Skip to main content

10 milionë për rezerva, kërkohet të jenë “Made in Kosova” (VIDEO)

10 milionë për rezerva, kërkohet të jenë “Made in Kosova” (VIDEO)


10 milionë për rezerva, kërkohet të jenë “Made in Kosova” (VIDEO)

Posted: 27 Feb 2022 01:37 PM PST

Ekzekutivi pasuroi rezervat shtetërore me 10 milionë euro të mërkurën.

Kështu parashihet të përballohen rritjet e mundshme të çmimeve në tregjet globale.

Konflikti në Ukrainë ka shansë të rritë çmimet. Qeveria duhet të reagojë shpejt, para se të ndodhë kjo.

Produktet e blera me paratë e ndara, Klubi i Prodhuesve kërkon që të jenë vendore.

Kërkesa e ministrit Mehaj për NATO-n merr vëmendje botërore, reagon profesori i Oksfordit

Posted: 27 Feb 2022 01:24 PM PST

Profesori i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit, Samuel Ramani, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO "do të ishte mënyra më e mirë për t'u tallur me Putinin".

Komenti i Ramanit ka ardhur pas kërkesës së sotme të ministrit të Mbrojtjes të Kosovës, Armend Mehaj, drejtuar NATO-s për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendit në aleancën trans-atlantike.

Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte mënyra më e mirë për t'u tallur me Putinin", tha Ramani.

Deklarimin e ministrit Mehaj e ka transmetuar edhe agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters.

Të dielën, Reuters raportoi mbi kërkesën e Mehajt për një bazë të përhershme amerikane në Kosovë dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO.

 

 

Klitschko pas raportimeve se Kievi është i rrethuar: Mos i besoni gënjeshtrave

Posted: 27 Feb 2022 12:14 PM PST

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka demantuar raportimet e BBC dhe mediave të tjera të huaja, se kryeqyteti ukrainas është nën rrethim të plotë, duke thënë që të mos u besohet gënjeshtrave.

"Në mbrëmje, botimet ruse në internet përhapën informacione në lidhje me mua se gjoja Kievi ishte i rrethuar dhe evakuimi i njerëzve ishte i pamundur", ka shkruar Klitschko.

"Dhe është e çuditshme që kanalet e telegramit ukrainas filluan ta përhapin atë", shtoi tutje ai."Mos i besoni gënjeshtrave! Besoni informacionin vetëm nga burime zyrtare".

"Dua të theksoj se Rusia vazhdon të luftojë kundër Ukrainës jo vetëm me armë ushtarake, por edhe me informacion. Ata krijojnë faqe false të zyrtarëve të qeverisë, manipulojnë informacione, krijojnë disa legjenda".

"Së bashku, ne do të qëndrojmë së bashku. Ukraina do të fitojë!", u shpreh kryetari i Kievit.

"Lavdi ushtrisë sonë, lavdi qytetarëve tanë! Lavdi Ukrainës!".

BBC dhe mediat e tjera më herët raportuan se Kltischko kishte thënë se i gjithë Kievi është i rrethuar nga ushtria ruse

Ish-ministri rus bën deklaratën e fortë: Putin synon fitoren e plotë deri më 2 mars, çdo gjë do të varet nga…

Posted: 27 Feb 2022 11:47 AM PST

Ish-zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Andrei Fedorov, tha se Putin synon një fitore të plotë deri më 2 mars.

Duke folur për Al Jazeera's Start Here, Fedorov tha se "çdo gjë do të varet duke folur sinqerisht në dy ditët e ardhshme, sepse, sipas njohurive të mia, Putin urdhëron operacionin e plotë ushtarak me një fitore deri më 2 mars".

Fedorov shtoi se Moska u befasua nga rezistenca e ashpër e Ukrainës dhe nga vendimi i shteteve evropiane –të cilat janë kryesisht të varura nga gazi rus – për të vendosur sanksione të ashpra.

Skenderaj bëhet me banesa “të reja” përgjatë sheshit (VIDEO)

Posted: 27 Feb 2022 11:45 AM PST

Komuna e Skenderajt ka njoftuar që do të bëhet ngjyrosja e ndërtesave në sheshin "Adem Jashari".

Sipas Komunës, aktualisht ky projekt është vetëm në letër, por që bashkë me banorët rezident do të vijnë në konkludim për versionin e përzgjedhur.

Qytetarët po mirëpresin investimin e tillë i cili sipas tyre do të ndikojë në të mirë të qendrës së qytetit.

Pos tjerash ata mendojnë që edhe bukuria e Skenderajt do të rritet.

