Skip to main content

“Juventusi beson se është favorit për transferimin e Pogbas” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Juventusi beson se është favorit për transferimin e Pogbas” plus 9 more Telegrafi Futboll


Juventusi beson se është favorit për transferimin e Pogbas

Posted: 12 May 2022 05:33 AM PDT

Klubi italian, Juventusi beson se është favorit për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba, këtë verë, pasi lojtari mbetet pa kontratë në fund të sezonit.

Pogba, i cili iu bashkua United nga Juve për një tarifë rekord të atëhershëm botëror prej 105 milionë euro, pritet të largohet nga Old Trafford kur kontrata e tij të përfundojë në fund të qershorit.

Disa klube duke përfshirë Real Madridin, Paris Saint-Germain dhe së fundmi Manchester City, thuhet se janë të interesuar për nënshkrimin e tij.

Paul Pogba është ende në radarin e Real Madridit Paul Pogba është ende në radarin e Real Madridit

Megjithatë, sipas mediumit britanik The Mirror, Juventusi ka paraqitur një ofertë që ata besojnë se i bën ata favorit për të nënshkruar me francezin.

Artikulli detajon se si, paga e ofruar nga Juve prej 10 milionë eurosh në vit nuk është ndër më të lartat në futbollin botëror, por bonuset e mëdha të përfshira në marrëveshjen e tij do ta bënin atë një ofertë shumë tërheqëse.

Me largimin e Paulo Dybala dhe Giorgio Chiellini, raporti shton se Juve po i shet Pogbas një vizion për të qenë ylli kryesor i klubit së bashku me Dusan Vlahovic.

Nga Ibrahimovic te Pogba, Haaland e De Ligt, lojtarët që menaxhoheshin nga Raiola kanë marrë tanimë vendimin se çfarë do të bëjnë në të ardhmen Nga Ibrahimovic te Pogba, Haaland e De Ligt, lojtarët që menaxhoheshin nga Raiola kanë marrë tanimë vendimin se çfarë do të bëjnë në të ardhmen

Pogba bëri debutimin e tij profesional te Unitedi në vitin 2011, por u largua për t’iu bashkuar Juventusit në një transferim të lirë në fund të sezonit 2011/12.

Ai fitoi katër tituj radhazi të Serie A, si dhe Kupën e Italisë dy herë në katër sezonet e tij në Torino përpara se të kthehej në Old Trafford më 2016. /Telegrafi/

The post Juventusi beson se është favorit për transferimin e Pogbas appeared first on Telegrafi.

Guardiola flet më në fund për transferimin e Haalandit te Man City

Posted: 12 May 2022 04:26 AM PDT

Trajneri Pep Guardiola beson se vendimi i Manchester Cityt për të nënshkruar me Erling Haaland tregon një “shenjë të mirë për të ardhmen”.

Ylli i Borussia Dortmund do të arrijë në Etihad Stadium sezonin e ardhshëm në një marrëveshje prej 51 milionë funtesh apo rreth 60 milionë euro, duke qenë një nga lëvizjet më të mëdha të viteve të fundit.

Në vetëm 21 vite mbi supe, sulmuesi i lindur në Leeds përfaqëson një nga talentet e rinj më vezullues të futbollit botëror – dhe me nënshkrimin e tij në projektin e Cityt, Guardiola mendon se klubi ka bërë një investim të mençur për vitet në vijim.

Drejtuesit e Man Cityt tallen me Man Utd pasi marrëveshja e Haalandit kushtoi më pak se ajo e Fredit Drejtuesit e Man Cityt tallen me Man Utd pasi marrëveshja e Haalandit kushtoi më pak se ajo e Fredit

"Është një vendim për klubin që të bëjë një shenjë të mirë për të ardhmen", ka thënë fillimisht Guardiola për Sky Sports.

"Ai mund të vijë për shumë, shumë vite me shpresë dhe jam shumë i sigurt se ai do të përshtatet në mënyrë të përsosur me ekipin tonë, por për sezonin e ardhshëm".

