Skip to main content

A mund të parandalohet diabeti nga konsumi i sardeleve?

A mund të parandalohet diabeti nga konsumi i sardeleve?


A mund të parandalohet diabeti nga konsumi i sardeleve?

Posted: 29 Apr 2022 12:53 AM PDT

Yndyrnat e shëndetshme dhe diabeti kanë një lidhje pozitive domethënëse pasi rregullojnë qarkullimin e mirë të gjakut dhe largojnë inflamacionin në organizëm. E një nga burimet më të mëdha të yndyrnave të shëndetshme është peshku dhe konkretisht sardelet. Këtë e provon edhe një studim i fundit nga studiuesit spanjollë të cilët i rendisin sardelet në majën e ushqimeve për parandalimin e diabetit.

Ekspertët përzgjodhën 152 pacientë të prekur nga paradiabeti të moshave 65 vjeç e lart për të ndjekur regjimin me bazë yndyrnat e shëndetshme. Pacientët u ndanë në dy grupe që ndoqën regjime të ndryshme ku njëri prej tyre duhet të konsumonte rreth 200 gramë sardele në javë. Kjo është e barabartë me dy konserva sardelesh në javë të cilat duhet të konsumoheshin bashkë me pjesën e halave të shtyllës kurrizore.

Halat janë të pasura me vitaminë D që gjithashtu i japin një sërë vlerash organizmit. Të dhënat e këtij studimi treguan se personat të cilët i'u nën shtruan regjimit me bazë sardelet për 1 vit patën ulje të rriskut nga diabeti nga 37% në vetëm 8%. Benefitet e këtij regjimi u vunë re edhe në parametra të tjera të organizmit si përmirësimi i presionit të gjakut, triglicerideve dhe balancimi i kolesterolit në gjak. Ndërsa për të gjithë ata që nuk e ndoqën këtë regjim, pasi një viti rrisku i prekjes nga diabeti ra nga 27% në 22%./WebMD

 

 

Tregoni kujdes ndaj këtyre zakoneve që dëmtojnë veshkat

Posted: 29 Apr 2022 12:40 AM PDT

Veshkat janë një nga organet jetësore të trupit dhe funksioni i tyre është të eliminojnë toksinat nga trupi përmes urinës. Duke vepruar kështu, ato rregullojnë nivelet e mineraleve, siç janë kalciumi dhe fosfati.

Veshkat gjithashtu ndihmojnë në formimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat janë përgjegjëse për transportin e oksigjenit dhe ushqyesve nëpër trup.

Tregoni kujdes ndaj këtyre zakoneve që janë duke ju dëmtuar veshkat:

-Nëse nuk urinoni shpesh.
-Nëse nuk pini shumë uje.
-Kur konsumoni shumë kripë.
-Nëse nuk i mjekoni infeksionet siç duhet.
-Nëse konsumoni shumë mish.
-Nëse nuk hani mirë e mjaftueshëm.
-Nëse përdorni shumë qetësues të dhimbjeve.
-Nëse përdor suplemente të zgjatura të insulinës.
-Nëse konsumoni shumë alkool.
-Nëse nuk bëni pushim të mjaftueshëm./ Healthline

 

Danimarka, vendi i parë në botë që ndalon programin e vaksinimit kundër Covid-19

Posted: 29 Apr 2022 12:27 AM PDT

Danimarka është bërë vendi i parë në botë që ndalon programin e saj të vaksinimit kundër Covid-19, duke shtuar se virusi tashmë është nën kontroll.

"Pranvera ka mbërritur, mbulesa vaksinale në popullatën e gjerë daneze është e lartë dhe epidemia është kthyer mbrapsht", tha Autoriteti Shëndetësor Danez në një deklaratë.

"Prandaj, Bordi Kombëtar i Shëndetësisë po i jep fund përpjekjeve të gjera të vaksinimit kundër Covid-19 për këtë sezon".

Njerëzit nuk do tu bëhet më thirrje për vaksinim nga 15 maji, megjithëse të gjithë do të mund të përfundojnë ciklin e tyre të vaksinimit.

Fushata e vaksinimit kundër Covid në Danimarkë filloi menjëherë pas Krishtlindjeve në vitin 2020. Rreth 4.8 milionë qytetarë janë vaksinuar, me mbi 3.6 milionë njerëz që kanë marrë edhe një dozë përforcuese.

