Skip to main content

Niveli i ulët i sheqerit në gjak, simptomat dhe çfarë duhet të keni parasysh

Niveli i ulët i sheqerit në gjak, simptomat dhe çfarë duhet të keni parasysh


Niveli i ulët i sheqerit në gjak, simptomat dhe çfarë duhet të keni parasysh

Posted: 18 May 2022 02:53 AM PDT

Hipoglikemia është një gjendje në të cilën niveli i sheqerit (glukozës) në gjak është më i ulët se niveli standard. Kjo do të thotë se nivelet e sheqerit në gjakun tuaj janë më të ulëta se 70mg/dl.

Hipoglicemia shpesh lidhet me trajtimin e diabetit. Por barna të tjera dhe një sërë kushtesh (shumë të rralla) mund të shkaktojnë ulje të sheqerit në gjak tek njerëzit që nuk kanë diabet.

Disa nga simptomat e kësaj sëmundjeje janë:

Uria e tepërt;

Dridhje të trupit pa shkak;

Ankth;

Djersitje;

Zverdhje e fytyrës;

Rrahje të çrregullta zemre;

Pagjumësi;

Marramendje;

Irritim;

Teksa kjo gjendje e trupit avancon mund të ndeni edhe simptoma më të rënda siç janë gjendja e të fikëtit, turbullimi i shikimit apo konfuzimi i mendimeve.

Nëse ndjeni se po i përjetoni disa nga këto simptoma apo shumicën prej tyre me shumë mundësi vuani nga hipoglicemia.

Çfarë Duhet të Keni Parasysh

Kini kujdes me mediakamentet që përdorni, sidomos nëse stimulojnë prodhimin e insulinës. Insulina njihet si motori që ndihmon trupin të djegë sheqerin dhe t'i dhurojë energji trupit. Mbiprodhimi i saj mund të shkaktojë probleme në organizëm. Nëse nuk vuani nga diabeti kujdesuni që të keni një dietë të larmishme dhe të pasur me fruta, perime, karbohidrate dhe proteina. Konsumoni mish pule, peshk dhe perime të stinës për vakte të shëndetshme që mbajnë trupin në balancat e duhura. Gjithnjë këshillohuni me një mjek specialist në raste të përjetimit të këtyre simptomave.

Trajtimi përfshin kthimin e shpejtë të sheqerit në gjak brenda kufijve standardë ose me ushqim ose pije me shumë sheqer ose me ilaçe. Trajtimi afatgjatë kërkon identifikimin dhe trajtimin e shkakut të hipoglikemisë./ Mayo Clinic

 

Receta e stinës: Rizoto me qershi

Posted: 18 May 2022 02:38 AM PDT

Qershitë nuk janë për shumë kohë në treg prandaj, nëse nuk keni provuar ende të realizoni me to një recetë të kripur, është koha e duhur!

Përbërësit për 4-6 persona:
500 gr oriz
100 gr gjalpë
Gjysmë qepe të prerë imët
Gjysmë gote verë të bardhë
1 lt lëng mishi (mund të jenë kocka të zjera)
400 gr qershi të pastruara dhe të prera përgjysmë
Kripë, piper

Përgatitja:
Shkrijmë në zjarr të ngadaltë gjalpin dhe shtojmë aty qepën e grirë imët; e lëmë në zjarr derisa të zverdhet duke e përzierë vazhdimisht. Shtojmë orizin duke vijuar përzierjen derisa të thithë të gjithë gjalpin. Në këtë moment, ngremë flakën dhe e shuajmë orizin me verën e bardhë dhe e lëmë të avullojë. Më pas shtojmë dy garuzhde lëng mishi të vluar, gjithmonë duke e përzierë deri sa të avullojë. Shtojmë më pas qershitë e pastruara dhe dy garuzhde të tjera me lëng mishi. Shtimi i lëngut bëhet gradualisht, në varësi të zierjes. Kur të jetë gati, e heqim nga zjarri, e spërkasim me gjalpë, kripë e piper dhe e lëmë të rrijë 5 minuta përa se ta konsumojmë.

3 ndjenja urie që sinalizojnë probleme me shëndetin

Posted: 18 May 2022 01:26 AM PDT

Dëshira për të ngrënë akull- Mungesë hekuri

Të pasurit dëshirë për të ngrënë produkte që nuk kanë vlera ushqyese, si akull, letër, argjilë, baltë është një fenomen i njohur si 'pica'. Edhe pse këto fenomene nuk janë të kuptuara mirë nga studiuesit, disa studime e lidhin dëshirën për të konsumuar këto gjëra me mungesën e hekurit. Një studim i publikuar tek revista 'Hipoteza mjekësore', sugjeron se mania për të ngrënë akull rrit qarkullimin e gjakut në tru, për të luftuar amullinë e shkaktuar nga mungesa e hekurit.

