Skip to main content

“Tottenham bën goditjen e madhe, transferon brazilianin Richarlison” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Tottenham bën goditjen e madhe, transferon brazilianin Richarlison” plus 9 more Telegrafi Futboll


Tottenham bën goditjen e madhe, transferon brazilianin Richarlison

Posted: 30 Jun 2022 02:12 AM PDT

Tottenham Hotspur ka vazhduar me transferime gjatë afatit kalimtar veror.

Londinezët kanë arritur të përforcohen në repartin ofensivë, ku nga sezoni i ri do të jenë edhe më të frikshëm.

Spurs kanë fituar garën për transferimin e sulmuesit brazilian Richarlison që ka shkëlqyer vitet e fundit në Ligën Premier me fanellën e Evertonit.

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur, ku Spurs do t’i paguajnë 50 milionë funte (58 milionë euro), plus 10 milionë euro të tjera.

Për sulmuesin brazilian Tottenham Hotspur do të jenë skuadra e tretë në Angli pasi ai më parë ka luajtur edhe për Watfordin e Evertonin.

Aktualisht lojtari ndodhet në Brazil me pushime ku do t’i kryej edhe testet mjekësore.

Richarlison do kompletojë treshen e sulmit te Spurs së bashku me Harry Kane e Heung-Min Son. /Telegrafi/ 

The post Tottenham bën goditjen e madhe, transferon brazilianin Richarlison appeared first on Telegrafi.

Juventusi përshëndetet me Dybalan dhe falënderon argjentinasin për shtatë vite të paharrueshme

Posted: 30 Jun 2022 01:42 AM PDT

Paulo Dybala është larguar zyrtarisht nga Juventusi pas shtatë vitesh qëndrim në Torino.

Sulmuesi argjentinas kaloi vite të mrekullueshme me torinezët, ku arriti të fitoj edhe pesë tituj të kampionit në Serie A.

28-vjeçari ka mbetur lojtar i lirë pasi nuk arriti marrëveshje me drejtuesit e klubit për një kontratë të re.

Tanimë Juventusi ka zyrtarizuar largimin e argjentinasit duke e falënderuar atë për kontributin e dhënë me fanellën bardhezi.

“Faleminderit Paulo. Dybala mbërriti në Torino si një futbollist i ri, i talentuar dhe tani i jep lamtumirën Juventusit, duke marrë me vete një përvojë të madhe që e ka bërë atë kampionin që është tani. Shtatë vite bardhezi për Paulon, ku zhvilloi 293 ndeshje zyrtare dhe shënoi 115 gola e dhuroi 45 asistime dhe 12 trofe të fituar”.

“Tani karriera e tij do të vazhdojë jashtë Torinos. Këto numra, nëse shqyrtohen në detaje, tregojnë shumë nga historia e përbashkët që kishim ne si klub dhe lojtari”.

“Paulo është në vendin e nëntë në listën e golashënuesve të të gjitha kohërave në historinë e Juventusit në të gjitha garat; ai është golashënuesi i dhjetë më i mirë në Serie A, i treti i të gjitha kohërave për Juventusin në Evropë me 18 gola të shënuar në Ligën e Kampionëve”.

“Dybala është lojtari që ka shënuar më së shpeshti në Allianz Stadium (68 gola) në të gjitha garat dhe është juventini që ka shënuar më së shumti gola nga jashtë zonës (25 gola) në Serie A”.

“Shtatë vitet e përbashkëta nuk përbëheshin vetëm nga gola dhe fitore, por kishte shkrepje aftësish, netë të paharrueshme dhe paraqitjeme cilësi absolute. Dhe për gjithë këtë ne do ta falënderojmë gjithmonë. Fat i mirë, ose duhet të jetë kështu, pafund, Joya”, ka shkruar faqja zyrtare e Juventusit. /Telegrafi/

The post Juventusi përshëndetet me Dybalan dhe falënderon argjentinasin për shtatë vite të paharrueshme appeared first on Telegrafi.

Nëse Interi kompleton edhe tri transferime të tjera pas Lukakus do të ketë një ekip të frikshëm për sezonin e ri

Posted: 30 Jun 2022 01:18 AM PDT

Interi ka kompletuar huazimin e sulmuesit belg Romelu Lukaku nga Chelsea.

Belgu është rikthyer në Giuseppe Meazza pas një viti të kaluar te Chelsea ku nuk arriti të përshtatet.

