-Asad, për atë që e ka konsideruar "gjest politik të përgjegjshëm dhe të guximshëm" për njohje të Luhanskut si shtet sovran dhe të pavarur, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve TASS.

Siria, aleate e ngushtë e Rusisë, ka përfituar ndihmë ushtarake ruse në luftën e saj civile, është shteti i parë, pas Rusisë, që njeh pavarësinë e këtyre dy rajoneve separatiste.

Siria ka qenë edhe në të kaluarën në anën e Rusisë. Më 2018, është pajtuar për të njohur Abhazinë dhe Osetinë, rajone të shkëputura gjeorgjiane, si shtete të pavarura. Ky hap ka nxitur Gjeorgjinë që të shkëpusë marrëdhëniet me Sirinë.

j.l./ dita

The post Njohu pavarësinë e rajoneve lindore, Ukraina shkëput lidhjet diplomatike me Sirinë appeared first on Gazeta Dita.

Vaksinimi kundër COVID, për 2022 parashikohen të shpenzohen 20 mln euro

Posted: 30 Jun 2022 12:53 AM PDT

Ministria e Shëndetësisë ka parashikuar të shpenzojë këtë vit 2,4 miliardë Lekë apo rreth 20 milionë Euro për vaksinimin e popullatës kundër Covid-19.

Në total, realizimi i shpenzimeve për këtë program për periudhën janar-prill sipas raportit të monitorimit është 23%.

Krahasuar me janar-prill të vitit të kaluar shpenzimet për të vaksinuarit janë ulur 59%. Për 75,290 të vaksinuarit e kësaj periudhe janë shpenzuar rreth 4,8 milionë Euro nga 11,7 milionë Euro që u shpenzuan të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Numri i të vaksinuarve në këto 4 muaj është rreth 85% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë periudhës Janar-Prill 2022 me vaksinën anticovid-19 janë vaksinuar: me doza të para 75,290 persona; me doza të dyta 129,614 persona; me doza të treta 129,276 persona.

Në programin e vitit 2021 objektivi kryesor i qeverisë shqiptare ishte imunizimi i 2.2 milion banorëve dhe për të arritur këtë objektiv nevojiten 4,4 milionë doza vaksine. Në total deri tani janë kryer 2,883,851 vaksinime.

Në Shqipëri sipas të dhënave nga World Data janë vaksinuar 47% e popullatës, ku 43% e tyre kanë kryer vaksinim të plotë. Në rang global rezulton e vaksinuar 61% e popullatës.

Për këtë vit gjithashtu ka vijuar edhe trajtimi stimulues i personelit shëndetësor në vijën e parë në luftën ndaj pandemisë. Për periudhën janar-prill janë shpenzuar 100,000 Euro fonde për personel mjekësor dhe jo mjekësor i trajtuar me bonus për Covid-19.

Personat që kanë përfituar paketën anti Covid-19 janë 4,797 pacientë më pak nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Ndërsa në total numri i pacientëve që kanë përfituar nga lista e barnave të rimbursuara është 341,347 persona ose 4, 457 pacientë më pak nga një vit më parë.

Monitor

j.l./ dita

The post Vaksinimi kundër COVID, për 2022 parashikohen të shpenzohen 20 mln euro appeared first on Gazeta Dita.

Shefja e Inteligjencës në SHBA: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë për kohë të gjatë, tre skenarët e konfliktit

Posted: 30 Jun 2022 12:36 AM PDT

Presidenti rus Vladimir Putin, ende synon të pushtojë pjesën më të madhe të Ukrainës, kanë thënë shërbimet amerikane të inteligjencës.

Megjithatë, trupat ushtarake të Moskës janë dobësuar aq shumë në luftë, saqë zyrtarët amerikanë besojnë se ato mund të bëjnë vetëm përparim të ngadalshëm.

Kjo nënkupton se lufta mund të zgjasë për kohë të gjatë, ka thënë shefja e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës në SHBA, Avril Haines.

Në muajin mars, Moska ka rifokusuar trupat në Donbasin lindor, pasi ka dështuar që të fitojë kontrollin e kryeqytetit ukrainas Kievit dhe qyteteve tjera.

