Skip to main content

Shpellat mes atraksionit dhe rrezikut të shkatërrimit

Shpellat mes atraksionit dhe rrezikut të shkatërrimit


Shpellat mes atraksionit dhe rrezikut të shkatërrimit

Posted: 12 May 2022 07:22 AM PDT

Eglantina Bardhi

Shpellat konsiderohen asete të rëndësishme për vlerat natyrore, historike, kulturore, religjioze dhe turistike që mbartin. Ato janë një burim natyror kompleks në ekonominë turistike të çdo vendi. Shpellat janë pjesë e turizmit natyror që është në gjendje të tërheqë turistë. Nga ana tjetër, shpellat janë shumë të rëndësishme edhe për banorët e zonës në të cilat ndodhen pasi zhvillimi i turizmit ndikon në përmirësimin e mirëqënies sociale dhe ekonomike të komunitetit pritës dhe gjithashtu në ruajtjen e biodiversitetit dhe mjedisit. Mbi 5.000 shpella në të gjithë botën fuksionojnë si atraksione turistik dhe të ardhurat nga ky lloj turizmi vlerësohen në rreth 2 miliardë dollarësh.

Shqipëria ka shumë shpella me potenciale të pasura për zhvillimin e turizmit, edhe pse pas viteve '90 këto gjeomonumente, në mënyrë të veçantë shpellat karstike, pësuan dëmtime të mëdha. Në Shqipëri janë rreth 2000 shpella të identifikuara dhe listuara, por vlerësohet që numri i tyre të jetë disa herë më i madh. Megjithatë deri në vitin 2013 në listën e monumenteve natyrore ndodheshin 73 shpella. Megjithatë kjo pasuri kombëtare ende fle dhe vetëm një ndërhyrje shumëplanëshe ku përfshihen institucionet qendrore dhe lokale, agjensitë turistike, organizatat ambietaliste dhe vetë komuniteti mund ta zgjojë dhe kthejë atë në aset të vërtetë turistik. Ndërhyrjet të tilla si, përmirësimi i infrastukturës dhe lidhja e shpellave me rrugët automobilistike, investimet në ruajtjen e pasurive të tyre, sistemimi i infrastrukturës së brendshme të shpellave, krijimi dhe vendosja e ekspozitave arkeologjike në hyrje të tyre, do t'i kthente shpellat në site arkeologjik të vlefshëm dhe vende të preferuara për turistët.

Një guidë në shpellat më të rëndësishme të Shqipërisë 

Turizmi i shpellave po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit dhe si i tillë vizitorët motivohen të vizitojnë shpellën për veçoritë e saj të qenësishme të peizazhit natyror. Turistët vizitojnë shpellat për qëllime rekreacioni, edukimi, socializimi, aventure apo edhe për dhe qëllime shkencore. Ndër shpellat më të njohura, por edhe me potencial të madh për zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe që rrezikohen të dëmtohen nëse nuk merren masa nga institucionet përgjegjëse qendrore dhe lokale ne do te përmendim dhjetë shpella të shpërndara nëpër të gjithë territorin e Shqipërisë.

Ja një guidë e shkurtër nëpër dhjetë shpellat e njohura të vendit:

  1. Shpella e Spilesë në Himarë, e shpallur monument culture në vitin 1963 nga Rektorati i Universitetit të Tiranës. Vendasit e konsiderojnë se kjo është shpella e famshme e mitologjisë ku ka jetuar Cikllopit Polifemi i veprës Odisea të Homerit. Nëse kjo shpellë do të ndodhej në çfarëdo vendi tjetër të Botës, patjetër do të ishte kthyer në atraksionin turistik më të famshëm të vendit dhe Rajonit. Por, Shpella mitike që ndodhet në qendër të qytetit të Himarës si rrallë tjetër shpellë është pak e njohur dhe edhe më pak e vizituar. Ato pak ekzaminime sedimentologjikale brenda shpellës kanë dokumentuar veprimtari prehistorike të njeriut që prej Periudhës Mesolitike, 8 mijë vite p.e.s.
  2. Shpella e Pëllumbasit ose Shpella e Zezë e kryeqytetit, ndodhet 25 km nga Tirana dhe është një nga shpellat më të njohura në vend. Ajo konsiderohet si vendbanimi më i lashtë i identifikuar në vendin tonë dhe me pasuri arkeologjike pasi në të janë zbuluar gjetje që datojnë më shumë se 10 mijë vjet më parë.
  3. Shpella e Nezirit ndodhet rreth 800 m në verilindje të shpellës së Blazit në zonën e Matit. Nga gërmimet e kryera në vitet 1979-1981 është konstatuar se kjo shpellë ka qenë një vendbanim i pasur me jetë mjaft të gjallë. Specialistët kanë përcaktuar gjetje që faktojnë tri periudha: eneoliti, bronzi i hershëm dhe bronzi i mesëm. SIpas tyre, karakteristike për eneolitin është qeramika njëngjyrëshe gri në të zezë, e ngjashme me qeramikën eneolitike të Maliqit. Për periudhën e bronzit të hershëm tipike është qeramika shiritore dhe ajo pseudobarbotine. Qeramika e bronzit të mesëm është punuar më me kujdes, paraqitet e thjeshtë, por më e larmishme nga format.
  4. Shpella e Piro Goshit është një nga shpellat karstike më të mëdha të Shqipërisë e cila ndodhet në luginën e lumit të Çorovodës, në Skrapar. Kjo shpellë ka shumë dhoma, kthina, puse e galeri, që zgjaten mbi 120 m. Nga tavani dhe muret anësore varen stalaktite të panumërta një pjesë e të cilave janë bashkuar me stalagmitet duke formuar kolona natyrore përgjatë gjithë shpellës.
  5. Shpella e Shkruar ose Shpella e Lepenicës ndodhet në zonën e Vlorës. Muret e shpellës janë të 'dekoruara' me 19 figura antropomorfe dhe 8 piktura gjeometrike të konsideruara si pikturat më të vjetra të periudhës së artit post-paleolitik të hasura ndonjëherë në Kontinentin Evropian.
  6. Shpella e Vanistrës ashtu si ajo e Piro Goshit konsiderohet si një nga shpellat më të mëdha karstike të vendit. Ajo gjendet në zonën e Gjirokastrës, në këmbët e Malit të Gjerë. Uji që rrjedh nga shpella me gjatësinë 113 m dhe gjerësinë nga 5 deri në 20 m, shfrytëzohet për të ujitur një pjesë të fushës së Dropullit.
  7. Shpellat e Velçes në Brataj të Vlorës, janë një mozaik shpellash që janë shpallur si vendbanimet më të hershme në territorin shqiptar. Nga rreth 300 shpella që mendohet se ka kjo zonë të paktën 10 prej tyre janë përcaktuar të kulturës se Neolitit te vone rreth mijevjeçarit III p.e.s. Këto janë shpellat më unikale në Shqipëri bazuar në llojin dhe vjetersinë e tyre dhe ndër më të vjetrat në Evropë.
  8. Shpella e Koshorishtit ndodhet në zonën e Çermenikës, 12 km nga Librazhdi. Shpella më e famshme eremite në Shqipëri ndodhet në faqen e malit të Letmit dhe në të ndodhet një nga pikturat më të mëdha shpellore në vend. Gryka e shpellës ndodhet mbi një shkemb të thepisur në një lartësi prej 300 metrash nga baza e faqes jugore të malit. Në shpellën në formë gjysëm-sferike, me dimesione rreth 8m me 5m, dallohen fragmente muresh guri të lidhura me gëlqere, shenjë se shpella ka qenë e ndarë në dy ambiente. Mbi tavanin e sovatuar të shpellës brenda dy rathëve në formë 8 janë pikturuar dy skena biblike dhe pranë tyre anëtarët e një familjeje që supozohet që të jenë anëtarët e familjes Araniti.
  9. Shqipëria është e njohur jo vetëm për pasurinë e shpellave karstike në brendësi të territorit të saj, por edhe për shpellat bregdetare, ku një nga më të famshmet janë Shpella e Piratëve me stalaktite të dendura, ende e paeksploruar në brendësi, pasi thellësitë e ujërave rreth saj shërbejnë si ndalesa për peshkaqenët. Shpella është lehtësisht e arritshme nga plazhi i Jalit, por mund të kundrohet edhe nga lart mbi kodër.
  10. Shpella më e madhe dhe më e njohur e bregdetit shqiptar është shpella Iliriane e njohur më vonë si Shpella e Haxhi Aliut në Gadishullin e Karaburunit. Shpella me gjatësi rreth 100 metra zbulon mbrenda saj një liqen në forme elipsi. Shpella është e pasur me histori pasi është vertetuar se ka shërbyer jo vetëm si strehë për detari i famshëm ulqinak Haxhi Aliu i cili luftonte kundër anijeve të huaja plaçkitëse që tentonin të hynin në Gjirin e Vlorës, por rreth viteve 15401545, është përdorur nga piratët frëngj për t'u mbrojtur.