Dëshira e madhe për të ngrënë kripë- Sëmundja e Adisonit

Shumë njerëz konsumojnë më tepër kripë sesa kanë nevojë. Përveç atletëve, të cilët mund të humbasin shumë kripë përmes djersitjes, për pjesën tjetër të njerëzve dëshira e madhe dhe e shpeshtë për të ngrënë kripë mund të tregojë se vuajnë nga sëmundja e Adisonit, në të cilën gjëndrat veshkore nuk prodhojnë mjaftueshëm hormone. Këta hormone janë të rëndësishme sepse përfshijnë kortizolin, i cili e ndihmon trupin për t'iu përgjigjur stresit dhe aldosteronin, i cili mban nën kontroll tensionin e gjakut. Nëse nuk trajtohet, sëmundja e Adisonit mund të ulë tensionin e gjakut në një nivel të rrezikshëm, prandaj vizitohuni tek mjeku nëse keni një dëshirë të madhe për të ngrënë ushqime me shumë kripë.

Dëshirë të madhe për të pirë ujë, edhe kur nuk jeni të etur- Diabet

Etja e tepërt është një simptomë e hershme e diabetit, por nuk është vetëm kjo. Një ndjenjë etjeje e madhe shoqërohet edhe me urinim të tepërt. Nëse vuani nga diabeti, në gjak vendoset sheqer shtesë dhe veshkat tuaja duhet të punojnë shumë fort për të filtruar dhe përthithur sheqerin. Ndonjëherë veshkat thjesht nuk mund t'ia dalin diçkaje të tillë dhe ëmbëlsia e tepërt shndërrohet në urinë. Kjo do të thotë urinim i shpeshtë dhe etje për më shumë ujë./Prevention

Maska me majonez, mbron dhe zbut skalpin e kokës, ja si përdoret

Posted: 18 May 2022 01:21 AM PDT

Një maskë flokësh me majonezë konsiderohet si një trajtim alternativ i flokëve që mund t’i bëjë flokët tuaja të buta dhe të lëmuara. Ndërsa përdoret kryesisht për njerëzit me flokë me onde dhe kaçurrela, kjo maskë flokësh mund të ofrojë përfitime të mundshme edhe për të tjerët.

Amino acidet tek majoneza ushqejnë, mbrojnë dhe zbusin edhe skalpin edhe majat. Me përdorimin e shpeshtë, majoneza ka tendencën të zbusë dhe të drejtojë edhe flokun me onde ose kaçurrela. Këtë të fundit e ndihmon më mirë duke i dhënë paraqitjen e një floku të rregullt dhe të mirëmbajtur. Majoneza është e rekomandueshme edhe për flokun e lyer sepse jo vetëm e mbron atë, por pengon shkarkimin e ngjyrës së përdorur. Majoneza gjithashtu këshillohet edhe kundër zbokthit sepse aciditeti i uthullës rual nivelin e pehashit në skalpin e kokës dhe prodhimin e yndyrës që nxit shfaqjen e zbokthit.

Si të përdorni një maskë flokësh me majonezë

Ndërsa disa nga përfitimet e mësipërme janë më të njohura se të tjerat, nuk ka gjasa që një maskë me majonezë të bëjë ndonjë dëm. Përjashtimi kryesor do të ishte nëse keni një alergji ndaj ndonjë prej përbërësve të majonezës, siç janë të verdhat e vezëve.

Ja se si të përdorni një maskë flokësh me majonezë:

Lagni flokët.

Aplikoni një filxhan majonezë, duke filluar nga skalpi juaj dhe duke e përpunuar deri në skajet tuaja. Përdorni më shumë majonezë sipas nevojës, duke u siguruar që flokët tuaj të jenë të mbuluar në mënyrë të barabartë.

Masazhoni produktin ose përdorni një krehër me dhëmbë të gjerë për të siguruar aplikim të barabartë.

Mbulojeni me një qese dhe prisni 20 minuta.

Shpëlajeni tërësisht dhe lajeni me shampo si zakonisht.

Për rezultate më të mira, përdorni maskën e majonezës një herë në javë për t’i mbajtur flokët tuaj të butë dhe të lëmuar./ Healthline

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more