Skip to main content

“Nivel i ri transformimi”, Manastirliu: Projektligj për autonominë spitalore

“Nivel i ri transformimi”, Manastirliu: Projektligj për autonominë spitalore


“Nivel i ri transformimi”, Manastirliu: Projektligj për autonominë spitalore

Posted: 29 Apr 2022 06:33 AM PDT

Këshilli i Ministrave ka kaluar një projektligj për autonominë spitalore. Sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ky projektligj do të kalojë në Komision dhe synon që të jap një pavarësi të sistemit shëndetësor.

Qëllimi i vetëm sipas Manastirliu është që të rrite cilësia e shërbimeve ndërsa shton se është një pikë kthese për shëndetësinë.

Mes të tjerash Manastirliu u shpreh se do ngrihet edhe një Komitet Ekspertësh për një planifikim spitalor Kombëtar.

"Projektligj që do kalojë në Komisionet Parlamentare. Do sjellë një model të autonomisë spitalore. Vjen në këtë sistem të ri që plotësohet me këtë kuadër ligjor. Vjen nëpërmjet kartës së performancë.  Karta e autonomisë do të ketë disa nivele të përshkallëzuar se i hap rrugë autonomisë organizative dhe financiare. Qëllimi është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve. Si dhe administrim i burimeve financiare. Do angazhohen fondet e kujdesit dhe të gjithë strukturat e spitaleve. Do kemi planifikim spitalor Kombëtar me Eksperte me Komitet Ekspertësh. Do kemi spitale ditore, bashkiak dhe qendrat rajonale. Do kemi spitale për shërbime të dedifikuara edhe në bazë rajoni."

"Është një pikë kthese. Do fillojë brenda këtij viti me miratimin e këtij ligji. Do na ndihmojnë në kosto të Kujdesit Spitalor dhe shtrirjes së modelit spitalor. Futemi në një fazë të re të sistemit spitalor." tha Manastirliu.

Miliona investime në 4 vitet e fundit! Ankesa për shërbimin në spitalin e Traumës, Pro Pacientit monitoron kushtet

Posted: 29 Apr 2022 03:08 AM PDT

Spitali i Traumës u vendos në qendër të diskutimit pas denoncimit të një qytetari holandez, Ton Daans, ish-këshilltar i ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj për sistemet e riedukimit, i cili i shkroi një letër të hapur kryeministrit Edi Rama. Ai tha se ishte rrëzuar në një nga trotuaret e Tiranës dhe ka pësuar fraktura, për të cilat ka marrë mjekim në Spitalin e Traumës. Ai pretendon se kur ka shkuar dy ditë më vonë në vendin e tij, në Holandë, mjekët janë shokuar nga ekzaminimet e kolegëve shqiptarë. Për këtë ngjarje, ka reaguar Spitali Universitar i Traumës, që pretendon se pacienti mori të gjitha shërbimet në standardin e duhur.

Por çfarë ndodh me të vërtet në këtë Spital? A ka patur përmirësim të infrastrukturës, përveç lyerjes që iu bë para disa vitesh?

Gazeta "ProPacientit" ditën e sotme bëri një monitorim pranë "Spitalit Universitar të Traumës". Nga ky monitorim vihet re që kushtet higjenike lënë për të dëshiruar. Në tualetet e personelit shëndetësor, ambientet e brendshme janë gati të rrënuara ( me tavane të çara dhe të rënë). Ndërkohë, në tualetet e dhomave të pacientëve mungon uji në rubineta, duke detyruar familjarët të gjejnë zgjidhje alternative përmes përdorimit të bidonave 5 kg. Gjithashtu, edhe pajisjet hidrosanitare janë jashtë funksioni.

Spitali i Traumës është investuar vitet e fundit, ku në kohën e ministrit Ilir Beqaj u investuan 500 milionë lekë për ndërhyrje në infrastrukturë, rikonstruksion mjedisesh, të shoqëruara me 200 milionë lekë të tjera pajisje mjekësore; 50 milionë (lekë) pajisje të tjera ndihmëse, domethënë 750 milionë me të cilat u premtuar se do të kishim në këtë spital, një Fizioterapi më të mirë, më të kompletuar dhe më efiçente, një mjedis më optimal për të administruar barnat dhe materialet mjekësore, por edhe një mjedis pritës, informues, dinjitoz, qoftë për ata që vijnë si pacientë për vizitat ambulatore.

https://youtube.com/shorts/LTTA6irL3iY?feature=share

 

Monitorimi për ProPacientin u krye nga : Marsida Bregasi

Ndoshta as e keni menduar që përdorimi i deordorantit nuk është edhe aq i mirë për shëndetin tuaj

Posted: 29 Apr 2022 02:13 AM PDT

Shumica e njerëzve e fillon mëngjesin me një dush dhe larje dhëmbësh dhe një spërkatje të deodorantit të preferuar. Por, megjithëse shumë prej nesh nuk mund ta imagjinojnë të shkojnë në punë pa vendosur deodorant, përdorimi i tij i përditshëm mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë.

Mund të tingëllojë se heqja dorë nga deodoranti mund të duket e paimagjinueshme, por diçka e tillë mund të ndihmojë trupin në mënyrë befasuese.

Mund të jetë më mirë për shëndetin tuaj riprodhues.

Kur zgjidhni një deodorant, ndoshta dëshironi që ai të ketë erë të këndshme dhe të zgjasë mjaftueshëm për të mbuluar erën e pakëndshme të trupit. Por përbërësit që e bëjnë deodorantin tuaj të ngjitet në lëkurën tuaj mund të jenë në fakt mjaft të dëmshëm për shëndetin. Përshembull, elementët që i japin deodorantit tuaj cilësitë dhe aromën mund të prishin ekuilibrin tuaj hormonal dhe madje të çojnë në probleme riprodhuese dhe të tjera shëndetësore.

Mund të ulë ndjeshëm erën e trupit.

Sado kontradiktore të tingëllojë, heqja dorë nga deodoranti në fakt mund ta bëjë erën natyrale të trupit tuaj më pak të dallueshme. Për shkak se antidjersit përdorin përbërës antimikrobikë për të vrarë bakteret në sqetullat tuaja, ai lejon që bakteret e tjera që prodhojnë erë edhe më të pakëndshme të shumohen. Përdorimi i deodorantit në baza ditore mund të bëjë që era e trupit të bëhet më e fortë dhe ndalimi i përdorimit të tij mund të pakësojë erën.

Mund të dëmtojë mikrobiomën natyrale të lëkurës.

Ka një shumëllojshmëri mikroorganizmash që jetojnë në lëkurë, dhe shumë prej tyre janë të dobishëm për shëndetin. Lloji i produktit për kujdesin e lëkurës që përdorni për të eliminuar erën e trupit ndikon në këto baktere dhe mund të shkaktojë problem në mikrobiomën e lëkurës tuaj. Hulumtimet kanë treguar se antidjersa me bazë alumini vret bakteret që krijojnë erën dhe mund të bllokojë gjëndrat e djersës. Nëse nuk mund të hiqni dorë plotësisht nga deodoranti juaj, zgjidhni produkte natyrale në vend të atyre që përmbajnë kripëra alumini.

Ndoshta as nuk ju nevojitet.

Shumë prej nesh aplikojnë deodorant ose antidjersë thjesht nga forca e zakonit, por shanset janë që mund të mos keni nevojë ta përdorni çdo ditë. Shkencëtarët kanë zbuluar se një gjen i quajtur ABCC11 përcakton nëse njerëzit kanë një kimikat të caktuar në sqetullat e tyre që shkakton një erë të pakëndshme të trupit. Rezulton se disa njerëzve u mungon ky gjen, por ende përdorin deodorant rregullisht. Nëse mendoni se sqetullat tuaja nuk janë vërtet me erë të keqe, konsideroni t’i jepni vetes një pushim nga antidjersët dhe deodorantët, ose t'i zëvendësoni me produkte natyrale./ Bright Side

 

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more