Skip to main content

“A mund të luajë Italia në Kupën e Botës nëse Irani përjashtohet? Iranianët vazhdojnë t’i përsërisin gabimet e njëjtë dhe kjo ka shqetësuar FIFA-n” plus 9 more Telegrafi Futboll

“A mund të luajë Italia në Kupën e Botës nëse Irani përjashtohet? Iranianët vazhdojnë t’i përsërisin gabimet e njëjtë dhe kjo ka shqetësuar FIFA-n” plus 9 more Telegrafi Futboll


A mund të luajë Italia në Kupën e Botës nëse Irani përjashtohet? Iranianët vazhdojnë t’i përsërisin gabimet e njëjtë dhe kjo ka shqetësuar FIFA-n

Posted: 30 Mar 2022 10:51 AM PDT

Ekziston një mundësi jashtëzakonisht e vogël që Italia të luajë në Kupën e Botës 2022 nëse Irani përjashtohet për ndalimin e femrave nga stadiumi.

Sport Mediaset, Sky Sport Italia dhe Sportitalia, shkruajnë se kjo mund të ndodh, por mundësit janë minimale.

Irani u bë problem për FIFA-n, pasi që 2,000 femra mbetën jashtë stadiumit për ndeshjen e tyre kualifikuese për Kupën e Botës kundër Libanit, pavarësisht faktit se ato kishin blerë bileta.

Irani fitoi ndeshjen 2-0 ndaj Libanit, por edhe më parë ishte paralajmëruar nga FIFA në vitin 2019, që të mos i ndalonte femrat që ta shikonin ndeshjen nga tribunat.

Duke qenë se kjo është një shkelje e përsëritur, anëtari i Federatës së Futbollit Iranian, Mehrdad Seradschi, vuri në dukje në Tëitter se kishte dëgjuar “lajme shqetësuese nga FIFA dhe Konfederata e Futbollit Aziatik”.

 

Qasja më ekstreme do të ishte që FIFA të përjashtonte Iranin nga Kupa e Botës 2022, për të cilën ata tashmë kanë rezervuar vendin e tyre.

Nëse kjo do të ndodhte, teorikisht FIFA mund të promovonte në vend të tyre një vend me koeficientin më të lartë në renditjen botërore që nuk ka arritur kualifikimin.

Kjo do të ishte kampione aktuale e Evropës, Italia, e cila nuk arriti as në finalet e play-off-it pas humbjes 1-0 ndaj Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/

The post A mund të luajë Italia në Kupën e Botës nëse Irani përjashtohet? Iranianët vazhdojnë t'i përsërisin gabimet e njëjtë dhe kjo ka shqetësuar FIFA-n appeared first on Telegrafi.

Rekordmeni Vahid Halilhodzic, trajneri boshnjak bën histori duke u bërë i pari që kualifikohet në Kupën e Botës me katër shtete të ndryshme

Posted: 30 Mar 2022 10:35 AM PDT

Vahid Halilhodzic ka bërë histori duke u bërë trajneri i parë që kualifikohet në Kupën e Botës FIFA me katër skuadra të ndryshme, pasi u kualifikua më Marokun në garën e sivjetme.

Maroku mundi të martën DR Kongon 4-1 në "Stade Mohamed V" në Casablanca, në kuadër të raundit të tretë të kualifikimeve të Konfederatës së Futbollit Afrikan (CAF) për Kupën e Botës 2022 Katar.

Maroku u bë ekipi i pestë i kualifikuar afrikanë së bashku me Kamerunin, Tunizinë, Ganën, dhe Senegalin.

Trajneri boshnjak Halilhodzic u kualifikua më parë për Kupën e Botës me Bregun e Fildishtë në vitin 2010, pastaj me Algjerinë në vitin 2014, Japoninë në 2018 dhe Marokun në 2022.

Anadolu Agency shkruan se kjo është hera e parë që një trajnerë e bën këtë me katër shtete të ndryshme.

Madje boshnjaku suksesin e madh e arriti pasi e përjashtoi edhe yllin e skuadrës, Hakim Ziyech.

Halilhodzic ka drejtuar më parë klube si PSG dhe Trabzonspor.

Shpërblimet për kualifikimin

Vahid Halilhodzic dhe lojtarët u shpërblyen shumë për kalimin e Marokut në Kupën e Botës. Federata e Futbollit të Marokut ka vendosur të shpërblejë stafin profesionist dhe lojtarët.

Halilhodzic dhe stafi i tij së bashku me lojtarët do të marrin 13 milionë euro.

