Skip to main content

“Real Madridi pret Levanten, formacionet zyrtare” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Real Madridi pret Levanten, formacionet zyrtare” plus 9 more Telegrafi Futboll


Real Madridi pret Levanten, formacionet zyrtare

Posted: 12 May 2022 11:22 AM PDT

Real Madridi është nikoqir i Levantes në kuadër të xhiros së 36-të në elitën e futbollit spanjoll La Liga.

Kryeqytetasit spanjoll luajnë këtë ndeshje pa presion, pasi tanimë janë shpallur zyrtarisht kampion të Spanjës.

Në anën tjetër për Levanten kjo është ndeshja vendimtare, pasi një humbje në Santiago Bernabeu do të bënte të binin zyrtarisht nga elita e futbollit spanjoll.

Los Blancos synojnë të rikthehet te fitorja pas humbjes në derbi nga Atletico, derisa Levante ka udhëtuar drejt Madridit për befasi.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: Courtois, Vallejo, Nacho, Lucas, Mendy, Camavinga, Modric, Valverde, Vini Jr, Benzema, Rodrygo.

Levante: Cardenas, Son, Pier, Radoja, Caceres, pepelu, Morales, Postigo, Miramon, Gomez, Melero.

/Telegrafi/

The post Real Madridi pret Levanten, formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.

Tottenham Hotspur – Arsenal, ndeshje vendimtare për vendin e katërt në tabelë – formacionet zyrtare

Posted: 12 May 2022 10:47 AM PDT

Derbi i madh londinez mes Tottenham Hotspur dhe Arsenal do të zhvillohet sonte në Tottenham Hotspur Stadium.

Dy rivalët e mëdhenj të kryeqytetit anglez do të kenë një ndeshje të zjarrtë pasi janë në garë për vendin e katërt, vend që i dërgon skuadrat edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Aktualisht pozita e katërt mbahet nga Arsenali me 66 pikë, katër më shumë se Spurs.

Vendasit synojnë t’i marrin tri pikë nga kjo përballje, derisa skuadra e Mikel Artetas do të kënaqej të merrte edhe një pikë nga kjo përballje për ta mbajtur distancën.

Formacionet zyrtare:

Tottenham Hotspur: Lloris, Emerson, Sanchez, Dier, Davies, Sessegnon, Bentancur, Hojbjerg, Kulusevski, Son, Kane.

Arsenal: Ramsdale, Tomiyasu, Holding, Gabriel, Cederic, Xhaka, Elneny, Saka, Odegaard, Martinelli, Nketiah.

/Telegrafi/

The post Tottenham Hotspur – Arsenal, ndeshje vendimtare për vendin e katërt në tabelë – formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Ajaxi gjen zëvendësuesin e Erik ten Hag

Posted: 12 May 2022 10:04 AM PDT

Erik ten Hag javë më parë është zyrtarizuar si trajner i ri i Manchester United, ku drejtimin e klubit anglez do ta marrë në qershor.

Trajneri holandez ka qëndruar deri në fund të sezonit me Ajaxin ku ka fituar edhe titullin e kampionit në Holandë.

Por pas largimit të Ten Hag, Ajax ka gjetur tanimë zëvendësuesin e tij dhe bëhet fjalë për trajnerin Alfred Schreuder.

49-vjeçari rikthehet në Amsterdam, ku kishte qenë ndihmës i Ten Hag për një vit e gjysmë nga janari i vitit 2018 deri në verën e vitit 2019.

Schreuder ka qenë edhe ndihmës i Ronald Koeman te Barcelona, derisa ende vazhdon ta drejtojë skuadrën belge Club Brugge deri në fund të sezonit në Belgjikë.

Trajneri holandez ka drejtuar ekipet e para edhe të TSG Hoffenheim dhe Twentes , derisa më parë ka qenë asistent edhe te Vitesse.

Ajaxi e ka zyrtarizuar trajnerin e ri, i cili e njeh mjaftë mirë ambientin në Amsterdam dhe synon të vazhdojë të fitoj trofe me Ajaxin edhe për vitet e ardhshme. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Ajaxi gjen zëvendësuesin e Erik ten Hag appeared first on Telegrafi.

Llapi – Drita, finalja e Kupës së Kosovës zhvillohet nën dritën e reflektorëve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Posted: 12 May 2022 08:56 AM PDT

Ndeshjet finale të Kupës së Kosovës në të dyja konkurrencat do të zhvillohen në stadiumin "Fadil Vokrri".

