Skip to main content

Sëmundjet e zemrës, cilat pije duhen konsumuar?

Sëmundjet e zemrës, cilat pije duhen konsumuar?


Sëmundjet e zemrës, cilat pije duhen konsumuar?

Posted: 13 May 2022 02:12 AM PDT

Lëngjet e frutave dhe perimeve: Frutat dhe perimet janë të mbushura me kalium, një elektrolit që mund të zvogëlojë presionin në muret e enëve të gjakut, duke mbështetur shëndetin e përgjithshëm të zemrës dhe enëve të gjakut. Për më tepër, kaliumi largon efektet negative që natriumi mund të shkaktojnë tek presioni i gjakut. Frutat më të mira janë bananet, portokallet, pjepri dhe qitro.

Uji: Kur jeni të hidratuar mirë, zemra juaj pompon gjak në mënyrë më efikase, ndaj përpiquni të qëndroni të hidratuar në çdo moment të ditës.

Çaji: Çajrat bimorë, si kamomili dhe livando, mendohet se janë një mënyrë fantastike për të përmirësuar cilësinë e gjumit. Gjumi i pamjaftueshëm është një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës, pasi ka potencialin të rrisë presionin e lartë të gjakut, obezitetit dhe diabetit, të cilat mund të rrisin rrezikun për sëmundjet e zemrës.

Suplementet me fibra: Një suplement me fibra i shtuar në një gotë me ujë, mund të jetë një ide e mirë për të marrë të gjithë sasinë e nevojshme të fibrave. Shumica e shtesave të fibrave në formë pluhuri janë të tretshme dhe janë forma më e mirë për të ndihmuar shëndetin e zemrës.

Lëngjet me fruta dhe perime jeshile: Këto pije janë të mbushura me shumë lëndë ushqyese, si kaliumi, antioksidantë dhe madje edhe faktorë anti-inflamator. Ato mund të ndikojnë pozitivisht duke zvogëluar rrezikun e sëmundjes së arterieve koronare./ Healthline

 

Përdorimi i luleve të blirit për ankthin, tretjen dhe imunitetin

Posted: 13 May 2022 01:14 AM PDT

Gjethet e lules së blirit lulëzojnë prej fillimit të pranverës e deri në vjeshtë. Rriten në pyje, shkurre dhe sidomos në zonat e dushkut dhe të ahut.

Në Shqipëri, aromën dehëse të blirit do ta ndjeni edhe në rrugët e qyteteve kryesisht në Peshkopi, Elbasan, Përmet apo Tiranë.

Blirit i përdoren lulet së bashku me gjethet. Vjelja bëhet me dorë ose me gërshërë dhe duhet të të kihet parasysh të mos hiqen më shumë se 60-70 % e luleve.

Lulet mblidhen së bashku me gjethet në fillim të lulëzimit, gjatë kohës me diell sidomos gjatë muajit qershor.

Vlerat shëndetësore të lules së blirit përfshijnë aftësinë për të përmirësuar sistemin imunitar, ajo parandalon disa qeliza të dëmshme, qetëson organizmin, heq ankthet dhe ul tensionin e gjakut.

Çaji nga lulet e blirit është përdorur gjerësisht në mjekësinë tradicionale popullore të shumë vendeve në botë. Ky çaj ka një shije të veçantë dhe aromë dehëse.

Vlerat e çajit të blirit

Lufton ankthin: Një nga përdorimet më të gjera të çajit të lules së blirit është kundër ankthit. Ky çaj ka aftësi qetësuese kundër stresit mendor.

Neutralizon qelizat e dëmshme: Antioksidantët që gjenden tek bliri shërbejnë si luftëtarë kundër radikaleve të lira, duke i larguar ato dhe përmirësuar shëndetin tonë të përgjithshëm. E gjithë kjo parandalon sëmundjet kronike.

Pastron organizmin: Përbërësit dhe acidet që gjenden tek bliri çlirohen menjëherë në çaj duke nxitur djersitjen. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të larguar toksinat nga trupi. Së bashku me kripërat e tepërta, yndyrnat, ujin dhe substancat e huaja. Këto cilësi e bëjnë blirin shumë të çmuar në rastet e sëmundjeve me temperaturë të lartë, pasi e ul atë.