Kjo shumë e fituar është më e madhe se sa që Maroku merr nga FIFA për Kupën e Botës. Ju kujtojmë se çdo kombëtare që kalon në Katar do të marrë fillimisht nga 10.5 milionë dollarë (9.4 milionë euro).

/Telegrafi/

The post Rekordmeni Vahid Halilhodzic, trajneri boshnjak bën histori duke u bërë i pari që kualifikohet në Kupën e Botës me katër shtete të ndryshme appeared first on Telegrafi.

Jose Mourinho u beson vetëm shtatë lojtarëve te Roma, të tjerët të gjithë mund të shiten

Posted: 30 Mar 2022 09:44 AM PDT

Jose Mourinho po planifikon një rinovim të madh të skuadrës gjatë verës dhe sipas La Gazzetta dello Sport, vetëm shtatë lojtarë në ekipin aktual janë të paprekshëm për 'Special One'.

Giallorossi fillimisht mund të ndahen me francezin Jordan Veretout në fund të sezonit pasi ai refuzoi të nënshkruajë një zgjatje të kontratës, duke kërkuar 6 milionë euro në vit.

Mourinho është i etur për të sjellë përforcim në mesfushë, por trajneri planifikon të riorganizojë të gjithë ekipin për ta bërë Romën pretendente të besueshme në top-4 në sezonin 2022-23.

Sipas La Gazzetta dello Sport, vetëm shtatë lojtarë nuk janë në shitje për Mourinhon.  Ylli italian Nicolo Zaniolo dhe ai shqiptar Marash Kumbulla, nuk janë në mesin e tyre.

Rui Patricio iu bashkua Romës në verë dhe pavarësisht disa paraqitjeve jo të mira, ai është dëshmuar si portier i besueshëm, kështu që Mourinho nuk ka në plan ta zëvendësojë atë gjatë verës.

Trajneri portugez do të punojë më në fund me Leonardo Spinazzola pasi italiani kaloi të gjithë sezonin duke u rikuperuar nga një dëmtim i pësuar kundër Belgjikës gjatë Euro 2020. Ai është një nga lojtarët që pritet të qëndrojë dhe e njëjta gjë vlen edhe për Chris Smalling.

Ish-mbrojtësi i Manchester United kishte një marrëdhënie të ndërlikuar me Mourinhon në "Old Trafford", por ai ka paraqitje bindëse këtë sezon.

Trajneri portugez është i gatshëm ta bëjë të përhershëm lëvizjen e Sergio Oliveira për 13 milionë euro dhe të vazhdojë kontratën që skadon me Henrikh Mkhitaryan, të cilit mund t’i ofrohet një marrëveshje deri në vitin 2024. Falë 11 golave ​​të tij dhe pesë asistime në 29 paraqitje këtë sezon, Lorenzo Pellegrini është një tjetër lojtar tek i cili mbështetet fort Mourinho.

I fundit, por jo nga rëndësia është Tammy Abraham. Reprezentuesi anglez është vetëm dy gola larg që të bëhet debutuesi më i mirë në historinë e klubit, pasi deri më tani ka 23 gola në 40 paraqitje./Telegrafi/

The post Jose Mourinho u beson vetëm shtatë lojtarëve te Roma, të tjerët të gjithë mund të shiten appeared first on Telegrafi.

Dybala thuhet se do të zgjedh Atletico Madridin, shkak Diego Simeone

Posted: 30 Mar 2022 09:23 AM PDT

Paulo Dybala është drejt largimit nga Juventusi dhe klubi që më shumë flitej në ditët e fundit ishte Barcelona.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Dybala do të vazhdojë karrierën në Spanjë, por për habinë e të gjithëve ai do të zgjedh Atletico Madridin si klubin e tij të ardhshëm.

28-vjeçari argjentinas e vlerëson shumë bashkëkombasin e tij në stol, Diego Simeonen.

Për këtë shkak, ai dëshiron të kalojë te "Ëanda Metropolitano".

Mësohet se dyshja kanë pasur tashmë bisedime dhe nuk do të jetë çudi nëse Dybala do të vesh fanellën e Atletico Madridit.

Juventusi nuk e sheh më në qendër të projektit sulmuesin argjentinas dhe për këtë nuk i kishin ofruar rinovim. /Telegrafi/

The post Dybala thuhet se do të zgjedh Atletico Madridin, shkak Diego Simeone appeared first on Telegrafi.