Klopp për transferimin e 'bishës' Haaland te Man City: Fatkeqësisht, një nënshkrim vërtet i mirë Klopp për transferimin e 'bishës' Haaland te Man City: Fatkeqësisht, një nënshkrim vërtet i mirë

"Lojtarët të bëjnë një menaxher të mirë. Ai është një talent i ri i jashtëzakonshëm, në moshë të përsosur".

"Jam shumë i sigurt se do ta ndihmojmë atë të vendoset sa më mirë", përfundoi trajneri i Man Cityt. /Telegrafi/

The post Guardiola flet më në fund për transferimin e Haalandit te Man City appeared first on Telegrafi.

Lewandowski nuk e ndjen dashurinë te Bayern Munichu

Posted: 12 May 2022 03:24 AM PDT

Robert Lewandowski thuhet se është i shqetësuar me situatën e tij te Bayern Munichu dhe nuk po e ndjen dashurinë e nevojshme nga klubi gjerman.

Sipas gazetës gjermane Bild, Lewandowski nuk ndihet i vlerësuar te Bayerni, me gjigantët e Bundesligës që e kanë pritur deri në fund vendimin e Erling Haaland, i cili do të transferohet te Manchester City.

Pasi e humbën sulmuesin norvegjez, gjigantët gjermanë tani mund të humbasin edhe sulmuesin polak, i cili është lidhur me Barcelonën gjatë verës.

Top-golashënuesit në pesë ligat kryesore evropiane Top-golashënuesit në pesë ligat kryesore evropiane

Pritja e yllit të Dortmundit dhe sjellja jashtëzakonisht hezituese në të njëjtën kohë kur bëhej fjalë për zgjatjen e kontratës, e ka shqetësuar shumë Lewandowskin.

Kjo thuhet se është një nga arsyet kryesore pse Lewandowski nuk ndihet më plotësisht i vlerësuar në Bayern dhe do të donte të largohej nga klubi këtë verë, pavarësisht kontratës deri në vitin 2023.

Lufta për 'Këpucën e Artë' 2022, kush kryeson garën dhe si qëndron situata Lufta për 'Këpucën e Artë' 2022, kush kryeson garën dhe si qëndron situata

Nëse klubi i ëndrrave, Barcelona bëhet serioz, do të jetë emocionuese të shihet nëse Bayern vërtet i qëndron mbrapa vendimit për mos-shitjen e yllit polak.

Përfundimi i sezonit apo më saktë muaji qershor pritet të sqaroj gjithçka sa i përket të ardhmes së 'makinerisë së golave'. /Telegrafi/

The post Lewandowski nuk e ndjen dashurinë te Bayern Munichu appeared first on Telegrafi.

Mbappe: Një opsion për t’u bërë sulmuesi i ardhshëm i Real Madridit

Posted: 12 May 2022 02:52 AM PDT

Në muajt e fundit, tifozët dhe drejtuesit e Real Madridit kanë ëndërruar të kenë Erling Haaland dhe Kylian Mbappe në të njëjtën skuadër.

Ata u përpoqën të joshin norvegjezin për t'u transferuar në Madrid, por realiteti financiar dhe sportiv i detyroi ata të tërhiqnin interesin e tyre.

Los Blancos kanë nevojë për një sulmues për të mbuluar Karim Benzeman, pasi as Mariano Diaz dhe as Luka Jovic nuk pritet të qëndrojnë në klub përpara sezonit të ardhshëm.

Synimi i Real Madridit është të gjejë një lojtar të ri, të talentuar, i cili mund të bëhet një sulmues elitar në të ardhmen. Ndërkohë, me Benzemën që është titullar i padiskutueshëm, Mbappe mund të luajë edhe si nëntëshe false.

Florentino Perez dhe Ancelotti lënë të kuptohet se transferimi i Mbappes te Real Madridi është çështje e kryer Florentino Perez dhe Ancelotti lënë të kuptohet se transferimi i Mbappes te Real Madridi është çështje e kryer

Sulmuesi aktual i Paris Saint-Germain është i vetëdijshëm për qëllimin e Real Madridit dhe ai është i hapur ndaj kësaj ideje.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Real Madridi nuk po kërkon një lojtar që mund të bëjë diferencën. Ata nuk e shohin si një çështje urgjente, por pasi u zyrtarizua kalimi i Haaland te Manchester City, Los Blancos po përpiqen të kërkojnë një sulmues që do të bëjë diferencën në të ardhmen.

