Skip to main content

Kasata me fruta në shtëpi, receta ideale për ditët e nxehta

Kasata me fruta në shtëpi, receta ideale për ditët e nxehta


Kasata me fruta në shtëpi, receta ideale për ditët e nxehta

Posted: 20 Jun 2022 03:30 PM PDT

Përbërësit:
Fruta të stinës (kivi, luleshtrydhe, boronica, pjeshkë, mango e të tjera) lëng sipas dëshirës (Fanta, Coca-Cola, lëng frutash, Sprite e të tjera)
Përgatitja:
Lajmë frutat, i qërojmë sipas nevojës dhe i ndajmë në copa jo shumë të vogla. Kivit i ndajmë në feta të rrumbullakëta, luleshtrydhet, pjeshkët dhe mangon i ndajmë në
feta.
Mbushim format plot me fruta duke i ngjeshur pak me dorë. Shtojmë pjesëpjesë lëngun, i kontrollojmë format që të jenë të mbushura mirë deri në fund dhe të mos kenë hapësira. U vëmë nga një shkop akulloresh dhe i lëmë në frigorifer në ngrirje për një natë. Nëse nuk keni forma të posaçme, mund të përdorni gota kosi bosh./ Living

Kanceri që injorohet tek gratë e moshës mbi 50 vjeç, ja simptomat paralajmëruese

Posted: 20 Jun 2022 03:23 PM PDT

Studimet e fundit kanë treguar se kanceri i fshikëzës së urinës nuk shfaqet vetëm tek burrat, ai shfaqet po ashtu te femrat mbi 50 vjeç, të cilat për një sërë arsyesh e kapin në fazë më të avancuar.

Ja cilat janë disa nga shenjat paralajmëruese që nuk duhet t'i injoroni:

Gjak në urinë: Gjaku në urinë është ndër simptomat e para të kancerit të fshikëzës. Shumë gra e injorojnë këtë simptomë duke qenë se e lidhin me ciklin menstrual ose menopauzën.

Simptoma të ngjashme me infeksionet urinare: Kanceri i fshikëzës mund të ngatërrohet shpesh me infeksionet e traktit urinar, duke qenë se shumë simptoma janë të ngjashme. Pacientët mund të përjetojnë nevojë të shpeshtë për të urinuar, dhimbje gjatë urinimit, urinim me ndërprerje dhe pamundësi shkarkimi të plotë të fshikëzës, si dhe mosmbajtje të urinës.

Dhimbje të pashpjegueshme: Dhimbja zakonisht fillon të shfaqet në fazë më të avancuar të kancerit të fshikëzës. Pacientët mund të kenë dhimbje në pjesën abdominale ose pelvike. Ata mund të kenë gjithashtu dhimbje të kockave, në rastet kur kanceri fillon të përhapet edhe në pjesë të tjera të trupit. Nëse keni dhimbje në këto pjesë të trupit, konsultohuni me mjekun, sidomos nëse i keni edhe simptomat e ngjashme me infeksionet e traktit urinar.

Mungesë oreksi: Mungesa e oreksit është një simptomë e zakonshme e kancerit, dhe këtu nuk bën përjashtim as kanceri i fshikëzës. Nëse kanceri ka filluar të përhapet ose masa tumorale është rritur, mund të filloni të humbisni peshë ose të ndiheni të lodhur dhe të keni dobësi./ WebMD

Arsyeja pse pjepri nuk duhet shqëruar me asnjë frut tjetër

Posted: 20 Jun 2022 03:15 PM PDT

Pjepri është një nga ushqimet që tretet më lehtë dhe më shpejt. Kombinimi i pjeprit me ushqime të tjera që treten ngadalë shkakton probleme në stomak. Kur pjepri konsumohet me stomak bosh, grimcat e tij lëvizin shumë shpejt në aparatin tretës.

Prandaj ato përçojnë me ritmin e duhur të gjitha vlerat dhe përfitimet shëndetësore.

