Skip to main content

Zbuloni cilat janë 6 profesionet më të paguara në Gjermani

Zbuloni cilat janë 6 profesionet më të paguara në Gjermani


Zbuloni cilat janë 6 profesionet më të paguara në Gjermani

Posted: 30 Jan 2022 12:23 PM PST

Zbuloni cilat janë 6 profesionet më të paguara në Gjermani19:25, 30/01/2022

Tregu gjerman ka nevojë për një sërë profesionistësh dhe nëse jeni duke menduar për të bërë ndryshime në karrierën tuaj në Gjermani, atëherë, duhet të dini edhe cilat profesione paguhen më shum.

Me 94,5 për qind, kryeqyteti Berlin arrin një nivel të lartë pagash krahasuar me shtetet e tjera federale lindore. Punonjësit marrin një pagë mesatare prej 42,525 €.

Megjithatë, kostoja e jetesës është gjithashtu më e lartë.

Më poshtë ju sjellim gjashtë profesionet që paguhen më së shumti:

1. Shef i mjekësisë – € 115,317
2. Specialist i bashkimeve dhe blerjeve – 99,635 €
3. Menaxher i Fondit – 83,641 €
4. Specialist mjekësor – 80,722 €
5. Menaxheri i llogarisë – 75,671 €
6. Menaxheri rajonal i shitjeve – 74,528 €

Policia nuk e gjejnë Dardan Molliqajn në banesë e as seli të partisë

Posted: 30 Jan 2022 12:18 PM PST

Për sulm ndaj zyrtarit policor, Dardan Molliqaj nuk u arrestua në protestën e së shtunës.

Megjithatë, me kryetarin e Partisë Socialdemokrate, organet e rendit u morën një ditë më pas.

Siç merr vesh Klan Kosova, policia provoi të kontaktojë me Molliqajn që ta ftojë për intervistim si i dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar, por ai kishte fikur telefonin e tij.

Të uniformuarit, nuk e gjetën atë as në selinë e partisë dhe banesën e tij.

Me organizatorin e protestës kundër shtrenjtimit të rrymës, nuk arriti të bie në kontakt as televizioni gjatë ditës, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, kryetari i PSD-së, u lajmërua të dielën, veçse përmes rrjetit social Facebook.

Fillimisht, ai paralajmëroi se nëse rryma shtrenjtohet, aksionet e protestat do të vazhdojnë, derisa një vendim i tillë të kthehet prapa.

Ai bëri edhe një postim tjetër më pas, ku mori përgjegjësinë mbi incidentin në protestë.

Megjithatë, tha se një sqarim për rastin është i nevojshëm.

Molliqaj shpreh keqardhje për shuplakën ndaj policit, por thotë se ishte shtyrje, jo goditje

Posted: 30 Jan 2022 11:47 AM PST

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është deklaruar pas protestës së djeshme ku ai goditi me shuplakë një zyrtar policor.

Molliqaj tha se ndjen keqardhje për atë që ka ndodhur dhe shtoi se i takon atij të marr përgjegjësinë për incidentin.

Tutje Molliqaj ka shpjeguar situatën në momentin kur e goditi me shuplakë zyrtarin policor.

Ai tha kishte shtyer njërin nga policët dhe mohon se të njëjtin e kishte goditu.

"Ne ishim në përpjekje e sipër që t'i lirojmë shkallët ku planifikonim t'i mbanim fjalimet. Në ato momente, dy komandantët e operacionit më kane ftuar që të diskutojmë, por në të njëjtën kohë policët tjerë më kanë shtyer, tërhequr zvarrë, sharë e ofenduar. Ajo ka qenë situata kur unë kam shtyer njërin nga policët. Pra, jo goditje, shtyerje. Lus që videot të publikohen të plota. Komandantët prezent duhet ta japin dëshminë e plotë. Edhe një herë, ky sqarim nuk dua të kuptohet si arsyetim", tha Molliqaj.

Postimi i plotë:

Përgjegjësia mbi incidentin më takon mua

Të dashur qytetarë,

Më takon mua ta marr përgjegjësinë për incidentin teksa po përgatiteshim për të mbajtur fjalim tek qeveria. Unë duhet të isha i përmbajtur pavarësisht provokimeve. Ndjej keqardhje për çfarë ndodhi. Mbi të gjitha, kemi përgjegjësi që qëllimi i protestës të jetë parësor dhe efekti i saj maksimal.

Jo për t'i bërë bisht paragrafit me lart por një sqarim mbi rastin është i nevojshëm. Ne ishim në përpjekje e sipër që t'i lirojmë shkallët ku planifikonim t'i mbanim fjalimet. Në ato momente, dy komandantët e operacionit më kane ftuar që të diskutojmë, por në të njëjtën kohë policët tjerë më kanë shtyer, tërhequr zvarrë, sharë e ofenduar. Ajo ka qenë situata kur unë kam shtyer njërin nga policët. Pra, jo goditje, shtyerje. Lus që videot të publikohen të plota. Komandantët prezent duhet ta japin dëshminë e plotë. Edhe një herë, ky sqarim nuk dua të kuptohet si arsyetim.

Dua ta sqaroj se PSD nuk e ka dhunën mjet as qëllim. Por, futja e protestës në këtë regjistër është paralajmërim. Propaganda që po synon ta kriminalizojë një protestë paqësore ku asgjë nuk është dëmtuar dhe askush nuk është lënduar flet mjaft për tendencat e pushtetit. Trajtimi selektiv i protestuesve po ashtu. Për shkak të pamjes së protestuesve kërkonim që 2 folësit të flasin nga shkallët. Në të njëjtin vend që disa protestues tjerë e kishin bërë para 3 ditësh. Fërkimet që u krijuan në fillim ishin rezultat i kërkesës për fjalim. Pas fjalimeve, i kemi realizuar aksionet simbolike dhe kemi njoftuar që kjo s'është protesta e fundit.

Liridon Ejupi “Doze”, me një talent dhe zë briliant, pasuron skenën muzikore në Kosovë, lanson këngën e tij të re (VIDEO)

Posted: 30 Jan 2022 11:22 AM PST

Liridon Ejupi, i njohur me emrin e tij artistik “Doze”  është një nga talentët më premtues që po shfaqet në skenën muzikore, duke u dalluar për talentin e tij dhe zërin e tij briliant.

Doze sapo ka lansuar këngën e tij të re “Xhelozi” në bashkëpunim me këngëtarën Shqipe Ilazi. Talenti i Doze po vlerësohet sidomos për zërin i tij muzikor.

Liridon Ejupi i njohur si Doze pas publikimit të këngës “Xhelozi” është ndarë i kënaqur me vlerësimet dhe përkrahjen që ka marrë nga fansat e tij që dita ditës po shtohen. Ai tha se muzika është motivi jetësor, ku muzika do të jetë pjesë e pandashme e jetës së tij dhe se me punë të vazhdueshme do të synoj të jem një nga këngëtarët e shquar e skenës muzikore të Kosovës.

Stuhia e madhe në veri të Gjermanisë, paralajmërohen përmbytje

Posted: 30 Jan 2022 08:20 AM PST

Një stuhi i ka goditur zonat bregdetare në veri të Gjermanisë gjatë natës, duke ndërprerë kështu shërbimet e trenave dhe duke shkaktuar paralajmërime për përmbytje, thanë zyrtarët e Emergjencës, të dielën.

Tregu i famshëm i peshkut në Hamburg u përmbyt, pasi nivelet e ujit në lumin Elba që derdhet në Detin e Veriut u rritën për 5.2 metra mbi nivelet normale.

Shërbimi gjerman i motit kishte paralajmëruar për erëra më të forta që mund të arrijmë shpejtësinë gati 100 kilometra në orë.

Zjarrfikësit në Hamburg iu përgjigjën 450 thirrjeve të urgjencës në natën e shtunës.

