Skip to main content

Dritan Abazoviq i pranishëm në ngjarjen e ‘Ujqërve të natës’ ku këndohshin këngë nacionaliste serbe dhe brohoritej “Rusia, Rusia”

Dritan Abazoviq i pranishëm në ngjarjen e ‘Ujqërve të natës’ ku këndohshin këngë nacionaliste serbe dhe brohoritej “Rusia, Rusia”


Dritan Abazoviq i pranishëm në ngjarjen e ‘Ujqërve të natës’ ku këndohshin këngë nacionaliste serbe dhe brohoritej “Rusia, Rusia”

Posted: 27 Feb 2022 01:53 AM PST

Në një video të publikuar shihet zëvendëskryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq teksa qëndron në një ambient bashkë me nacionalistë serbë të organizatës "Ujqërit e natës", ku brohoritet "Rusia, Rusia".

Aty shihet se në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Budvës, Marko Bato Careviq, shefi i kabinetit të tij Nikola Jovanoviq anëtarë të Vëllazërisë Ortodokse "Shtylla" si dhe anëtarë të "Ujqërit e natës".

Analisti malazez Ljubomir Filipoviq, përmes një shkrimi në Twitter ka treguar se si brohoritej pro-Rusisë.

"Në 'ngjarjen humanitare', merr pjesë zëvendëskryeministri malazez Dritan Abazoviq. Ekstremistët serbë duke brohoritur 'Rusia, Rusia’", ka shkruar Filipoviq.

Ditë parë, kreu i Lëvizjes Qytetare URA pati thënë se qeverinë e pakicës janë ende në pritje të qëndrimit të Partisë Popullore Socialiste (SNP).

Kujtojmë se ish-kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq është shkarkuar javë më parë me votat e disa partive të pozitës dhe opozitës. /Telegrafi/

Finlanda mbyll hapësirën e saj ajrore për aeroplanët rusë

Posted: 27 Feb 2022 01:51 AM PST

Finlanda do të mbyllë hapësirën e saj ajrore për aeroplanët rusë – duke iu bashkuar kështu vendeve evropiane që tashmë e kanë bërë një gjë të tillë.

Finlanda "po përgatitet të mbyllë hapësirën ajrore për trafikun ajror rus", ka thënë në Twitter ministri finlandez i Transportit, Timo Harakka, transmeton Telegrafi.

Finlanda ndanë rreth 800 milje vijë kufitare me Rusinë. E vendet e tjera si Bullgaria, Çekia, Estonia, Gjermania dhe Polonia, kanë bllokuar tashmë hapësirën e tyre ajrore për fluturimet ruse.

Lituania njoftoi të shtunën se do të bllokoj fluturimet ruse – e shumë shtete tjera evropiane tashmë e kanë bërë një gjë të tillë. /Telegrafi/

Ukrainasit i zënë rob lufte rreth 200 ushtarë rusë

Posted: 27 Feb 2022 01:48 AM PST

Gjeneral-majori ukrainas Boris Kremenetsky, gjatë një konference ka pranuar se kanë zënë rob rreth 200 ushtarë rusë që ishin dobët të përgatitur, shkruan CNN.

"I kemi zënë rob rreth 200 ushtarë rusë, ku disa prej tyre nuk ishin fare të trajnuar dhe përgatitur. Jemi duke i trajtuar sipas Konventës së Gjenevës", tha Krementsky, që aktualisht është zyrtar në ambasadën e Ukrainës në SHBA, transmeton Telegrafi.

Krementsky ka shtuar se ushtarëve u është lejuar t'i telefonojnë prindërit dhe se u kanë dhënë ushqim e ujë. Gjenerali theksoi se bashkëpunon ngushtë me Pentagonin dhe se Ukraina ka nevojë për ndihmë ushtarake.

"Kemi nevojë për ndihmë shtesë. Ju siguroj se gjithçka që na është dhënë deri më tani është përdorur në mënyrën më të mirë", shtoi ai. /Telegrafi/

Radhë të gjata në bankat e Rusisë pas përjashtimit nga SWIFT

Posted: 27 Feb 2022 01:46 AM PST

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë njoftuar se do të përjashtojnë disa banka ruse nga sistemi ndërkombëtar financiar SWIFT, ndëshkim i cili pritet të jetë më efikas sesa sanksionet ekonomike.

Menjëherë pas këtij njoftimi, qytetarët rusë janë parë në radhë të gjata duke pritur për t'i tërhequr paratë nga bankat.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se tani do t'u propozojë liderëve të BE-së që një "numër i caktuar" bankash ruse të hiqen nga SWIFT – diçka që do t'i ndalojë ata të kryejnë shumicën e transaksioneve të tyre financiare në mbarë botën dhe në mënyrë efektive do të bllokojë importet dhe eksportet ruse.

