Skip to main content

4 shenja që tregojnë se bebi juaj mund të ketë probleme me shikim

4 shenja që tregojnë se bebi juaj mund të ketë probleme me shikim


4 shenja që tregojnë se bebi juaj mund të ketë probleme me shikim

Posted: 29 May 2022 01:29 PM PDT

Shqisa e të pamurit zhvillohet qysh pas lindjes. E në muajt në vazhdim, objektet përreth bebit tuaj mund të tregojnë sesa fëmija juaj arrin të identifikojë ngjyrat.

Dhe për këtë, bebet që janë në muajin e tretë të zhvillimit arrijnë të reagojnë ndaj ngjyrave si e kaltërt, e verdhë, e gjelbërt dhe e kuqe shkruan Parenting. FirstCry, transmeton Gazeta Shneta.

Mirëpo, hulumtimet e fundit tregojnë se deri në muajin e pestë të zhvillimit, bebi juaj mund të identifikojë ngjyrat më mirë.

Por, mund të jenë disa shenja që sinjalizojnë se bebi juaj mund të ketë probleme me shikim.

-Në rast se fëmija juaj nuk është duke u përqendruar;

-Nëse fëmija juaj mbyll sytë shpesh;

-Nëse sytë e bebit tuaj mbushen me lot: Kjo mund të ndodh përshkak të kanaleve të bllokuara të lotëve,

-Nëse sytë e bebit tuaj janë të skuqur ose të fryrë: Mund të ndodh si pasojë e ndonjë infeksioni.

Në rast se vëreni shenja të tilla, konsultohuni me mjekun tuaj./GazetaShneta/

The post 4 shenja që tregojnë se bebi juaj mund të ketë probleme me shikim first appeared on .

Zero raste pozitive me Covid sot, Kurti apelon tek qytetarët që të vaksinohen

Posted: 29 May 2022 09:23 AM PDT

Në raportin e fundit 24 orësh të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë (MSh) është bërë e ditur se nga 469 testime të kryera janë shënuar zero raste pozitive.

E për këtë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i kënaqur me punën e Qeverisë së tij, pasi vaksinimi kundër Covid është një nga arsyjet e këtij rezultati shkruan Gazeta Shneta.

"Si sot para një viti Qeveria e nënshkroi kontratën për sigurimin e vaksinave. Për vetëm dy muaj, negociuam dhe lidhëm kontratë drejtpërsëdrejti me prodhuesin Pfizer, kontraktuam vaksina të miratuara edhe nga rregullatori evropian, edhe ai amerikan. Ky furnizim dhe donacionet nga shtetet mike, ndërtuan bazën për një proces shembullor të vaksinimit."

Sipas Kurtit, rezultatet janë të dukshme dhe se tani më vendi ynë ka shkallën më të lartë të të vaksinuarve dhe shkallën me të ulët të vdekjes.

Krejt në fund, ai apelon tek qytetarët që të vaksinohen, me dy doza apo edhe me dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid.

"Vaksinimi sa më i gjerë, mbetet arma jonë më e fortë për të mbrojtur vetveten dhe njëri-tjetrin.", ka shkruar ai në faqen e tij zyrtare në Facebook. /Gazeta Shneta/

The post Zero raste pozitive me Covid sot, Kurti apelon tek qytetarët që të vaksinohen first appeared on .

Parashikimi i motit në pesë ditët e ardhshme

Posted: 29 May 2022 09:11 AM PDT

Moti në dy ditët e fundit të majit pritet të jetë me reshje lokale të shiut e bubullima. Ndërkohë, ditët e para të qershorit priten të mbesin me mot të nxehtë dhe me shumë diell.

Temperaturat minimale gjatë kësaj jave priten të jenë 10C e 15C, ndërkohë që maksimalet priten të shënojnë rritje nga 25C, të hënën, deri në 32C të premten shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.

"30.05 – Mjegull përgjatë ultësirave orëve të mëngjesit.  Ditën më ngrohtë, me intervale më të gjata me diell.  Përreth viseve malore priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.

31.05 – Më ngrohtë e kryesisht me diell.  Pasdite më vonë dhe mbrëmje, me mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.

