Skip to main content

“Dëshiron të fotografohet me të, rusja ledhaton ariun e vogël – ai e kafshon në mjekër” plus 1 more Telegrafi Dështime

“Dëshiron të fotografohet me të, rusja ledhaton ariun e vogël – ai e kafshon në mjekër” plus 1 more Telegrafi Dështime


Dëshiron të fotografohet me të, rusja ledhaton ariun e vogël – ai e kafshon në mjekër

Posted: 17 May 2022 12:57 PM PDT

Një video amatore po qarkullon në masë të madhe në rrjetet sociale, ku shfaqet një ari të vogël i cili e kafshon në mjekër një vajzë të re, e cila pak çaste më parë kishte ngrënë sallatë me salmon, dhe duket se era e peshkut e kishte joshur ariun.

Kjo kafshë e egër ishte me pronarin që e shfrytëzon si kafshë shtëpiake, duke përfituar të mira materiale duke i lejuar njerëzit të fotografohen me të, kur u ndal para vajzës së identifikuar si Madina e cila kishte dashur ta bëjë një fotografi, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ariu duket se kishte nuhatur aromën e peshkut, pasi disa momente më parë ajo kishte ngrënë sallatë salmoni, dhe peshku ishte pikërisht që e kishte joshur për ta sulmuar vajzën.

Ajo derisa po e ledhatonte ariun dhe vazhdimisht qeshte, në një moment kjo kafshë e egër ia ngulë dhëmbët e mprehtë në mjekër duke krijuar një situatë paniku.

Ngjarja ka ndodhur në parkun kryesor të Groznit në Rusi, kurse pas intervenimit të masës vajza ka shpëtuar me ca gërvishtje të lehta.

Sidoqoftë një gjë është e sigurt, që ky rast i ka dhënë leksion vajzës që herët e tjera të jetë më e kujdesshme sidomos kur bëhet fjalë për kafshët e egra. /Telegrafi/

The post Dëshiron të fotografohet me të, rusja ledhaton ariun e vogël – ai e kafshon në mjekër appeared first on Telegrafi.

Adoleshentja “që po mësonte vozitjen” mori veturën e babait të saj – përfundoi në një dhomë dite të një shtëpie në Angli

Posted: 16 May 2022 01:26 AM PDT

Adoleshentja që po mësonte si të voziste, u përplas me veturë në dhomën e ditës të një familjeje tjetër, përderisa e kishte marrë një fëmijë me vete, thanë banorët e zonës.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, vajza 17-vjeçare në ulësen e pasagjerit kishte edhe një vajzë të vogël rreth moshës rreth 7-vjeçare, dhe që të dyja i shpëtuan përplasjes me lëndime joserioze.

Fotot nga vendi ngjarjes tregojnë se si Toyta Verso me ngjyrë argjendi ishte futur në shtëpinë e cila ndodhet në Bradford të Yorkshirit Perëndimor në Angli, në ditën e 13 majit.

Incidenti zgjoi një reagim të madh emergjent në Heights Lane, afër kryqëzimit me Haworth Road në Heaton.

Edhe pse kishte dëme materiale, askush tjetër nuk kishte pësuar lëndime.

Zjarrfikësit bënë vlerësimin e qëndrueshmërisë së shtëpisë përpara se policia të fillonte me largimin e veturës.

Vozitësja, e cila kishte lejen e përkohshme për vozitje, u tha se e kishte huazuar veturën e babait mbrëmjen e së premtes.

Policia tha: 'Shërbimet emergjente u njoftuan për një aksident trafiku pak pas orës 19:30 gjatë mbrëmjes së kaluar. Incidenti përfshinte një makinë e cila u përplas brenda një shtëpie. Të dy vajzat u dërguan në spital për trajtim të plagëve të cilat nuk janë serioze për jetën'. /Telegrafi/

The post Adoleshentja "që po mësonte vozitjen" mori veturën e babait të saj – përfundoi në një dhomë dite të një shtëpie në Angli appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more