Lufton të ftohtin dhe gripin: Përveç nxitjes së djersitjes dhe uljes së temperaturës, lulja e blirit jep një kontribut të veçantë në luftimin e simptomave të të ftohtit, gripin, inflamacionit në gojë dhe traktin respirator. Çaji i lules së blirit të ndihmon edhe me kollën dhe fytin e trazuar, duke i dhënë fuqi sistemit imunitar.

Lufton dhimbjet: Ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës, të shkaktuara nga tensioni dhe simptoma të tjera të inflamacionit duhet të konsumojnë çaj bliri dhe të eleminojnë dhimbjet nga artriti apo simptoma të tjera. Siç largon problemet nga rrugët e frymëmarrjes, ashtu ul tensionin e gjakut duke parandaluar një sërë problemesh përfshirë dhimbjet e kokës.

Përmirëson tretjen: Nëse keni stomak të lënduar, fryrje apo shtrëngime, atëherë mos i kurseni vetes një filxhan me çaj bliri sepse do të ndiheni mirë menjëherë. Përbërësit biologjikë të lules së blirit do të shuajnë shqetësimet gastrointenstinale dhe nxisin një tretje më të mirë të ushqimit.

Kujdes: Doza maksimale e këtij çaji është tre filxhanë në ditë. Gratë shtatzëna nuk duhet të konsumojnë çaj bliri sepse përbërësit e lules mund të ndërveprojnë negativisht me barrën e tyre.

Përgatitja:

3 lugë çaji me lule bliri të thata

1 flxhan çaji me ujë të zjerë të nxehtë

Një lugë çaji mjaltë

Hidhni lulet e blirit në filxhanin e çajit me ujë të nxehtë dhe lërini ashtu për 15 minuta. Më pas kullojeni çajin, hidheni në një filxhan të pastër dhe ëmbëlsojeni me pak mjaltë.

Emigrimi i mjekëve/ Euractiv: Shqipëria po braktiset, 160 kërkuan certfikatën për jashtë vitin e kaluar

Posted: 13 May 2022 12:56 AM PDT

Fondacioni Evropian i Trajnimeve publikoi së fundi një raport duke theksuar eksodin masiv të punëtorëve të kualifikuar, veçanërisht të mjekëve dhe infermierëve.

Referuar rrjetit mediatik të BE-së "Euractiv", Shqipëria po braktiset nga mjekët. Ne kemi 110 mjekë për 100 mijë banorë, BE-ja ka 384 mjekë. Kjo mungesë u ndje në mënyrë akute gjatë pandemisë COVID-19, me aftësitë spitalore të shtrira deri në pikën e thyerjes. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vënë në dukje gjithashtu, se Shqipëria ka një nga normat më të ulëta të mjekëve në raport me pacientët, në nivel global.

"Vitin e kaluar ne regjistruam dhe licensuam 324 mjekë të diplomuar në Universitetin e Tiranës, 31 mjekë të huaj kryesisht italianë, turq e grekë, 8 mjekë shqiptarë, që u diplomuan jashtë dhe u kthyen në Shqipëri, si dhe 22 mjekë të diplomuar nga "Zoja e Këshillit të Mirë", shprehet Fatmir Brahimaj, President, Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë.

Në total janë 385 mjekë të regjistruar dhe certifikuar nga ne për vitin e kaluar 2021.

Për mjekët që ikin jashtë për arsye nga më të ndryshmet, ne japim atë që quhet "Certifikata e Sjelljes së Mirë". Ky dokument merret jo vetëm kur punësohet jashtë, por edhe për qëllime të tjera, si p.sh. kur frekuenton një klinikë me periudha të shkurtra, apo për të bërë specializime atje. Një mjek nuk mund të vërë këmbë në institucionet e huaja shëndetësore, pa patur nga vendi i origjinës "Certifikatën e Sjelljes së Mirë". Pra, këto certifikata që lëshojmë ne, nuk nënkuptojnë që këta janë punësuar medoemos.

Ne për vitin e kaluar dhamë 160 "Certifikata të Sjelljes së Mirë".

Referuar shoqatave europiane, por edhe gjermane të mjekëve, thuhet se gjatë 10 viteve të fundit në Gjermani janë larguar 1500 mjekë shqiptarë.