Rreziku i dëmtimit të kësaj pasurie natyrore të vendit

Të gjitha shpellat e listuara më sipër, por edhe me dhjetra të tjera në të gjithë vendin kanë marrë statusin e monumenteve të natyrës, por pothuaj të gjitha rrezikohen nga  degradimi si pasojë e mungesës së mirëmbajtjes dhe investimeve të qëndrueshme, grabitjeve të shpeshta nga kërkuesit e thesareve, apo dëmtimeve me dhe pa dashje nga vizitorët apo banorët e zonave, që tentojnë t'u 'shkulin' stakatitet dhe stalakmitet e krijuara prej miliona vitesh apo duke i përdorur si vend strehimi për bagëtitë. Ekspertët dhe natyralistët prej vitesh po e ngrenë zërin që mënyra më e mirë për të mbrojtjen dhe zhvillimin e këtyre monumente është hartimi dhe zbatimi i planeve të plota të të menaxhimit. Një ndërhyrje shumëplanëshe ku përfshihen institucionet qendrore dhe lokale, agjensitë turistike, organizatat ambientaliste dhe vetë komuniteti mund t'i kthejë ato në asete të vërteta turistike. Në planet e menazhimit duhet te parashikohen ndërhyrje të tilla si, përmirësimi i infrastukturës dhe lidhja e shpellave me rrugët automobilistike, investimet në ruajtjen e pasurive të tyre, sistemimi i infrastrukturës së brendshme të shpellave, krijimi dhe vendosja e ekspozitave arkeologjike në hyrje të tyre. Planet e detajuara të menazhimit, të mbështetura me buxhetet e nevojshme, do të ndihmojnë në ruajtjen e vlerave kulturore e natyrore të shpellave dhe do të kthejnë ato në asete të jashtëzakonshme për zhvillimin social-ekonomik të komuniteteve dhe zonave përkatëse. Po ashtu kthimi i shpellave në asete të vërteta turistike pritet që jo vetëm të përmirësojë mirëqenien sociale dhe ekonomike të komunitetit pritës, por edhe të ndikojë në ruajtjen e biodiversitetit dhe mjedisit.

 

 

Vendimi i përgjegjshëm i këshilltarëve bashkiakë të Prrenjasit që shpëtoi lumin Bushtrica

Posted: 12 May 2022 04:32 AM PDT

Denisa Canameti

Një muaj me parë Këshilli i Bashkisë së Prrenjasit votoi 99% kundër ndërtimit të Hec 3 në lumin Bushtrica. Ky është një rast i paprecedent në vendimmarrjen e këshillave bashkiakë ku këshilltarët njëzëri votojnë pro interesave të banorëve në mbrojtje të zonës së tyre.

Këshillat bashkiakë në 61 bashkitë e vendit përbëhen nga anëtarë të propozuar nga partitë politike dhe të zgjedhur nëpërmjet sistemit propocional nga votuesit banorë të zonës. Por, deri më sot, vendimet e miratuara nga këshilltarët vendorë kanë anuar dukshëm jo nga interesi i komunitetit por, ose nga orientimet dhe interesat partiake të secilit prej tyre, ose, në jo pak raste, edhe nga marrëdhënie klienteliste të të zgjedhurve me persona apo grupime që përfaqësojnë interesa të caktuara ekonomike. Këshilltarët lokalë edhe pse të zgjedhur nga komuniteti i zonës përkatëse nuk e kanë ndjerë pothuaj asnjëherë përgjegjësinë ndaj votuesve të tyre dhe me vendimmarrjet e tyre kanë ndikuar negativisht në zhvillimin e zonës dhe në jetesën e vetë banorëve të saj.

