Skip to main content

Cisternat e naftës ruse duhet të jenë objektivi kryesor i sanksioneve të Perëndimit Telegrafi Opinione

Cisternat e naftës ruse duhet të jenë objektivi kryesor i sanksioneve të Perëndimit Telegrafi Opinione


Cisternat e naftës ruse duhet të jenë objektivi kryesor i sanksioneve të Perëndimit

Posted: 29 Apr 2022 05:17 AM PDT

Nga: Gillian Tett / Financial Times
Përktheu: Agron Shala

Kryeministri britanik Boris Johnson, në fillim të këtij muaji ishte në kryetitujt e mediave, sepse udhëtoi për në Kiev për ta demonstruar solidaritetin me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ishte gjë që binte në sy, gjë që nuk mund të shmangej. Por, nëse Johnsoni dëshiron ta mbështesë Ukrainën kundër pushtimit rus, duhet ta bëjë një vizitë simbolike në një destinacion më të afërt: në selinë e kompanisë Lloyd's në Londër, te tregu më i madh i sigurimeve në botë.

Në krahasim me sistemin bankar – kur është fjala te sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë – industria e sigurimeve deri tash është trajtuar shumë pak nga opinioni publik. Nuk është për t'u çuditur: shumica e politikanëve (dhe votuesve) kanë njohuri të kufizuara për rolin kompleks, por vendimtar në sektorin e financave dhe të tregtisë.

Mirëpo, tani kjo industri ka rëndësi të madhe. Nëse qeveria britanike – së bashku me homologët në BE e në ShBA – do t'ju kërkonin kompanive të sigurimeve të mos merren më me cisternat që transportojnë naftë ruse, kjo do të ishte arma tjetër e fuqishme në përpjekjet e perëndimorëve për ta shtrydhur Moskën.

Për të kuptuar pse kjo ka rëndësi, merrini parasysh rrjedhat aktuale të naftës. Javët e fundit – teksa po shtohet zemërimi për agresionin rus – disa kompani perëndimore, si Shell, e sanksionuan veten (me vonesë) duke e refuzuar naftën ruse. Dhe, administrata Biden gjithashtu ka vendosur embargo nafte – ndonëse kjo për ta ka vlerë kryesisht simbolike.

Por, kjo nuk i ka ndaluar eksportet. "Në shkurt dhe në mars, lëvizja e naftës së papërpunuar ruse përmes anijeve cisternë ishte pak më shumë se tre milionë fuçi në ditë, por më shumë se katër milionë fuçi në 17 ditët e para të prillit", shkruajnë në një dokument, ekonomistët Anette Hosoi dhe Simon Johnson.

Kjo pjesërisht është kështu për shkak se BE-ja nuk ka vendosur embargo të naftës dhe të gazit, gjë që ka shtyrë Josep Borrellin – shefin e politikës së jashtme të BE-së – të ankohej në fillim të prillit se "që nga fillimi i luftës i kemi dhënë [presidentit rus Vladimir Putin] 35 miliardë euro, krahasuar me një miliard euro që ia kemi dhënë Ukrainës për t’u armatosur".

Por, vendet joperëndimore – si Kina dhe India – me ritëm të përshpejtuar po i gëlltisin këto të zeza. "India i ka rritur në mënyrë drastike importet e saj – ka pasur rritje të pesëfishtë [që nga pushtimi]", thotë Florian Thaler, bashkëthemelues i OilX-it, kompani kjo analitike për tregtinë e naftës. Kjo na ndihmon ta kuptojmë rikthimin e papritur të vlerës së rublës ruse: fondet po vërshojnë në arkat e Moskës teksa çmimi i naftës po rritet.

Një mënyrë për ta kundërshtuar këtë do të ishte futja e embargos së BE-së. Kjo mund të ndodhë, megjithëse është temë e diskutueshme. Sidoqoftë, kjo nuk do t’i ndalojë vendet jashtë BE-së që t'i ndalin blerjet, pasi “Kina dhe India nuk ndalen aq lehtë” nga thirrjet perëndimore, siç shprehet Thaler.

