Skip to main content

Protestuesit ia tregojnë gishtin e mesit Tomë Gashit që doli t’i vëzhgojë nga ballkoni

Protestuesit ia tregojnë gishtin e mesit Tomë Gashit që doli t’i vëzhgojë nga ballkoni


Protestuesit ia tregojnë gishtin e mesit Tomë Gashit që doli t’i vëzhgojë nga ballkoni

Posted: 29 Jan 2022 09:08 AM PST

Mijëra qytetarë sot dolën në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës të organizuar nga Partia Socialdemokrate.

E për të parë protestën e këtyre qytetarëve, në ballkonin e zyrës së tij doli edhe avokati Tomë Gashi, shkruan Gazeta Express.

LEXO EDHE: Hyseni: Protesta e PSD-së shpërfaqi lakuriq mjerimin e LDK'së, PDK'së e AAK'së

Ai i fotografoi protestuesit.

E kjo gjë nuk u prit mirë nga disa prej tyre.

Disa protestues iu kundërpërgjigjën avokatit Tomë Gashi duke ia ngritur gishtin e mesëm.

Gashi njihet si mbështetës i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosjes. /Express/

Çfarë ndodh në trup nëse hani çdo ditë vezë të ziera?

Posted: 29 Jan 2022 07:48 AM PST

Veza është padyshim përbërësi kryesor i një mëngjes të shëndetshëm.

Një nga mënyrat më të zakonshme të konsumimit të vezës është sigurisht përgatitja e saj në formën e zier.

Por cilat janë vlerat e vezës së zier dhe çfarë i ndodh organizmit kur ajo konsumohet e zier.

Veza përmban 210 miligramë kolesterol. Zierja konsiderohet mënyra më e sigurt për gatim sepse yndyrnat që përdorni në skuqje rrisin kolesterolin në organizëm.

Ekspertët thonë se vezët janë të mira për shëndetin dhe një i rritur mund të hajë një vezë në ditë pa u shqetësuar shumë për kolesterolin.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ngrënia e vezës në mëngjes si pjesë e një regjimi të kujdesshëm shëndetësor mund t'ju ndihmojë të humbisni në peshë.

Yndyrnat e mira

Vezët e ziera nxisin krijimin e yndyrnave të mira të cilat ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të kolesterolit në gjak ndërsa ulin rrezikun e problemeve dhe sëmundjeve në zemër.

Këto yndyrna të shëndetshme për shëndetin e zemrën ndikojnë gjithashtu në rregullimin e nivelit të insulinës në gjak, e për rrjedhojë nivelin e sheqerit në gjak.

Proteinat

Vezët e ziera natyralisht përmbajnë një nivel të lartë proteinash.

Organizmi ka nevojë për proteina për forcimin e muskujve. Por mbi të gjitha proteinat ndihmojnë gjithë organet e trupit dhe mundësojnë një strukturë të posaçme mbrojtëse në muret e qelizave.

Shëndeti i syve

Një nga vitaminat më të rëndësishme tek veza është vitamina A.

Kjo vitaminë është thelbësore në ndihmën që i ofron retinës së syve për thithjen e dritës, mbron membranat dhe ul riskun e prekjes nga dobësimi i shikimit apo verbëria.

Kocka Të Forta

Vezët e ziera janë të pasura me vitaminën D, vitaminë e cila është e rëndësishme për kocka dhe dhëmbë të fortë gjithashtu.

Vitamina D u mundëson kockave përthithjen e kalçiumit dhe rregullon nivelin e kalçiumit në gjak.

Ky proces garanton që skeleti i trupit të marrë sasinë e duhur të kalçiumit për të qenë i fortë.

Këshilla për Vezët e Ziera

Vezën e zier mund ta kombinonin në sallatat me spinaq, patate, pulë apo peshk si një element i domosdoshëm i ushqyerjes së shëndetshme.

Hyseni: Protesta e PSD-së shpërfaqi lakuriq mjerimin e LDK’së, PDK’së e AAK’së

Posted: 29 Jan 2022 07:42 AM PST

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni ka thënë se protesta e sotme e PSD-së kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike është një protestë kundër mashtrimit dhe manipulimit.