Në të njëjtën kohë, shumë njerëz janë infektuar që kur Omicron u bë varianti dominues i virusit, tha Autoriteti, që do të thotë se nivelet e imunitetit të popullatës janë të larta.

lloji dominues i virusit, tha ai, që do të thotë se nivelet e imunitetit në mesin e popullatës janë të larta.

"Ne kemi një kontroll të mirë të epidemisë, e cila duket se po zbehet. Normat e pranimit në spital janë të qëndrueshme dhe ne gjithashtu presim që ato të bien së shpejti. Prandaj, ne po përmbledhim programin e vaksinimit masiv kundër Covid-19." deklaroi Bolette Soborg, menaxhere në Bordin Kombëtar të Shëndetësisë.

Soborg shtoi që publiku mund të vijojë të vaksinohet edhe gjatë pranverës dhe verës nëse dëshiron, dhe se vendet e vaksinimit do të mbeten të hapura në të gjithë vendin.

Ajo shtoi se imunizimi u rekomandohet ende njerëzve për të cilët Covid paraqet një rrezik të shtuar, siç janë ata mbi moshën 40 vjeç dhe për gratë shtatzëna të pavaksinuara. "Ne gjithashtu vazhdojmë t'ju rekomandojmë që të përfundoni ciklin e filluar të vaksinimit"./ Monitor

Nëse doni të kujdeseni për shëndetin mendor, ja çfarë duhet të hani

Posted: 29 Apr 2022 12:15 AM PDT

Ka ushqime që mund të dëmtojnë shëndetin mendor, ashtu siç ka edhe ushqime që e ndihmojnë atë.

Në këtë artikull ju njohim me disa nga ushqimet që konsumohen në përditshmëri, të cilat mbështesin shëndetin tuaj mendor.

Vezët: Të filloni mëngjesin tuaj duke konsumuar vezë, mund të jetë gjithçka që ju nevojitet për t’u ndjerë më mirë. Të pasura me omega-3, zink, vitaminë B dhe jod, vezët jo vetëm që do t'iu ndihmojnë në ngritjen e humorit, por do t'ju mbajnë të ngopur për më gjatë. Vezët duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor për të mbështetur shëndetin mendor.

Arrat: Nëse po kërkoni për meze të lehtë për të ndihmuar shëndetin tuaj mendor, anashkaloni patatet e skuqura dhe në vend të tyre konsumoni disa arra. Arrat përmbajnë selen, i cili ka treguar se ul nivelet e ankthit, depresionit dhe të lodhjes.

Barishtet: Barishtet jo vetëm që mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit tuaj të përgjithshëm, duke ulur kolesterolin, duke mbështetur shëndetin e kockave dhe duke ulur rrezikun e diabetit të tipit 2, por ato mund të luajnë një rol në përmirësimin e humorit. Këto bimë janë një burim i fuqishëm i folatit, i cili ndihmon në prodhimin e dopaminës, kimikateve të trurit që iu bëjnë të ndiheni mirë.

Produktet e detit: Edhe pse disi të nënvlerësuara, ushqimet e detit padyshim që janë të shkëlqyera për shëndetin mendor. Për shembull një racion me goca deti, siguron 30% të konsumit të rekomanduar ditor të hekurit. Siguron mbi 300% të vitaminës B12 dhe mbi 600% të zinkut, thonë ekspertët. Dhe janë këto lëndë ushqyese që janë thelbësore për shëndetin e trurit dhe prodhimin neurotransmetuesëve./ Healthline

 

Qiqrat, bishtajoret që parandalojnë diabetin, obezitetin dhe përfitimet e shumta shëndetësore

Posted: 28 Apr 2022 06:28 AM PDT

Qiqrat janë një burim i mirë i proteinave, folateve, fibrave, hekurit dhe fosforit. Disa hulumtime sugjerojnë se përfshirja e tyre në regjimin ushqimor mund të parandalojë zhvillimin e disa sëmundjeve kronike, si diabeti e obeziteti. Ato janë të konsumohen të thata ose të konservuara.

E pasur me minerale dhe vitamina, këto bishtajore rigjenerojnë sistemin nervor dhe janë të domosdoshme për të qenë energjik në punë, apo shkollë.

Janë më të tretshme se të gjitha bishtajoret sepse stimulojnë lëngjet e stomakut dhe të pankreasit.