Fatmir Brahimaj: Ne për këtë dekadë kemi dhënë nën 1000 "Certifikata të Sjelljes së Mirë". Por kjo shifra 1500, mbase përfshin shqiptarë të tjerë të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, pasi në Gjermani deklarohet kombësia, por nuk janë të gjithë shqiptarë nga Shqipëria./ Top Channel

Gurët në veshka, ja përbërësit natyral që ju vijnë në ndihmë për eleminimin e tyre

Posted: 13 May 2022 12:32 AM PDT

Uthull molle: Uthulla e mollës është e pasur me acid citrik dhe ndihmon në shkrirjen e gurëve në veshka. Ajo rikthen nivelin e alkalinës në gjak dhe urinë dhe eliminojnë toksinat. Për të shfrytëzuar këto përfitime, përzieni 2 lugë gjelle me uthull molle në 200 ml ujë dhe pijeni gjatë ditës. Sasia e rekomanduar ditore e kësaj kure është më pak se një gotë uji në ditë. Nëse konsumoni më shumë, uthulla e mollës mund të ulë nivelet e kaliumit dhe të shkaktojë osteoporozë.

Uji: Ndihmon në përshpejtimin e nxjerrjes së gurëve nga organizmi. Mungesa e ujit është në fakt një nga shkaqet kryesore të formimit të gurëve në veshka. Njerëzit që kanë gurë në veshka rekomandohet të pijnë të paktën 12 gota me ujë në ditë. Ata duhet të shmangin në çdo mënyrë dehidratimin.

Selinoja ndihmon në eliminimin e toksinave që kontribuojnë në formimin e gurëve në veshka. Ajo gjithashtu përshpejton nxjerrjen e toksinave nga trupi. Mund të zieni një ose më shumë kërcenj selinoje në ujë të pijshëm. Lëngun pijeni disa herë gjatë ditës. Megjithatë, njerëzit që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut duhet të mos e konsumojnë këtë tonik.

Fasulet janë një burim i shkëlqyer magnezi, një mineral që zbut simptomat e gurëve në veshka. Lëngu i fasuleve të ziera përmirëson shëndetin e përgjithshëm të veshkave dhe thërrmon gurët në veshka. Ju mund t'i zieni fasulet për rreth 6 orë dhe më pas ta kulloni lëngun në një kavanoz të pastër. Lëngun mund ta konsumoni gjatë gjithë ditës.

Lëngu i shegës ul nivelin e aciditetit dhe shmang rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Ky lëng shërben si pastrues për organizmin dhe thërrmon gurët në veshka. Lëngun mund ta pini sa herë të doni gjatë ditës, sepse ofron vlera të panumërta për të gjithë trupin.

 

 

 

 

 

Vaksinat kundër Covid janë të sigurta për gratë shtatzëna dhe ulin rrezikun e humbjes së foshnjes gjatë shtatzënisë

Posted: 13 May 2022 12:15 AM PDT

Mjekët kanë theksuar rëndësinë e vaksinimit kundër Covid për gratë shtatzëna pasi një studim i madh zbuloi se vaksinat ishin jo vetëm të sigurta, por ulnin rrezikun e humbjes së foshnjes gjatë shtatzënisë me 15%.

Studiuesit në St George's, Universitetin e Londrës dhe Kolegjin Mbretëror të Obstetërve dhe Gjinekologëve analizuan 23 studime dhe prova të publikuara, ku përfshiheshin 117,552 gra shtatzëna të vaksinuara kundër Covid, për të vlerësuar sigurinë e vaksinave.

Shumica dërrmuese e grave morën vaksinat Pfizer ose Moderna, të cilat siguruan një mbrojtje prej 89.5% kundër infektimit me Covid, shtatë ditë pas marrjes së dozës së dytë. Nuk kishte asnjë provë për rrezik të shtuar për abort, lindje të parakohshme apo për komplikime të tjera të shtatzënisë.

"Ne donim të verifikonim nëse vaksinimi ishte i sigurt apo jo për gratë shtatzëna," tha Asma Khalil, profesore e obstetrikës në spitalin St George's në Londër. "Është i sigurt, por ajo që është befasuese, është një zbulim pozitiv që ka pasur një reduktim të rrezikut për të humbur foshnjen gjatë shtatzënisë."

"Deri më tani, shumica e të dhënave për vaksinimin gjatë shtatzënisë kanë qenë për mbrojtjen e vetë gruas shtatzënë nga Covid. Tani, kemi prova që vaksinat mbrojnë edhe foshnjën", shtoi ajo. Rezultatet janë publikuar në Nature Communications.