Vinicius Jr, Benzema dhe Rodrygo

Duke shkuar në sezonin e ardhshëm, sulmi i Real Madridit do të përbëhet aktualisht nga Vinicius Junior, Benzema dhe Rodrygo Goes, ndërsa gjithçka tregon se Eden Hazard do të qëndrojë edhe për një tjetër sezon pavarësisht dëmtimeve.

Carlo Ancelotti nuk ka në planet e tij as Marianon dhe as Jovicin dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me Marco Asensio, kontrata e të cilit përfundon më 30 qershor 2023.

As Raul de Tomas dhe as Borja Mayoral nuk pritet të kthehen, pasi Real Madridi nuk do të jetë në nxitim për të nënshkruar me një sulmues nëse Mbappe bashkohet në verë.

Endrick dhe Moukoko

Një nga sulmuesit që ka nxitur interesimin e Real Madridit është braziliani 15-vjeçar Endrick, i cili ka shkëlqyer te të rinjtë e Palmeiras, por ende nuk ka marrë përvojë me ekipin e parë.

Yjet e së ardhmes në radarin e Real Madridit Yjet e së ardhmes në radarin e Real Madridit

Ndërkohë, i riu i Borussia Dortmundit, Youssoufa Moukoko, ka spikatur me shifrat e golave ​​në Gjermani, i cili ka tërhequr interesin e skuadrave të ndryshme evropiane që në moshën 12-vjeçare.

Sa i përket Real Madridit, gjigantët e La Ligas po kërkojnë një sulmues të jashtëzakonshëm që mund të zhvillohet në klub, siç kanë arritur të bëjnë tashmë me Vinicius dhe Rodrygo. /Telegrafi/

The post Mbappe: Një opsion për t’u bërë sulmuesi i ardhshëm i Real Madridit appeared first on Telegrafi.

Inzaghi tashmë ka fituar më shumë se Conte te Interi

Posted: 12 May 2022 02:09 AM PDT

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka ngritur trofeun e tij të dytë në klub, që do të thotë se ai tashmë ka fituar më shumë se Antonio Conte.

Nerazzurrët mundën Juventusin 4-2 në finalen e Kupës së Italisë në Stadio Olimpico të mërkurën mbrëma, duke fituar trofeun e tyre të dytë këtë sezon.

Kampionët në fuqi në Serie A kishin bërë tashmë më të mirën ndaj Bianconerëve në finalen e Superkupës së Italisë në muajin janar.

Antonio Conte fitoi një titull gjatë periudhës së tij dyvjeçare në Inter, por Inzaghi tashmë ka fituar më shumë trofe se trajneri aktual i Tottenham Hotspur.

Conte u largua nga klubi me marrëveshje të ndërsjellë në verë, pasi e dinte se klubi do të duhet të shesë disa nga yjet e tyre për të balancuar librat.

Inzaghi pas fitimit të Kupës: Kjo skuadër e Interit nuk dorëzohet kurrë, jam jashtëzakonisht i lumtur Inzaghi pas fitimit të Kupës: Kjo skuadër e Interit nuk dorëzohet kurrë, jam jashtëzakonisht i lumtur

Achraf Hakimi dhe Romelu Lukaku u larguan nga klubi verën e kaluar për një tarifë të kombinuar prej 183 milionë eurosh, por Interi ka mbetur konkurrues dhe tani është në garë për të fituar trofeut e tretë vendas.

Megjithatë, në mënyrë që të ruajnë titullin e Serie A, ata do të duhet të shohin Milanin të humb së paku njërën nga dy ndeshjet ose të barazojë në dy ndeshjet e mbetura të sezonit, pasi aktualisht janë në vendin e dytë në tabelë, dy pikë prapa rivalëve të tyre të qytetit. /Telegrafi/

The post Inzaghi tashmë ka fituar më shumë se Conte te Interi appeared first on Telegrafi.