Pati shumë pemë të rrëzuara që i kishin bllokuar edhe hekurudhat, rrugët janë pastruar dhe janë shpëtuar dy burra të cilët ishin të bllokuar në një maune, thanë shërbimet e Urgjencës në një deklaratë.

Disa njerëz pranë qytetit Wismar në lindje të Hamburgut përjetuan ndërprerje të energjisë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Lajçak dhe Escobar nesër në Kosovë, për ta ristartuar dialogun

Posted: 30 Jan 2022 08:16 AM PST

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesi Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të hënën do të vijnë për një vizitë zyrtare treditore në Kosovë.

"Nga 31 janari deri më 2 shkurt, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak do të vizitojë Kosovën. Atij do t'i bashkohet edhe Përfaqësuesi Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar", ka njoftuar zyra e BE-së në Kosovë.

Në Prishtinë, Lajçak dhe Escobar do të takohen me lidershipin politik në Kosovë, liderë të partive politike si dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

Qëllimi kryesor i udhëtimit është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga ShBA-ja.

"Lajçak do të takohet gjithashtu me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të vizitojë CCP Mutivode", thuhet tutje në këtë njoftim.

Nuk do ta njihni këngëtaren kosovare në këto foto nga koha e gjimnazit

Posted: 30 Jan 2022 06:25 AM PST

Reperja, Doruntina Shala e njohur për publikun me nofkën 'Tayna', u bë pjesë e show-bizit rreth tri vite më parë me këngën 'Columbiana', e cila sot numëron mbi 65 milionë klikime.

Tayna për një kohë të shkurtër arriti të ketë sukses në skenën muzikore, duke u bërë një ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku.

Por, nga paraqitja e saj e parë e deri më sot, pamja e Taynës ka ndryshuar shumë. Kjo pasi ajo shpesh bën "eksperimente" me dukjen e saj, e sidomos me ngjyrën dhe stilin e flokëve.

Në disa fotografi të siguruara nga 'Express Rozë' gjatë kohës që reperja ka qenë në gjimnaz, shihet se edhe gjatë asaj kohe ka bërë ndryshime me flokët e saj.

Dalin fotot, kështu dukej Beatrix Ramosaj para se të bëhej e famshme

Posted: 30 Jan 2022 06:20 AM PST

ëngëtarja dhe modelja, Beatrix Ramosaj ditët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pas daljes nga shtëpia e 'Big Brother VIP'.

Së fundmi, në rrjete sociale, artistes i janë publikuar edhe disa imazhe para operacioneve plastike.

Gjatë kohës që ishte në shtëpi, Beatrix pranoi ndërhyrjen që ka bërë në trupin e saj.

"Kam operuar gjoksin. E kam operuar para pesë vitesh. Mamin e pyeta nëse duhet t'ua tregoja njerëzve, por ajo më tha me shaka se gjoksi im dukej që nga avioni", deklaroi ajo.

Beatrix bën lëvizjen e parë pas daljes nga BBV, ky është vendimi që ka marrë për Donaldin

Posted: 30 Jan 2022 06:18 AM PST

Heshtja e Beatrix Ramosajt pas eleminimit nga "Big Brother VIP" ka shkaktuar bujë të madhe në publik, për faktin se brenda la djalin, me të cilin u dashurua gjatë lojës, ndërkohë që shanset për t'u përballur me ish-in e tij, Bora Zemanin, janë vërtet të mëdha.

Kjo, për faktin se Bora Zemani punon në "Top Channel" dhe takimi në korridoret e televizionet është i mundshëm, për të mos thënë se ndoshta Bora mund të jetë ajo që do t'i kërkojë një sqarim "për tradhtinë" mes mikeshash që i bëri.

Kujtojmë që Beatrix-i ishte një nga shoqet e Borës që komentoi me nota pozitive dhe mbështetjeje puthjen e saj në buzë me Donaldin, para se ajo vetë të bëhej pjesë e lojës. Kur hyri në shtëpi, situata mori tjetër rrjedhë dhe Beatrix u dashurua me Donaldin, një histori që u shigjetua pa fund nga publiku, duke e shndërruar trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix si më të komentuarin dhe çiftin Donald-Beatrix, më të urryerin.