Të enjten e 26 majit, ky stadium do të jetë arenë e përballjes ndërmjet Llapit dhe Dritës dhe atë nën dritën e reflektorëve, pasi ndeshja do të luhet nga ora 20:00.

Këto dy skuadra nuk e arritën objektivin e titullit kampion, prandaj synojnë që edicionin megjithatë ta përmbyllin me një trofe.

Kjo përballje pritet me interesim të madh nga tifozeritë e të dyja ekipeve, andaj edhe spektakli në tribuna nuk do të mungojë.

E mjaft interesante kësaj radhe do të jetë edhe finalja në konkurrencën e femrave, ku të premten e 27 majit, në orën 17:00, do të ballafaqohen dy ekipet më cilësore, Ep-Com Hajvalia dhe Mitrovica. Edhe në këtë finale pritet rivalitet i madh në fushë, por edhe në tribuna. /Telegrafi/

 

The post Llapi – Drita, finalja e Kupës së Kosovës zhvillohet nën dritën e reflektorëve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ appeared first on Telegrafi.

PSG gjen zëvendësuesin e Mbappes nëse francezi vendos t’i bashkohet Real Madridit

Posted: 12 May 2022 08:34 AM PDT

E ardhmja e Kylian Mbappes vazhdon të jetë e paqartë me sulmuesin francez që është në fund të kontratës me PSG-në.

Sulmuesi francez ka edhe gjashtë javë kontratë me parisienët dhe po kërkohet me ngulm nga Real Madridi, por që ai ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdoj bashkëpunimin me francezët apo do t’i bashkohet madrilenëve.

Megjithatë parisienët janë duke menduar edhe për zëvendësuesin e Mbappes, gjithmonë nëse francezi nuk vazhdon të mbetet në Parc de Princes.

Reprezentuesi uruguaian, Darwin Nunez ka shkëlqyer këtë edicion për Benficën dhe është dëshira kryesore e PSG-së nëse Mbappe vendos të largohet në drejtim të Real Madridit.

Të gjitha lajmet nga Transferimet Të gjitha lajmet nga Transferimet

Mediumi portugez O Jogo ka raportuar se drejtuesit e PSG-së kanë pasur biseda me ata të Benficas për sulmuesin e rrezikshëm.

Parisienët janë tëgatshëm të ofrojnë 120 milionë euro për transferimin e sulmuesit që ka shënuar 34 gola e ka asistuar në katër të tjerë në 41 ndeshje zyrtare.

Megjithatë nuk do të jetë e lehtë ta transferojnë 22-vjeçarin i cili pëlqehet edhe nga Liverpool, Bayern Munich, Milan e Barcelona. /Telegrafi/

The post PSG gjen zëvendësuesin e Mbappes nëse francezi vendos t’i bashkohet Real Madridit appeared first on Telegrafi.

Xavi tregon nëse Depay do të vazhdoj të mbetet te Barcelona

Posted: 12 May 2022 08:08 AM PDT

Memphis Depay u transferua me shumë bujë te Barcelona në verën e vitit 2021 si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Lyonin.

Por ka qenë një vit i parë jo aq i mirë për holandezin që vuajti edhe nga lëndimet e shumta.

Pas largimit të trajnerit Ronald Koeman, e ardhmja e holandezit në Camp Nou është ende e paqartë.

28-vjeçari nuk është një titullar fiks te katalunasit nën urdhrat e Xavi Hernandez dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet këtë verë, pasi kontrata me Barçën i skadon në verën e vitit 2023.

Ka qenë trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez që ka folur për sulmuesin duke e vlerësuar shumë, por që ka thënë se ende nuk kanë biseduar sa i përket të ardhmes.

“Memphis është një lider. Ai mund të shënojë gola dhe të luajë shumë mirë. Duhet ta vlerësojmë”, tha fillimisht Xavi.

“Do të shohim se çfarë mund ose nuk mund të bëjmë sezonin e ardhshëm. Ai është një lojtar i rëndësishëm. Ai bën diferencën, është lider, i gjithanshëm, punon mirë, ka një synim dhe duhet ta vlerësosh shumë”, u shpreh tekniku katalunas.

Kush qëndron e kush largohet, Barcelona para një dileme të madhe Kush qëndron e kush largohet, Barcelona para një dileme të madhe

Depay këtë edicion me Barcelonën ka shënuar 13 gola e ka asistuar në dy të tjerë në 36 ndeshje zyrtare. /Telegrafi/

The post Xavi tregon nëse Depay do të vazhdoj të mbetet te Barcelona appeared first on Telegrafi.

