Skip to main content

Guakamole, sallata më e shijshme e pranverës

Guakamole, sallata më e shijshme e pranverës


Guakamole, sallata më e shijshme e pranverës

Posted: 17 May 2022 05:54 AM PDT

Guakamolja është një sallatë e kuzhinës meksikane që ende nuk përdoret shumë në restorantet tona megjithëse janë shumëkombësh. Është pak pikante dhe, për shkak pak të panës e pak të avocados vetë, pak e yndyrshme, por me yndyrna të shëndetshme (prej frutit).

Përbërësit:
1 avokado e pjekur mirë
1 lugë lëng limoni jeshil
¼ domate
½ qepë
½ lugë pana
½ lugë vaj ulliri
4-5 pika tabasko
Kripë, piper
Për ta shoqëruar: Crackers, patatina, tortillas, karota, feta buke, etj.

Përgatitja:

Avokadon e qëruar e grijmë imët me thikë, po kështu domaten me qepën. I hedhim në një tas dhe i përziejmë me lëngun e limonit, vajin, panën, pak kripë, piper dhe tabaskon që shtojmë me pika sipas shijes. Sipas dëshirës, për ta bërë më kremoze mund t'i grini në blender të gjithë përbërësit e mësipërm. Mund ta ruajmë 1-2 ditë në frigorifer, të mbuluar me letër plastike për kuzhinë.

Ushqimet që ndihmojnë duhanpirësit të pastrojnë trupin nga nikotina

Posted: 17 May 2022 05:15 AM PDT

Konsumi i duhanit bën që nikotina të futet në trup nëpërmjet gojës duke kaluar në mushkëri dhe në shtresën e mukusit. Studimet kanë arritur të tregojnë se brenda 10 sekondash pasi thithni nikotinën, arrin në tru.

Disa nga ushqimet e mëposhtme mund t'ju ndihmojnë të pastroni trupin nga nikotina:

Lëngu i karotës: Është i lartë në vitaminë B, C, A, K, dhe detoksifikon trupin, ndihmon për lëkurë të butë, të freskët dhe i jep shkëlqim asaj.

Portokalli: Është i lartë në vitaminë C dhe ushqyes të tjerë, redukton stresin dhe ankthin.

Brokoli: është i lartë në vitaminë B5 dhe C të cilat janë të dobishme për mushkërinë.

Kivi: është i bollshëm në vitaminë C, A dhe E, të cilat janë deficitare në trupin e një duhanpirësi.

Spinaqi: është i lartë në vitamina dhe acid folik, pas konsumimit të tij, shijen e duhanit nuk do t'ju duket e mirë.

Ujë: Sigurohuni që të konsumoni 8-12 gota në ditë, pasi në këtë mënyrë do ndiheni të hidratuar.

Ndaj këshillohet që të konsumoni këto ushqime në qoftë se doni të lini duhanin, ose të paktën për të freskuar trupin dhe pastruar atë nga nikotina e dëmshme.

 

 

Incidenti në QSUT, ISHMT: Ashensori nuk është regjistruar

Posted: 17 May 2022 04:10 AM PDT

Ashensori ku ndodhi incidenti me pasojë plagosjen e një infermieri dhe pacienteje një ditë më parë në ambientet e QSUT-së rezulton i paregjistruar, sipas Inspektoriatit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut.

Në bazë të ligjit, Personi Përgjegjës për instalimin ka për detyrë të kontraktojë një organ të miratuar, i cili bën kontrollin fillestar të ashensorit dhe atë periodik, për të vlerësuar nëse ashensori është në përputhje me rregullat teknike për të garantuar sigurinë e përdoruesve. Pas kryerjes së ekzaminimit personi përgjegjës duhet të regjistrojë ashensorin pranë ISHMT-së.