Rusia pranon humbjet për herë të parë

Posted: 27 Feb 2022 11:37 AM PST

Për herë të parë, ministria ruse e Mbrojtjes ka pranuar humbje në Ukrainë, por nuk ka dhënë shifra.

"Ka pasur të vrarë dhe të plagosur në mesin e ushtrisë ruse gjatë rrjedhës së operacionit ushtarak special", tha ministria e mbrojtjes në Moskë në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve TASS.

"Humbjet e pësuara nga forcat e armatosura ruse janë disa herë më pak se numri i nacionalistëve të shfarosur", thuhet në deklaratë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.

Lajm i fundit/ Kievi, tërësisht i rrethuar nga rusët

Posted: 27 Feb 2022 11:33 AM PST

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, aktualisht është i rrethuar nga të gjitha anët nga trupat ruse.

Të gjitha daljet janë të bllokuara, ndërsa raportohet se nuk ka mundësi evakuimi për civilët.

“Varreza dhe kryqe në ngjyrat e flamurit të Ukrainës” apo dedikim për Partizanin? Të gjithë të habitur me koreografinë e tmerrshme të tifozëve të Crvena Zvezdas

Posted: 27 Feb 2022 11:29 AM PST

Është konsideruar si e turpshme koreografia e tifozëve të Crvena Zvezdas në duelin kundër Partizanit të Beogradit për shkak të përzgjedhjes që kanë bërë në derbin më të madh në Serbi.

Tifozët vendas përgjatë tribunave në stadiumit "Rajko Mitic" kanë vënë ngjyra të ngjashme me ato të flamurit ukrainas, mbi të cilët kanë formuar kryqe dhe gurë varresh.

Media të ndryshme të rajonit kanë raportuar se tifozët e njohur si 'Delije' me këtë koreografi kanë asocuar në varrezat me ngjyra ukrainase pas sulmit rus ndaj Ukrainës. Ky veprim i turpshëm dhe i tmerrshëm i tifozëve të Crvena Zvezdas ka marrë kritika të shumta në rrjetet sociale.

Shpjegimi tjetër që vjen nga mediat serbe është se në koreografinë e tifozëve vendas para ndeshjes, në të gjithë tribunën kishte fillimisht një varrezë, që është 'simbol' i tifozëve të rivalit të zjarrtë, Partizanit (Grobari).

Megjithatë, pas fillimit të ndeshjes, në mes të tribunës është shtrirë fotografia e Vojislav Micovic, aktor i njohur i kinematografisë jugosllave dhe serbe, nga filmi "Maratonistët vrapojnë rrethin e nderit".

Bëhet fjalë për një personazh që në film ka thënë fragmentin e njohur "Mirëmbrëma" dhe ndër të tjera në film i ka trembur njerëzit në varreza, gjë që ka qenë një mesazh i fshehur për tifozët e Partizanit. Veç kësaj, në fotografi Micovic kishte në kostum edhe stemën e 'Delije', tifozëve të Crvena Zvezdas. /Telegrafi/

Lirohen shtetasit serbë që u kapën në posedim të disa emblemave të UÇK-së

Posted: 27 Feb 2022 11:25 AM PST

Janë liruar tre shtetasit serbë që mbrëmë u ndaluan nga Policia e Kosovës teksa posedonin disa emblema të UÇK-së.

Kështu ka bërë të ditur prokurori i Prokurorisë Speciale, Haki Geci.

"Pasi janë mbledhur të gjitha dëshmitë, kam dhënë urdhër që të lirohen sepse nuk kemi prova që në këtë moment ta dërgojmë çështjen në gjykatë", tha ai për KALLXO.com.

Geci ka deklaruar se të dyshuarit kanë thënë se janë koleksionues të emblemave.

"Tek ta janë gjetur 5 emblema të UÇK-së, i kanë blerë në një qendër tregtare, pasi i kanë blerë kanë thënë se janë koleksionues të tyre, tjetër diçka nuk është gjetur", tha ai.

Tre serbët kanë vendbanim të përhershëm në Serbi dhe u hasën mbrëmë në lagjen "Dragodan" të Prishtinës në një rrugë e cila dërgon te disa qendra tregtare të zonës.

Në veturën e tyre janë gjetur disa emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deputetja ukrainase publikon fotografi me kallashnikov

Posted: 27 Feb 2022 11:22 AM PST

Deputetja ukrainase, Lesia Vasylenko, publikoi fotografi duke dhënë intervistë me mediumin CNN, derisa pranë kishte një kallashnikov.

Ajo shkroi në Twitter se po punon me media ndërkombëtare për të përçuar mesazhin e solidarizimit me Ukrainën.

Për armën, tha se e ka "shok të ri në këto kohë të turbullta".

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more