Drejtuesit e Man Cityt tallen me Man Utd pasi marrëveshja e Haalandit kushtoi më pak se ajo e Fredit

Posted: 12 May 2022 01:50 AM PDT

Drejtuesit e Manchester Cityt kanë bërë shaka me shpenzimet e Manchester Unitedit, duke bërë krahasime me marrëveshjen e tyre për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

City pritej të shpenzonte 63 milionë funte apo 75 milionë euro për të shkaktuar klauzolën e lirimit të Haaland, por ka siguruar shërbimet e sulmuesit për 12 milionë funte apo 15 milionë euro më pak.

Sipas mediumit ESPN, City tani beson se ka bërë një pazar të madh duke nënshkruar me një lojtar që mund të vlejë mbi 200 milionë euro.

Shifrat që qëndrojnë prapa transferimit të Erling Haaland te Manchester City Shifrat që qëndrojnë prapa transferimit të Erling Haaland te Manchester City

Stafi i klubit madje ka bërë shaka në kurriz të rivalëve të tyre lokalë, Manchester Unitedit, lidhur me marrëveshjen.

Thuhet se ata janë tallur duke krahasuar 51 milionë funtet që kanë paguar për të sjellë Haalandin në Etihad dhe të cilat janë më pak se tarifa prej 52 milionë funtesh që Unitedi shpenzoi për të nënshkruar me mesfushorin Fred nga Shakhtar Donetsk në vitin 2018.

Fred ishte rrugës për në City përpara ndërhyrjes së United katër vjet më parë, por ka rezultuar një transferim i dështuar tashmë. /Telegrafi/

The post Drejtuesit e Man Cityt tallen me Man Utd pasi marrëveshja e Haalandit kushtoi më pak se ajo e Fredit appeared first on Telegrafi.

Abdulah Ibrakovic me largimin e tij konfirmon gjendjen e rëndë të Prishtinës

Posted: 12 May 2022 01:33 AM PDT

Largimi pa paralajmërim i trajnerit boshnjak, Abdulah Ibrakovic, nga drejtimi i skuadrës ka bërë që të konfirmohet situata e rëndë në të cilën po kalon ish-kampioni i Kosovës, Prishtina.

Prishtina është duke përjetuar njërin nga sezonet më të dobëta në histori të klubit, pasi për herë të parë ka dështuar të sigurojë një vend që i dërgon në garat evropiane që nga pranimi në UEFA.

I gjithë ky sezon i dështuar ka ardhur pas problemeve të mëdha financiare në të cilat po kalon klubi kryeqytetas dhe tashmë ky fakt është i ditur.

Prishtina nuk licencohet për garat evropiane, thonë se FFK nuk ia shtyu afatin për t'i plotësuar kërkesat e futbollistëve Prishtina nuk licencohet për garat evropiane, thonë se FFK nuk ia shtyu afatin për t'i plotësuar kërkesat e futbollistëve

Megjithatë, gjenda shumë e rëndë të cilën po e kalon Prishtina është konfirmuar vetëm në fillim të kësaj jave.

Largimi pa paralajmërim i trajnerit boshnjak, Ibrakovic, ka treguar dhe vërtetuar gjithçka sa i përket problemeve financiare të Prishtinës, shkruan Telegrafi.

Ibrakovic është larguar pa paralajmërim nga Prishtina

Ibrakovic erdhi në drejtimin e skuadrës si pasues i Zekirja Ramadanit të shkarkuar në muajin nëntor, teksa nënshkroi kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit 2022/23.

Por, edhe përkundër se me kontratë edhe për më shumë se një vit, trajneri boshnjak është larguar pa ndonjë marrëveshje për shkëputjen e kontratës.

Sipas burimeve të Telegrafit, largimi i Ibrakovic ka ardhur shkaku i gjendjes së rënduar financiare të klubit, për borxhet ndaj tij dhe lojtarëve.