 "Paraprakisht dëshirojmë të informojmë se, në bazë të inspektimit të kryer nga ISHMT, rezulton se është kryer ekzaminimi fillestar i ashensorit nga një organ i miratuar, por nuk është kryer regjistrimi i ashensorëve në zbatim të Ligjit 10489/2011 "Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore', i ndryshuar. Në bazë të ligjit, Personi Përgjegjës i produkt/instalimit ka për detyrë të kontraktojë një Organ të Miratuar, i cili bën kontrollin fillestar të ashensorit dhe atë periodik, për të vlerësuar nëse ashensori është në përputhje me rregullat teknike për të garantuar sigurinë e përdoruesve. Pas kryerjes së ekzaminimit fillestar personi përgjegjës ka detyrimin për regjistrimin e ashensorit pranë ISHMT-së. Kontrollet për sigurinë e ashensorëve kanë qenë një ndër prioritetet e veprimtarisë së Inspektoriatit të Mbikëqyrjes së Tregut, ku vetëm për vitin 2021 janë kryer 336 inspektime, ndërkohë që numri i ashensorëve të regjistruar pranë ISHMT është 1429.
Gjithashtu, ISHMT ka informuar në mënyrë të vazhdueshme të gjitha grupet e interesit mbi detyrimet ligjore që duhet të përmbushen lidhur me sigurinë e ashensorëve.
ISHMT iu bën thirrje të gjithë personave përgjegjës të kryejnë procedurën e regjistrimit të ashensorëve pranë këtij institucioni, ashensorët e rinj që instalohen për herë të parë, por edhe ashensorët që janë në përdorim, në mënyrë që të garantohet që ashensorët në përdorim për të tretët apo publikun e gjerë të jetë në përputhje me kërkesat e sigurisë së produktit/instalimit të vënë në shërbim gjatë gjithë periudhës së tij të përdorimit?", sipas ISHMT-së./Top Channel

 

Shurupi plot vlera i kumbullave jeshile për tretjen

Posted: 17 May 2022 04:02 AM PDT

Përbërësit

  • 1 kg kumbulla shahine
    • 1 kg sheqer kaf
    • 1 kavanoz qelqi ose një enë të madhe mjaftueshëm sa për të nxënë kumbullat dhe sheqerin

Udhëzimet

  1. Lajini dhe kullojini kumbullat.

Lërini të thahen plotësisht për disa orë.

Nëse dëshironi mund t'i shpërndani në një tepsi dhe t'i thani natyralisht.

Gjatë tharjes, pastroni mirë kumbullat nga bishtat ose gjethet e mbetura.

Heqja e bishtave nuk është e detyrueshme, por në fund të procesit, ato do të lundrojnë në sipërfaqe dhe do të duhet ta kulloni shurupin për t'i hequr ato.

Për më tepër, bishtat rrisin gjasat e formimit të mykut në shurup.

  1. Hidhni kumbullat e kalbura sepse ato do të prishin shurupin.
  2. Sterilizojeni kavanozin e qelqit duke e pastruar me ujë të valuar ose alkool.
  3. Hidhni sheqerin dhe kumbullat në shtresa dhe në sasi të barabarta.

Sheqeri duhet të hidhet mjaftushëm sa të krijojë një shtresë të hollë sipër kumbullave.

  1. Mbulojeni kavanozin me kapak dhe lëreni në një vend të freskët për 90 ditë.

Gjatë këtyre ditëve, përzijeni shurupin çdo dy ditë për rreth 7-10 ditë.

Në këtë mënyrë, sheqeri do të shkrihet tërësisht në lëngun e kumbullës.

Përzierja duhet të vazhdojë herë pas here në harkun kohor të 80 ditëve.

Nëse vini re se kumbullat në sipërfaqe kanë marrë një ngjyrë të ndryshme ose njolla të bardha, përzijeni shurupin mirë.

Sekreti i shurupit të mirë të kumbullës qëndron tek sasia e barabartë e frutave me sheqerin, por në varësi të madhësisë dhe lëngut të kumbullave ju mund ta ndryshoni recetën në 1 kg kumbulla me 1.5 kg sheqer.

Në vitet e fundit, studimet kanë treguar se:

  • Sasia e madhe e acidit citric tek kumbullat e ndihmon organizmin të largojë acidin laktik, rrjedhimisht të shërohet më shpejt.
    • Kumbullat shahine ndihmojnë sekretimin e gjendrave të gojës dhe enzimave të tretjes duke përmirësuar të gjithë procesin në tërësi.
    • Shurupi i kumbullës shkatërron bakteret e dëmshme dhe ndihmon kundër diaresë duke përmirësuar funksionin normal të zorrëve.

Pirja e shurupit të kumbullave me ujin përmirëson ndjeshëm tretjen, sidomos pasi e keni tepruar me të ngrënit, forcon imunitetin dhe jep energji të madhe për organizmin.

Vlerat e kumbullave

Frutat e kumbullës kanë vlera të larta ushqimore. Ato përmbajnë 8-20 për qind sheqer natyral, acide dhe pektinë.

