Skip to main content

Trupi i pajetë i Bujar Nishanit mbërrin në Shqipëri të martën

Trupi i pajetë i Bujar Nishanit mbërrin në Shqipëri të martën


Trupi i pajetë i Bujar Nishanit mbërrin në Shqipëri të martën

Posted: 29 May 2022 12:09 PM PDT

Trupi i pajetë ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani do të mbërrijë në Shqipëri të martën. Ish-kryetari i shtetit ndërroi jetë ditën e djeshme në një spital në Gjermani, ku ishte i shtruar prej një muaji.

Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton se Nishanit do t'i kryhen të gjitha nderimet e fundit në një ceremoni shtetërore. Ai ishte presidenti i 6-të i Shqipërisë post komuniste.

Nishani po kurohej në spitalin universitar Charite në Berlin. Ai u shtrua fillimisht në spitalin "Shefqet Ndroqi" në Tiranë, pasi kishte kompliacione të post Covid. Ish-presidenti u dërgua për mjekim më të specializuar, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar. Bujar Nishani dha frymën e fundit dje.

Në karrierën e tij politikë ai njihej për gjuhën e kujdesur dhe maturinë. Bujar Nishani ishte një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike.

Ai ka mbajtur disa poste të rëndësishme si deputet, ministër dhe kryetar i Këshillit Kombëtar në selinë blu. Në vitin 2012, Nishani u zgjodh president. Ndërsa së fundmi ai ishte anëtar i Komisionit të Rithemelimit.

Tifozi i veçantë i Trepçës nuk përmbahet dot, shpërthen në lot pas fitores ndaj Yllit

Posted: 29 May 2022 12:07 PM PDT

Trepça shënoi fitore ndaj Golden Eagle Yllit në ndeshjen e tretë finale, për mbajtur gjallë shpresat për titull.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive "13 Qershori" ka përfunduar me rezultatin 55:58, shkruan Gazeta Express.

Të pranishëm në Suharekë ishin edhe tifozët nga Mitrovica, "Torcidat".

Në mesin e tyre ishte edhe një djalosh, i cili mori vëmendjen e thuajse të gjithëve.

Ai u pa duke qarë në fundin e ndeshjes. Padyshim se lotët ishin gëzimi, pasi skuadra e tij e zemrës shënoi fitore.

Edhe pse lotët e tij nuk ndaleshin, djaloshi në fjalë nuk e ndali këngën për Trepçën.

Ndryshe, mes Yllit dhe Trepçës tani do të zhvillohet edhe ndeshja e katërt e serisë finale, në palestrën "Minatori".

Seria finale tani është 2:1 në të mirë të skuadrës nga Suhareka. /Gazeta Express/

Velipoja çel sezonin, kryetari i Shkodrës thirrje kosovarëve të kalojnë pushimet atje

Posted: 29 May 2022 12:03 PM PDT

Bashkia e Shkodrës çeli sot zyrtarisht sezonin turistik veror duke garantuar kushte shumë të mira për pushuesit vendas dhe të huaj. Sipas traditës së krijuar, Velipoja është plazhi ku përqendrohem aktivitetet për çeljen e sezonit veror.

Bashkia e Shkodrës garanton pastërtinë e plazhit dhe ruajtjen e pastërtisë së detit, pastaj rëra kurative dhe mikpritja janë ana tjetër e medaljes që tërheqin mijëra e mijëra pushues çdo vit.

Këto cilësi e kanë kthyer Velipojën në plazhin më të preferuar e frekuentuar jo vetëm nga shkodranët, por edhe nga shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, si dhe turistëve të huaj nga vende të ndryshme të Europës.

Çelja zyrtare e sezonit u parapri nga një përgatitje intensive nga Bashkia e Shkodrës, me synim krijimin e kushteve optimale për pushuesit, të cilët në fakt, frekuentojnë Velipojën gjatë gjithë vitit.

Duke patur turizmin si një nga prioritetet kyçe për fuqiziminekonomik të shkodranëve dhe punësimin e të rinjve, kryetari i Bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia ka ndjekur vetë të gjitha përgatitjet e bashkisë për të përmirësuar shërbimet publike gjatë sezonit.