Gjithashtu qiqrat përmbajnë vitaminë A dhe C, fibra, kalcium dhe hekur. Të pasura me saponin, kanë efekt anti-kolesterol dhe janë të rekomandueshme për ata që vuajnë nga hipertensioni, zemra, dhe qarkullimi i gjakut. Një ndër aspektet më të rëndësishme të këtyre bishtajoreve është përmbajtja e acideve yndyrore të pangopura, shumë të dobishme për shëndetin tonë.

Ashtu si të gjitha bishtajoret, qiqrat, para se të konsumohen duhet të ziejnë për disa orë. Përdoren në supa dhe pasta por edhe vetëm duke i shtuar ndonjë bimë ose erëz aromatike. Qiqrat kanë një sasi të konsiderueshme kripërash minerale, vitamina dhe oligoelementë.

Këto vlera ushqyese shpjegojnë dhe veprimin e tyre forcues dhe plot energji për të mirën e sistemit nervor. Qiqrat janë konsideruar gjithmonë si "mishi i varfër" për përmbajtjen e lartë të proteinave, asimilohen menjëherë nga organizmi dhe nuk kanë efekte anësore si mishi.

Ato janë të pasura me acid folik dhe karbohidrate. Në sajë të përmbajtjes së lartë të fibrave, janë mbrojtëse për sistemin e tretjes. Studimet e fundit kanë treguar se qiqrat janë parandalues kundër disa lloje tumoresh./ Prevention

 

Sëmundja e urinës së shurupit të panjës, çfarë duhet të dini?

Posted: 28 Apr 2022 05:31 AM PDT

Sëmundja e urinës së shurupit të panjës (MSUD) është një çrregullim metabolik kërcënues për jetën. Çrregullimet metabolike janë gjendje në të cilat trupi juaj nuk mund të funksionojë normalisht, sepse nuk mund ta konvertojë siç duhet ushqimin në energji për ta mbajtur trupin tuaj të shëndetshëm.

Proteina i nevojitet trupit për të funksionuar normalisht. Proteinat përbëhen nga 20 lloje të ndryshme aminoacidesh. Proteinat duhet të shpërbëhen në mënyrë që ato të absorbohen dhe të përdoren nga trupi. Njerëzit me MSUD nuk kanë enzimat e nevojshme për të zbërthyer tre aminoacide të veçanta acidet – leucina, izoleucina dhe valina.

Për shkak se njerëzit me MSUD nuk mund t'i zbërthejnë këto tre aminoacide, këto aminoacide grumbullohen në trup, bëhen toksike për trupin dhe shkaktojnë probleme të rënda shëndetësore. Pa menaxhim mjekësor, sëmundja e urinës me shurup panje mund të çojë në një gamë të gjerë të paaftësive intelektuale dhe fizike dhe vdekje.

Simptomat dhe shkaqet

Si e marrin njerëzit sëmundjen e urinës së shurupit të panjës (MSUD)?

MSUD trashëgohet (përcjellet) përmes familjeve. Një fëmijë lind me MSUD kur të dy prindërit janë bartës të tre mutacioneve specifike të gjeneve (ndryshimeve) dhe fëmija i tyre trashëgon kopje të këtyre gjeneve të ndryshuara – një kopje nga secili prind. Këto mutacione rezultojnë në pak ose aspak aktivitet të enzimave të nevojshme për të zbërthyer tre aminoacide specifike që janë në ushqimet e pasura me proteina. Këto tre aminoacide specifike janë leucina, izoleucina dhe valina. Pa enzimat e nevojshme, të tre aminoacidet ndërtohen dhe po ashtu edhe nënproduktet e tyre toksike (të quajtura ketoacidet). Kjo çon në probleme serioze shëndetësore që shihen në MSUD.

Cilat janë simptomat e sëmundjes së urinës së shurupit të panjës (MSUD)?

Urina, djersa ose dylli i veshit që mban erë si shurup panje ose sheqer të djegur. (Ndaj njihet me këtë emër.) Kjo mund të mos jetë gjithmonë e pranishme në të gjitha llojet.

Siptomat gjithashtu përfshijnë:

Të ushqyerit e dobët, të vjella, humbje oreksi, nervozizëm.
Lodhje dhe dobësi.
Ndryshime në tonin e muskujve – ton i dobët i muskujve, shtrëngim/ tension i muskujve
Lëvizje jonormale të muskujve, spazma që shkaktojnë harkim prapa të kokës, qafës dhe shtyllës kurrizore.
Vonesa në zhvillim.
Konvulsione, veshtiresi të frymëmarrjes dhe koma (ndërsa gjendja përparon).