Hyseni përmes një postimi në "Facebook", ka thënë se kjo është një nga protestat e rralla për nja kauzë reale dhe në interes të qytetarëve.

Poashtu sipas Hysenit kjo protestë ka shpërfaqur edhe një mjerim të opozitës parlamentare.

"Protesta e PSD-së sot është, mbase një nga protestat e rralla për një kauzë reale, tokësore, në interes të qytetarit të Kosovës. Protestë kundër mashtrimit dhe manipulimit! Në të njejtën kohë, kjo protestë shpërfaqi lakuriq mjerimin e opozitës parlamentare të Kosovës. Opozitë kalkulante, pothuaj inekzistente. Opozitë, larg halleve dhe interesave qytetare! S.H.", ka shrkuar ai në një postim në "Facebook".

Në këtë protestë nuk u pa të merr pjesë ndonjë zyrtarë i LDK-së.

Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme

Posted: 29 Jan 2022 07:36 AM PST

Nesër do të mbajë mot i vranët me intervale të diellit.

Kështu ka bërë të ditur IHMK, teksa ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 gradë Celcius deri në 4 gradë.

"Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga ana verilindore e lehtë deri mesatare", thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Demaskohet produksioni i “Big Brother”, Mozzik hyn brenda shtëpisë për t’i dhënë informacion nga jashtë Donaldit

Posted: 29 Jan 2022 07:34 AM PST

Produksioni gjithashtu ka fikur kamerat por ky moment është kapur.

Donaldi kërkon që Mozzik të futet brenda dhe të shikoj shtëpinë, ky vetëm pretekst nga ana e banorit për t'i dhënë ndonjë informacion nga jashtë

Ndërkohë, kjo gjë realizohet, reperi hyn në shtëpi dhe produksioni fik kamerat mirëpo para kësaj dëgjohet t'i thotë Mozzikut të shkoj në dhomën e rrëfimit.

Theksojmë se, shkak i informacioneve nga jashtë banorët pezullohen, gjë kjo e fundit që ndodhi me Arbër Salustrovën i cili shkoj në nominim me arsyetimin se kishte mërzitur Beatrixën për një informacion nga jashtë.

Hyrja e Mozzik brenda shëpisë është thyerje e rregullave, vlen të theksohet se këtë gjë nuk e ka bërë asnjë banor i shtëpisë.

Ndryshe, ky veprim ka irrituar publikun, madje tashmë po spekulohet se produksioni po mbështet Donaldin për fitore duke i dhënë atij shumë hapësirë mediale, gjithashtu edhe kontakt me shumë nga miqtë dhe familjarët.

Kujtojmë se, mbrëmë ai takoi vëllain e tij binjak, Marion ndërsa javë më parë Donaldi ka takuar prindërit, vëllain Romeon, shokun e ngushtë Elgit Dodën, Fifin.

Shiko videon e mëposhtme dhe shih momentet kur Mozzik mundohet t'i jap informacion nga jashtë Donaldit.

Për herë të parë, dy motra nga Kosova në “Për’puthen”

Posted: 29 Jan 2022 07:26 AM PST

"Për'puthen Prime" sot do të jetë i mbushur plot surpriza e të papritura.

Po më kryesorja është fakti se për herë të parë do të jenë dy motra konkurrente të programit.

Pjesë e programit bëhet motra e Rrushes, vajzës së parë nga Kosova në "Për'puthen".

Vetë Olsa ka zbuluar se motra e një konkurrente do të bëhet pjesë nëpërmjet një InstaStory dhe burime për IconStyle na bëjnë me dije se është motra e Rrushes.

Mbetet për tu parë se cila motër, pasi në takim me Mevlanin, Rrushja ka shprehur se ka një motër binjake aspak të ngjashme me të, mirëpo ka dhe motër tjetër.

Rrushja ka pasur një 'feeling' me Erionin jashtë, gjë e cila nuk është zhvilluar dhe ata ende nuk kanë pasur një takim. Rrushja ka zhvilluar 2 takime me Mevlanin, 1 me Azemin dhe 1 me Samiun.

Herën e fundit pati shumë shpërthime e të bërtitura ndaj Mevlanit, që u konsideruan si të ekzagjëruara nga gjithë studioja.