Kumbulla shahine përmban kripëra minerale të kalciumit, kaliumit, magnezit dhe të hekurit.

Kumbulla është e pasur me kalori, proteina dhe vitamina A, C, B6 dhe D.

Kumbulla Shahine përmirëson sistemin tretës dhe forcon trupin që të jetë më rezistent ndaj sëmundjeve.

Ruan shëndetin e zemrës, parandalon ngritjen e kolesterolit në gjak, atakun në zemër, çrregullimet e rrahjeve të zemrës.

Këto fruta ndihmojnë sistemin tretës, lëvizjen dhe pastrimin natyral të zorrëve.

Përmirëson shikimin.

Ngrënia e tre kokrrave të kumbullës në ditë, zvogëlon rrezikun e degradimit molekular dhe formimin e perdeve të syrit.

Kumbullat mbrojnë oksidimin e kolesterolit në enët e gjakut dhe aktivizojnë punën e veshkave.

Ato ndihmojnë formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ndalojnë aneminë.

Kumbullat Shahine largojnë toksinat nga trupi dhe lodhjen.

Ato janë të dobishme për të sëmurët me diabet dhe funksionojnë edhe si parandaluese e tij.

Kumbulla ndihmon për shëndetin dhe formimin e kockave, përmirësojnë densitetin e tyre që shkaktohet nga mosha./AgroWeb.org

Çfarë problemesh shëndetësore mund të fshihen pas etheve?

Posted: 17 May 2022 03:17 AM PDT

Ethet mund të shfaqen për arsye nga më të ndryshmet, por edhe si simptomë e disa sëmundjeve.

I tillë është rasti i hipotiroidizmit që shkakton ndjeshmëri të lartë ndaj të ftohurës.

Në këtë artikull do të mësoni për shkaqet e etheve dhe si mund t'i mbani ato nën kontroll.

I Ftohti: Kur bën ftohtë, njeriu mund të ketë ethe pa patur temperaturë. Nëse jeni lagur nga shiu keni ethe sepse trupi prodhon më shumë energji që të përshpejtojë avullimin e ujit nga rrobat. Njeriu ka ethe edhe kur fryn erë sepse kjo e fundit largon ngrohtësinë në lëkurën e njeriut dhe në rroba.

Hipotiroidizmi: Problemet me prodhimin e pamjaftueshëm të hormoneve të tiroides i bëjnë njerëzit më të ndjeshëm ndaj të ftohtit dhe më të prirur të kenë ethe. Në rastin e hipotiroidizmit, ethet shoqërohen me shtim në peshë, plogështi, konstipacion, dhimbje muskujsh e të tjerë.

Infeksionet: Ethet janë shenjë e një infeksioni të mundshëm në organizëm. Në këto raste, ethet janë të parat që shfaqen dhe më pas ndiqen nga temperatura.

Aktiviteti Intensiv Fizik Në Të Ftohtë: Njerëzit që kryejnë aktivitete intensive fizike në të ftohtë vuajnë më shumë nga ethet. Kjo ndodh sepse kur njeriu kryen aktivitet fizik, organizmi prodhon më shumë nxehtësi. Në momentin që njeriu mbaron aktivitetin fizik do të ketë shumë ftohtë.

Anemia: Ethet dhe ndjesia e vazhdueshme e të ftohtit është një nga simptomat e anemisë. Kjo sëmundje shfaqet si pasojë e ushqyerjes së keqe, sëmundjeve, medikamenteve dhe moshës. Anemia prek më shumë gratë se meshkujt.

Kur Duhet Të Shkoni Tek Mjeku?

Nëse ethet ju pushtojnë pas ekspozimit në të ftohtë ose shfaqen përpara temperaturës, atëherë nuk është e nevojshme të shkoni tek mjeku.

Nga ana tjetër, nëse keni ftohtë kur temperaturat janë të larta apo edhe pse jeni veshur trashë, atëherë kemi të bëjmë me një problem të fshehur mjekësor i cili mund të diagnostikohet nga mjeku.

Dieta Banting: Si të humbisni peshë shpejt dhe pa kufizime vaktesh

Posted: 17 May 2022 02:57 AM PDT

Ndryshe nga shumica e dietave për humbje peshe, dieta Banting ka një histori të gjatë, e përshkruar për herë të parë që në vitin 1862, nga një pacient obez i quajtur William Banting. E para nga shumë programe me pak karbohidrate, dieta Banting promovon përdorimin e rezervave të yndyrës si lëndë djegëse.