Ajo shtoi se "aleatët do të punojnë gjithashtu për të ndaluar oligarkët rusë të përdorin asetet e tyre financiare në tregjet tona".

SWIFT është një rrjet i sigurisë së lartë që lidh mijëra institucione financiarë në të gjithë botën. /Telegrafi/

Më në fund, Rusia përjashtohet nga rrjeti SWIFT, u ngrihen asetet oligarkëve rusë

Posted: 27 Feb 2022 01:44 AM PST

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se BE-ja janë bashkuar njëzëri rreth vendimit për heqjen e Rusisë nga SËIFT, raporton FranceNews24.

Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar në mbarë botën – SËIFT – shërben si ndërmjetës ekzekutues i transaksioneve financiare ndërmjet bankave në mbarë botën.

Me përjashtimin e Rusisë nga rrjeti SËIFT nënkuptohet se të gjitha asetet e oligarkëve brenda Rusisë do të ngrihen.

Ky është sanksioni më i madh që i është bërë Rusisë që kur përshkallëzoi situata në lindje të Evropës. Ky sanksion erdhi pasi që nga e enjtja Rusia është futur ushtarakisht në Ukrainë dhe po tenton ta pushtojë ish-anëtaren e BRSS-së.

Ushtria ruse i është sulur Ukrainës në tri fronte kryesore; nga lindja, nga veriu ku Bjellorusia lejoi ushtrinë të futet në Ukrainë me qëllim ta pushtojë Kievin dhe nga Krimea të cilën Rusia e kontrollon nga viti 2014.

Luftime të ashpra aktualisht po ndodhin afër Kievit, ku mediat ndërkombëtare kanë raportuar se sonte do të bombardohet kryeqyteti i Ukrainës.

Pas një nate luftimesh afër Kievit, forcat agresore ruse ia kanë mësyrë Kievit gjatë ditës, duke mos ju lënë zgjidhje tjetër banorëve vendas, përveç se të strehohen nën tokë.

Rusia aktualisht ka të paktën 50% të forcave pushtuese brenda Ukrainës, por avancimi është i ngadalshëm për shkak të rezistencës së ashpër e të papritur nga populli vendas.

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, tha se Rusia mund të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me perëndimin. Ndërsa Andrei Klimov tha se Rusia do të vendosë se në cilat fusha do të punojë me perëndimin dhe ku nuk ka më kuptim për bashkëpunim.

Rusia ka bërë me dije se mediat e pavarura duhet të heqin raportimet që përshkruajnë sulmin e Moskës ndaj Ukrainës si një "sulm, pushtim ose shpallje lufte", ose ndryshe do të përballen me pasoja.

OKB për cështjen e refugjatëve ka thënë se rreth 120,000 njerëz deri më tani kanë ikur nga Ukraina në vendet fqinje për t'i shpëtuar pushtimit rus. OKB pret që deri në 4 milionë ukrainas mund të largohen nëse situata përkeqësohet më tej.

Shumë ukrainas janë përgatitur për të luftuar. Autoritetet e qytetit u kërkuan banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të përgatisin kokteje molotovi për një kryengritje qytetare kundër luftëtarëve rusë nëse këta të fundit çajnë linjat mbrojtëse. Ushtria ukrainase është hapur për çdo qytetar, gjithashtu pushkë i janë dorëzuar kujtdo që ka gatishmëri të luftojë.

Joe Biden ka dhuruar 350 milionë dollarë ndihma uhstarake për Ukrainën.

Vladimir Putin të premten i kërkoi ushtrisë ukrainase të detyrojë qeverinë të largohet nga pushteti, të cilën Putin e etiketoi si një "bandë narkomanësh dhe neo-nazistësh që ka strehuar veten në Kiev dhe ka marrë peng të gjithë popullin ukrainas".

Rusët e shquar u janë bashkuar protestave në Rusi ose janë shprehur kundër pushtimit mes të paktën 1,800 arrestimeve në mitingjet kundër luftës. Ato përfshijnë yje të popit, drejtues të chatshoë-ve dhe korrespondentë të gazetave që janë bërë publike pavarësisht rreziqeve profesionale dhe personale që vijnë nga mospajtimet politike.