Lidhja e tyre brenda shtëpisë pati mjaft turbulencë, aq sa Donald u lodh nga ankesat e saj për ta pasur Beatrixin në qendër të vëmendjes, duke i kërkuar të bëhet më e fortë dhe të bëjë lojën e saj, pasi "unë kam vetë nevojë për psikolog pasi s'jam robot", ishte një nga shprehjet e tij.

E sikur të mos mjaftonte kjo ftohje, Beatrixi u eliminua nga loja, që më pas nga banorët e tjerë si Ilir Shaqiri, u komentua si mungesë e lojës nga ana e saj, duke u shndërruar në një mbështetëse të Donaldit. Ndërkohë që kur doli nga loja, gjatë natës së spektaklit, opinionisti Arbër Hajdari i kërkoi të qëndrojë me kokën lart dhe jo si pulë e lagur, pasi ajo s'ka bërë asgjë të keqe, përveçse ka dashuruar.

Ndërkohë, të gjithë menduan se pas daljes së saj nga shtëpia VIP, Donaldi do të shkëputej prej saj, por nga "Instagram" i tij që menaxhohet nga vëllai binjak, Romeo, erdhi sinjali se ai do të vazhdojë me Beatrix. Ky sinjal erdhi pas dobësisë së shfaqur nga vetë Donaldi në shtëpi ku shprehu merakun e tij për Beatrixin jashtë, pasi në takimin e daljes së saj nga shtëpia, ai e këshilloi të telefonojë Romeon nëse do të kishte ndonjë problem apo kërcënim për shkak të lidhjes së tyre.

E pas përfundimit të spektaklit, nuk pati asnjë reagim nga vetë Beatrix në rrjetet sociale pasi nuk u paraqit as në Fan Club dhe në spektaklin prime të së martës, pasi u tha se ishte në gjendje të rënduar psikologjike. Nuk vonoi dhe në llogarinë zyrtare të Donald Veshajt në "Instagram", u publikua një fotografi me një dedikim për Beatrix.

"Që të shohësh ylberin, duhet të presësh shiun", shkruhej në fotografinë ku duken të dy pranë njëri-tjetrit, ndërsa shtohej "Qëndro e fortë dashuria ime!". Këtë dedikim mendohet ta ketë bërë vëllai i Donaldit, i cili menaxhon rrjetet e tij sociale që kur u bë pjesë e "Big Brother VIP".

Ndërkohë, miq të afërt të saj si stilisti Niko Komani apo këngëtari Sabiani kanë treguar detaje rreth gjendjes së saj të rënduar psikologjike dhe se këngëtarja tashmë është drejt rehabilitimit.

Ndërkohë që nuk kanë mbetur pa reaguar nëna e saj Antigona dhe vëllai Alban Ramosaj. Nëna ka reaguar nëpërmjet publikimit të letrës së ish-lojtares së "Big Brother", Neda Ballukut, me anë të së cilës i kërkonte Beatrixit të bëhej e fortë, sepse vetëm kështu do të sfidonte me kokën lart realitetin paragjykues.

Ndërkohë, burime të sigurta për "Panorama Plus" kanë treguar se Beatrix-i dhe nëna e saj kanë ideuar një plan sekret që gjithçka të shkojë si duhet në lidhjen e saj me Donaldin. Ato po mendojmë për të gjetur një shtëpi, ku çifti të nisë bashkëjetesën në Tiranë pas finales së Big-ut dhe ku të kenë mundësi të sqarohen, të njihen e të qetësohen me njëri-tjetrin pas gjithë kësaj trysnie. Duket se për këtë vendimin kanë marrë mbështetjen e familjes së Donaldit, vëllait Romeos dhe prindërve të tij, të cilët që në fillim kanë qenë pro lidhjes së tij me Beatrixin.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more