Blick shkruan për banderolat dhe fishkëllimat drejt Andi Zeqirit: Tregon pse ndodhi kjo

Posted: 30 Mar 2022 08:52 AM PDT

Sulmuesi i Zvicrës, Andi Zeqiri, ishte emri më i lakuar në ndeshjen Zvicër-Kosovës, gjë që ka tërhequr edhe vëmendjen e medieve zvicerane.

Blick shkruan se sulmuesi Andi Zeqiri, ndeshjen kundër atdheut të prindërve të tij, nuk e kishte pritur kështu, pasi nga tribunat u dëgjuan zhurma dhe fishkëllima kur ai u zëvendësua.

Ai luajti për më shumë se 10 minuta në ndeshjen që Zvicra dhe Kosova e mbyllën baras (1-1).

Zhvillohej minuta e 80-të e ndeshjes: tifozët të shumtë të Kosovës filluan fishkëllimat në stadiumin Letzigrund. Arsyeja: Zëvendësimi i Andi Zeqirit.

Ndryshe nga Shaqiri dhe Xhaka, shqiptari i tretë që luan për Zvicrën u fishkëllye në çdo kontakt me topin. Kjo pasi tifozët e Kosovës kishin shpresa të mëdha se sulmuesi do të luante për vendin e tyre dhe për këtë kishin përgatitur edhe një banderolë.

Blick për situatën e krijuar në stadium që tu jap më shumë shpjegime lexuesve, e ka publikuar edhe një deklaratë të  kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, i cili ka ende nuk mund ta kuptojë pse Zeqiri zgjodhi Zvicrën.

Blick shkruan se Ademi ka pozuar me lojtarin dhe një fanellë të Kosovës në vitin 2020.

"Sigurisht që isha i zhgënjyer. Nuk është e duhura që dikush të thotë ‘Po, po, po’ dhe pastaj ta anulojë në momentin e fundit. Unë dua që gjëra të tilla të jenë të drejta dhe të ndershme. Nuk kam çfarë të them më për këtë", kishte thënë Ademi për rastin e Zeqirit.

Zeqiri më herët kishte theksuar se vendimi nuk ishte i lehtë për të, por se zgjodhi vendin që i hapi derën. /Telegrafi/

The post Blick shkruan për banderolat dhe fishkëllimat drejt Andi Zeqirit: Tregon pse ndodhi kjo appeared first on Telegrafi.

Nga çmenduria e tifozëve të Nigerisë në eliminimin prej Ganës, vdiq doktori i FIFA-s

Posted: 30 Mar 2022 07:43 AM PDT

Ndeshja mes Nigerisë dhe Ganës në finalen e play-offit të kualifikimeve të Kupës së Botës ka përfunduar me tragjedi.

Nigeria ka dështuar të kualifikohet në 'Katar 2022' duke u eliminuar në barazh nga Gana që u shoqërua me skena të pakëndshme.

Goli si mysafir ka mbetur në fuqi në ndeshjet e 'play-offit' në sektorin afrikan për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Pas rezultat 0-0 në takimin e parë në Ganë, ndeshja kthyese u mbyll me rezultat 1-1 në Nigeri, ashtu që kjo skuadër humbi rastin për të marrë pjesë në Botëror.

Një mjek antidoping në detyrë i FIFA-s, Dr. Joseph Kabungo, humbi jetën pas trazirave që shpërthyen në fund të ndeshjes, kur tifozët nigerianë, të zhgënjyer nga eliminimi pushtuan fushën e stadiumit Abuja. Ata filluan të sulmonin personat që ishin afër fushës.

"Ne jemi të pikëlluar për vdekjen e oficerit tonë mjekësor të Caf/FIFA-s, Dr. Joseph Kabungo, i cili ishte në detyrë si oficer anti-doping në ndeshjen e së martës Nigeri dhe Gana".

Policia përdori gaz lotsjellës për t'i shpërndarë tifozët e Nigerisë pas eliminimit nga Gana Policia përdori gaz lotsjellës për t'i shpërndarë tifozët e Nigerisë pas eliminimit nga Gana

"Ngushëllime të sinqerta familjes së Dr. Kabungo dhe botës së futbollit. E pranojmë se është shumë herët për t'u ndalur në shkaqet e vdekjes së tij, do të presim raportin e plotë nga CAF dhe FIFA dhe të shohim se çfarë ka ndodhur saktësisht", shkruan në një shënim Federata e Futbollit të Zambisë.