Kjo është arsyeja që vendimmarrja e fundit e këshilltarëve të Bashkisë së vogël të Prrenjasit konsiderohet si një ogur shumë i mirë. Me këtë vendim, Këshilli i Bashkisë Prrenjas ka sjell një shembull pozitiv të përgjeshmërisë ndaj komunitetit dhe pasurive të zonës. Edhe pse ky vendim kaloi pothuaj në heshtje në të gjithë shtypin shqiptar ai u përshëndet nga organizatat mjedisore të cilat kanë ngritur shqetësimin e dëmtimit të ekosistemit të zonës nga investime të tilla abuzuese që nuk marrin në konsideratë rrezikun e dëmtimit të  mjedisit.

"Një vendim shumë i drejtë për faktin se degradimi i ekosistemit natyror të lumit Bushtrica do të sjellë një katastrofë të parikuperueshme mjedisore", deklaron organizata mjedisore Albnatyra Org në faqen e saj.

Në vitin 2017 ishte Qeveria shqiptare që nëpërmjet një vendimi të posacëm anulloi ngritjen e një tjetër HEC Bushtrica 4. Duke komentuar vendimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për anullimin e koncesionit, mediat më të mëdha në vend e konsideruan një vendim të detyruar nga presioni i ushtruar ndaj autoriteteve shqiptare nga UNESCO, pasi Bushtrica kalon në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë që është edhe pjesë e Trashëgimisë Botërore mbrojtur nga UNESCO.

Pesë vite më parë ambientalistët dhe ngritën shqetësimin se parashikimi i ngritjes së 4 heceve mbi lumin Bushtrica, një nga tre lumenjtë e vetëm në vend ku praktikohet sporti i raftingut, rrezikonte seriozisht shkatërrimin e biodiversitetit të tij dhe të të gjithë zonës në të cilën kalon. Në prill 2017, qeveria hapi tenderin për dhënien me koncesion të ndërtimit dhe shfrytëzimit të hidrocentraleve Bushtrica 1 dhe Bushtrica 2 dhe pak muaj më vonë edhe për Bushtrica 3 dhe Bushtrica 4.

Tashmë lumi Bushtrica i ka fituar dy beteja dhe banorët e Parkut mendojnë se edhe për vitet e ardhshme Bushtrica do të vazhdojë të tërheqë turistë të shumtë si një nga pasuritë e Parkut të UNESCO dhe si një nga të paktët lumenj që ofron mundësinë e praktikimit të sportit të raftingut. Por sfidat janë ende të mëdha për mbrojtjen e Bushtricës. Ekspertët mjedisorë prej vitesh artikulojnë shqetësimin se rrjedha e lumit të Bushtricës prej kohësh vuan nga problematika të tilla si ndotja nga derdhja e mbetjeve urbane, ujrat e zeza, plehrat kimike dhe organike, gjuetia e paligjshme, erozioni dhe prerja e pyjeve, mungesa e investimeve ne reabilitimin e siperfaqeve te zhveshura, mungesa e nje studimi shkencor mbi vlerat qe mbart ky ekosistem etj.

Këtë muaj Parku Shebenik-Jabllanicë feston 14- vjetorin e shpalljes si pasuri natyrore e UNESCO dhe ky përvjetor do ta gjejë me një fitore më shumë. Tashmë të gjithë aktorët janë ndërgjegjësuar dhe po bëhen bashkë për mbrojtjen dhe zhvillimin e zonës dhe të çdo pasurie pjesë të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë/

Bie numri i lindjeve në Shqipëri/ Ulet edhe numri i vdekjeve, kush qytet e mban rekordin pas Tiranës

Posted: 12 May 2022 12:36 AM PDT

Numri i lindjeve në vendin tonë në tre-mujorin e parë të këtij viti ka pësuar rënie, sipas të dhënave të publikuara nga Insituti i Statistikave (INSTAT).

Treguesit demografikë të tremujorit të reflektojë rënie të lindjeve, por edhe të vdekjeve në disa rrehte si dhe konfirmimin e për të dytin tremujor radhazi të shtesës natyrore negative në vend.

Referuar INSTAT, numri i lindjeve për tremujorin e parë 2022 është 6.056, duke shënuar një rënie me 4,2 %, krahasuar me tremujorin e parë 2021.

Numri i vdekjeve për tremujorin e parë 2022 është 7.938, duke shënuar një rënie prej 22,3 %, krahasuar me tremujorin e parë 2021. Shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e parë 2022 tregon se janë1.882 vdekje më shumë se sa lindje.

