Skip to main content

“29 qershor 2022” plus 9 more - Gazeta Dita

“29 qershor 2022” plus 9 more - Gazeta Dita


29 qershor 2022

Posted: 28 Jun 2022 05:13 PM PDT

The post 29 qershor 2022 appeared first on Gazeta Dita.

Aksident në aksin Berat-Fier/ Makina përplas për vdekje punonjësin e rrugës, shoferi largohet nga vendngjarja

Posted: 28 Jun 2022 02:48 PM PDT

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksion rrugor Berat-Fier ku makina ka përplasur një këmbësor i cili ka ndërruar jetë në vend.

Viktima është një prej punonjësve që po kryente punimet e rrugës në vendin e quajtur Velmosh.

Ndërkohë që në vendngjarje ka njerëz të shumtë, ambulanca ende nuk ka mbërritur. Ndërsa autori raportohet të jetë larguar nga vendngjarja.

a.m/dita

The post Aksident në aksin Berat-Fier/ Makina përplas për vdekje punonjësin e rrugës, shoferi largohet nga vendngjarja appeared first on Gazeta Dita.

Artan Hoxha: Bandat kanë hapur portale, ja mënyra se si iu vënë gjoba bizneseve

Posted: 28 Jun 2022 02:36 PM PDT

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë, ndërsa ka thënë se organizatat kriminale kanë hapur portale në Shqipëri dhe i përdorin për t'i vënë gjoba bizneseve.

Gazetari theksoi se gjobëvënia është një nga metodat që prodhon para për krimin e organizuar dhe eliminon konkurrencën në treg.

"Gjobëvënia është një nga krimet më shqetësuese sidomos ndaj biznesit të ndershëm. Është një nga metodat që prodhon para për krimin e organizuar. Eliminon konkurrencën në treg.

Ajo lista e 100 tatimpaguesve, sa herë që del, kur shkon te Ministria e Financave, një kopje shkon për dijeni edhe këtyre. Grupet kriminale kanë patur informacion që biznesi x sapo mori TVSH-në e rimbursueshme për shembull. Nuk të vënë gjobë një shumë që nuk e paguan dot. Është fenomen që nuk e lufton dot vetëm me policinë që kemi ne. Duhet strukturë tjetër.

Ku është kryesisht e përqendruar gjobëvënia?

Zona më e madhe është zona Tiranë-Durrës. Janë bizneset më të mëdha dhe mundësia më e madhe për të paguar. Nëse godet në autostradë dhe i mitrolon fasadën prej xhami do të paguajë ai, se vetëm një makinë aty bën 200 mijë euro… Edhe policia nuk ta zgjidh dot. Problematika tjetër, që ka shoqëruar gjobëvënien, ka qenë vrasja.

Është natyrë krimi, ka momente uljeje, ka momente aktivizimi, në varësi të situatës së rendit në vend. Nëse situata është më e fortë, gjobat vijnë më poshtë. Pastaj ka gjoba që të marrin makinën, shtëpinë, pronën, ka plot", deklaroi gazetari në emisionin "Të Pakespozuarit".

"Sot kam vënë re se organizatat kriminale kanë hapur portale. I kanë të vetat. Sheh për shembull bombardim të një institucioni, Drejtoria i Tatimeve, Ministria e Financave, pastaj mbaron dhe pushon. Kur i kërkon hiqen lajmet, nuk i gjen dot më lajmet", deklaroi Hoxha në emisionin "Të Pakespozuarit".

a.m/dita

The post Artan Hoxha: Bandat kanë hapur portale, ja mënyra se si iu vënë gjoba bizneseve appeared first on Gazeta Dita.

Marrëveshja mes Turqisë, Finlandës e Suedisë, Biden: Forcon NATO-n dhe sigurinë kolektive!