Policia u dashtë të ndërhynte me gaz lotsjellës, për të shpërndarë turmat në stadium, por që duket se atëherë ishte tejet vonë, shkaku që mjeku ka ndërruar jetë. /Telegrafi/

The post Nga çmenduria e tifozëve të Nigerisë në eliminimin prej Ganës, vdiq doktori i FIFA-s appeared first on Telegrafi.

Mesazhi misterioz i Haaland në Twitter: Çfarë do të thotë?

Posted: 30 Mar 2022 07:25 AM PDT

Erling Haaland u shfaq në mediat sociale pas fitores mbresëlënëse 9-0 të Norvegjisë në një lojë miqësore me Armeninë të martën për të postuar një mesazh të çuditshëm që mund të ketë të bëjë me të ardhmen e tij.

Sulmuesi i Borussia Dortmundit ka tërhequr interes nga disa klube elitare evropiane, duke përfshirë Real Madridin, Barcelonën dhe Manchester Cityn, të cilat pritet të luftojnë për transferimin e sulmuesin norvegjez gjatë verës.

Haaland pritet të marrë një vendim nëse do ta provojë fatin diku tjetër pas përfundimit të sezonit 2021/22, gjatë të cilit ai ka arritur të shënojë 23 gola në të njëjtin numër paraqitjesh për Dortmundin në të gjitha garat.

Real, City apo ndonjë klub tjetër – Haaland ende nuk ka vendosur se ku do të shkojë Real, City apo ndonjë klub tjetër – Haaland ende nuk ka vendosur se ku do të shkojë

Mesazhi misterioz i Haalandit në Twitter

Sulmuesi 21-vjeçar shënoi një dygolësh dhe bëri një asistim në fitoren komode të Norvegjisë ndaj Armenisë, pasi kishte shënuar tashmë tre herë për ekipin e tij kombëtar në vitin 2022.

Pas ndeshjes, Haaland shkoi në profilin e tij privat në Twitter për të dërguar një mesazh në gjuhen norvegjeze.

"Para dy vitesh mora një këshillë nga një fermer: Reagoni me këmbët tuaja, pastaj gjërat e tjera do të funksionojnë", ka shkruar Haaland në postimin e tij.

 

E ardhmja e Haalandit është në ajër

Haaland ende nuk ka komunikuar vendimin përfundimtar në lidhje me të ardhmen e tij. Të dy gjigantët e La Ligas janë të interesuar për nënshkrimin e tij, me Real Madridin të gatshëm për të krijuar një partneritet të mrekullueshëm me Kylian Mbappen në sulm dhe Barcelona që e sheh atë si nënshkrimin e tyre të mundshëm në verë.

Në shkurt, drejtori menaxhues i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke zbuloi se tifozët do të kenë lajme për të ardhmen e Haaland në dy muajt e ardhshëm.

"Natyrisht, ne do të donim që ai të qëndronte me ne, por vendimi është i Erlingut. Gjërat do të zgjidhen ndoshta për katër ose gjashtë javë. Nëse ai qëndron me ne, do të ishte e mrekullueshme. Përndryshe, ne do të kërkojmë zgjidhje", ka thënë Watzke për Kicker. /Telegrafi/

The post Mesazhi misterioz i Haaland në Twitter: Çfarë do të thotë? appeared first on Telegrafi.

Kur është shorti për Kupën e Botës “Katar 2022”? Vazot, datat, ekipet e kualifikuara dhe gjithçka çfarë duhet të dini

Posted: 30 Mar 2022 07:00 AM PDT

Rruga drejt Kupës së Botës në Katar po hyn në fazën e saj të fundit. Mbetet për t’u ditur tani vetëm fati i skuadrave që janë kualifikuar në botëror, kundërshtarët e tyre në fazën e grupeve dhe kalimet dhe përplasjet e mundshme me të cilat do të përballen në fazën eliminatore.

Një nga momentet më emocionuese në botën e futbollit është ky short që, një herë në katër vjet, e sjell planetin në një ndalesë, në mënyrë që tifozët nga të gjitha anët e botës të mund të zbulojnë fazën e fundit të grupeve.

Kur hidhet shorti i Kupës së Botës në Katar?

Shorti për fazën e grupeve të Kupës së Botës "Katar 2022" do të hidhet nesër (e premte), më 1 prill në orën 12:00, në një ngjarje gala që do të mbahet në Qendrën e Ekspozitave dhe Konventave në Doha të Katarit.

Shorti do të përcaktojë përbërjen e tetë grupeve me katër skuadra që do të përbëjnë fazën e parë të Botërorit të Katarit.