Kjo mund të ndryshojë nëse vendosen sanksionet ndaj kompanive tregtare që merren me naftë ose ndaj bankave që i financojnë këto tregti. Sidoqoftë, një opsion tjetër është te cisternat. Tash për tash ato i bartin rreth tri të katërtat e të gjitha eksporteve të naftës ruse, thekson Thaler – dhe pothuajse të gjithë naftën që rrjedh në Indi. Edhe Kina është shumë e varur nga cisternat, pavarësisht dy lidhjeve me tubacione me Rusinë.

Më shumë se gjysma e dërgesave të fundit të naftës nga Rusia, janë transportuar me cisternat që u përkasin kompanive me seli në Greqi – kjo sipas të dhënave të përpiluara nga Instituti i Financave Ndërkombëtare. Shumica e pjesës tjetër mbajnë flamuj rusë, kinezë, skandinavë dhe të Singaporit.

Kjo do të thotë se një mënyrë tjetër për Perëndimin – për ta reduktuar rrjedhën e cisternave – do të ishte ndalimi i anijeve të BE-së që ta prekin naftën ruse. Një tjetër taktikë më efektive që do të godiste anijet e shteteve që nuk janë të BE-së, do të ishte që qeveria britanike ta parandalonte sigurimin e flotës – që transporton naftë ruse – nga Lloyds Marine and Aviation; dhe që Mbretëria e Bashkuar, BE-ja dhe ShBA-ja të ndalen së ofruari siguri të pronës dhe të dëmshpërblimit nëpërmjet partnerëve të ndërsjellët të industrisë.

Kjo nuk do ta ndalonte gjithë qarkullimin, meqë “ekziston gjithmonë një element i lundrimeve pa sigurim”, ua tha javën e kaluar politikanëve britanikë, kreu i marinës dhe aviacionit në shoqatën Lloyd's Markets, Neil Roberts. Rasti i Iranit tregon sesi tregtarët mund t'i shfrytëzojnë zbrazëtitë.

Por, shumica e shteteve nuk do të merren me flota të pasiguruara dhe do të ishte e vështirë për grupet e transportit detar që ta gjejnë një mbulim të shpejtë alternativ. Siç vëren Roberts, 95 për qind e flotës globale e përdor sigurimin P&I dhe Londra ofron 80 për qind të mbulimit për rastet e luftës.

Pra, a do të aplikohet ky mjet? Nuk është e qartë. Vetësanksionimi tashmë është duke ndodhur me kontratat e reja të sigurimit. Por, kompanitë e sigurimeve thonë se nuk mund t'i tërheqin ligjërisht kontratat ekzistuese – pa ndonjë urdhër të drejtpërdrejtë të qeverisë – ndërsa ankohen se situata aktuale është ngatërruar në mënyrë të rrezikshme. "Do ta bëj një paralele me Italinë e vitit 1935 [pas pushtimit të Abisinisë], kur kishte sanksione ndaj një shteti agresor, por kishte konfuzion nëse do t'ia vendosnin sanksionet edhe ndaj naftës. E, për këtë arsye dështuan", shtoi Roberts në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

Për më tepër, drejtuesit e sigurimeve në heshtje po lobojnë kundër çdo lëvizjeje drakoniane meqë kanë frikë se kjo do ta dëmtonte statusin e tyre. Ndoshta.

Por, realiteti është se nëse eksportet e energjisë ruse nuk reduktohen, arkat e Putinit do të mbeten të mbushura. Dhe, teksa embargoja e BE-së dëmton (nëse materializohet ndonjëherë), ajo nuk do të ishte gjithëpërfshirëse. Për këtë arsye, është koha që liderët perëndimorë, si Johnsoni, t'i shikojnë më mirë sigurimet – edhe nëse kontratat e Lloyd's-it dhe ato P&I nuk janë aq të famshme sa shëtitja me Zelenskyn në Kiev. /Telegrafi/

 

The post Cisternat e naftës ruse duhet të jenë objektivi kryesor i sanksioneve të Perëndimit appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more