Posted: 28 Jun 2022 02:24 PM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, reagon pas vendimit të Turqisë për të hequr veton dhe për t'i hapur rrugën anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Në një postim në "Twitter", Presidenti Biden përgëzon të trija vendet për arritjen e një marrëveshjeje, që sipas tij, do të forcojë aleancën dhe do të forcojë sigurinë kolektive.

"Urime Finlandës, Suedisë dhe Turqisë për nënshkrimin e një memorandumi trepalësh – një hap vendimtar drejt një ftese të NATO-s për Finlandën dhe Suedinë, e cila do të forcojë aleancën tonë dhe do të forcojë sigurinë tonë kolektive – dhe një mënyrë e shkëlqyer për të filluar samtin", shkroi Biden në Twitter.

I lumtur me marrëveshjen u shpreh edhe kryeministri britanik Boris Johnson.

a.m/dita

The post Marrëveshja mes Turqisë, Finlandës e Suedisë, Biden: Forcon NATO-n dhe sigurinë kolektive! appeared first on Gazeta Dita.

Aksident në Shkodër, përplasen tre automjete, dy persona të plagosur

Posted: 28 Jun 2022 02:08 PM PDT

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Shkodrës, ku tre automjete u përplasën mes tyre në lagjen 'Xhabije'.

Si pasojë e përplasjes u plagosën dy persona. Ndërsa mjetet pësuan dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila normalizoi trafikun dhe administroi provat për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

a.m/dita

The post Aksident në Shkodër, përplasen tre automjete, dy persona të plagosur appeared first on Gazeta Dita.

I riu shqiptar vret turkun në Gjermani, policia: Çmim i lartë për “kokën” e tij

Posted: 28 Jun 2022 01:51 PM PDT

Një i ri shqiptar ka vrarë një shtetas turk në Gjermani mbrëmjen e së hënës në Kiel. Sipas mediave gjermane Fisnik Hoxha ka qëlluar disa herë mbi një 31-vjeçar në rrugën Gustav-Schatz-Hof.

Ai vdiq në spital pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme për reanimim. Sipas hetimeve të mëparshme nga prokuroria publike dhe policia kriminale e Kielit, 23-vjeçari Fisnik Hoxha është i dyshuar.

Prokuroria publike në Kiel ka ofruar një shpërblim prej 3000 eurosh për informacione që çojnë në arrestimin e autorit. Kushdo që e sheh të dyshuarin Fisnik Hoxha të lajmërojë menjëherë policinë në 110. Autori mund të jetë i armatosur.

Policia ju bën thirrje qytetarëve që të mos flasin me të dyshuarin nëse e shohin. Hoxha mund të jetë i armatosur. Po ashtu, në bazë të rezultateve të hetimeve të deritanishme, sipas policisë dhe prokurorit publik nuk ka rrezik për publikun.

a.m/dita

The post I riu shqiptar vret turkun në Gjermani, policia: Çmim i lartë për "kokën" e tij appeared first on Gazeta Dita.

PANDEMIA/ “Brezi COVID” i studentëve në krizë të shëndetit mendor

Posted: 28 Jun 2022 01:37 PM PDT

Pandemia ka pasur pasoja të qëndrueshme në shëndetin mendor të "brezit COVID" të studentëve.

Ka përkeqësuar shkallën e ankthit, depresionit dhe vetëdëmtimit, duke rezultuar në një "rritje të konsiderueshme" të të rinjve që luftojnë në universitet.

Universitetet në Mbretërinë e Bashkuar kanë raportuar se më shumë studentë po përjetojnë probleme të shëndetit mendor pas pandemisë dhe se kjo pritet të vazhdojë.

Presidentja e Unionit Kombëtar të Studentëve (NUS), Larissa Kennedy, ka thënë se është "thellësisht e shqetësuar" nga kriza e shëndetit mendor të studentëve.

Sipas saj, kjo situatë "po përkeqësohet", siç ka nxjerrë edhe një studim i NUS që sugjeron se "shumica e studentëve janë të ngarkuar nga ankthi".