Gjithsesi përveç Lukakus zikaltërtit synojnë të bëjnë afrime të tjera dhe tanimë kanë marrëveshje personale me Andre Onanan i cili pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Përkundër se pritet të ketë largime të rëndësishme si ai i Stefan De Vrij, Interi përsëri do të duket një skuadër e frikshme sezonin e ri, nëse arrijnë t’i kompletojnë të gjitha transferimet.

Andre Onana në portë, Gleison Bremer në mbrojtje dhe Paulo Dybala në sulm pritet të jenë tre futbollistët e rinj që do t’i bashkohen Interit.

Simone Inzaghi do të përdor një formacion 3-4-1-2, ku në portë do të jetë kamerunasi Onana, derisa mbrojtja do të përbëhet nga Skriniar, Bremer e Bastoni.

Në krahët e mesfushës do të jenë dyshja Robin Gosens e Denziel Dumfries, derisa në qendër Nicolo Barella e Marcelo Brozovic.

Paulo Dybala do t’i mbështet dyshen e sulmit Romelu Lukaku e Lautaro Martinez.

Inzaghi pritet të ketë një skuadër shumë të fortë pasi edhe emra të tjerë do t’i bashkohen Interit si Kristjan Asllani dhe Henrikh Mkhitaryan, derisa Neroazzurët shihen si favoriti kryesor për titullin e kampionit. /Telegrafi/

The post Nëse Interi kompleton edhe tri transferime të tjera pas Lukakus do të ketë një ekip të frikshëm për sezonin e ri appeared first on Telegrafi.

Leeds ka marrëveshje me Chelsean për Raphinhan, lojtari sot mund të vendos se ku do të transferohet

Posted: 30 Jun 2022 12:52 AM PDT

Raphinha është njëri nga emrat më të përfolur këtë afat kalimtar të verës.

Sulmuesi brazilian ka ngjallur interesimin e skuadrave të mëdha evropiane si Chelsea, Arsenal e Barcelona, mirëpo ende nuk është vendosur e ardhmja e tij.

Gjithsesi gjiganti anglez Chelsea është në ‘pole position’ për të nënshkruar me lojtarin, pasi tanimë ka një marrëveshje me Leedsin.

Londinezët kanë arritur marrëveshje me Leeds për transferimin e Raphinhas për një shumë prej 60 milionë euro.

Gjithsesi ende mungon një ‘po’ nga lojtari i cili nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Gjatë ditës së sotme drejtuesit e Chelseat do të kenë një takim me agjentin e futbollistit brazilian Deco ku do t’i dëgjojnë kushtet personale.

Barcelona e Arsenal vazhdojnë të mbetën të interesuara për futbollistin, derisa po monitorojnë situatën e tij. /Telegrafi/

The post Leeds ka marrëveshje me Chelsean për Raphinhan, lojtari sot mund të vendos se ku do të transferohet appeared first on Telegrafi.

Tielemans alternativë për mesfushën e United nëse nuk arrihet De Jong

Posted: 30 Jun 2022 12:17 AM PDT

Frenkie De Jong vazhdon të jetë objektivi kryesor i Manchester United për repartin e mesfushës.

Megjithatë gjiganti anglez përkundër bisesimeve të stërzgjatura me Barcelonën ende nuk ka arritur një marrëveshje.

Daily Star ka raportuar se Djajtë e Kuq mund të heqin dorë nga mesfushori holandez nëse vazhdon Barcelona të kërkojë 100 milionë euro për të.

Në rast se heqin dorë nga De Jong, katalunasit si alternativë të tij e kanë belgun Youri Tielemans që ka treguar formë të lartë viteve të fundit me fanellën e Leicester Cityt.

Tielemans ka pasur paraqitje shumë të mira në edicionin e fundit ku në 50 ndeshje zyrtare ka shënuar shtatë gola e ka asistuar në pesë të tjerë.

Djajtë e Kuq e shohin belgun si alternativën më të mirë për De Jong, pasi edhe trajneri Erik Ten Hag e pëlqen shumë lojën e Tielemans.

Unitedi refuzon idenë e Barcelonës për ta shkëmbyer Maguiren me De Jong Unitedi refuzon idenë e Barcelonës për ta shkëmbyer Maguiren me De Jong

25-vjeçari ka kontratë me Leicesterin deri në verën e vitit 2023 dhe çmimi i tij i largimit është 40 milionë euro.

Gjithsesi lojtari ka kërkuar largimin nga klubi, derisa edhe Arsenali mbetet fuqishëm në garë për të. /Telegrafi/

The post Tielemans alternativë për mesfushën e United nëse nuk arrihet De Jong appeared first on Telegrafi.