Ndryshe, Ibrakovic ka drejtuar Prishtinën në 19 ndeshje në të gjitha garat nga emërimi i tij dhe ka regjistruar tetë fitore, katër barazime dhe ka pësuar shtatë humbje.

Borxhet e mëdha ndaj tij dhe lojtarëve kanë bërë që Ibrakovic të largohet

Në Superligën e Kosovës, boshnjaku drejtori kryeqytetasit në 16 ndeshje, duke mbledhur vetëm 22 pikë nga 48 të mundshmet.

Dy xhirot e fundit dhe vendimtare për Prishtinën, në garë për mbijetesë, ish-kampioni i Kosovës pritet të drejtohet nga ndihmësi Debatik Curri. /Telegrafi/

The post Abdulah Ibrakovic me largimin e tij konfirmon gjendjen e rëndë të Prishtinës appeared first on Telegrafi.

De Bruyne u tregua i jashtëzakonshëm, shënoi het-trik sensacional në vetëm 17 minuta me këmbën e tij ‘të dobët’

Posted: 12 May 2022 01:09 AM PDT

Kevin De Bruyne ka regjistruar het-trikun e tij të parë në Ligën Premier, duke shënuar tre gola mahnitës kundër Wolves – të gjithë me këmbën e tij të majtë, e cila nuk është e preferuara.

Superylli i Manchester City shënoi tre gola në pjesën e parë të ndeshjes së tyre vendimtare në ligë në Molineux të mërkurën mbrëma.

Ai hapi rezultatin vetëm në minutën e shtatë, pasi shënoi pa shumë vështirësi për 0-1, pasi u shërbye nga Bernardo Silva.

De Bruyne me paraqitje fantastike, City merr fitore të thellë te Wolverhampton Wanderers De Bruyne me paraqitje fantastike, City merr fitore të thellë te Wolverhampton Wanderers

Wolves u kundërpërgjigjën katër minuta më vonë për të barazuar 1-1, por ylli belg vazhdoi shkëlqimin duke rikthyer epërsinë e Cityt pas një tollovie brenda zonës në minutën e 16-të.

De Bruyne e përfundoi het-trikun e tij me një gol 'raketë' nga distanca, duke çuar epërsinë e Cityt në 1-3 në minutën e 24-të të ndeshjes.

Ky het-trik brenda 17 minutave konfirmoi se De Bruyne vazhdon të mbetet njëri nga lojtarët më të mirë në botë aktualisht.

Ylli belg shënoi edhe një gol në pjesën e dytë, pasi në minutën e 60-të ishte i saktë për 1-4, por kësaj radhe me këmbën e djathtë. /Telegrafi/

The post De Bruyne u tregua i jashtëzakonshëm, shënoi het-trik sensacional në vetëm 17 minuta me këmbën e tij 'të dobët' appeared first on Telegrafi.

Frenkie de Jong thuhet se do të shitet te Man Utd brenda 20 ditëve

Posted: 12 May 2022 12:40 AM PDT

Mesfushori holandez i Barcelonës, Frenkie de Jong thuhet se do t'i bashkohet Manchester Unitedit gjatë afatit kalimtar të verës.

Është e vështirë të gjykosh De Jongun që nga ardhja e tij në Barcelonë si rezultat i skuadrave kaotike në të cilat ai ka luajtur. Megjithatë, duket se klubi e ka bërë këtë gjykim.

Sipas gazetarit Gerard Romero, i cili dha lajmin në emisionin e tij, De Jong është duke u larguar nga Barcelona pas përfundimit të sezonit dhe destinacioni i tij mendohet të jetë Manchester Unitedi.

 

Romero i dha transferimit shanse prej 95 për qind për të ndodhur dhe tha se tarifa ka të ngjarë të jetë midis 70 dhe 80 milionë euro. Barcelona e nënshkroi për 86 milionë euro në vitin 2019, që do të thotë se ky do të ishte një tjetër lojtar me të cilin do të humbiste.

Megjithatë, duke pasur parasysh shqetësimet financiare në klub, është një domosdoshmëri – vendimi për të shitur de Jong është një vendim thjesht financiar sipas fjalëve të Romeros. Holandezi është një aset shumë i vlefshëm dhe me të gjitha llogaritë, ende nuk ka përmbushur potencialin e tij.

