Pamje nga vizita e Hysni Gucatit në Kosovë |
Pamje nga vizita e Hysni Gucatit në Kosovë Posted: 12 May 2022 06:30 AM PDT T7 po e përcjellë nga afër vizitën e ish-kreut të OVL UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ndodhet në Kosovë, saktësisht në Spitalin e Mitrovicës, ku po qëndron babai i tij për shkak të një sëmundje. T7 raporton se Gucati ka arritur në Kosovë mëngjesin e sotëm dhe po përcillet nga Policia e Kosovës. Më shumë rreth vizitës së tij mund të shihni sot në "Frontal" në T7 duke filluar nga ora 17:00. Trupi gjykues i kryesuar nga Charles L Smith II, ka caktuar datën e shpalljes së aktgjykimit në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, ku vendosi që kjo datë të jetë 18 maji 2022, ora 10:00. Gucati e Haradinaj po akuzohen për vepra penale që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë. |
Lajmi i fundit: Hysni Gucati arrin në Kosovë Posted: 12 May 2022 06:23 AM PDT Ish-kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka mbërritur sot në mëngjes në Kosovë, nga Haga ku po mbahet prej muajsh në paraburgim, raporton Gazeta Express. Arsyeja e vizitës së tij është sëmundja e babait të tij, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Mitrovicës, raporton T7. T7 ka përcjellë vizitën e tij dhe do të sjellë pamje në emisionin "Frontal" duke filluar nga ora 17:00. |
You are subscribed to email updates from Drenica Press. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: