Skip to main content

“Gashi jep detaje për Konventën e LDK-së: Duhet ta ridefinojmë strukturën dhe programin e partisë” plus 9 more Ekonomia Online

“Gashi jep detaje për Konventën e LDK-së: Duhet ta ridefinojmë strukturën dhe programin e partisë” plus 9 more Ekonomia Online


Gashi jep detaje për Konventën e LDK-së: Duhet ta ridefinojmë strukturën dhe programin e partisë

Posted: 29 Apr 2022 03:49 AM PDT

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka folur për pjesë e parë të Konventës së kësaj partie, e cila do të mbahet për dy ditë më radhë. Tha se me panelistët e LDK-së kanë diskutuar për tema të ndryshme, duke vlerësuar gjendjen në të cilën ndodhet LDK-ja dhe Kosova. “Sot po mbajmë Konventën e partisë ku po diskutojmë për tema të ndryshme dhe po vlerësojmë gjendjen ku është LDK-ja dhe Kosova.

Source

Gligorov: Zëri i Rusisë për Kosovën nuk do të thotë asgjë

Posted: 29 Apr 2022 03:47 AM PDT

Vladimir Gligorov, bashkëpunëtor i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, ka thënë se kur është fjala për Kosovën, Rusia nuk do të thotë asgjë. Ai duke komentuar për portalin serb Pescanik deklaratën e presidentit rus, Vladimir Putinit, se shpallja e republikave separatiste në Ukrainë është bërë sikur Kosova që shpalli pavarësinë, ka thënë se Rusia ishte gjithnjë e vetëdijshme...

Source

Deputetët në Strasburg argumentojnë pse Kosova duhet të anëtarësohet në Këshill të Europës

Posted: 29 Apr 2022 03:35 AM PDT

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës ka qëndruar sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, i cili u prit nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Tiny Kox. Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, deputeti i AAK-së Besnik Tahiri dhe deputeti i Partisë Demokratike Turke të Kosovës Enis Kervan ishin pjesë e delegacionit. Sipas njoftimit të Musliu-Shoshit...

Source

Pa opozitën, Kryesia vendos seancë më 5 maj

Posted: 29 Apr 2022 03:32 AM PDT

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që më datë 5 maj të mbahet seanca e radhës. Kjo mbledhje e Kryesisë është mbajtur pa partitë opozitare, raporton Ekonomia Online. Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë pas mbledhjes se është vendosur që seanca e re të mbahet më 5 maj, në ora 10:00. “U mbajt mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit në të cilën u...

Source

Dështon gjykimi për korrupsion ndaj deputetes së VV-së

Posted: 29 Apr 2022 03:31 AM PDT

Është shtyrë për 13 maj seanca gjyqësore nda gjashtë të akuzuarve për korrupsion– në mesin e të cilëve edhe deputetja Jetmire Vrenezi – shkaku se i akuzuari Islam Thaqi kishte pasur probleme shëndetësore. Pra, Islam Thaqi, Jetmire Vrenezi, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipëron Krasniqi, akuzohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, pasi sipas prokurorisë...

Source

Sveçla: S’do lëmë gurë pa lëviz për liberalizimin e vizave

Posted: 29 Apr 2022 03:09 AM PDT

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke raportuar në Komisionin për Siguri ka thënë se ‘s’do të lë gurë pa lëvizur që qytetarët e Kosovës ta gëzojnë lirinë e lëvizjes’, raporton Ekonomia Online. Duke folur për vizitat dhe takimet e tij në shtete të ndryshme, Sveçla tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizimin e vizave. “Kam realizuar 1 numër të vizitave...

Source

Gërvalla pret në takim afaristët gjerman

Posted: 29 Apr 2022 02:57 AM PDT

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në një takim mirëseardhjeje, një grup prej 50 afaristëve gjermanë, të cilët do të qëndrojnë në një vizitë 4-ditore në Kosovë. Mediet u lejuan që të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.

Source

Kurti takon përkrahësen e protestave studentore, Alice James

Posted: 29 Apr 2022 02:55 AM PDT

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar edhe me themeluesen e Kosova Action Network, Alice James. Në shoqërimin e tyre ka qenë edhe ambasadori kosovar në ShBA, Ilir Dugolli, ndërkaq Kurti në mbishkrimin e një fotografie në Instagram ka folur shkurtimisht për veprimtarinë e dy personave përkrah tij në foto. “25 vjet më vonë: Alice James...

Source

Haxhi Krasniqi shpallet “Ushtari më i mirë 2022”

Posted: 29 Apr 2022 02:53 AM PDT

Haxhi Krasniqi është shpallur “Ushtari më i mirë 2022” në ceremoninë përmbyllëse të garës ndërkombëtare tradicionale që u mbajt në kazermën “Adem Jashari”. Pjesë e kësaj gare ishin edhe ushtarë nga Amerika, Turqia, Kroacia, Kanadaja dhe Maqedonia e Veriut, njofton Klankosova.ta. Tre ushtarët më të mirë të Forcës së Sigurisë së Kosovës ishin: në vendin e parë Haxhi Krasniqi, në vendin e dytë Eidon...

Source

Vdes gazetarja e REL-it si pasojë e sulmit rus në Kiev

Posted: 29 Apr 2022 02:50 AM PDT

Gazetarja dhe producentja e Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych, ka vdekur si pasojë e një sulmi rus me raketë në Kiev, që ka goditur banesën ku ka jetuar ajo. Sulmi ka ndodhur më 28 prill. Trupi i saj i vdekur është gjetur nën rrënoja në mëngjesin e 29 prillit. Vira Hyrych ka punuar për Radion Evropa e Lirë prej vitit 2018. Paraprakisht, ajo ka punuar për kanalet televizive ukrainase.

Source

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more