1.06 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.

2.06 – Nxehtë dhe kryesisht me diell.

3.06 – Më nxehtë e kryesisht me diell.", thuhet në njoftimin e fundit. /Gazeta Shneta/

The post Parashikimi i motit në pesë ditët e ardhshme first appeared on .

Nga Australia në Kosovë për të operuar 29 fëmijë kosovarë

Posted: 29 May 2022 08:46 AM PDT

Pedy Dewan, profesori i njohur nga Australia i'u është bashkangjitur ekipit vendsa të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK për të operuar fëmijët me probleme të lindura kongjenitale.

Duke filluar nga dita e nesërme e për të vazhduar tutje në 10 ditët e ardhshme, Prof. Dewan pritet të operojë 29 fëmijë shkruan Gazeta Shneta.

Mes tjerash, gjatë kësaj pune intenzive do të bëhen 25 konsultime për pacientë me anomali të ndryshme që janë operuar më parë.

"Fëmijët do të kenë mundësi të trajtohen nga ana e ekspertit të njohur që ka renome ndërkombëtare, përderisa mjekët vendas do të kenë mundësi të marrin përvojat nga profesori i njohur", thuhet në njoftimin e fundit nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovoës (ShSKUK). /Gazeta Shneta/

The post Nga Australia në Kosovë për të operuar 29 fëmijë kosovarë first appeared on .

Zero raste të infektimit me Covid në Kosovë

Posted: 29 May 2022 08:30 AM PDT

Në raportin e fundit 24 orësh është bërë e ditur se nga 469 testime të kryera janë shënuar zero raste të infektimit me Covid.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) brenda kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga Covid, ndërsa 28 qytetarë janë shëruar shkruan Gazeta Shneta.

Deri më sot, janë vaksinuar 102,721 qytetarë me dozën e tretë dhe përforcuese të Covid, kurse në 24 orët e fundit janë dhënë 25 doza të kësaj vaksinë.

Aktualisht, në vendin tonë janë 75 raste aktive me Covid. /Gazeta Shneta/

The post Zero raste të infektimit me Covid në Kosovë first appeared on .

Çfarë duhet të prisni në javën e 30’të të shtatzënisë suaj?

Posted: 28 May 2022 01:07 PM PDT

Gjatë javës së 30'të të shtatzënisë, foshnja juaj është ende në zhvillim.

Deri në javën e 30-të, sistemet kryesore të trupit të foshnjës tuaj janë të gjitha të formuara dhe janë në proces të pjekurisë shkruan VeryWell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Tashmë është koha kur foshnja juaj fillon të shtojë peshë për t'u përgaditur me botën jashtë saj.

E po gjatë kësaj jave, foshnja juaj përballet me lemzën. Këto lëvizje të vogla ritmike janë tkurrje të muskujve të frymëmarrjes. Studimet tregojnë se që nga javë e 10'të para lindjes, lemza stimulon trurin dhe mund të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tij.

Gjatë kësaj jave, foshnja është ende e parakohshme. Megjithëse, shanset për të mbijetuar vazhdojnë të rriten deri në 98%. /Gazeta Shneta/

The post Çfarë duhet të prisni në javën e 30'të të shtatzënisë suaj? first appeared on .

Nihuni me rolin e ekokardiogramit fetal dhe arsyjen e përdorimit të tij gjatë shtatzënisë

Posted: 28 May 2022 12:38 PM PDT

Ekokardiogrami fetal, e quajtur ndryshe eko fetale, është një ultratingull që përdor valët e zërit për të shfaqur imazhe të zemrës së foshnjës suaj e cila ndodhet ende në barkun e nënës. Megjithëse testi mund të kryhet nga një sonografi, imazhet interpretohen nga një kardiolog pediatrik.

Në përgjithësi, ekokardigrami fetal tregon strukturën e zemrës së foshnjës tuaj dhe sa mirë funksionon shkruan VeryWell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Mjeku juaj kryesor mund t'ju referojë një kardiolog pediatrik për një ekokardiogramë fetalë për të përcaktuar nëse ka ndonjë problem me zemrën e foshnjes suaj në zhvillim.

Kardiologu pediatrik do të shikojë muret e zemrës, valvulat, enët e gjakut që të çojnë në dhe nga zemra dhe aftësitë e pompimit të zemrës.

Ekzistojnë arsyje të ndryshme për të bërë ekokardiogramë. Shembull, historia familjare apo crregullimet gjenetike.

Në shumicën e rasteve, ky test kryhet rreth javës së 18-24 të shtatzënisë.

“Një ekokardiogramë fetale mund të bëhet më herët, por ajo periudhë kohore prej 18 deri në 24 javë është koha ideale për ne për të parë gjërat,” thotë Dr. Stiver. /Gazeta Shneta/

The post Nihuni me rolin e ekokardiogramit fetal dhe arsyjen e përdorimit të tij gjatë shtatzënisë first appeared on .

Mbi 600 raste janë raportuar te fëmijët nga hepatiti i rëndë

Posted: 28 May 2022 11:39 AM PDT

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) janë pranuar 650 rapotime rreth hepatiti akut te fëmijët. Sipas OBSh-së, shkaqet mbesin ende të panjohura.

Që nga 26 maji, 650 raste të mundshme janë raportuar në OBSH nga 33 vende shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.

Autoritetet shëndetësore në mbarë botën po hetojnë një rritje të rasteve të rënda të hepatitit te fëmijët, ku deri më tani janë shënuar nëntë raste të vdekjes.

Zyrtarët e shëndetësisë amerikane thanë javën e kaluar se infeksioni me adenovirus, një virus i zakonshëm i fëmijërisë, është hipoteza kryesore për rastet e fundit të hepatitit të rëndë me origjinë të panjohur tek fëmijët.

Hepatiti i lidhur me këtë lloj adenovirusi është shoqëruar pothuajse ekskluzivisht me fëmijët me imunitet të kompromentuar.

Aktualisht, Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) po hetojnë nëse infeksionet COVID-19 mund të luanin një rol ndikimi në këtë gjendje. /Gazeta Shneta/

The post Mbi 600 raste janë raportuar te fëmijët nga hepatiti i rëndë first appeared on .

12 raste të prekura nga lia e majmunëve në Itali

Posted: 27 May 2022 01:07 PM PDT

Këtë të premte, Ministria e Shëndetësisë në Itali ka bërë të ditur se rastet nga lia e majmunëve janë duke u rritur.

Aktualisht, në Itali janë 12 raste të prekura nga lia e majmunëve shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.

Rastet e fundit janë raportuar kohët e fundit nga vendet tjera, kryesisht nga Afrika, ku shumica e infeksioneve ishin zbuluar deri më tani./Gazeta Shneta/

 

The post 12 raste të prekura nga lia e majmunëve në Itali first appeared on .

CDC-ja jep rekomandimet e para në mbrojtje kundër lisë së majmunëve

Posted: 27 May 2022 12:41 PM PDT

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka publikuar të premten rekomandime sa i përketë një vaksine kundër lisë, që e përkufizon përdorimin e saj vetëm për njerëzit që mund të kenë kontakt të lehtë.

Vaksina Jynneos, e prodhuar nga Bavaria Nordic (BAVA.CO), do të jetë në dispozicion për disa punonjës të kujdesit shëndetësor dhe laboratorik në një kohë kur infeksionet e lisë së majmunëve janë përhapur në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.

Vaksina u miratua në Shtetet e Bashkuara në vitin 2019 për të parandaluar linë dhe linë e majmunëve tek të rriturit me rrezik të lartë të moshës 18 vjeç e lart.

Zyrtarët e CDC në fillim të kësaj jave kanë thënë se ishin në procesin e lëshimit të disa dozave të vaksinës Jynneos për njerëzit që kanë kontakt më të shpeshtë me pacientë.

Lija e majmunëve është një infeksion i butë viral që është endemik në pjesë të caktuara të Afrikës, por shpërthimi i fundit në vendet ku virusi zakonisht nuk përhapet ka ngritur shqetësime. /Gazeta Shneta/

The post CDC-ja jep rekomandimet e para në mbrojtje kundër lisë së majmunëve first appeared on .

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more