Skip to main content

“Dje vizitoi Tiranën, Kryeministrja që po “sfidon” Putinin: E rritur nga nëna lesbike dhe puna në furrë buke” plus 9 more - Gazeta Dita

“Dje vizitoi Tiranën, Kryeministrja që po “sfidon” Putinin: E rritur nga nëna lesbike dhe puna në furrë buke” plus 9 more - Gazeta Dita


Dje vizitoi Tiranën, Kryeministrja që po “sfidon” Putinin: E rritur nga nëna lesbike dhe puna në furrë buke

Posted: 21 Jun 2022 11:57 PM PDT

Kryeministrja e Finlandës u bë kryeministrja më e re në botë pasi mori mandatin në moshën 34-vjeçare në vitin 2019.

Ajo ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për shkak të shkuarës së saj. Ajo u lind në 16 nëntor të vitit 1985 në Helsinki, Finlandë.

Sanna Marin u rri në Pirkkala ku mbaroi shkollën e mesme në vitin 2004. Prindërit e saj u ndanë kur ajo ishte në moshë shumë të re dhe ajo u rri me nënën e saj lesbike dhe partneren e saj.

Në vitet e mëvonshme ajo studio shkenca komunikimi në Universitetin e Tampere (MA, 2017). Në vitin 2020 Marin u martua me Markus Räikkönen, me të cilin u bekua me një vajzë në vitin 2018.

Marin kishte punuar si arkëtare dhe paralelisht edhe në një furrë buke dhe më pas iu bashkua të rinjve të Partisë Social Demokrate në vitin 2006.

Dy vite më vonë ajo kandidoi për një vend në këshillin e qytetit të Tampere. Edhe pse nuk arriti të sigurojë një vend në këshill ajo arriti të përgjidhej në vitin 2012.

Marin e mbajti atë post deri në vitin 2015 dhe dy vite më vonë u zgjodh nënkryetare e parë e socialdemokratëve dhe gjithashtu u rizgjodh në këshillin e qytetit.

Në zgjedhjet parlamentare 2019 ajo ruajti vendin e saj dhe kryeministër u bë Antti Rinne, lideri i socialdemokratëve. Ai emëroi Marin ministër të Transportit dhe Lidhjeve.

Rinne dha dorëheqjen  dhe Marin e zëvendësoi atë në postin e kryeministrit në 10 dhjetor të vitit 2019. Marin ishte gruaja më e re që kishte marrë drejtimin e një qeverie në botë.

Marin konsiderohej si një nga anëtarët më të majtë të partisë dhe admirohej për mendimin e saj të qartë dhe fokusin e saj në politikë.

Tani ajo drejton Finlandën dhe po sfidon Rusinë, duke paralajmëruar se do bashkohet me NATO-n.

Gjë që ka sjellë irritimin e Moskës, që ka kërcënuar Finlandën të mos e bëjë këtë, ndryshe do pendohet.

Dje ajo vizitoi Tiranën, nga ku mori mbështetje për anëtarësimin në NATO.

j.l./ dita

The post Dje vizitoi Tiranën, Kryeministrja që po "sfidon" Putinin: E rritur nga nëna lesbike dhe puna në furrë buke appeared first on Gazeta Dita.

Tërmet i fuqishëm në Afganistan, 250 të vdekur dhe qindra të plagosur

Posted: 21 Jun 2022 11:44 PM PDT

Një tërmet i fuqishëm 6.1 i shkallës rihter ka vrarë të paktën 250 njerëz dhe ka lënë dhjetëra të plagosur në Afganistan, raporton BBC.

Fotot e shpërndara në mediat sociale tregonin njerëz në barela, rrënoja dhe shtëpi të rrënuara në provincën Paktika.

Një zyrtar i qeverisë lokale tha për BBC se numri i të vdekurve prej më shumë se 250 ka të ngjarë të rritet, ndërkohë që më shumë 150 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lëkundjet u ndjenë në më shumë se 500 km në Afganistan, Pakistan dhe Indi, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, cituar nga Reuters.

"Fatkeqësisht, mbrëmë pati një tërmet të fortë në katër rrethe të provincës Paktika, i cili vrau dhe plagosi qindra bashkatdhetarë tanë dhe shkatërroi dhjetëra shtëpi”, shkroi në Twitter zëdhënësi i qeverisë, Bilal Karimi .

"Ne u bëjmë thirrje të gjitha agjencive të ndihmës që të dërgojnë ekipe në zonë menjëherë për të parandaluar katastrofën e mëtejshme."

j.l./ dita

The post Tërmet i fuqishëm në Afganistan, 250 të vdekur dhe qindra të plagosur appeared first on Gazeta Dita.

