Skip to main content

“Osmani dhe Abazoviq përplasen për “Ballkanin e Hapur”” plus 9 more Ekonomia Online

“Osmani dhe Abazoviq përplasen për “Ballkanin e Hapur”” plus 9 more Ekonomia Online


Osmani dhe Abazoviq përplasen për “Ballkanin e Hapur”

Posted: 30 May 2022 10:57 AM PDT

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shkëmbyen replika lidhur me nismën rajonale “Ballkani i Hapur”. Gjatë një diskutimi të panelit në Samitin e Demokracisë në Evropën Juglindore që po mbahet në Mal të Zi, Abazoviq tha më 30 maj se një pjesë e shoqërisë së Malit të Zi e kundërshton “Ballkanin e Hapur” për shkak të rolit të Serbisë në këtë nismë.

Source

Publikohet lista me futbollistët e ftuar të Kosova U21 për ndeshjet e qershorit

Posted: 30 May 2022 10:49 AM PDT

Kombëtarja U21 e Kosovës ka zbuluar listën me futbollistët e ftuar për tri ndeshjet e qershorit. “Dardanët” më 4 qershor do të luajnë në udhëtim te Andorra, më 10 qershor do e presin Anglinë, kurse më 13 do të jenë mysafirë të Shqipërisë. Të tri këto ndeshje janë të vlefshme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Albert Bunjaki ka zbuluar listën me futbollistët e ftuar për këto...

Source

IPK-ja kthen në punë policin që plagosi vëllain e Butës pasi la të vdekur 30 vjeçarin në Ferizaj

Posted: 30 May 2022 10:35 AM PDT

Një ngjarje e rëndë ka tronditur të premten qytetin e Ferizajt. 30-vjeçari Gazmend Hyseni, ka mbetur i vrarë ndërsa është plagosur personi i dyshuar për vrasjen, Qëndrim Januzi. Sipas pamjeve të publikuara në media, e gjithë ngjarja ka ndodhur në prani të Policisë të cilët ishin rastësisht në vendngjarje, e ku më pas pjesëtari i Policisë, Njësiti Antidrogë në Ferizaj, ka qëlluar në drejtim të...

Source

Viola von Cramon nesër vjen në Kosovë

Posted: 30 May 2022 10:30 AM PDT

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, nesër do të jetë në Kosovë. Ajo do të marrë pjesë në konferencën e KSDW e cila ka të bëjë për agjendën e gjelbër në Ballkanin Perëndimor. Von Cramon do të jetë folëse më 31 maj, konferenca do të zgjas deri më 2 qershor. Nesër do të mbajë fjalim edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Source

Kurti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Abbott, folën për thellimin e partneritetit

Posted: 30 May 2022 10:24 AM PDT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott. Diskutuan për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e intensifikimit të mëtejmë të bashkëpunimit, në veçanti në fushën e ekonomisë, kulturës dhe sundimit të rendit e ligjit. Duke biseduar për çështjet e sigurisë u theksuan sfidat që...

Source

Paratë e Trustit, edhe punëtorët e KEK-ut do të protestojnë për lejimin e tërheqjes së tyre

Posted: 30 May 2022 10:20 AM PDT

Të enjten e ardhshme pritet që të mblidhet Kuvendi i Kosovës për të diskutuar për Projektligjin për Trustin. E para kësaj seance Qeveria e Kosovës, do të përballet edhe më një protestë. Sindikata e punëtorëve të KEK-ut, do të protestoj për të kërkuar tërheqjen e Trustit. Kryetari i kësaj sindikate, Nexhat Llumnica për FrontOnline, tha se ende nuk kanë vendosur se kur do të mbahet protesta.

Source

Komuna e Obiliqit e fiton gjyqin ndaj ZRrE-së, qytetarët e saj do ta paguajnë rrymën më lirë

Posted: 30 May 2022 10:12 AM PDT

Komuna e Obiliqit e ka fituar rastin në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj ZRRE-së për pezullimin e vendimit për shtrenjtimin e tarifat e të energjisë elektrike. Vendimi është nxjerrë më 27 maj nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Ai bazohet në të drejtën e paraparë me Ligjin për Obiliqin për një tarifë më të ulët të energjisë për qytetarët e Obiliqit. Padia të cilën e ka fituar pjesërisht...

Source

Spahiu nuk habitet me qëndrimin e Serbisë karshi Rusisë dhe Perëndimit

Posted: 30 May 2022 10:04 AM PDT

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, nuk është shprehur fare i habitur me qëndrimin aktual të Serbisë ndaj Rusisë pavarësisht luftës në Ukrainë, duke thënë se gati 200 vjet është kjo traditë dhe rrugë të cilën e ndjek fqinji i Kosovës. “Është i qartë në këtë vijë që 180 vite, as ndryshimi i regjimeve, as ndryshimi i dinastive mbretërore të kësaj periudhe nuk ka bërë që të ndryshojë një kurs të...

Source

Sahatçiu e fton në Prishtinë për Hackathon të përbashkët zëvendësdrejtoren e NASA-s për Investime në Teknologji

Posted: 30 May 2022 10:02 AM PDT

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, po merr pjesë në Samitin Global të Grave në Teknologji, në Paris të Francës. “Heroinat që e formësojnë të nesërmen” është tema e këtij viti ku prezente janë 300 gra politikëbërëse, avokuese, krijuese dhe inovatore nga e gjithë bota, përcjell klankosova.tv. Qysh në ditën e parë të pjesëmarrjes së saj në këtë konferencë, nënkryetarja e kryeqytetit ka...

Source

Ramosaj ngushëllon familjen e ish-eprorit të TMK-së: I lehtë të qoftë dheu i Kosovës Nezir!

Posted: 30 May 2022 09:42 AM PDT

Ka ndërruar jetë Nezir Neziri, njëri ndër luftëtarët e orëve të para të UÇK-së, veprimtar i çështjes kombëtare, ish-eprori i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, dhe njeriu që dha shumë për lirinë e Kosovës. Pas varrimit të tij në Jabllanicë, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, ka shprehur ngushëllime familjes së Nezirit.

Source

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more