Po ashtu hulumtimet nga shoqata e shëndetit mendor Humen kanë sugjeruar se mbi dy në pesë studentë (41%) nuk mendonin se institucioni i tyre parandalonte shfaqjen e problemeve.

Gati gjysma e tyre (47%) kanë thënë se vështirësitë e shëndetit mendor kishin një ndikim negativ në përvojën e tyre universitare, ndërsa një e treta nuk dinin se ku të shkonin për të kërkuar ndihmë.

Sipas Kennedy, betejat e studentëve janë shkaktuar nga presioni i provimeve të kombinuara me krizën e kostos së jetesës.

Ajo ka drejtuar thirrje për më shumë fonde për të futur "qendra të hershme të mbështetjes" që do të "parandalonin mijëra njerëz që të arrinin pikën e krizës".

Qeveria, javën e kaluar, njoftoi tre milionë paund financim për të mbyllur hendekun midis shërbimeve mjekësore dhe shërbimeve të shëndetit mendor universitar.

Ekspertja e shëndetit mendor, Dominique Thompson, ka thënë se profesionistët kanë parë "një rritje të konsiderueshme" të studentëve që paraqiteshin me çrregullime të të ngrënit, ankth, vetmi dhe vetëdëmtim.

Ajo ka treguar se brezi i ri është "ndikuar tmerrësisht shumë" nga pandemia dhe bllokimi, dhe ka nevojë për ndihmë për të "rindërtuar aftësitë sociale, për t'u siguruar për aftësitë akademike dhe për t'u mbështetur emocionalisht".

Sidomos studentët me ngjyrë, aziatikët apo pakicat etnike.

Një zëdhënës i Universiteteve në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se universitetet i kanë shtuar përpjekjet e tyre për të mbështetur studentët në reflektim të pandemisë së vështirë që ata kanë pasur.

Për zëdhënësin, ky është një prioritet i përbashkët me shërbimet mjekësore dhe qeverinë.

Nga ana tjetër, universitetet po ushtrojnë presion për të siguruar "financim të qëndrueshëm".

Marrë nga "The Guardain", përshtatur për "Albanian Post".

a.m/dita

The post PANDEMIA/ "Brezi COVID" i studentëve në krizë të shëndetit mendor appeared first on Gazeta Dita.

SHBA-ja vendos sanksione të tjera ndaj Moskës, bllokon importin e arit rus

Posted: 28 Jun 2022 01:23 PM PDT

Uashingtoni bëri të ditur të martën hapat që do të ndërmerren për të zbatuar sanksionet e reja ndaj Rusisë, siç u ra dakord nga krerët e G7-s, të cilat synojnë industrinë e mbrojtjes të Moskës dhe duke ndaluar importet e arit nga vendi.

Lëvizjet e fundit “godasin në zemër të aftësisë së Rusisë për të zhvilluar dhe vendosur armë dhe teknologji të përdorura për luftën brutale dhe agresionin e Vladimir Putinit kundër Ukrainës”, tha në një deklaratë Departamenti Amerikan i Thesarit.

Sanksionet synojnë kompaninë shtetërore "Rostec" dhe industri të tjera kritike për sektorin e mbrojtjes, si dhe njësitë ushtarake dhe oficerët e implikuar në abuzimet e të drejtave të njeriut në Ukrainë, thuhet më tej në deklaratën e Thesarit Amerikan të Shtetit.

Sanksionet perëndimore, si pasojë e luftës, kanë nxitur kompanitë e huaja të largohen nga Rusia, duke ndaluar tregtinë dhe lidhjet financiare të vendit me pjesën tjetër të botës. Megjithatë, Rusia të sigurojë fitime të mëdha nga shitja e naftës dhe gazit.

Samiti tre-ditor i liderëve të G7-s, është zotuar të mbajë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe të intensifikojë presionin ndërkombëtar ekonomik dhe politik ndaj Presidentit Vladimir Putin dhe mbështetësve të tij.

Zyrtarët thënë gjatë samitit se liderët e ekonomive të mëdha po punojnë për të vendosur një kufi të çmimit të naftës ruse, për të rritur tarifat për mallrat ruse dhe për të vendosur sanksione të tjera, megjithëse nuk u arrit një marrëveshje përfundimtare në Gjermani dhe priten diskutime të mëtejshme përtej samitit.

a.m/dita

The post SHBA-ja vendos sanksione të tjera ndaj Moskës, bllokon importin e arit rus appeared first on Gazeta Dita.

Shqipëria fiton medalje ari në Lojërat Mesdhetare, mundësi Zelimkhan Abakarov shpallet kampion (VIDEO)

Posted: 28 Jun 2022 01:11 PM PDT

Shqipëria ka fituar medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare "Oran 2022" që po mbahen në Algjeri. Mundësi Zelimkhan Abakarov është shpallur kampion në peshat 65 kg në stilin e lirë.

Abakarov bëri një ndeshje fantastike në finale, teksa e dominoi tërësisht sfidën kundër egjiptianit Yehia Hafez dhe triumfoi me rezultatin 11-0, duke marrë medaljen e arit.

Kështu suksesi i parë kuqezi në Oran mban firmën e sportit të mundjes. Zelimkhan Abakarov siç dihet është një sportist nga Çeçenia, i afruar nga Federata Shqiptare e Mundjes dhe i pajisur me pasaportë shqiptare disa muaj më parë.

a.m/dita

The post Shqipëria fiton medalje ari në Lojërat Mesdhetare, mundësi Zelimkhan Abakarov shpallet kampion (VIDEO) appeared first on Gazeta Dita.

Drejt rikthimit të maskave? Ministri federal i Shëndetësisë: “Në dimër duhet të llogarisim një valë të rëndë COVID!”

Posted: 28 Jun 2022 12:55 PM PDT

Vala e re e pandemisë në vjeshtë duhet të luftohet me vaksina të reja. Duhet të ketë edhe bashkëpunim më të mirë dhe masa të mëtejshme mbrojtëse.

"Në vjeshtë dhe dimër duhet të llogarisim me një valë të rëndë të virusit Corona",deklaroi ministri federal i Shëndetësisë Karl Lauterbach pas një konference dyditore me ministrat e landeve. Drejtuesit e departamenteve do të takohen sërish në fillim të korrikut për të diskutuar masat specifike mbrojtëse në vjeshtë.

Shumica në Gjermani mendon se në vjeshtë dhe dimër duhet të mbahen maskat në ambiente të mbyllura. 77 përqind e personave mbi 65 vjeç janë shprehur në favor të kësaj mase, në një anketë të bërë nga ARD. Ndërsa 48 përqind e personave të moshës 18 deri në 34 vjeç e mbështesin këtë ide. Maskat për momentin janë të obligueshme vetëm në transportin publik.

Testet

Një pjesë e madhe e politikës gjermane për Coronën po rrotullohet aktualisht rreth testeve falas të qytetarëve, të cilat do të ndërpriten në fund të këtij muaji. Aktualisht ekziston ende e drejta për të paktën një test antigjen falas në javë në vendet e testimit nga personel i trajnuar pa arsye ose simptoma. Ende nuk është e qartë se si do të vazhdojnë gjërat nga korriku. Kur bëhet fjalë për financimin e testeve, landet janë të mendimit se këtë duhet ta bëjë qeveria federale.

Një fushatë e re vaksinimi është planifikuar për në vjeshtë. Në studimet aktuale, ka prova në rritje se vaksinimi i katërt për njerëzit mbi 60 vjeç është me përfitim të madh, tha Ministri i Shëndetësisë Lauterbach. Vaksina më e mirë duhet të vihet në dispozicion për të gjithë që duan të vaksinohen.