Si pasojë e luftës në Rusi kanë shpërthyer protesta ndaj regjimit autokrat të Putinit. Të paktën 1800 persona janë arrestuar.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi për një rezolutë që dënon pushtimin rus të Ukrainës. Njëmbëdhjetë shtete anëtare votuan pro rezolutës, tre abstenuan (Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe) dhe një votoi kundër (Rusia). Meqenëse Rusia ka të drejtën e vetos, rezoluta nuk u mbështet.

Rusët prej 5 të mëngjesit bllokojnë radhën te bankomatët: Krijohet kaos total

Posted: 27 Feb 2022 12:44 AM PST

VIDEO Pamje nga momenti kur forcat ruse hynë në qytetin e dytë më të madh ukrainas

Posted: 27 Feb 2022 12:38 AM PST

Forcat ruse kanë hyrë në qytetin e dytë më të madh ukrainas, në Kharkiv, derisa kanë dalur edhe pamje ku shihen disa ushtarë në këmbë që shoqërojnë makineritë e tyre, transmeton Gazeta Metro.

Më herët u është bërë thirrje qytetarëve të mos dalin jashtë, duke pasur kujdes të shtuar e të mos largohen nga vendet ku janë strehuar.
e

"Mos u largoni nga vendet ku jeni strehuar! Forcat e Armatosura të Ukrainës janë duke eliminuar armikun. Civilët nuk duhet të dalin nëpër rrugë".

Kujtojmë se konflikti Rusi-Ukrainë ka nisur qe 4 ditë, prej kur Rusia sulmoi Ukrainën në orët e hershme të 24 shkurtit.

E konfirmuar: Rusia përjashtohet nga SWIFT, ngrihen asetet e oligarkëve rusë

Posted: 27 Feb 2022 12:31 AM PST

Kryetarja e Komisionit Evropian ka konfirmuar shkëputjen e rrjetit SWIFT për disa nga bankat e Rusisë, dhe ngrirjen e aseteve të oligarkëve rusë.

Kjo vjen si ndëshkim për veprimet e agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës për këto tri ditë.

"Së pari, ne angazhohemi të sigurojmë që një numër i caktuar bankash ruse të hiqen nga SWIFT. Kjo do t'i ndalojë ata të veprojnë në mbarë botën dhe do të bllokojë në mënyrë efektive eksportet dhe importet ruse. Së dyti, ne do të paralizojmë asetet e bankës qendrore të Rusisë. Kjo do të ngrijë transaksionet e saj. Dhe kjo do ta bëjë të pamundur që Banka Qendrore të likuidojë asetet e saj. Dhe së fundi, ne do të punojmë për të ndaluar oligarkët rusë të përdorin asetet e tyre financiare në tregjet tona. Putin u fut në një rrugë që synon të shkatërrojë Ukrainën. Por ajo që po bën gjithashtu, në fakt po shkatërron të ardhmen e vendit të tij", shkroi Von der Leyen në postimin e saj në Twitter.

class=”twitter-tweet twitter-tweet-rendered”>

Më herët konfirmimin për shkëputjen e Rusisë nga ky rrjet e dhanë edhe shtetet e mëdha si SHBA'të, Britania, Gjermania, Kanadaja, Italia, Franca./gazetametro.net

Kombet e Bashkuara konfirmojnë numrin e civilëve të vrarë në Ukrainë

Posted: 27 Feb 2022 12:28 AM PST

Luftimet intensive janë zhvilluar në disa qytete të mëdha të Ukrainës. Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OCHCR) raporton se ka pasur të paktën 240 viktima civile, duke përfshirë të paktën 64 vdekje në vend deri më tani.

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut shtoi se dëmtimet në shtëpi dhe infrastrukturë kritike kanë lënë qindra njerëz pa akses në ujë dhe energji elektrike. OKB tha gjithashtu se mbi 160,000 ukrainas tani janë të zhvendosur brenda vendit dhe përpiqen të ikin përtej kufijve ndërkombëtarë raporton "BBC".

Qeveria e Ukrainës vlerëson se pushtimi rus mund të lërë pas deri në pesë milionë refugjatë.

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Posted: 27 Feb 2022 12:26 AM PST

Këto janë ngjarjet që pritet të ndodhin sot, 27 shkurt 2022.

Mbahet akademi përkujtimore në nderim të heroit Qerim Kelmendi. (Tetari në Pejë, ora 12:00).

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Sindikata e Zjarrfiksëve, flasin për draftin e ligjit të ri të pagave.

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati flet për luftën në Ukrainë dhe ndikimet e mundshme në Kosovë.

Temë për marrëveshjen e paralajmëruar për mossulmim të njëra-tjetrës në mes Kosovës dhe Serbisë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more