I nxitur nga suksesi i tij në humbjen e peshës, William Banting shkroi një broshurë, që tani mendohet të jetë libri i parë i dietës, për të përhapur fjalën për këtë qasje me karbohidrate të ulëta/yndyrë të lartë për humbjen e kilogramëve.

Si funksionon dieta Banting?

Dieta origjinale përfshinte katër vakte në ditë, të cilat përfshinin proteina si mish ose peshk me një pjesë të kufizuar të karbohidrateve prej rreth 25-30 gram, plus një sasi frutash si një vakt i lehtë. Çuditërisht, buka, fasulet, gjalpi, qumështi, sheqeri dhe patatet ishin shumë të kufizuara.

Plani është përcaktuar si më poshtë:

Faza 1: vëzhgimi – për një javë ju vazhdoni të hani dietën tuaj ekzistuese, pa ndryshuar, por mbani një ditar gjithëpërfshirës të ushqimit për t'ju ndihmuar të kuptoni se si trupi juaj i përgjigjet ushqimit që hani.

 Faza 2: restaurimi – për 2 deri në 12 javët e ardhshme, varësisht nga sa humbje peshe nevojitet, ju ndiqni një fazë restaurimi ku gjatë kësaj faze ju do të filloni të ndiqni listat e ushqimeve, duke shmangur të gjitha ushqimet nga listat e kuqe dhe duke u mbështetur në ato në listat e gjelbra dhe portokalli. Duke iu përmbajtur listave të ushqimeve nuk do të keni nevojë të numëroni kaloritë ose të kontrolloni madhësitë e pjesëve tuaja.

 Faza 3: transformimi – kjo fazë shkon një hap më tej, me qëllim që të arrihet ketoza. Kjo është faza më e vështirë dhe ajo më e afërta me dietën origjinale Banting. Do të kërkohet t'i përmbaheni vetëm listës së gjelbër të ushqimeve. Të zgjasni për aq kohë sa ju duhet për të arritur peshën që synoni, ju gjithashtu do të inkurajoheni të zbatoni modifikime të stilit të jetës, duke përfshirë ushtrimet, agjërimin me ndërprerje dhe meditimin.

 Faza 4: ruajtja – faza përfundimtare zgjat një kohë të pacaktuar dhe fillon sa më shpejt që të arrini peshën tuaj të synuar. Faza është më fleksibile, duke lejuar ri-prezantimin e disa ushqimeve, të tilla si ato nga lista portokalli.

Cilat ushqime mund të përfshini në dietën Banting?

Dieta Banting ju inkurajon të shmangni ushqime shumë të përpunuara dhe të hani më shumë ushqime të plota, ndërsa kufizoni glutenin, niseshtenë, qumështin dhe kafeinën.

Ushqimet që mund të hani pa kufizime janë të dokumentuara në listën e gjelbër dhe përfshijnë ushqime të tilla si: Perime duke përfshirë zarzavate me gjethe, perime, qepë, kërpudha dhe kopër; fruta duke përfshirë limon dhe lime, domate dhe ullinj; mishi, peshku, shpezët, vezët dhe djathi; yndyra të tilla si avokado, gjalpi; pije pa kafeinë, përfshirë çajra bimorë, ujë me aromë dhe ujë të thjeshtë.

 Lista portokalli përfshin ushqime që janë ushqyese për ju, por që dieta beson se duhet të hahen me masë, të paktën derisa të arrini qëllimin tuaj për humbjen e peshës. Këto përfshijnë ushqime të tilla si: Arra; qumësht, kos dhe krem kosi; fruta duke përfshirë mollë, banane, manaferrat dhe portokall; perime duke përfshirë panxhar, kunguj, misër, karrota dhe patate; pije përfshirë çaj kafeinë dhe kafe.

Cilat ushqime duhet të shmangni në dietën Banting?

Dieta kufizon ushqimet me niseshte, të përpunuara dhe me sheqer dhe ka dy lista të kuqe për të shmangur.

Lista e kuqe e lehtë përfshin ushqime që vështirë se duhet t'i konsumoni, shembuj të këtyre përfshijnë: Smoothiet dhe lëngje; produkte me çokollatë përfshirë fruta të thata, mjaltë dhe çokollatë me shumë kakao (mbi 80% kakao); drithëra pa gluten si tërshëra, quinoa, orizi; miell duke përfshirë dhe oriz.