INSTAT vlerëson se në tremujorin e parë 2022, dy qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në dhjetë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative.

Në tremujorin e parë 2022, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 203 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 379 vdekje më shumë se sa lindje.

Lindjet

Në tremujorin e parë 2022, katër qarqe të vendit shënojnë rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e parë 2021, ndërsa tetë qarqet e tjera shënojnë ulje, në krahasim me të njëjtën periudhë.

Në tremujorin e parë 2022, qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.194 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 106 lindje.

Rritjen më të lartë në përqindje të lindjeve gjatë tremujorit të parë 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e zë qarku i Vlorës me 7,9 %, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Dibrës me 22,0 %.

Vdekjet

Në tremujorin e parë 2022, të gjitha qarqet e vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me tremujorin e parë 2021.

Qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 146 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.991 vdekje.

Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të parë 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, e zë qarku i Vlorës me rënie prej 30,1 %./ Top Channel

Arrijnë në 16.2 mijë vdekjet shtesë në vend nga fillimi i pandemisë/ 4.7 herë më shumë se deklarimet zyrtare

Posted: 12 May 2022 12:32 AM PDT

Ndonëse me ritme më të ulëta se në dy vitet e mëparshme, pandemia e Covid-19 ka vijuar që të marrë jetë njerëzish edhe në tremujorin e parë të këtij viti.

INSTAT bëri të ditur se në janar-mars 2022, në vend u shënuan gjithsej 7,938 vdekje. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur pandemia kulmoi dhe u regjistrua niveli më i lartë rekord i vdekjeve në historinë e Shqipërisë, numri është 22.3% më i ulët.

Por, në raport me mesataren 2016-2019 të janar-mars, kur vendi ishte në periudhë normale, fatalitetet janë rritur me 25.3%, në një tregues që pandemia vijon të vrasë, por edhe të pasojave që ka lënë te popullata që e ka kaluar Covid-19, duke përshpejtuar rastet fatale.

Që nga prilli i vitit 2020, kur filloi pandemia, në vend janë shënuar 16.2 mijë vdekje shtesë, në raport me mesataren e 2016-2019, kur ishte një periudhë normale, sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga Monitor.

Në krahasim me vdekjet zyrtare të raportuara nga COvid-19 nga Ministria e Shëndetësisë deri në 31 mars 2022, që ishin 3,492 gjithsej, fatalitetet shtesë janë 4.7 më të larta. Nëndeklarimi në Shqipëri është më i lartë se mesatarja globale, ku sipas OBSH-së vdekjet në botë janë gati 3 herë më të larta se deklarimet.

14.6 mijë fatalitete shtesë u regjistruan vetëm për periudhën 2020-2021, sipas të dhënave të INSTAT dhe 1,603 humbje jete shtesë ishin në tremujorin e parë të këtij viti.

Për gjithë vitin 2021, në vend u shënuan gjithsej rreth 30.6 mijë (30,580) humbje jete, duke shënuar nivelin më të lartë rekord të arritur ndonjëherë në historinë e vendit. Ky është viti i dytë radhazi, kur fatalitetet në vend po rezultojnë të larta. Në vitin e parë të pandemisë, në 2020-n u regjistruan në total 27.6 mijë fatalitete, nga 21.8 mijë që ishte mesatarja e periudhës 2016-2019.

Në krahasim me mesataren e 2016-2019, kur ishte një periudhë normale, vdekjet në vitin 2021 janë rritur me 40%. Edhe në 2020-n, vdekshmëria shtesë në raport me mesataren 2016-2019 u rrit me rreth 26%.

Tremujori më fatal, që me fillimin e pandemisë ishte janar-mars 2021, kur u regjistruan 10.2 mijë humbje jete, me rritje prej 61% në krahasim me mesataren e të njëjtës periudhë 2016-2019.

Pas tij renditet tremujori i katërt 2020, me gati 9.4 mijë fatalitete, me rritje 42% në raport me mesataren përkatëse 2016-2019.

Pas marsit 2021, pasojat e pandemisë në humbjet e jetëve u reduktuan ndjeshëm, por gjithsesi deri në fund të vitit ato mbeten më të larta sesa përpara fillimit të pandemisë./Monitor.al

 

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more