Pasi 32 skuadrat të jenë ndarë në tetë grupe, do të jetë koha për të parë fazën eliminatore, pasi tashmë është përcaktuar edhe orari i ndeshjeve. Fituesi i grupit A do të përballet me të dytin e grupit B, i dyti i grupit A me fituesin e grupit B dhe kështu me radhë me pjesën tjetër të grupeve CD, EF dhe GH.

Çdo ekip që është kualifikuar deri më tani në Çdo ekip që është kualifikuar deri më tani në "Katar 2022" dhe pesë vendet që ende nuk e kanë prerë biletën

Skuadrat e kualifikuara për Botërorin 2022

Katari

Gjermania

Danimarka

Brazili

Franca

Belgjika

Kroacia

Spanja

Serbia

Anglia

Zvicra

Holanda

Argjentina

Irani

Koreja e jugut

Japonia

Arabia Saudite

Ekuador

Uruguai

Kanadaja

Gana

Senegali

Portugalia

Polonia

Maroku

Tunizia

Kameruni

Vazot për Kupën e Botës në Katar

Katari, si mikpritës, do të vendoset dhe do të caktohet direkt në slotin A1, pra do të luajë në Grupin A. Shtatë skuadrat e tjera të ndara do të jenë shtatë skuadrat me renditjen më të lartë të FIFA-s.

Vendet që zënë pozicionet 8-15 në renditje do të vendosen në vazon 2, ndërsa ato të renditura 16-23 me pozicionin më të mirë do të vendosen në vazon 3. Së fundi, vazo 4 do të përfshijë skuadrat e renditura 24-28, ku do të përfshijnë dy fituesit e "play-off"-it ndërkontinental dhe fituesin e mbetur të "play-off"-it të UEFA-s (Uellsi kundër fituesit të ndeshjes Skoci-Ukrainë).

VAZO 1

Katari

Belgjika

Brazili

Franca

Argjentina

Anglia

Spanja

Portugalia

VAZO 2

Danimarka

Holanda

Gjermania

Meksikë*

Shtetet e Bashkuara të Amerikës*

Zvicra

Kroacia

Uruguai

(*) nënkupton ekipet nëse kualifikohen drejtpërdrejt.

VAZO 3

Senegali

Irani

Japonia

Maroku

Serbia

Polonia

Koreja e jugut

Tunizia apo Kanadaja

Skuadra e parë në renditje më 31 mars, Kanadaja ose Tunizia, do të jetë në vazon 3.

VAZO 4

"Play-off"i Azi-Conmebol

"Play-off"-i Oqeani-Concacaf

Një vend nga fituesi i ndeshjes mes Uellsi kundër Skoci ose Ukrainë

Arabia Saudite

Ekuadori

Gana

Kameruni

Tunizia apo Kanadaja

Formati dhe orari i Kupës së Botës "Katar 2022"

Kupa e Botës në Katar, me 32 skuadra, do të mbajë një format klasik me tetë grupe me nga katër skuadra që do të luajnë tre ndeshje mes vete. Dy fituesit e parë nga secili grup do të kalojnë në raundin e 16-të dhe do të përballen me njëri-tjetrin në formatin e mëposhtëm: A vs B, C vs D, E vs F dhe G vs H.

Në Kupën e Botës, ndryshe nga sa ndodh në Kampionatin Evropian, ka një ndeshje shtesë, ndeshjen e vendit të tretë dhe të katërt që luajnë dy skuadrat që humbasin në gjysmëfinale. Kjo ndeshje luhet një ditë para finales.

Faza e grupeve: Nga 21 nëntor deri më 2 dhjetor

Raundi i 16: 3 deri më 6 dhjetor

Çerekfinalet : 9 dhe 10 dhjetor

Gjysmëfinalet: 13 dhe 14 dhjetor

Vendi i tretë dhe i katërt: 17 dhjetor

Finalja: 18 dhjetor

/Telegrafi/

 

The post Kur është shorti për Kupën e Botës "Katar 2022"? Vazot, datat, ekipet e kualifikuara dhe gjithçka çfarë duhet të dini appeared first on Telegrafi.

“Qëllimi u arrit, jemi në vendin që na takon”, Ronaldo i lumtur me kualifikimin e Portugalisë në “Katar 2022”

Posted: 30 Mar 2022 06:35 AM PDT

Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka treguar se ndihet i lumtur që Kombëtarja e Portugalisë arriti të kualifikohet për Kupën e Botës "Katar 2022", pasi fituan finalen e "Play-Off"-it ndaj Maqedonisë, ndërsa më parë kishin mposhtur Turqinë.