 Lista e kuqe përfshin ushqimet që nuk duhet të hani kurrë. Shembuj të këtyre përfshijnë: Ushqim i shpejtë, patate të skuqura, ushqime me sheqer të shtuar si dhe erëza të ëmbla duke përfshirë keçap.

S'duhet të hani as këto ushqime:

Ëmbëlsirat – të gjitha ëmbëlsirat dhe çokollata jo të errëta, reçel.

Gluten – elb, kuskus, thekër, bullgur, grurë.

Ushqime me bazë drithërash siç janë drithërat në mëngjes.

Lidhur me qumështin – kremëra kafeje, qumësht të kondensuar dhe akullore.

Yndyrat – përhapje të përpunuara, vaj misri, margarinë dhe vaj luledielli. Mish të përpunuar – salsiçe dhe mish shumë të përpunuar me sheqer.

Pije – pije energjike, pije freskuese, lëngje komerciale dhe milkshakes./ BBC Good Food

 

Shtatzëni pas të 40-tave? Ja rreziqet dhe përfitimet shëndetësore

Posted: 17 May 2022 01:01 AM PDT

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa e gjejnë veten shtatzënë papritur.

Në të gjitha rastet lind pyetja: "çfarë rreziqesh ka të kesh një fëmijë në moshën 40-vjeçare"? Sigurisht që ka edhe anët pozitive, por gruaja duhet të përballet me një ndryshim të sistemit riprodhues.

Vështirësitë e mundshme

Të bëhesh nënë natyrshëm në moshën 40-vjeçare nuk është aq e rrallë, edhe nëse pas të 35-ave lindshmëria natyrore bie. Në fakt, nëse në moshën 25 vjeçare ka 28% mundësi që ovulacioni të çojë në shtatzëni, përqindja bie në rreth 10% në moshën 40 vjeç. Gruaja ka një numër ovocitesh të përcaktuara gjenetikisht, të cilat pakësohen me kalimin e viteve. Përveç kësaj, mitra, vezoret dhe endometriumi i nënshtrohen një procesi natyror plakjeje.

Fekondimi i asistuar ose natyral

Edhe nëse për t'u bërë nënë mbështeteni në rrugën e riprodhimit të ndihmuar nga mjekësia, ka më pak shanse për sukses. Shtatzënia, e marrë si me fekondim të asistuar ashtu edhe në mënyrë natyrale, mund të ketë më shumë vështirësi, ka më shumë rreziqe për ndërprerje spontane dhe lindje të parakohshme.

Sëmundjet më të shpeshta

Më të shpeshta janë edhe sëmundjet e grave që lidhen me shtatzëninë, si gestoza, diabeti gestational, hipertensioni arterial dhe problemet e tiroides. Fetusi është në një rrezik më të lartë për të pasur një sëmundje kromozomale, përshembull sindromën Down.

Së fundi, shtatzënitë në moshën 40-vjeçare më së shpeshti përfundojnë me prerje cezariane.

Përtifimet:

Nuk ka përfitime të drejtpërdrejta shëndetësore të lindjes së një fëmije pas të 40-ave. Megjithatë, vonesa e shtatzënisë mund të ketë disa rezultate që mund të përmirësojnë mirëqenien mendore dhe emocionale të një gruaje.

Një studim i vitit 2020 sugjeron se mbështetja nga një partner, reduktimi i stresit kronik dhe një marrëdhënie me cilësi të lartë mund të ulin rrezikun e depresionit pas lindjes.

Njerëzit që presin derisa të kenë një punë të mirë me sigurimet shëndetësore mund të jenë gjithashtu në gjendje të përballojnë kujdes mjekësor me cilësi më të lartë.

Njerëzit me leje të paguar ose kompania e tyre mund të jenë në gjendje të marrin leje prindërore më të gjatë, gjë që mund t’u lejojë atyre më shumë kohë për t’u lidhur me foshnjën dhe për t’u shëruar nga lindja.