Duket se Rrushja pëlqimin e vërtetë e ka për Erionin me të cilin ka pasur ulje ngritje dhe herën e fundit shpërtheu ndaj tij, pasi ai nuk i kishte shkruar kur ajo mungoi në program për arsye shëndetësore.

Nuk dihet se si do të shkojë situata me dy motra në program që kanë përballë të njëjtit djem.

E pahijshme/ Momenti kur protestuesi i PSD-së godet në kokë policin (VIDEO)

Posted: 29 Jan 2022 07:22 AM PST

Moment aspak të hijshëm nga një protestues i PSD-së, para objektit të Qeverisë.

Aty shihet teksa ai godet një zyrtar policor në kokë.

Më poshtë, pamjet:

3 mijë e 628 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Posted: 29 Jan 2022 07:19 AM PST

3 mijë e 628 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të mbi 14 mijë mostrave.

Gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 697 qytetarë, derisa raste të vdekjes s'janë regjistruar.

Rastet aktive kanë arritur në rreth 34 mijë.

"Nga 14.479 testime, 3.628 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 697 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.991.Në total numri i rasteve aktive është 33.952", ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Ndërtesa e Qeverisë qëllohet nga protestuesit me poça elektrikë dhe qirinj, përfundon protesta

Posted: 29 Jan 2022 07:13 AM PST

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate dhe protestuesit e tjerë kanë filluar të gjuajnë poça elektrikë dhe qirinj në drejtim të objektit të Qeverisë së Kosoëvs.

Një veprim i tillë vjen në shenjë pakënaqësie ndaj propozimit për shtrenjtim të rrymës.

Pasi u hodhën poçat dhe qirinjtë, protesta ka përfunduar.

Ndryshe, gjatë fjalimit që mbajti në shkallët e objektit të Qeverisë, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj tha se Qeveria Kurti i ka bërë favore kompanisë së distribucionit KESCO.

Ai tha se për dy muaj kryeministri Albin Kurti i ka dhënë mbi 120 milionë euro kësaj kompanie.

Molliqaj tha se KESCO i ka borxh edhe KEK-ut dhe se kështu po mundohet ta bankrotojë këtë kompani.

"Kur liria pengohet ajo bëhet kauzë siç u bë sot. Kur pabarazia shtypet ajo bëhet kauzë siç u bë sot. Kryeministri aktual ka 10 vite që ka folur për dëmet e privatizimit të distribucionit. Askush më shumë se ky kryeministër nuk i ka bërë favor kompanisë KESCO. Për dy muaj ai i ka ndarë nga taksat tona nga buxheti hiç më pak se 120 milionë euro. A e dini si është puna e fitimeve të kësaj kompanie. Siç thotë populli s'ngihen kurrë. Sa më shumë që i jep ma shumë dojnë dhe për këtë arsye kjo kompani e ka në plan që pas 120 milionëve që i ka marr deri më tani, ta bankrotojë KEK-un. Që tre muaj ajo ia ka borxh KEK-ut mbi 50 milionë euro", tha Molliqaj.

Ndër të tjera kryetari i PSD-së e ka cilësuar si frikacak kryeministrin e Kosovës. Ai tha se Kurti nuk ka as shok e as shoqe për të punuar.

"Kurrë moment më të mirë nuk kish pas Qeveria e Kosovës sesa tash me e kthye distribucionin në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Por për ta bërë këtë duhet guxim politik e problem është kështu që brenda kësaj ndërtesë është një frikacak, një tutc që veten e sheh si supermen. E bash që është tutc është shumë i rrezikshëm. Ky njeri nuk ka as shokë, as shoqe për me punu, ka veç instrumente me i përdor, por vetëm armiq për me i luftu", tha ai.

Kaq protestues morën pjesë në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës

Posted: 29 Jan 2022 07:11 AM PST

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka publikuar fotografi nga protesta e sotme e PSD-së kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

Në këto fotografi shihet se numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga kjo parti ka qenë i madh.

"Pjesëmarrje masive në protestë. Të bashkuar këtu rreth një kauze të përbashkët, pavarësisht secilës përkatësi ❤", ka shkruar Kuçi në një postim në "Facebook".

Protesta e PSD-së ka përfunduar e qetë edhe pse në disa çaste pati konfrontime të Policisë me protestuesit.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more