Pothuajse të gjitha gratë shtatzëna të shtruara në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar për trajtimin e Covid-it janë të pavaksinuara. Dhe, megjithëse marrja e vaksinave nga gratë shtatzëna u rrit nga 23% në muajin gusht në 54% në fund të vitit të kaluar, mjekët besojnë se mijëra gra të tjera janë ende të pavaksinuara.

Në dhjetor, organi mbikëqyrës për vaksinat i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin, i futi gratë shtatzëna në listën e grupeve prioritare për vaksinimin, pasi studimet zbuluan se gratë kishin më shumë gjasa të sëmureshin rëndë nëse infektoheshin me Covid gjatë shtatzënisë.

Infektimi asociohet gjithashtu me një rrezik më të lartë për humbjen e foshnjes gjatë shtatzënisë apo për lindje të parakohshme. Me sa duket, vaksinat zvogëlojnë rrezikun e humbjes së foshnjes gjatë shtatzënisë, duke ofruar mbrojtje ndaj sëmundjes së rëndë. Studimi arriti të zbulonte se vaksinat reduktojnë gjithashtu edhe lindjet e parakohshme.

"Mënyra më e mirë për të mbrojtur gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre është vaksinimi kundër Covid," tha Khalil. "Edhe nëse një grua shtatzënë mendon se do të jetë mirë nëse sëmuret me Covid, se nuk do ta kalojë rëndë sëmundjen, vaksina përbën gjithsesi një avantazh të mundshëm për foshnjën."

Edward Morris, presidenti i Kolegjit Mbretëror të Obstetërve dhe Gjinekologëve, tha se studimi ofronte një siguri shtesë që vaksinimi kundër Covid ishte i sigurt gjatë shtatzënisë.

"Ne e dimë se gratë kanë hezituar për ta bërë vaksinën, për shkak të shqetësimeve mbi efektin që ajo mund të kishte te fëmija. Tani kemi prova të forta për të treguar se vaksina nuk rrit rrezikun e rezultateve negative dhe është mënyra më e mirë për të mbrojtur si gratë, ashtu edhe foshnjat e tyre."

"Ne do t'u rekomandonim të gjitha grave shtatzëna që të marrin vaksinën kundër Covid-19 dhe dozën përforcuese. Covid-19 vazhdon të jetë i përhapur dhe, nëse infektoheni me virusin gjatë shtatzënisë tuaj, atëherë jeni në një rrezik më të lartë për t'u sëmurë rëndë."/ Monitor

Dhuna mes adoleshentëve/ Psikologët: Nuk duhen fajësuar, kanë nevojë për ndihmë emocionale

Posted: 13 May 2022 12:09 AM PDT

Një garë sportive mes gjimnazistëve në Tiranë përfundoi në  përplasje fizike.

Fitorja e shkollës së mesme 'Ismail Qemali' në ndeshjen e volejbollit përballë gjimnazit 'Andon Zako Cajupi' nuk u prit mirë nga nxënësit që nuk ngritën kupën triumfuese , të cilët pasi mbaruan aktivitetin e dolën jashtë pallatit të sportit 'Asllan Rusi' u zunë me njëri-tjetrin në shenjë rivaliteti e xhelozie.

Ky sherr  i dhunshëm edhe me mjete të forta nuk është rast i vetëm.

"Para dy muajsh u zunë gocat u kapën për flokësh. Zihen për një fjalë goje."

Dhuna mes adoleshentëve është kthyer në një fenomen shqetësues e të përsëritur, si në ambjentet brenda shkollës apo në komunitet,  tregojnë psikologët, kjo ndikuar nga shembujt që përcjellin të rriturit, indiferenca ndaj çrregullimeve të sjelljes apo qëndrimi i të rinjve me orë të gjata në internet.

 " Jo vetëm që shohin në ekrane video agresive , të dhunshme por ka shkaqe edhe sepse në këtë moshë adoleshentët janë në një luftë me veten të kalimit nga fëmijë në të rritur si dhe modelet qe ata marrin", tha psikologia Lorela Garuli.

Shfaqja e agresivitetit te të rinjtë duhet të jetë shenjë për prindërit dhe mësuesit që të komunikojnë me fëmijët e tyre, këshillojnë specialistët.

"Adoleshentët nuk duhen fajësuar, por ata kanë nevojë për ndihmë emocionale.  është e nevojshme që jo vetëm  t’i kushtohet rëndësi që adoleshenti të ketë nota të mira, por më shumë të ketë edukim të mirë", tha psikologia./Top Channel

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more