Stabiliteti më i madh në punën, jetën ose martesën e një personi mund të nxisë gjithashtu një shëndet më të mirë. Një prind i ri që shqetësohet më pak për paratë mund të përjetojë më pak stres./ Medical News Today

 

 

Rriten të sëmurët me zemër dhe trajtimet me radioterapi; Mjekët parashikojnë se shtimi i rasteve do vazhdojë nga pasojat e Covid-19

Posted: 17 May 2022 12:27 AM PDT

Në 2021 periudhë në të cilën kulmoi pandemia nga covid-19 në spitalet publike numri i pacientëve të shtruar u rrit 17% më shumë se 2020. Nga 220,325 pacientë të shtruar në spitale në 2020, vitin e kaluar u shtruan 257,829 pacientë sipas treguesve të monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në 2021 ka pasur shitim të rasteve të trajtuara me sëmundje kardiologjie 25% më shumë se 2020. Nga 6,197 pacientë të trajtuar në 2020 7,756 pacientë të trajtuar nga paketat e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë në 2021 numri i tyre arriti në 7,756 pacientë. Shtim ka pasur edhe për pacientët e trajtuar me radioterapi. Në 2021 numri i tyre u rrit 20% më shumë në raport me 2020.

Mjekët parashikojnë se do të këtë edhe këtë vit shtim të rritjeve të rasteve të sëmundjeve kardiake, sëmundjeve tumorale, sëmundjeve metabolike e të tjera edhe për 2022 pas epidemisë së Covid-19. Mjeku i urgjencës Ilir Allkja tha për "Monitor" se shtimi i patologjive do të ndikohet nga dëmet e covid-19, mungesës së mjekëve specialistë në rrethe dhe faktorë të jashtëm si ndotja ambientale dhe kequshqyerja.

"Së pari dëmet nga infeksioni i koronavirusit janë të njohura e të panjohura. Në shumicën e individëve që kalojnë infeksionin viral, shfaqen çrregullime në koagulimin e gjakut, endotelin e enëve të qarkullimit të gjakut, metabolizmin e yndyrave, sheqernave etj, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi në shëndetin e zemrës dhe të enëve të gjakut. Kjo sjell pasojë rritjen në numër të pacientëve kardiakë e jo vetëm.

Së dyti në Shqipëri ka mangësi themelore mjekësh e sidomos mjekësh specialistë. Sot ka plot qytete pa kardiologë, pa onkologë, pa endokrinologë, si dhe fshatra të tërë pa mjekë e infermier. Suksesi i kurimit të çdo sëmundjeje qëndron tek ndjekja e rregullt tek mjeku specialist dhe ai i familjes, tek ekzaminimet frekunente laboratorike etj. Si mund ta ndjekë sëmundjen e tij një pacient që jeton 50, 100 apo 200 km larg kryeqytetit apo një qyteti që ka specialist.

Nëse shtojmë edhe kufizimet dhe pamundësitë për ekzaminime laboratorike për shkak të dhënies me koncesion të laboratorëve, ndjekja adekuate e shëndetit të zemrës kthehet në mision tejet të vështirë.

Arsye të tjera mund të numërojmë shumë, të tilla si ndotja ambientale, ushqyerja e keqe, zbatimi i alternativës më të lirë në barnat që jepen nga shteti me rimbursim, (barna që janë tej të dyshimta) stresi, pasiguria etj", veçon ai.

Në 2021 është shënuar rënie 3% e pacientëve të trajtuar nga spitalet psikiatrike dhe 20% rënie të rasteve të trajtuara nga urgjencat.

Pandemia po vret akoma, direkt dhe indirekt

INSTAT bëri të ditur se në janar-mars 2022, në vend u shënuan gjithsej 7,938 vdekje. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur pandemia kulmoi dhe u regjistrua niveli më i lartë rekord i vdekjeve në historinë e Shqipërisë, numri është 22.3% më i ulët.

Por, në raport me mesataren 2016-2019 të janar-mars, kur vendi ishte në periudhë normale, fatalitetet janë rritur me 25.3%, në një tregues që pandemia vijon të vrasë, por edhe të pasojave që ka lënë te popullata që e ka kaluar Covid-19, duke përshpejtuar rastet fatale.

Mjeku pneumolog Petrit Malaj thotë se në tremujorin e parë 2022 ka pasur valë të Covid në vend, që është një fakt që ka shkaktuar rritje të vdekjeve shtesë. Ndërkohë ai pohon se Covid-19 ka shtuar barrën e sëmundjeve në vend, duke përshpejtuar humbjet e jetëve te personat që e kanë kaluar më herët atë.

Në total, që nga prilli i vitit 2020, kur filloi pandemia, në vend janë shënuar 16.2 mijë vdekje shtesë, në raport me mesataren e 2016-2019, kur ishte një periudhë normale, sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga Monitor.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more