Kryebashkiaku Spahia vuri në dukje se pastërtia maksimale dhe hapësirat publike janë në vëmendjen kryesorë të Bashkisë për të siguruar pushime sa më komode për turistët.

Bashkia e Shkodrës është kujdesur që Velipoja, me hapësirat publike, të kthehet në një plazh që ofron aktovotete sportive-argëtiese. Disa prek tyre u demonsteuan edhe sot, së bashku me disa koncerte të organizuara nga Bashkia.

Shkodra është ndër të paktat bashki që, në pak kilometra katrorë, ofron turizmin detar, liqenor, lumor, malor, si dhe atë kulturor elitar, i përfaqësuar me disa muzè në qytet, si dhe sitet arkeologjike. Velipoja, Thethi, Shiroka, Zogaj, Lumi i Shalës janë disa nga atraksionet turistikë që janë të arritshme gjatë gjithë vitit, por veçanërisht në verë, kthehen në pika të rëndësishme referimi për turizmin.

Ankohen turistët: Çmimet në Ksamil tejet të larta, rrugët me gropa

Posted: 29 May 2022 11:49 AM PDT

Ksamili, një nga destinacionet tërheqëse dhe me çmimet më të larta në bregdetin e Jugut nuk ofron atë për të cilin paguajnë turistet. Këta të fundit janë përballur me rrugë gjithë gropa e mbetje nëpër qytet e plazh.

Vera është në prag por Ksamili ende nuk është gati të presë turistët.

I njohur si një nga destinacionet tërheqëse të Jugut, por edhe me çmimet më të larta të zonës, duket se infrastruktura rrugore nuk i përgjigjet fluksit turistik.

Rrugët që të çojnë drejt plazheve janë gjithë gropa.

Disa prej tyre nuk janë shtruar ende, duke krijuar vështirësi në lëvizje.

Panorama aspak e këndshme nuk i ka shpëtuar syrit të vizitorëve.

"Jam nga Spanja, kemi shëtitur gjithë rivierën sdhqiptare dhe është e bukur. Më pastër nga çfarë e kisha imagjinuar. Është maji dhe Ksamili është i qetë.Tani nuk ka shumë njerëz, por me siguri më vonë pastrimi do të jetë një problem. Rruga është në rregull por unë imagjinoj më shumë turistë në verë. Infrastruktura nuk është e mjaftueshme."

Në jug turistët thonë se rrugët janë të rrezikshme.

"Ksamili është i mrekullueshëm por rruga është shumë e keqe. Dje ishim në Syrin e Kaltër dhe rruga për atje ishte e rrezikshme."

Për banorët rezidentë shqetësim përbën mungesa e sinjalistikës.

"Viza të bardha nuk ka, ecin çunat e rinj si të tërbuar. Jemi pleq, kemi frikë. Dhe vetë hutohemi, jo fëmijët e vegjël".

Për problemet që ndeshin gjatë gjithë vitit e veçanërisht gjatë sezonit i janë drejtuar Bashkisë, por zgjidhje nuk kanë marrë.

"Pse mos të ketë sinjalistikë dhe të jetë policia rrugore. Vjet dhe parvjet kanë ardhur, sivjet nuk po i shohim dhe pse sezoni ka filluar."

Në Ksamilin turistik shqetësim janë edhe mbetjet urbane që nuk pastrohen vazhdimisht. /oranews/

Trepça hap konkurs për 180 vende të lira për punë praktike

Posted: 29 May 2022 11:39 AM PDT

Zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj, ka bërë të ditur se ndërmarrja publike Trepç Sh.A ka bërë thirrje për punë praktike.

Sipas Arifajt, puna praktike do të bëhet në tri grupe, ku secili grup do të t'i ketë 60 praktikantë me kohëzgjatje prej 6 muajsh.

"Kujtojmë se si Qeveri e Kosovës jemi të interesuar dhe jemi duke punuar që sa më shpejt ta kthejmë Trepçën në ndërmarrje profitabile, që do të ndihmoj në rritjen e punësimit dhe të kontribuoj në zhvillimin e vendit", ka shkruar Arifaj.