Si diagnostikohet sëmundja e urinës së shurupit të panjës (MSUD)?

Mjekët diagnostikojnë MSUD klasike me ekzaminime të të porsalindurve (teste gjaku) menjëherë pas lindjes së një foshnje. Njerëzit me MSUD të ndërmjetme, të përhershme ose të përgjegjshme ndaj tiaminës mund të mos shfaqin shenja të sëmundjes deri në vitet e tyre të vogla ose fëmijërinë e hershme. Në këto raste, mjekët diagnostikojnë MSUD me analiza gjaku dhe duke vlerësuar simptomat e fëmijës, duke përfshirë gjetjen e aromës dalluese të sheqerit/panjeve të djersës dhe urinës së tyre. Testimi gjenetik nga qelizat e bardha në gjak tani mund të ndihmojë në konfirmimin e diagnozës dhe gjithashtu të ndihmojë në identifikimin e llojeve të MSUD.

Cilat janë ndërlikimet që lidhen me sëmundjen e urinës së shurupit të panjës (MSUD)?

Njerëzit me MSUD mund të zhvillojnë një sërë komplikimesh që variojnë nga të lehta në të rënda. Komplikimet e sëmundjes së urinës së shurupit të panjës përfshijnë:

Dëmtime të trurit, probleme neurologjike dhe vonesa në zhvillim.
Rritja e rrezikut të çrregullimit të deficitit të vëmendjes/hiperaktivitetit (ADHD), ankthit dhe depresionit.
Humbja e masës kockore, duke shkaktuar thyerje të lehtë të kockave.
Ënjtje e pankreasit/pankreatit, veçanërisht gjatë gjendjeve të krizës.
Dhimbje koke kronike të shkaktuara nga rritja e presionit të gjakut në kafkë.
Çrregullime të lëvizjes si dridhje dhe kontraktime të pakontrolluara të muskujve.
Koma dhe vdekja që vijnë nga gjendjet e krizës si infeksioni, stresi ose kontrolli i dobët i dietës./WebMD

 

 

 

Eurostat: Shqiptarëve dhe maqedonasve iu shkurtua më shumë jeta në Europë nga pandemia e Covid-19

Posted: 28 Apr 2022 03:10 AM PDT

Jetëgjatësia e pritshme në lindje e shqiptarëve në vitin 2020 u shkurtua me 1.7 vite në 2020-n, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë.

Por, të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se pasojat e Covid-19 në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut kanë qenë më të rëndat. Në Maqedoninë e Veriut, jetëgjatësia u shkurtua me 2.2 vite, më shumë nga të gjithë shtetet e tjera të Europës. Shqipëria renditet e dyta, pas Maqedonisë së Veriut. Të dhënat për Kosovën mungojnë. Për të gjithë Europën, jetëgjatësia shënoi një rënie prej -0.9 vjet.

Të dhënat e mëparshme të Eurostat dhe institucioneve statistikore rajonale kanë treguar se Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova janë tre shtetet që kishin rritjen më të madhe të vdekjeve shtesë gjatë pandemisë.

Sipas të dhënave zyrtare të ASK (Agjencisë së Statistikave të Kosovës), në Kosovë, vdekshmëria kumulative shtesë për periudhën mars 2020-shtator 2021 në krahasim me periudhën përkatëse mesatare 2018-2019 ishte +43.4%.

Për Maqedoninë e Veriut, rritja e fataliteteve për të njëjtën periudhë është +42.6%, sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të Republikës së Maqedonisë, të përpunuara nga Monitor.

Të dhëna të tjera të Eurostat, për vdekjet javore, ku raporton dhe Shqipëria, tregojnë se për periudhën 2 mars 2020-19 shtator 2021, fatalitetet shtesë u rritën me 34.6%, duke e renditur vendin tonë të tretin në Europë.

Europa
Sipas Eurostat, në vitin 2020, jetëgjatësia në lindje në BE ishte 80.4 vjet. Kjo shifër ishte 5.7 vjet më e lartë për gratë (83.2 vjet) sesa për burrat (77.5 vjet). Në fakt, jetëgjatësia e femrave ishte më e lartë se jetëgjatësia e meshkujve në çdo rajon me të dhëna të disponueshme.