Valneva është e re, Novovax për njerëzit mbi moshën dymbëdhjetë vjeç

Agjencia evropiane e barnave EMA ka dhënë ndërkohë dritën jeshile për përdorimin e vaksinës kundër Coronës nga kompania franko-austriake Valneva. Vaksina Valneva përdor teknologji të ngjashme me vaksinat klasike të gripit, duhet të ruhet në frigoriferë normalë dhe mund të përdoret tek personat e moshës 18 deri në 50 vjeç. Kjo do të thotë se tani në përdorim në BE janë gjashtë vaksina kundër virusit Corona.

Me vaksinën nga prodhuesi amerikan Novavax, në të ardhmen mund të vaksinohen edhe fëmijët nga mosha 12 vjeçare. Ekspertët e EMA-s kanë rekomanduar tani zgjerimin e lejes. Vaksina është lejuar tashmë në BE për njerëzit mbi 18 vjeç dhe, sipas studimeve, ka një mbrojtje ndaj infeksionit prej rreth 80 përqind.

20 milionë të shpëtuar nga vdekja

Studiuesit kanë llogaritur se sa vdekje janë evituar nga vaksinimi. Sipas tyre, vaksinat kanë parandaluar pothuajse 20 milionë vdekje nga COVID-19 në mbarë botën vetëm në vitin e parë.

Ekspertët thonë se vaksinat e kanë përgjysmuar numrin e vdekjeve të pritura. Kështu shkruajnë studiuesit në Kolegjin Imperial të Londrës në revistën "Lancet Infectious Diseases". Por shpërndarja e padrejtë e vaksinave po reflektohet edhe në këtë çështje, sepse vendet më të pasura kanë përfituar dukshëm më shumë se ato më të varfrat.

Infektimi vullnetar është gabim total!

Christian Drosten, Drejtor i Institutit për Virologjinë në Berlin Charité, paralajmëron kundër infektimit të qëllimshëm me virusin Corona gjatë verës. Duhet të vazhdohet të shmanget sa më shumë që të jetë e mundur, edhe për shkak të rrezikut nga pasojat afatgjata të Covid-it", tha Drosten në një intervistë për "Spiegel". Rekomandimi për infeksion, i cili aktualisht po përhapet në Twitter, është "një nonsens total": "Në verë nuk mund të infektohen aq shumë njerëz, saqë të mbahet numri i ulët i infektimeve me Corona në dimër".

Drosten ka frikë se numri i rasteve të të infektuarve në shtator do të jetë përsëri shumë i lartë. Sepse, siç pritej, virusi BA.5 është tani mbizotërues në Gjermani. Sipas raportit javor nga Instituti Robert Koch (RKI), nga ky lloj virusi infektohen aktualisht në Gjermani mbi 50 përqind e personave të sëmurë.

BE bie dakord për më shumë bashkëpunim

"Varianti BA.5 është thjesht shumë më i transmetueshëm, ndërkohë që tani njëkohësisht shumë njerëz janë duke e kaluar fazën e mbrojtjes nga vaksinat", paralajmëron Drosten. Në vende të tjera mund të shihet se me rritjen e numrit të të infektuarve, po rriten edhe shifrat e trajtimeve në spital dhe të vdekjeve.

Në krizat shëndetësore si pandemia Corona duhet të ketë bashkëpunim shumë më të ngushtë në nivel të BE-së në të ardhmen. Negociatorët nga shtetet e BE-së dhe Parlamenti Evropian kanë rënë dakord për rritjen e bashkëpunimit përtej kufijve kombëtarë të shteteve anëtare. Për këtë qëllim, Komisioni i BE-së duhet të jetë në gjendje për herë të parë të shpallë një emergjencë shëndetësore në mbarë BE-në dhe në këtë mënyrë të shkaktojë një qasje të koordinuar, për shembull, për blerjen dhe ruajtjen e mallrave të rëndësishme. /DW

a.m/dita

The post Drejt rikthimit të maskave? Ministri federal i Shëndetësisë: "Në dimër duhet të llogarisim një valë të rëndë COVID!" appeared first on Gazeta Dita.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more