Tchouameni merr vendim mbi të ardhmen e tij

Posted: 12 May 2022 07:25 AM PDT

E ardhmja e mesfushorit të Monacos, Aurelien Tchouameni, është afër zgjidhjes, pasi lojtari francez ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sipas Diario AS, francezi 22-vjeçar ka vendosur të largohet nga Monaco këtë verë, pavarësisht raporteve të fundit se ai mund të qëndrojë edhe për një sezon tjetër.

As atij nuk i mungojnë ofertat. Real Madridi është i interesuar për të dhe lojtari dëshiron të shkojë në Santiago Bernabeu, por çmimi i kërkuar nga Monaco prej 70 deri në 80 milionë euro e ka ngecur marrëveshjen.

Real Madridi me plane të qarta – largohet Kroos, vijnë Pogba dhe Tchouameni Real Madridi me plane të qarta – largohet Kroos, vijnë Pogba dhe Tchouameni

Real Madridi shpreson që Tchouameni do ta detyrojë këtë çështje dhe do të ndihmojë që tarifa e transferimit të bjerë afër 50 milionë euro. Nëse kjo ndodh, Los Blancos mund të bëjë një lëvizje për francezin.

Megjithatë, problemi është se Real Madridi nuk ka mungesë të konkurrentëve.

Liverpooli futet në garë për Tchouamenin Liverpooli futet në garë për Tchouamenin

Ekipet e Ligës Premier – veçanërisht Chelsea dhe Liverpooli po i kushtojnë vëmendje situatës dhe duan të sjellin Tchouameni.

Tchouameni ka bërë 93 paraqitje për ekipin e parë për Monacon deri më sot dhe gjithashtu ka bërë tetë paraqitje për kombëtaren franceze. /Telegrafi/

The post Tchouameni merr vendim mbi të ardhmen e tij appeared first on Telegrafi.

Ronaldo zgjidhet ‘lojtari i muajit’ në Ligën Premier dhe thyen rekordin e madh të Rooneyt

Posted: 12 May 2022 06:55 AM PDT

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo është shpallur 'Lojtari i Muajit' për prill, duke fituar çmimin e dytë brenda këtij sezoni sezoni 2021/22.

37-vjeçari ka fituar çmimin si lojtari më i mirë i muajit në Ligën Premier për të gjashtën herë në karrierë, duke u bërë tani si lojtari që e ka fituar më së shumti këtë çmim nga çdo lojtar i Unitedit, pasi ka kaluar Wayne Rooney me pesë çmime.

Ronaldo ishte në formë mbresëlënëse gjatë gjithë muajit prill, duke shënuar pesë herë në vetëm katër ndeshje për Djajtë e Kuq, edhe pse ishte një kohë e vështirë për skuadrën e Ralf Rangnick që mori vetëm katër pikë nga pesë ndeshje.

Çmimi i fundit tani e çon reprezentuesin portugez drejt rekordit të Ligës Premier që mbahet me shtatë çmime 'lojtari i muajit' nga sulmues i Tottenham Hotspur, Harry Kane dhe ish-ylli i Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Në muajin prill, Ronaldo shënoi golin e tij të 100-të në Ligën Premier, në humbjen 3-1 ndaj Arsenalit, ndërsa regjistroi edhe het-trikun e tij të 50-të për klube në fitoren 3-2 ndaj Norwich City.

Ronaldo shënoi golin e tij të pestë të muajit, duke barazuar rezultatin në barazimin 1-1 me Chelsean.

Sulmuesi fitoi garën e në një listë të ngushtë me tetë lojtarë që përfshinte emra si Nathan Collins, Kevin De Bruyne, Bruno Guimaraes, Gabriel Jesus, Son Heung-min, Thiago dhe Leandro Trossard. /Telegrafi/

The post Ronaldo zgjidhet ‘lojtari i muajit’ në Ligën Premier dhe thyen rekordin e madh të Rooneyt appeared first on Telegrafi.

“Jam më i miri në botë”, Salah nuk ka dyshime për cilësitë e tij

Posted: 12 May 2022 06:28 AM PDT

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah është vetëshpallur lojtari më i mirë në botë – për pozicionin e tij.

Sulmuesi egjiptian sapo është emëruar Futbollisti i Vitit 2022 nga Shoqata e gazetarëve sportivë në Angli pas një tjetër sezoni mbresëlënës për skuadrën e Jurgen Klopp.

Pavarësisht rënies së formës në javët e fundit, ai ka shënuar 30 herë në 48 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon dhe aktualisht është duke udhëhequr garën për Këpucën e Artë.