Krahasuar me vitin 2019, jetëgjatësia në lindje pësoi një rënie (-0,9 vjet). Meshkujt patën një rënie më të madhe të jetëgjatësisë (-1.0 vjet) sesa gratë (-0.8 vjet). Megjithatë, kjo ulje e jetëgjatësisë në lindje lidhet me rritjen e papritur të vdekshmërisë në vitin 2020 për shkak të pandemisë COVID-19, sipas Eurostat.

Në vitin 2020, rajonet në BE me nivelet më të larta të jetëgjatësisë në lindje ishin në Francë, Spanjë, Itali dhe Greqi. Rajoni i BE-së me jetëgjatësinë më të lartë në lindje ishte ishulli francez i Korsikës (84,0), i ndjekur nga Ishujt Balearik në Spanjë (83,9) dhe rajoni i Epirit në Greqi (83,8).

Nga ana tjetër, rajonet e BE-së me jetëgjatësinë më të ulët në lindje ishin të gjitha në Bullgari: Veri-Perëndim (72.1), Veri-Qendror (72.8) dhe Bullgaria Veriore dhe Juglindore (72.9).

Ishulli francez i Korsikës kishte jetëgjatësinë më të lartë të femrave (87.0 vjet), i ndjekur nga rajoni spanjoll i Galicia (86.7). Dy rajone franceze (Loire dhe Midi-Pyrénées), Ishujt Åland në Finlandë dhe rajoni i Epirit në Greqi shënuan të njëjtën jetëgjatësi të femrave; 86.4 vjet.

Nivelet më të larta të jetëgjatësisë së meshkujve në lindje u regjistruan në rajonin e Epirit në Greqi, rajonin e Umbrias në Italinë qendrore dhe Ishujt Balearik në Spanjë (të gjithë 81.4)./ Monitor

Drithërat zvogëlojnë rrezikun ndaj diabetit, goditjes në tru dhe zemrës

Posted: 28 Apr 2022 02:56 AM PDT

Drithërat e plota ofrojnë një paketë të plotë me përfitime shëndetësore, në ndryshim nga drithërat e përpunuara të cilave u hiqen lëndë ushqyese gjatë procesit të përpunimit dhe studimet tregojnë se konsumi i tyre lidhet me probleme shëndetësore si mbipesha dhe inflamacioni.

Nga ana tjetër, ngrënia e drithërave të plota shoqërohet me përfitime të ndryshme, duke përfshirë një rrezik më të ulët të diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe presionit të lartë të gjakut.

Konsumi i drithërave si amaranthi, orizi kaf, bullguri, tërshëra, kuinoa kanë dhe një sërë përfitimesh, si:

-Të pasura në lëndë ushqyese dhe fibra;

Ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës;

-Ul rrezikun e goditjes në tru;

-Ul rrezikun e obezitetit;

-Ul rrezikun e diabetit të tipit 2;

-Nihmon sistemin tretës./ Healthline 

 

Artriti reumatik, ushqimet që duhet të konsumoni për të lehtësuar dhimbjen

Posted: 28 Apr 2022 02:33 AM PDT

Simptomat e artritit reumatik përfshijnë dhimbjen, ngurtësim të muskujve, lodhje dhe humbje peshe. Por shkencëtarët kanë krijuar një listë ushqimesh që kanë efekte të mira në simptomat e pacientëve me artrit.

Frutat më të mira janë kumbullat e thata, shega, rrushi, boronica, molla, pjeshka dhe mango. Të gjitha këto reduktojnë inflamacionin dhe mbrojtje ndaj shkatërrimit të kockave. Gruri, orizi, tërshëra, misri, elbi dhe thekra gjithashtu reduktojnë inflamacionin, thonë studiuesit e universitetit KIIT në Indi.

Ndërsa nga bulmetet është i mirë kosi, pasi redukton tendosjen, ënjtjen dhe inflamacionin. Xhinxheri dhe shafrani i Indisë gjithashtu rekomandohen për vetitë mbrojtëse kundër komplikacioneve të përbashkëta. Vaji peshkut dhe i ullirit reduktojnë gjithashtu forcimin.