Man Utd është gati të përfshijë Maguiren në ofertë për Frenkie de Jong Man Utd është gati të përfshijë Maguiren në ofertë për Frenkie de Jong

Transferimi në Old Trafford, do të ribashkonte de Jong me ish-trajnerin e tij të Ajaxit, Erik ten Hag, ndërsa Barcelona do të kishte ende Gavin, Pedrin, Sergio Busquets dhe me sa duket Frank Kessie për të mbushur mesfushën e tyre.

Gjatë tre sezoneve që de Jong ka qenë në klub, ai ka qenë gjithmonë titullar nën katër trajnerë të ndryshëm, duke grumbulluar 138 paraqitje, 13 gola dhe 17 asistime. /Telegrafi/

The post Frenkie de Jong thuhet se do të shitet te Man Utd brenda 20 ditëve appeared first on Telegrafi.

Perisic ndihet i lumtur me trofeun e Kupës së Italisë, por thumbon drejtuesit në lidhje me rinovimin e kontratës

Posted: 12 May 2022 12:15 AM PDT

Ivan Perisic ka thënë pas fitores 4-2 ndaj Juventusit se Interi ‘gjithmonë ka besuar’ në Kupën e Italisë dhe mund të fitojë ende Scudetton, ndërsa pati kritika për drejtuesit e klubit në lidhje me rinovimin e kontratës së tij.

Nerazzurrët kishin kaluar në epërsi të hershme me golin e bukur t Nicolo Barellas, por Juve e ktheu atë me Alex Sandro dhe Dusan Vlahovic në 120 sekonda.

Një penallti e Hakan Calhanoglu detyroi vazhdimet, ku Perisic mori kontrollin me dy gola në dy minuta, duke konkretizuar një penallti për faullin e Matthijs de Ligt ndaj Stefan de Vrij dhe duke shënuar një supergol për 4-2.

Ky është trofeu i tetë i Interit në Kupën e Italisë, i pari që nga sezoni 2010/11, pasi mundi edhe Juven gjatë vazhdimeve në Superkupën e Italisë.

Inzaghi pas fitimit të Kupës: Kjo skuadër e Interit nuk dorëzohet kurrë, jam jashtëzakonisht i lumtur Inzaghi pas fitimit të Kupës: Kjo skuadër e Interit nuk dorëzohet kurrë, jam jashtëzakonisht i lumtur

"Gjithmonë kam besuar, kur ishim 1-0 në epërsi ose 2-1 në disavantazh, përpiqesha t’i ngre kokat të gjithëve, pasi humbëm kokën për 10-15 minuta, por reaguam mirë dhe mendoj se fitorja ishte e merituar", ka thënë fillimisht Perisic për Sport Mediaset.

"Unë ndihem gjithmonë si lider, por kur ekipi punon kështu, është më e lehtë të jesh lider. Thjesht duhet të vazhdojmë, kanë mbetur edhe dy ndeshje finale, gjithçka është e mundur në futboll dhe ne duhet të vazhdojmë të besojmë".

Ende besoni se Interi mund t’i heqë Scudetton nga Milani?

"Gjithmonë".

Allegri përgëzon Interin për trofeun, por zbulon se dikush nga bankina e goditi Allegri përgëzon Interin për trofeun, por zbulon se dikush nga bankina e goditi

Sidoqoftë, intervista përfundoi në një notë proteste dhe kritike kur Perisic u pyet për situatën e kontratës së tij, e cila skadon më 30 qershor, dhe drejtori Beppe Marotta tha se kishte një shans të mirë për të zgjatur marrëveshjen e tyre.

"Nuk di ende asgjë. Me lojtarë të rëndësishëm, nuk duhet pritur minutën e fundit. Ju gjithashtu duhet ta dini këtë", përfundoi ylli kroat. /Telegrafi/

The post Perisic ndihet i lumtur me trofeun e Kupës së Italisë, por thumbon drejtuesit në lidhje me rinovimin e kontratës appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more