Mohamed Salah shpallet 'Futbollisti i Vitit' nga gazetarët sportivë në Angli Mohamed Salah shpallet 'Futbollisti i Vitit' nga gazetarët sportivë në Angli

Salah nuk ka hezituar të thurë elozhe për veten e tij, të cilin e ka cilësuar si më të mirin në botë.

"Nëse më krahasoni me ndonjë lojtar në pozicionin tim, jo ​​vetëm në ekipin tim, por në botë, do të zbuloni se unë jam më i miri", ka thënë fillimisht Salah për beIN SPORTS.

"Unë gjithmonë fokusohem në punën time dhe bëj më të mirën dhe numrat e mi janë prova më e mirë e fjalëve të mia".

"Më pëlqen të krijoj gjithmonë një sfidë të re për mua, të punoj në një mënyrë tjetër dhe të bëj një ndryshim dhe kjo është detyra ime", përfundoi egjiptiani. /Telegrafi/

The post "Jam më i miri në botë", Salah nuk ka dyshime për cilësitë e tij appeared first on Telegrafi.

Messi mposht LeBron Jamesin në listën e Forbes për sportistët më të paguar të vitit, në top 10 edhe emra si Ronaldo, Curry dhe Federer

Posted: 12 May 2022 05:53 AM PDT

Lionel Messi mund të ketë bërë një ulje rroge kur u largua nga Barcelona si lojtar i lirë për t’u lidhur me Paris Saint-Germain në verën e vitit 2021, por ylli argjentinas ka siguruar vendin e parë në listën e Forbes për sportistët më të paguar në planet.

Përfitimet jashtë fushës, së bashku me një marrëveshje fitimprurëse në Parc des Princes, e kanë lejuar shtatë herë fituesin e Topit të Artë që të mposht në garë legjendën e NBA-së, LeBron James, i cili mbetet i dyti në listë.

Lista e top 10 përfshin edhe emra tjerë futbollistes si ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, i cili renditet i treti dhe sulmuesin e PSG-së, Neymar i katërti.

Messi sportisti me përfitimet më të mëdha vjetore

Figura ikonike nga bota e basketbollit, NFL, tenisit dhe boksit plotësojnë top 10-shen, me disa nga emrat më të mëdhenj që gjenden në listë.

Stephen Curry, Kevin Durant, Roger Federer, Canelo Alvarez, Tom Brady dhe Giannis Antetokounmpo kompletojnë top 10.

Më poshtë keni listën e 10 sportistëve më të paguar

10.Giannis Antetokounmpo | 80,9 milionë dollarë / 77,60 milionë euro

Në fushë: 38,27 milionë euro | Jashtë fushës: 39.33 milionë euro

9.Tom Brady | 83,9 milionë dollarë / 80,48 milionë euro

Në fushë: 30,60 milionë euro | Jashtë fushës: 49,88 milionë euro

8.Canelo Alvarez | 90 milionë dollarë / 86,33 milionë euro

Në fushë: 81,53 milionë euro | Jashtë fushës: 4,80 milionë euro

7.Roger Federer | 90,7 milionë dollarë / 87 milionë euro

Në fushë: 0,67 milionë euro | Jashtë fushës: 86,3 milionë euro

6.Kevin Durant | 92,1 milionë dollarë / 88,25 milionë euro

Në fushë: 40,38 milionë dollarë | Jashtë fushës: 47,96 milionë euro

5.Stephen Curry | 92.8 milionë dollarë / 89,01 milionë euro

Në fushë: 43,93 milionë euro | Jashtë fushës: 45,08 milionë euro

4.Neymar | 95 milionë dollarë / 91,12 milionë euro

Në fushë: 67,14 milionë euro | Jashtë fushës: 23,98 milionë euro

3.Cristiano Ronaldo | 115 milionë dollarë / 110,31 milionë euro

Në fushë: 57,55 milionë euro | Jashtë fushës: 52,76 milionë euro

2.LeBron James | 121.2 milionë dollarë / 116,26 milionë euro

Në fushë: 39,52 milionë euro | Jashtë fushës: 76,74 milionë euro

1.Lionel Messi | 130 milionë dollarë / 124,70 milionë euro

Në fushë:  71,94 milionë euro | Jashtë fushës: 52,76 milionë euro

/Telegrafi/

The post Messi mposht LeBron Jamesin në listën e Forbes për sportistët më të paguar të vitit, në top 10 edhe emra si Ronaldo, Curry dhe Federer appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more