Europa përballë një tjetër vale të COVID, shtetet që kanë pësuar rritje të rasteve

Posted: 21 Jun 2022 11:34 PM PDT

Disa shtete evropiane po përjetojnë rritje të theksuar të rasteve të reja me COVID-19, teksa ekspertët paralajmërojnë se me heqjen e të gjitha kufizimeve rastet mund të rriten përgjatë verës duke çuar në më shumë vdekje, raporton The Guardian.

Sipas programit shkencor "Our World in Data", mesatarja e vazhdueshme e shtatë ditëve me rastet e reja për milion banorë është në rritje në shtetet si Portugalia, Franca, Gjermania, Spanja, Greqia, Holanda dhe Danimarka.

Portugalia ka përjetuar valën më dramatike, me infeksione për milion në një mesatare shtatë-ditore prej 2,043 të hënën – norma e dytë më e lartë e rasteve të reja në botë.

Në Francë, shifra është rritur nga 224 më 13 qershor në 920 brenda një jave. "Pandemia po përshpejtohet përsëri, pavarësisht motit të ngrohtë", tha Benjamin Davido, një specialist i sëmundjeve infektive në spitalin Raymond-Poincaré jashtë Parisit.

Shkalla shtatë-ditore për milion është më e ulët në Gjermani, duke arritur 715 të hënën.

Greqia po ashtu ka parë rritje, nga 377 për milion më 13 qershor në 681 këtë javë.

Në Itali, infeksionet e reja janë rritur nga 354 për milion në 549 brenda një jave. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë i vendit, tha se rastet ishin rritur për të dytën javë radhazi.

Përqindja e pacientëve të infektuar në njësitë e kujdesit intensiv vazhdoi të bjerë, por vetëm një nga 21 rajonet e Italisë konsiderohet ende rrezik "i ulët", me 14 të klasifikuar si "të moderuar" dhe gjashtë të tjerët si "të lartë" për shkak të numrit në rritje të paralajmërimeve.

j.l./ dita

The post Europa përballë një tjetër vale të COVID, shtetet që kanë pësuar rritje të rasteve appeared first on Gazeta Dita.

Indeksi i EUROSTAT: Ushqimet në Shqipëri, në shtetin më të varfër të Europës kushtojnë njësoj si në BE

Posted: 21 Jun 2022 11:27 PM PDT

Ndonëse Shqipëria është shteti më i varfër në Europë, me prodhimin e brendshëm për frymë që është sa 32% e mesatares së Europës, sipas Eurostat (të dhënat nuk përfshijnë Kosovën), qytetarët e vendit duhet të paguajnë shtrenjtë për blerjen e ushqimeve e pijeve dhe produkteve të tjera, si komunikimi dhe blerja e pajisjeve elektronike e përdorim shtëpiak.

Eurostat ka publikuar indeksin e çmimeve për mallrat dhe shërbimet për vendet e Europës.

Në Shqipëri, çmimet në tërësi janë sa 61% e mesatares europiane. Kjo është përqindja më e lartë nga vendet e rajonit pas Malit të Zi (69%),  por ky i fundit kishte të ardhura sa 47% e mesatares Europiane, nga 32% që e ka këtë tregues Shqipëria.

Më lirë çmimet janë në Turqi (40% e mesatares europiane), Maqedoni e Veriut (51.5), Bosnjë Hercegovinë (55.8), Serbi (59.9).

Kur vjen puna te ushqimet, për të cilat familjet shqiptare kanë peshën më të lartë të shpenzimeve në buxhetin e tyre (rreth 42%, nga 13% që është mesatarja e Bashkimit Europian), çmimet janë pothuajse njësoj si në Europë dhe më të shtrenjtat në rajon.

Indeksi i Eurostat për ushqime, është sa 83% e mësatares europiane, më të shtrenjta edhe se në Mal të Zi (78.3), Ushqimet, në rajon, janë më të lirat në Maqedoninë e Veriut, me 61.4% të mesatares europiane.

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Hungari, Poloni, Rumani, Bullgari.

Të shtrenjta në Shqipëri janë veshjet dhe këpucët, me rreth 96% të mesatares së BE-së.

Më lirë janë restorantet (46% e mesatares së BE-së).

Më i shtrenjtë është komunikimi (108% e mesatares së BE-së).

Më shtrenjtë nga të gjitha kushton blerja e pajisjeve shtëpiake (120%) dhe atyre elektronike (110%)

Pajisjet personale të transportit janë më të shtrenjtat në rajon (86% e mesatares së BE-së).