Por, nëse e hani me ushqime të tjera ose pas ushqimeve të tjera, këto të fundit do të ngadalësojnë tretjen e pjeprit.

Sheqernat tek fruit i pjeprit do të fermentohen në stomak dhe do të kthehen në vatër të baktereve të këqija.

Rezultati do të jetë një stomak i fryrë dhe i mbushur me gazra./ Healthline

 

Si ndikon vapa tek shëndeti i zemrës?

Posted: 20 Jun 2022 03:09 PM PDT

Temperaturat e larta nxisin trupin të djersijë më shumë për të ruajtur temperaturën e brendshme. Kjo do të thotë që organizmi humbet më shumë lëngje se zakonisht dhe një gjë e tillë mund të shkaktojë një rënie të tensionit të gjakut. Një gjë e tillë shkakton vështirësi tek njerëzit që vuajnë nga zemra. Vapa e madhe mund të shkaktojë një barrë të rëndë tek zemra dhe qarkullimi i gjakut. Zemra rreh më shpejt dhe punon më fort të pompojë gjak i cili duhet të qarkullojë sa më pranë sipërfaqes së lëkurës për të përshpejtuar djersitjen.

Gjaku trashet më shumë verë dhe bashkë me ndryshimet në nivelin e kolesterolit, kthehen në faktorë të rrezikshëm për shëndetin e zemrës. Shoqata Amerikane e Zemrës thonë se ekspozimi i vazhdueshëm për dy ditë me rradhë në temperaturat përvëluese të verës mund të rrisë rrezikun e vdekjes së parakohshme si pasojë e një problemi me zemër./ Healthline

 

 

Dietat që ndihmojnë me depresionin, ushqimet që duhet të hani

Posted: 20 Jun 2022 03:02 PM PDT

Fatkeqësisht, nuk ka një dietë specifike që është vërtetuar se lehtëson depresionin. Megjithatë, ndërsa disa plane ushqimore ose ushqime mund të mos ju lehtësojnë simptomat ose t’ju vendosin menjëherë në një humor më të mirë, një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë si pjesë e trajtimit tuaj të përgjithshëm.

Antioksidantët parandalojnë dëmtimin e qelizave

Trupat tanë normalisht prodhojnë molekula të quajtura radikale të lira, por këto mund të çojnë në dëmtim të qelizave, plakje dhe probleme të tjera.

Studimet tregojnë se truri juaj është veçanërisht i rrezikuar. Megjithëse nuk ka asnjë mënyrë për të ndaluar plotësisht radikalet e lira, mund të jeni në gjendje të pakësoni efektin e tyre shkatërrues duke ngrënë ushqime të pasura me antioksidantë, duke përfshirë:

Beta-karoten: kajsi, brokoli, pjepër, karrota, kollade, pjeshkë, kungull, spinaq, patate e ëmbël

Vitamina C: boronica, brokoli, grejpfrut, kivi, portokall, speca, patate, luleshtrydhe, domate

Vitamina E: margarinë, arra dhe fara, vajra vegjetale, embrion gruri

Karbohidratet mund të kenë një efekt qetësues

Karbohidratet janë të lidhura me kimikatin e trurit që rrit humorin, serotoninën. Ekspertët nuk janë të sigurt, por dëshirat për karbohidrate ndonjëherë mund të lidhen me aktivitetin e ulët të serotoninës.

Zgjidhni karbohidratet tuaja me zgjuarsi. Kufizoni ushqimet me sheqer dhe zgjidhni karbohidratet “komplekse” (të tilla si drithërat) në vend të karbohidrateve të thjeshta (të tilla si ëmbëlsira dhe biskota). Frutat, perimet dhe bishtajore gjithashtu kanë karbohidrate dhe fibra të shëndetshme.