Detajet për aplikim për punë praktike mund t'i gjeni duke klikuar KËTU

Edhe një vend konfirmon rastin e parë të lisë së majmunit

Posted: 29 May 2022 11:37 AM PDT

Meksika sot konfirmoi rastin e parë të konfirmuar të lisë së majmunëve në vend.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëssekretari i shëndetësisë së Meksikës, Hugo Lopez-Gatell, shkruan The Sun.

Lopez-Gatell bëri të ditur se pacienti ishte një 50-vjeçar, banor i Nju Jorkut, i cili po trajtohet në Mexico City.

"Ka mundësi të jetë infektuar në Holandë," tha Lopez-Gatell, duke shtuar se pacienti është izoluar dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Vdes ish-luftëtari i UÇK-së

Posted: 29 May 2022 11:34 AM PDT

Ka vdekur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nezir Neziri.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

"Bashkë në luftë dhe në paqe. Jeta jote kaloi në rrugën e lavdisë dhe sakrificave. Përgjithmonë në kujtimin tonë, Nezir!", ka shkruar Haradinaj.

“Sa dhimbje më dha lajmi që nuk më paske prit”, letra e Hysni Gucati për vdekjen e babait

Posted: 29 May 2022 09:11 AM PDT

Hysni Gucati nga Haga ka shkruar një letër me rastin e vdekjes së babait të tij, Avdullah Gucati.

Letrën e ka publikuar në Facebook, djali i Hysni Gucatit, Musliu, raporton Indeksonline.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Letër nga Hysi me rastin e vdekjes së Gjyshit

Babë sot nuk i paske prit shokët si çdo herë tjetër

Me thanë që portreti ytë i priti të dera,

të ajo derë e shpisë që sditi kurrë me u mbyll

Që edhe Kur kulluan gjak plagët bashkë i kemi ndrydhë,

Unë plagët e tua e ti plagët e mia

Duke qesh  me thojshe kështu bir e don liria

Shumë herë Shokve  ni fjalë jau ke thanë

Ta kisha plumbin që ka Hysi në trup

Kurrë nuk e  kisha larguar, kujtim të lirisë e kisha lanë

Eh ta kisha ditë që ky plumb nuk me dha aq dhimbje

Sa dhimbje me dha lajmi që nuk me paske prit

Të kisha shok lufte shok shpirti e shok lirie

Pusho Babë në amshim larg çdo padrejtësie.

Ndarja nga jeta e Nishanit, mbesa Beniada mesazh prekës: Jeton në zemrat tona…

Posted: 28 May 2022 03:57 PM PDT

Ish-banorja e Big Brother VIP dhe njëkohësisht mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani, Beniada Nishani ka shprehur ngushëllimet për humbjen e xhaxhait të saj.

Në një postim në rrjetet sociale ka ngushëlluar dhe vajzën e ish-Presidentit, Fiona.

'Askush nuk vdes në tokë për sa kohë jeton në zemrën e atyre që mbeten. Fiona Nishani, zemra ime është me ty,'- shkruan Beniada Nishani.

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ndërroi jetë të shtunën në Gjermani, ku po trajtohej për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Ish presidenti Nishani vuante prej kohësh nga një sëmundje auto-imune dhe gjendja e tij u rëndua nga pasojat e COVID-19.

Bujar Nishani shërbeu si president i Shqipërisë nga viti 2012 deri në vitin 2017.

I lindur në Durrës më 29 shtator të vitit 1966, ai mbaroi studimet në Akademinë Ushtarake "Skënderbeu" në Tiranë, në vitin 1988. Në vitin 1996 përfundoi studimet pasuniversitare në Kaliforni, ndërsa në vitin 2004, përfundoi studimet për Jurisprudencë në Universitetin e Tiranës. Një vit më pas mori titullin "Master", në Studimet Evropiane në këtë universitet.

Zyrtar i lartë i Partisë Demokratike ai shërbeu si ministër i Mbrojtjes, ministër i Drejtësisë dhe ministër i Brendshëm para se të zgjidhej president.

Shembet muri i stadiumit në Mitrovicë

Posted: 28 May 2022 03:32 PM PDT

Është shembur muri i stadiumit i klubit Trepça '89 në Mitrovicë.

Shembja e murit ka ndodhur gjatë ditës së sotme.

Shembja e tij pengoi edhe makinat në rrugë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more