Monitor

j.l./ dita

The post Indeksi i EUROSTAT: Ushqimet në Shqipëri, në shtetin më të varfër të Europës kushtojnë njësoj si në BE appeared first on Gazeta Dita.

Ditë e frytshme në punë, sot ju pret një takim i papritur

Posted: 21 Jun 2022 11:21 PM PDT

Dashi

Dashuria nuk është pika juaj e fortë këtë të mërkurë, shtyni diskutimet me partnerin për të enjten. Puna është intensive, por ndiheni të kënaqur.

Demi

Ndjenja të përziera që nga fundjava e kaluar, duhet të sqaroni veten në radhë të parë dhe të dini ku jeni. Ditë e plogësht nga pikëpamja e punës.

Binjakët

Ndiheni në harmoni të përsosur me partnerin, gjërat po shkojnë mirë. Puna do ju bëjë krenarë.

Gaforrja

Një takim i papritur pritet të ndodhë këtë të mërkurë, sqaroni nevojat dhe dëshirat që keni, para se të ecni përpara. Kolegët në punë ju vlerësojnë dhe ju respektojnë.

Luani

Mos ju vijë aspak keq për veten nëse një marrëdhënie ka shkuar keq, bota është atje duke pritur për ju. Për të vetëpunësuarit, kjo e mërkurë është një ditë shumë e frytshme.

Virgjëresha

Emocionet ju përshkojnë gjatë gjithë ditës së mërkurë. Pak tension në punë, përpiquni të mos jeni të padisponueshëm.

Peshorja

Miqësinë e ndan një kufi me dashurinë, por sigurisht që kjo nuk është asnjëherë e sigurt. Kujdes nga njerëzit ziliqarë në vendin e punës.

Akrepi

Organizoni një surprizë për partnerin/en tuaj në këtë ditë. Puna po shkon mirë, edhe më shumë kënaqësi do të vijnë në muajin e ardhshëm.

Shigjetari

Ditë e kontrasteve të forta, diçka nuk po shkon siç duhet. Nëse jeni të pasigurt në vendin e punës, me gjasa për vitin e ardhshëm, mund të ketë një promovim ose një shpërblim.

Bricjapi

Një ditë që fillon patjetër me këmbë të mbarë. Mos e neglizhoni biznesin tuaj dhe bëni mirë llogaritë.

Ujori

Ndoshta keni qenë shumë befasues për dikë, në fund të fundit marrëdhëniet në dashuri nuk janë pika juaj e fortë kohët e fundit. Puna vazhdon dhe gjëra të reja po fillojnë.

Peshqit

Ende po mendoni shumë, thjesht duhet të veproni. Puna së shpejti do të japë më shumë kënaqësi.

The post Ditë e frytshme në punë, sot ju pret një takim i papritur appeared first on Gazeta Dita.

Temperaturat rriten deri në 35°C, parashikimi i motit për sot

Posted: 21 Jun 2022 11:17 PM PDT

Territori shqiptar, vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites por pasditja sjell vranësira disi më të dukshme në territor.

Sipas MeteoAlb nuk priten reshje. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të përmirësojnë motin duke bërë që i gjithë vendi të jetë i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës 12°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Elbasanit 35°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgë 2 ballë.

j.l./ dita

The post Temperaturat rriten deri në 35°C, parashikimi i motit për sot appeared first on Gazeta Dita.

Serbia dhe Rusia dominuan furnizimin e Shqipërisë me grurë në pesë muajt e parë të 2022

Posted: 21 Jun 2022 10:19 PM PDT

 

Serbia dhe Rusia e dominuam furnizimin e vendit me grurë në pesë-mujorin e parë të vitit 2022 edhe pse lufta në Ukrainë fillimisht ngjalli frike për bllokimin e furnizimeve.

Edhe pse grosistet po tentojnë të diversifikojnë burimet e furnizimit, duke se çmimi më i ulët vijon të na mbajë të varura nga tregjet ruse dhe serbe.

Të dhënat  zyrtare mbi tregtinë e jashtme tregojnë se 5 mujorin e parë 2022 u importua nga Rusia 27 % të sasisë totale të grurit. Në janar-maj 2022 u importuan në total rreth 105 mijë tonë grurë me rënie 2.7 % në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar, por 74% të importeve ishin nga Serbia dhe Rusia.

Importet e grurit nga Rusia këtë 5 mujor shënuan rënie me 34 % në raport me vitin e kaluar por ato kishin një pozicion të rëndësishëm në importet totale të drithërave me 27%, nga rreth 40% që ishin vitin e kaluar.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se që kur nisi lufta, importet e drithërave që dominohen nga gruri hasën në vështirësi gjatë muajit prill, ndërsa përgjatë majit importet e grurit rus vijuan në sasi normale dhe ishin vetëm 10% më të ulëta se, në majin 2021.