Ronaldo ishte gati për të ndihmuar Portugalinë të vazhdonte rekordin e saj për arritjen e çdo turneu ndërkombëtar që kur karriera e tij me ekipin kombëtar filloi në vitin 2003.

Bruno Fernandes shënoi dy gola në fitoren 2-0 ndaj Maqedonisë së Veriut , duke i dhënë Ronaldos një shans për të garuar në Kupën e tij të pestë të Botës në nivel të lartë.

Nuk ka befasi tjetër, Portugalia eliminon Maqedoninë e Veriut – Ronaldo do të jetë në 'Katar 2022' Nuk ka befasi tjetër, Portugalia eliminon Maqedoninë e Veriut – Ronaldo do të jetë në 'Katar 2022'

Tani, numri 7 po shikon përpara për turneun që do të mbahet në muajt nëntor dhe dhjetor, dhe kjo e ka bërë të lumtur portugezin i cili ka falënderuar tifozët me anë të një postimi në rrjetet sociale.

"Qëllimi u arrit, jemi në Botërorin e Katarit. Ne jemi në vendin që na takon, falënderoj të gjithë portugezët për mbështetjen e tyre të palodhshme. Përpara Portugalia", ka shkruar Ronaldo në faqen e tij në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Ronaldo nuk ishte figura e vetme e lartë e pranishme në skuadrën portugeze të martën në mbrëmje, me ish-mbrojtësin e Real Madridit, Pepe, që ishte gjithashtu vendimtar në suksesin e ekipit.

Vetë Ronaldo shtoi një foto të dyshes në Instagramin e tij menjëherë pas ndeshjes, duke u shfaqur dhe duke lavdëruar jetëgjatësinë e tyre përkatëse.

"Vitet kalojnë, por qëllimet mbeten gjithmonë të njëjta", ka shkruar ai. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

The post "Qëllimi u arrit, jemi në vendin që na takon", Ronaldo i lumtur me kualifikimin e Portugalisë në "Katar 2022" appeared first on Telegrafi.

I përqafoi një nga një, madje pati edhe kontakt me lojtarët kundërshtar – Van Gaal e dinte se ishte pozitiv me COVID-19

Posted: 30 Mar 2022 06:22 AM PDT

Një stuhi e vërtetë publike pritet ta godasë Louis van Gaalin. Trajneri i Holandës, gjatë konferencës së djeshme për shtyp pas miqësores me Gjermaninë (1-1), i ka habitur të gjithë.

Trajneri i Tulipanëve, pavarësisht se ishte ende pozitiv (testi i fundit i kryer të hënën), u shfaq rregullisht në stadium dhe u ul në bankinë, duke përqafuar lojtarët dhe kundërshtarët e tij pa përdorur as maskë.

Një sjellje që i bën njerëzit të flasin veçanërisht në Gjermani. Van Gaal i arsyetoi veprimet e tij në këtë mënyrë: “Doktori më tha se janë vetëm mbetje të virusit, të cilat me testin molekular konstatohen më gjatë. Para ndeshjes iu nënshtrova disa testeve të shpejta dhe të gjitha rezultuan negative”.

Van Gaal rrëzohet nga biçikleta dhe dërgohet në spital për të trajtuar lëndimin Van Gaal rrëzohet nga biçikleta dhe dërgohet në spital për të trajtuar lëndimin

"Mos m'u afroni, jam pozitiv për COVID-19", kishte thirrur trajneri para ndeshjes miqësore.

Louis van Gaal i ka dhënë këshilla edhe kolegut të tij Erik ten Hag, i cili është favorit për të marrë drejtimin e Manchester United sezonin e ardhshëm. Trajneri holandez e njeh mirë mjedisin e "Djajve të Kuq" dhe paralajmëron njeriun e stolit të Ajax.

“Unë mendoj se Erik ten Hag është një trajner i madh dhe mund të jetë gjithmonë i dobishëm për Manchester United. Sidoqoftë, Manchester United është një klub komercial; është një zgjedhje e vështirë për çdo trajner. Ndoshta është më mirë të drejtosh një ekip futbolli jo komercial. Natyrisht nuk dua të ndikoj tek ai, por do të flasim dhe për këtë". /Telegrafi/

The post I përqafoi një nga një, madje pati edhe kontakt me lojtarët kundërshtar – Van Gaal e dinte se ishte pozitiv me COVID-19 appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more