Skip to main content

“Tragjedi, dy të vdekur në një aksident trafiku në Malishevë” plus 9 more Ekonomia Online

“Tragjedi, dy të vdekur në një aksident trafiku në Malishevë” plus 9 more Ekonomia Online


Tragjedi, dy të vdekur në një aksident trafiku në Malishevë

Posted: 31 Mar 2022 04:01 AM PDT

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mes dy veturave në Drenoc të Malishevës. Lajmin për Express e ka konfirmuar Lumni Graishta, drejtor i Policisë për Rajonin e Gjakovës. “Kemi dy t’vdekur. Aksident në mes të dy veturave. Ngasësit e të dyja veturave kanë vdekur si pasojë e aksidentit”, tha Graishta për Express. Tutja ai tha se Njësitet e stacionit policor Malishevë...

Source

Edhe 32 milionë dollarë të SHBA-së për Kosovën, granti arrin në mbi 73 milionë

Posted: 31 Mar 2022 03:51 AM PDT

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se të enjten ka nënshkruar amendamentin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që parasheh fitimin shtesë prej rreth 32 milionë dollarëve për Kosovën. Me këtë grant, totali ka arritur vlerën e 73.4 milionë dollarëve, ka njoftuar Osmani. “Mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në...

Source

Presidentja Osmani përkujton Masakrën e Pastaselit

Posted: 31 Mar 2022 03:32 AM PDT

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar Masakrën e fshatit Pastasellë të Rahovecit, në 23 vjetorin e saj, kur forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 106 banorë të këtij fshati dhe fshatrave përreth. “Në këtë ditë, disa i kujtojnë të vrarët, e të tjerë janë në ankth të zbardhjes së fatit të të zhdukurve me dhunë nga kjo masakër. Kurse 13 të mbijetuarit janë dëshmitarë të...

Source

Deputetja e PDK-së: Auditori ka gjetur shkelje ligjore në MASHTI – Nagavci: Rekomandimet do t’i adresojmë me sukses

Posted: 31 Mar 2022 03:23 AM PDT

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë raportimi i auditimit për vitin 2020, për ministrinë e Arsimit, nuk është edhe aq i mirë, pasi sipas saj ka shkelje ligjore, raporton Ekonomia Online. Në seancën e sotme ku është shqyrtuar ky raport i auditorit, ajo ka thënë se janë vërejtur parregullsi në pasqyrat vjetore financiare “Auditori ka dhënë opionin jo të mirë për MAshT. Ka pasur shkelje ligjore.

Source

Daçiq: Pa Rusinë, zor se do ta ruajmë Kosovën

Posted: 31 Mar 2022 03:19 AM PDT

“Interesi primar i Serbisë është të ruajë integritetin e saj territorial dhe sovranitetin, dhe pa Rusinë, zor që Serbia mund ta ruajë pozicionin e saj në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Ivica Daçiq, lider i Partisë Socialiste të Serbisë. Në një deklaratë të mërkurën në mbrëmje për “Tanjugun”, Daçiq ka thënë se nëse Moska është krah Beogradit, Rusia mund të vërë veto dhe të bllokojë hyrjen e Kosovës...

Source

Punëtorët e Pallatit të Rinisë zhvillojnë aksion për pastrimin dhe rinovimin e objektit

Posted: 31 Mar 2022 03:12 AM PDT

Punëtorët e Pallatit të Rinisë, kanë zhvilluar një aksion për pastrimin dhe rinovimin e disa pjesëve në objektin e kësaj ndërmarrje. Pastrimi u bë edhe në pllatonë e saj, raporton Ekonomia Online. Drejtori i Pallatit të Rinisë, Ilir Dugolli ka thënë se ka qenë ide e tij pastrimi i ambientit të kësaj ndërmarrjeje. Ai tha se kanë filluar edhe me disa restaurime të objektit por tha se nuk guxojnë të...

Source

Sot përfundon afati ligjor për deklarimin e pasurisë, rreth 550 zyrtarë nuk i janë përgjigjur kërkesës

Posted: 31 Mar 2022 02:58 AM PDT

Sot është dita e fundit për përmbushjen e obligimit ligjor për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, ndërsa obligimit ligjor ende nuk i janë përgjigjur edhe rreth 550 zyrtarë publik. Kështu bën të ditur Agjencia kundër korrupsionit. AKK ju bën thirrje zyrtarëve publik që tashmë nuk e kanë kryer obligimin ligjor, ta shfrytëzojnë kohën e mbetur. “Formulari i deklarimit mund të dorëzohet...

Source

Në 2021-ën veç një aktakuzë e ngritur për krime lufte – Prokuroria: S’mund t’i akuzojmë personat që nuk janë të pranishëm

Posted: 31 Mar 2022 02:52 AM PDT

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) ka mbajtur konferencë me temën “Pengesat aktuale në procedimin e krimeve të luftës në Kosovë”, me ç’rast prezanton raportin vjetor nga monitorimi i gjykimeve mbi krimet e luftës dhe veprave penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë gjatë vitit 2021, raporton Ekonomia Online. Aty u tha se Prokuroria ka ngritur vetëm një aktakuzë ndaj një...

Source

Zelensky u kërkon politikanëve holandezë ndihmë dhe armë

Posted: 31 Mar 2022 02:41 AM PDT

Duke vazhduar turin e tij virtual nëpër parlamentet e botës, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur para parlamentit holandez mëngjesin e sotëm. Ai u kërkoi politikanëve në Holandë armë, ndihmë për të bërë rindërtimin e vendit dhe për t’i dhënë fund biznesit me Rusinë, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv. “Duhen sanksione më të forta në mënyrë që Rusia të mos ketë një shans për...

Source

Premtimi i Qeverisë për miratimin e Ligjit për Paga me 31 mars, Konjufca: I kanë kohë edhe 13 orë

Posted: 31 Mar 2022 02:32 AM PDT

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos sjelljen për miratim të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë që Qeveria nuk e ka sjell ende për miratim këtë Ligj, ndonëse nga ta është premtuar se një gjë e tillë do të bëhej deri më 31 mars. Pas kësaj deklarate të Tahirit, reagoi kryetari i Kuvendit...

Source

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more