Ushqimet e pasura me proteina rrisin vigjilencën

Ushqimet si gjeli i detit, toni dhe pula kanë një aminoacid të quajtur triptofan, i cili mund t’ju ndihmojë të prodhoni serotonin. Mundohuni të hani diçka me proteina disa herë në ditë, veçanërisht kur keni nevojë të pastroni mendjen dhe të rritni energjinë tuaj.

Burime të mira të proteinave të shëndetshme përfshijnë fasulet dhe bizelet, djathin me pak yndyrë, peshkun, qumështin, shpendët, produktet e sojës dhe kosin.

Provoni një dietë mesdhetare për vitaminat B

Një studim spanjoll zbuloi se normat e depresionit prireshin të rriteshin te meshkujt – veçanërisht duhanpirësit – pasi merrnin më pak folate. E njëjta gjë ndodhi me gratë — veçanërisht ato që pinin duhan ose nuk ushtroheshin, por kur merrnin më pak vitaminë B12.

Merrni mjaftueshëm vitaminë D

Receptorët e vitaminës D janë të vendosur në të gjithë trupin, duke përfshirë trurin tuaj.

Një studim i kohëve të fundit kombëtar zbuloi se gjasat për të pasur depresion është më i lartë te njerëzit me nivele të ulëta të vitaminës D. Në një studim tjetër, studiuesit nga Universiteti i Torontos vunë re se njerëzit që kishin simptoma të depresionit, veçanërisht ata me çrregullime emocionale sezonale, kishin tendencë të përmirësohen kur sasia e vitaminës D në trupin e tyre u rrit ashtu siç e prisnit gjatë pranverës dhe verës.

Studiuesit nuk e dinë se sa vitaminë D është ideale, megjithëse shumë mund të shkaktojë probleme me nivelet e kalciumit dhe sa mirë funksionojnë veshkat tuaja.

Zgjidhni ushqime të pasura me selen

Studimet kanë raportuar një lidhje midis selenit të ulët dhe humorit të dobët. Sasia e rekomanduar për selenin është 55 mikrogramë në ditë për të rriturit.

Pra, duhet të kosnumoni ushqimet:

Fasule dhe bishtajore

Mish pa dhjamë (mish derri dhe viçi pa dhjamë, pulë pa lëkurë dhe gjeldeti)

Produkte të qumështit me pak yndyrë

Ushqim deti (molusqe, sardelet, gaforre, peshku i detit dhe peshku i ujërave të ëmbla)

Drithërat integrale (makarona me drithëra integrale, oriz kafe, tërshërë, etj.)

Përfshini acidet yndyrore Omega-3

Studimet tregojnë se njerëzit që nuk hanë shpesh peshk, një burim i pasur i këtyre acideve yndyrore, kanë më shumë gjasa të kenë depresion. Si një përfitim i dyfishtë, Omega-3 janë të mira për zemrën tuaj./ WebMD

Ekzema, ja disa metoda natyrale për lehtësimin e saj

Posted: 20 Jun 2022 02:32 PM PDT

Kompresa me ujë të ftohtë: Për lehtësimin e ekzemës mund të aplikoni kompresa me ujë të ftohtë në zonën e lëkurës që është prekur nga eczema, por që është në fillesat e para të saj. Nëse ekzema ka përparuar shumë kompresat me ujë të ftohtë nuk janë të rekomandueshme. Në këto raste duhet të përdorni kremra ose pomada të rekomanduara nga dermatologu.

Kosi dhe Qumështi: Konsumimi i probiotikëve, qumështi apo kosi ndihmon në një lëkurë të pastër dhe të shëndetshme ndërsa nxit në parandalimin e krijimit të ekzemave.

Vaji i Arrës së Kokosit: Këshillohet të aplikoni vajin e arrë së kokosit në zonën e lëkurës ku keni ekzemën dhe ky vaj do të ndihmojë në lehtësimin dhe largimin e saj.