Pacientët që vuajnë nga artriti reumatik duhet të heqin dorë nga dietat e përgjithshme, alkooli dhe duhani në ushqimet mesdhetare, perimet, dietat e thjeshta siç këshillohen nga mjeku apo dietologu./ WebMD

 

 

 

Hemorragjia e trurit: Shkaqet, simptomat, parandalimi

Posted: 28 Apr 2022 01:34 AM PDT

Hemorragjia e trurit është një lloj goditjeje në tru. Shkaktohet nga një arterie në tru që shpërthen dhe shkakton gjakderdhje të lokalizuar në indet përreth. Kjo gjakderdhje vret qelizat e trurit.

Hemorragjitë e trurit quhen edhe hemorragji cerebrale, hemorragji intrakraniale ose hemorragji intracerebrale. Ato përbëjnë rreth 13% të goditjeve në tru.

Ja çfarë duhet të dini për shkaqet, simptomat, trajtimet dhe më shumë.

Çfarë ndodh gjatë një hemorragjie në tru?

Kur gjaku nga trauma irriton indet e trurit, ai shkakton ënjtje. Kjo njihet si edemë cerebrale. Gjaku i grumbulluar mblidhet në një masë të quajtur hematoma. Këto kushte rrisin presionin në indet e trurit aty pranë, dhe kjo redukton rrjedhën jetësore të gjakut dhe vret qelizat e trurit. Gjakderdhja mund të ndodhë brenda trurit, midis trurit dhe membranave që e mbulojnë atë, midis shtresave të mbulesës së trurit ose midis kafkës dhe mbulesës së trurit.

Çfarë e shkakton gjakderdhjen në tru?

Ka disa faktorë rreziku dhe shkaqe të hemorragjive të trurit. Më të zakonshmet përfshijnë:

Trauma e kokës. Lëndimi është shkaku më i zakonshëm i gjakderdhjes në tru për ata njerëz më shumë se 50 vjeç.

Presioni i lartë i gjakut. Kjo gjendje kronike, për një periudhë të gjatë kohore, mund të dobësojë muret e enëve të gjakut. Presioni i lartë i gjakut i patrajtuar është një shkak kryesor i parandalueshëm i hemorragjive të trurit.

Aneurizma. Ky është një dobësim i murit të enëve të gjakut që fryhet. Mund të shpërthejë duke çuar në një goditje në tru.

Anomalitë e enëve të gjakut. Dobësitë në enët e gjakut brenda dhe rreth trurit mund të jenë të pranishme në lindje dhe të diagnostikohen vetëm nëse shfaqen simptoma.

Çrregullime të gjakut ose gjakderdhjes. Hemofilia dhe anemia e qelizave drapër mund të kontribuojnë në uljen e niveleve të trombociteve dhe mpiksjes së gjakut. Holluesit e gjakut janë gjithashtu një faktor rreziku.

Sëmundja e mëlçisë. Kjo gjendje shoqërohet me rritje të gjakderdhjes në përgjithësi.

Cilat janë simptomat e gjakderdhjes së trurit?

Simptomat përfshijnë:

Një dhimbje koke e papritur e fortë,

Dobësi në një krah ose këmbë,

Të vjella,

Zvogëlimi i vigjilencës,

Ndryshimet në shikim,

Mpirje;

Vështirësi në të folur ose të kuptuarit e të folurit;

Vështirësi në gëlltitje;

Humbja e aftësive të shkëlqyera motorike, të tilla si dridhjet e duarve;

Humbje e koordinimit;

Humbje e ekuilibrit;

Një ndjenjë jonormale e shijes;

Humbja e vetëdijes;

(Mbani në mend se shumë nga këto simptoma shpesh shkaktohen nga kushte të tjera përveç hemorragjive të trurit.)

A mund të parandalohen hemorragjitë e trurit?

Për shkak se shumica e hemorragjive të trurit shoqërohen me faktorë rreziku specifik, ju mund ta minimizoni rrezikun në mënyrat e mëposhtme:

Trajtoni presionin e lartë të gjakut. Studimet tregojnë se 80% e pacientëve me hemorragji cerebrale kanë një histori të presionit të lartë të gjakut. Gjëja e vetme më e rëndësishme që mund të bëni është të kontrolloni tuajën përmes dietës, stërvitjes dhe mjekimit.

Mos pini duhan.

Mos përdorni drogë. Kokaina, përshembull, mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes në tru.

Vozitni me kujdes dhe vendosni rripin e sigurimit./ WebMD

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more