Putin ka ende të njëjtat synime që ka pasur në nisje të konfliktit, ka thënë Haines – që të kontrollojë pjesën më të madhe të Ukrainës.

Megjithatë, ajo beson se Rusia ka pak mundësi që të arrijë atë synim në një të ardhme të afërt.

"Ne vërejmë mospërputhje në mes të objektivave afërshkurtër të Putinit në këtë fushë dhe kapaciteteve të tij ushtarake, një lloj mospërputhjeje në mes të ambicieve të tij dhe asaj që mund të arrijë ushtria", ka thënë ajo në një konferencë të Departamentit amerikan të Tregtisë.

Prej kur ka dështuar që të arrijë qëllimin fillestar për pushtim të Kievit, Rusia është fokusuar në kontrollimin e rajonit Donbas, në lindje të Ukrainës.

Në këtë zonë të madhe industriale, Putin pretendon, pa ofruar të dhëna, se Ukraina ka kryer gjenocid kundër rusishtfolësve.

Forcat ruse kanë bërë përparim në këtë rajon, duke marrë kontrollin e qytetit të Severodonjeckut, mirëpo përparimi ka qenë i ngadalshëm dhe forcat ukrainase janë duke bërë rezistencë të ashpër.

Luftë e gjatë

Në komentet e saj të para publike prej muajit maj për luftën në Ukrainë, Haines ka sugjeruar se lufta do të mund të zgjasë për një periudhë kohore dhe se "pamja duhet goxha e zymtë".

Ajo ka thënë se agjencitë e inteligjencës kanë tre skenarë sesi lufta mund të zhvillohet, dhe me shumë gjasë mund të jetë konflikt me përparim të ngadalshëm.

Tjetri skenar, që ka më pak mundësi të realizimit, është që Rusia të shënojë përparim të madh, apo që të ketë stabilizim të fontit të luftës nëse Ukraina bën përparim të vogël.

Kjo nënkupton që Moska mund të bëhet më e varur nga "mjetet asimetrike" për të shënjestruar armiqtë, duke përfshirë sulmet kibernetike dhe përpjekje për të kontrolluar burimet e energjisë apo edhe armët bërthamore.

Haines ka bërë këto komente të mërkurën, pasi liderët e NATO-s janë zotuar se do të qëndrojnë mbrapa Ukrainës për aq sa të ketë nevojë.

Liderët janë pajtuar për rritje të prezencës në Evropë, si dhe kanë ftuar Finlandën dhe Suedinë që t'i bashkohen aleancës.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca ka bërë rishikimin më të madh të politikave prej Luftës së Ftohtë.

Presidenti amerikan Joe Biden është zotuar se NATO-ja do të "forcohet në të gjitha drejtimet – në tokë, ajër dhe det".

Duke iu përgjigjur mundësisë që Suedia dhe Finlanda të bëhen anëtare të NATO-s, presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar aleancën ushtarake për përshkallëzim të qëllimshëm të tensioneve.

"Nëse pozicionohen trupa dhe infrastrukturë e NATO-s, Rusia do të jetë e detyruar të përgjigjet", ka thënë Putin gjatë një vizite në Turkmenistan.

Ndërkohë, Qeveria britanike është zotuar se do të ndajë 1.2 miliard dollarë si ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke rritur gati dyfish vlerën e ndihmës.

Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë dërguar më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë sesa Britania.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se shtetit të tij i duhen rreth 5 miliardë dollarë në muaj, për të financuar luftën kundër Rusisë. / REL

j.l./ dita

The post Shefja e Inteligjencës në SHBA: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë për kohë të gjatë, tre skenarët e konfliktit appeared first on Gazeta Dita.

Pësoi infarkt, mbytet një 53-vjeçar në Palasë të Himarës

Posted: 30 Jun 2022 12:27 AM PDT

Një 53-vjeçar është mbytur mëngjesin e sotëm në plazhi e Palasës.

Sipas Policisë,  ai ka qenë duke notuar dhe dyshohet se ka pësuar infarkt, e si pasojë është mbytur.

Njoftimi i Policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 08:00, shtetasit F. N., 53 vjeç, duke notuar në plazhin e Palasës, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

j.l./ dita

The post Pësoi infarkt, mbytet një 53-vjeçar në Palasë të Himarës appeared first on Gazeta Dita.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more