Serbia ishte furnitori më i rëndësishëm i Shqipërisë me drithëra këtë 5-mujor, me rreth 47% të totalit të importeve. Pesha e Serbisë në furnizimet me grurë pësoi rritje, pasi vitin e kaluar në këtë periudhë ato zunë 39% të totalit. Rënia e importeve nga Rusia u zëvendësua me importe te grurit Serb.

i.b. / dita

 

The post Serbia dhe Rusia dominuan furnizimin e Shqipërisë me grurë në pesë muajt e parë të 2022 appeared first on Gazeta Dita.

E quajti Shqipërinë “vend derrash”, prokuroria gjermane hap hetim ndaj oficerit të policisë pas publikimit të videos

Posted: 21 Jun 2022 10:01 PM PDT

 

Policia gjermane ka nisur hetimet ndaj një efektivi që ofendoi me tone raciste një emigrant shqiptar duke iu drejtuar me fjalët: “Shko, kthehu në atë vendin tuaj të derrave”.

Zyra e prokurorit publik në Hesse ka nisur një hetim për këtë rast ndërsa ka kërkuar edhe ndihmën e Tiranës zyrtare për të bashkëpunuar në zbardhjen e të gjithë incidentit duke qenë se shqiptari i prekur nga komentet raciste ndodhet në Shqipëri.

Sipas zëdhënësit të autoritetit hetimor në Giessen, në këtë rast duhet të përfshihen edhe autoritetet shqiptare në mënyrë që të marrin në pyetje shqiptarin për të plotësuar të gjithë elementët e dosjes.

Policia gjermane i është referuar një video e cila u bë publike në media një javë më parë kur një oficer policie në Giessen i cili u përplas me një shqiptar duke lëshuar ndaj tij komente fyese dhe raciste.

Sipas komisariatit të policisë, efektivi është identifikuar. Përveç hetimeve për fjalor racist dhe gjuhë urrejtjeje, ndaj efektivit të policisë gjermane mund të merren masa disiplinore.

Lajmi në mediat gjermane

Sipas prokurorisë publike gjermane, ende është e paqartë se kur ka ndodhur ngjarja, por mendohet të jetë fundi i vitit 2018 ose fillimi i vitit 2019.

Në këtë periudhë shqiptari është ndaluar dhe më pas është deportuar në Shqipëri, shkruajnë mediat gjermane. 

Objekt i hetimit është janë edhe akuzat e shqiptarit, i cili sipas raportimeve në media ka tentuar vazhdimisht të denoncojë oficerin në të kaluarën, por pa sukses.

Nga ajo që njihet deri tani, emigranti ka tentuar të filmojë me celular brenda në komisariat, keqtrajtimin e tij dhe oficeri ka kërkuar t’i marrë telefonin.

Kur emigranti ka refuzuar, efektivi i është drejtuar me fjalët: “Po më bën të dalë nga vetja, shko kthehu në atë vendin tuaj të derrave”.

i.b. / dita

 

The post E quajti Shqipërinë “vend derrash”, prokuroria gjermane hap hetim ndaj oficerit të policisë pas publikimit të videos appeared first on Gazeta Dita.

22 qershor 2022

Posted: 21 Jun 2022 06:01 PM PDT

The post 22 qershor 2022 appeared first on Gazeta Dita.

Draghi në mbështetje të Ukrainës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriu për anëtarësimin në BE

Posted: 21 Jun 2022 02:50 PM PDT

Kryeministri italian Mario Draghi tha se Italia do të vazhdojë mbështetjen ndaj Ukrainës. Në fjalimin e tij në Senat gjatë ditës së sotme, ai foli gjithashtu për zgjerimin e Evropës me vendet e Ballkanit, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas mediave italiane, Draghi më pas trajtoi çështjen e hyrjes së Kievit në Bashkimin Evropian, duke përmendur dhe dy vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Italia dëshiron që Ukraina të anëtarësohet në BE dhe se ajo ka statusin e kandidatit. Italia ishte ndër të parat që e mbështeti këtë pozicion. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në çdo forum ndërkombëtar, i vetëdijshëm se jo të gjitha shtetet anëtare ndajnë këtë qëndrim, por rekomandimi i Komisionit është inkurajues dhe besoj se Këshilli Evropian mund të mbajë një qëndrim konsensual për këtë", tha Draghi.

a.m/dita

The post Draghi në mbështetje të Ukrainës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriu për anëtarësimin në BE appeared first on Gazeta Dita.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more