Disa këshilla:

Përdorni sapunë neutral;

Mos përdorni ujë të nxehtë apo materiale të ashpra për lëkurën.  Pas larjes, lyejeni të gjithë trupin me krem;

Ajroseni shtëpinë rregullisht;

Mbajeni dhomën e gjumit të pastër nga sendet që mbledhin pluhur;

Lyejini duart rregullisht me krem;

Gjatë pastrimit përdorni doreza dhe sigurohuni që zbardhuesit nuk bien në kontakt me lëkurën;

Në dimër, mos vishni rroba leshi, por vetëm pambuku;

Lajini duart me ujë të ngrohtë dhe thajini me peshqir./ Healthline

 

Depilimi me lazer, ja çfarë duhet të dini

Posted: 20 Jun 2022 02:25 PM PDT

Fillimisht duhet të dini se depilimi me lazer është  një procedurë mjekësore që kërkon trajnimin e duhur dhe mbart edhe disa rreziqe të mundshme.

Përpara se të bëni heqjen e qimeve me lazer, duhet të kontrolloni plotësisht kredencialet e mjekut që kryen procedurën. Nëse po planifikoni të depiloheni me lazer, nuk duhet të depiloheni për gjashtë javë përpara trajtimit. Kjo për shkak se lazeri synon të eleminojë rrënjët e qimeve, të cilat hiqen përkohësisht me depilim ose shkulje. Gjithashtu duhet të shmangni ekspozimin në diell për gjashtë javë para dhe pas trajtimit. Ekspozimi në diell e bën heqjen e qimeve me laser më pak efektiv dhe i bën më të mundshme ndërlikimet pas trajtimit. Pak para procedurës, qimet tuaja do të shkurtohen në disa milimetra mbi sipërfaqen e lëkurës. Më pas, rreth 20-30 minuta para procedurës me lazer aplikohet ilaçi mpirës.

Pajisja e lazerit do të gradohet sipas ngjyrës, trashësisë dhe vendndodhjes së qimeve tuaja, si edhe sipas lëkurës suaj.

Gjithashtu do të jetë e nevojshme të mbroni shtresat e jashtme të lëkurës tuaj me një xhel të ftohtë ose pajisje speciale ftohëse.

Më pas, mjeku do të japë një puls drite në zonën e trajtimit dhe do të shikojë zonën për disa minuta për t'u siguruar që trajtimi po kryhet me sukses.

Kur të përfundojë procedura, mund të vendosni pranë zonës së depiluar  pako akulli, kremra apo ujë i ftohtë për të lehtësuar çdo dhimbje.

Ju mund të planifikoni trajtimin tuaj të ardhshëm katër deri në gjashtë javë më vonë.

Përfitimet

Përdorimi i lazerit për heqjen e qimeve të padëshiruara nga fytyra, këmbët, mjekra, shpina, krahu, pjesa e bikinit dhe zona të tjera, ofron disa përfitime si:

Lazari heq në mënyrë selektive qimet e errëta dhe të trasha, duke e lënë lëkurën të padëmtuar.

Kjo teknikë mund të heqë shumë qime në të njëjtën kohë, duke reduktuar kështu edhe kohëzgjatjen e këtij procesi.

Shumica e pacientëve kanë rënie të përhershme të qimeve pas një periudhe prej tre deri në shtatë seancave.

Rreziqet e mundshme

Për një ose dy ditë më pas, zona e trajtuar do të duket sikur është djegur nga dielli. Kompresat e ftohta dhe hidratuesit mund të ndihmojnë.

Nëse keni trajtuar qimet në fytyrë, ju mund të vendosni grim të nesërmen, përveç rastit nëse lëkura juaj ka flluska.

Flluskat janë të rralla, por mund të shfaqen tek njerëzit me ngjyrë më të errët të lëkurës.

Efekte të tjera anësore të mundshme janë ënjtja dhe skuqja.

Dhimbjet e përhershme ose ndryshimet në ngjyrën e lëkurës janë të rralla./ WebMD

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more