Valon Zumberi debuton me ekipin e parë të Hamburgut

Posted: 29 Jun 2022 11:52 PM PDT

Valon Zumberi ka debutuar më në fund me ekipin e parë të Hamburgut.

Klubi i madh gjerman e vlerëson jashtëzakonisht shumë qendërmbrojtësin nga Kosova dhe e ka marrë në fazën përgatitore në Austri.

19-vjeçari konsiderohet si njëri nga mbrojtësit më të talentuar në Gjermani dhe ka një tretman mjaftë të mirë te Hamburgu.

Qendërmbrojtësi kosovar ka bërë debutimin me ekipin e parë të Hamburgut, në një ndeshje miqësore ndaj Hajduk Split që përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Reprezentuesi i Kosovës U21 u inkuadrua në lojë në minutën e 46 duke luajtur komplet pjesën e dytë dhe duke pasur një paraqitje jashtëzakonisht të mirë.

Zumberi ishte lider i Hamburgut në pjesën e dytë, derisa ai këtë vit pritet të ketë hapësira të mëdha në klubin gjerman i cili synon të rikthehet në Bundesliga. /Telegrafi/

The post Valon Zumberi debuton me ekipin e parë të Hamburgut appeared first on Telegrafi.

Bayerni e sheh Hugo Ekitiken si zëvendësuesin e Lewandowskit

Posted: 29 Jun 2022 11:20 PM PDT

Robert Lewandowski ka vendosur tëlargohet nga Bayern Munichu, por një gjë e tillë ende nuk është zyrtarizuar.

Sulmuesi polak ka për qëllim të transferohet te Barcelona, por deri më tani Bayern ka refuzuar ofertat e gjigantit katalunas.

Gjithsesi në Munich janë të bindur se nuk do të mund ta ndalin largimin e polakut dhe tanimë kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e tij.

Sulmuesi i talentuar francez i Stade Reims, Hugo Ekitike po shihet nga drejtuesit e gjigantit gjerman si zëvendësuesi adekuat për Lewandowskin.

Mediat gjermane kanë raportuar se drejtori sportiv Hasan Salihamidzic tanimë ka zhvilluar disa biseda me agjentët e futbollistit dhe është gati ta transferojë atë sapo të largohet Lewa.

20-vjeçari është një nga futbollistët më premtues në Francë, ku sezonin e fundit në 25 ndeshje shënoi 11 gola e dhuroi katër asistime.

Në gjurmët e tijë janë edhe skuadrat tjera të mëdha si Manchester United, PSG, Borussia Dortmund e Newcastle United.

Reims është gati ta shes yllin e skuadrës, por synon që të fitojë 40 milionë euro nga largimi i tij. /Telegrafi/

The post Bayerni e sheh Hugo Ekitiken si zëvendësuesin e Lewandowskit appeared first on Telegrafi.

Lukaku nuk i kursen thumbimet ndaj Chelseat dhe Tuchelit në intervistën e parë pas rikthimit te Interi

Posted: 29 Jun 2022 02:58 PM PDT

Romelu Lukaku e ka dhënë intervistën e parë pas rikthimit te Interi dhe nuk kanë munguar disa thumbime drejt Chelseat dhe trajnerit Thomas Tuchel. Ai i ka quajtur vëllezër bashkëlojtarët zikaltër, derisa ka pohuar se ka pasur kontakte të vazhdueshme me Simone Inzaghin edhe sa luante në Angli.

Sulmuesi belg u largua në verën e kaluar për 113 milionë euro pas suksesit të madh me Nerazzurrët, mirëpo u pendua menjëherë për vendimin e tij, duke qenë se nuk mund ta shfaqte potencialin në taktikat e strategut të Bluve.

"Interi më ka dhënë shumë dhe tash shpresoj të luaj akoma më mirë se herën e kaluar", ka thënë ai në intervistën për faqen e klubit.

Lukaku do ta bartë numrin 90 te Interi, çfarë nënkupton kjo për Dzekon Lukaku do ta bartë numrin 90 te Interi, çfarë nënkupton kjo për Dzekon

"Është si një rikthim në shtëpi. Mendoj se familja ime dhe unë ishim vërtet të lumtur në Milano falë tifozëve dhe bashkëlojtarëve të mi".

"Afeksioni i tifozëve dhe bashkëlojtarëve të mi, por edhe mundësia për të punuar me trajnerin. Kam qenë në kontakt me të gjatë gjithë sezonit të kaluar. Mendoj se trajneri po bën mirë me skuadrën, kështu që unë dua të kontribuoj për të bërë atë që është më e mira për këtë klub", ka deklaruar 29-vjeçari kur është pyetur se çfarë e bindi të kthehej.

"Kam folur pothuajse me të gjithë. I falënderoj të gjithë, sepse doja të kthehesha këtu, por edhe ata bënin përpjekje për rikthimin tim. Më duhet t'i falënderoj, sepse janë si një familje: janë vëllezërit e mi".

Bashkëbisedimi i Lukakut me presidentin e Interit – sulmuesi premtoi shumë gola Bashkëbisedimi i Lukakut me presidentin e Interit – sulmuesi premtoi shumë gola

"Unë nuk jam një lojtar individualist, gjithmonë mendoj për ekipin. Unë dua që Interi të fitojë dhe do të bëj gjithçka që është e mundur si në stërvitje, ashtu edhe në fushë për ta ndihmuar Interin të fitojë".

"Jam i lumtur që jam kthyer këtu. Do të jap gjithçka nga vetja çdo ditë për t'i bërë sërish të lumtur tifozët dhe bashkëlojtarët e mi", ka përfunduar Lukaku. /Telegrafi/

The post Lukaku nuk i kursen thumbimet ndaj Chelseat dhe Tuchelit në intervistën e parë pas rikthimit te Interi appeared first on Telegrafi.

Milani mund ta zëvendësojë Romën në ndeshjen për Trofeun Gamper ndaj Barcelonës

Posted: 29 Jun 2022 02:16 PM PDT

Milani pritet të luajë kundër Barcelonës në Camp Nou në ndeshjen për Trofeun Gamper që zhvillohet më 6 gusht, pas tërheqjes së Romës.

Giallorossët ishin caktuar si kundërshtarë të Blaugranëve për miqësoren tradicionale parasezonale, por papritmas vendosën të tërhiqeshin nga kontrata.

Derisa Barcelona ka kërcënuar se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj klubit nga kryeqyteti i Italisë, Rossonerët pritet ta zëvendësojnë skuadrën nga Serie A.

Media të ndryshme raportojnë se Milani do të luajë në Camp Nou më 6 gusht kundër Barcelonës.

Barcelona e furishme kërcënon me veprime ligjore Romën Barcelona e furishme kërcënon me veprime ligjore Romën

Miqësoret e deritanishme të konfirmuara të kuqezinjve janë ndaj FC Koln (16 korrik), Zalaegerszegi (23 korrik) dhe Olympique Marseille (31 korrik), kurse miqësorja e radhës besohet të jetë ndaj Barcës më 6 gusht. /Telegrafi/

The post Milani mund ta zëvendësojë Romën në ndeshjen për Trofeun Gamper ndaj Barcelonës appeared first on Telegrafi.

Lukaku do ta bartë numrin 90 te Interi, çfarë nënkupton kjo për Dzekon

Posted: 29 Jun 2022 01:41 PM PDT

Romelu Lukaku është rikthyer te Interi nga Chelsea dhe do të qëndrojë i huazuar deri në fund të sezonit 2022/2023.

Zyrtarizimi i sulmuesit belg u bë përmes një videoje të përbashkët me presidentin Steven Zhang në zyrat e klubit.

29-vjeçari ka hequr dorë nga 35 për qind e pagës së tij në mënyrë që të realizohej transferimi.

Interi do t'i paguajë Chelseat tetë milionë euro për huazimin njëvjeçar plus bonuset e lidhur me performancën. Është një huazim i thatë, pra nuk ka opsion e as obligim blerjeje.

Bashkëbisedimi i Lukakut me presidentin e Interit – sulmuesi premtoi shumë gola Bashkëbisedimi i Lukakut me presidentin e Interit – sulmuesi premtoi shumë gola

Pas konfirmimit të transferit, u mësua edhe numri që do ta bartë Lukaku. Ai do ta veshë fanellën me numër 90 dhe kjo nënkupton se Edin Dzeko do të qëndrojë te Nerazzurrët duke bartur numrin 9.

Në postimin e tij në Instagram, Zhang e kishte shtuar hashtagun "90-ta është arma jonë e re" duke iu referuar belgut. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Inter (@inter)

The post Lukaku do ta bartë numrin 90 te Interi, çfarë nënkupton kjo për Dzekon appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more