Skip to main content

“Në çastin e nisjes drejt Tottenhamit, Kulusevski: Shpresoj të kthehem te Juventusi një ditë” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Në çastin e nisjes drejt Tottenhamit, Kulusevski: Shpresoj të kthehem te Juventusi një ditë” plus 9 more Telegrafi Futboll


Në çastin e nisjes drejt Tottenhamit, Kulusevski: Shpresoj të kthehem te Juventusi një ditë

Posted: 30 Jan 2022 01:08 PM PST

Dejan Kulusevski është xhiruar gjatë arritjes në aeroportin e Torinos, nga ku është nisur për në Londër për të kompletuar transferimin te Tottenham Hotspur.

Gazetarët e kanë pritur anësorin e Juventusit në aeroportin Caselle, derisa ai po hipte në një aeroplan privat për t'u nisur për në Angli.

"Isha i lumtur këtu, shpresoj të kthehem te Juventusi një ditë", u ka thënë ai gazetarëve.

Burime të shumta, duke përfshirë edhe Sportitalia e Sky Sport Italia, pohojnë se marrëveshja fillestare është huazimi 18 mujor (deri në qershor 2023) për pesë milionë euro.

Transferimet LIVE: Afati kalimtar i janarit Transferimet LIVE: Afati kalimtar i janarit

Në kontratë do të përfshihet edhe opsioni i blerjes për 35 milionë euro plis bonuset dhe do të bëhet obligues në rast se Tottenhami kualifikohet në Ligën e Kampionëve dhe futbollisti luan së paku në gjysmën e ndeshjeve.

Spursat kanë arritur marrëveshje edhe për transferimin e përhershëm të Rodrigo Bentancur për 19 milionë euro plus gjashtë milionë të tjera në formë bonusesh. /Telegrafi/

The post Në çastin e nisjes drejt Tottenhamit, Kulusevski: Shpresoj të kthehem te Juventusi një ditë appeared first on Telegrafi.

Për asistimin brilant, Trezeguet ia ‘shkëlqen’ atletet Salahut në triumfin e Egjiptit

Posted: 30 Jan 2022 01:01 PM PST

Egjipti ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Pasi ia dolën të fitonin kundër Bregut të Fildishtë në raundin e 16-të përmes penalltive, faraonët u shortuan ndaj Marokut në Stade Ahmadou Ahidjo për një vend në katërshen finale.

Dhe Mohamed Salah ishte edhe një herë lojtari i ndeshjes, duke bërë që Egjipti të kalonte në gjysmëfinale.

Egjipti eliminon Marokun dhe kualifikohet në gjysmëfinale, Salah arkitekt i fitores Egjipti eliminon Marokun dhe kualifikohet në gjysmëfinale, Salah arkitekt i fitores

Derisa Maroko po fitonte 1-0 me golin e realizuar në minutën e shtatë, Salah i barazoi shifrat në 1-1 me golin e shënuar në minutën e 53-të, duke bërë që ndeshja të shkonte në vazhdime.

Aty, ylli i Liverpoolit ishte sërish hero, por tani me një asistim te Trezeguet që shënoi golin e fitore në minutën e 100-të të vazhdimeve.

Nuk mungoi edhe falënderimi i anëtarit të Aston Villës që mori këmbën e Salahut dhe u bë kinse po ia pastronte si shenjë për atë asistim brilant.

Natyrisht se momenti mes dy reprezentuesve të Egjiptit u bë viral në internet, me dyshen që u ngritën më pas të festonin së bashku. /Telegrafi/

The post Për asistimin brilant, Trezeguet ia ‘shkëlqen’ atletet Salahut në triumfin e Egjiptit appeared first on Telegrafi.

Senegali i Sadio Manes eliminon Guinenë Ekuatoriale – në gjysmëfinale takohet me Burkina Fason

Posted: 30 Jan 2022 12:50 PM PST

Senegali e ka eliminuar Guinenë Ekuatoriale me rezultat 3-1 në çerekfinale, për të siguruar kështu një vend në gjysmëfinale.

Goli i parë për senegalezët u shënua nga Famara Diedhiou në minutën e 28-të, me një asistim të Sadio Manes.

45 minutat ishin edhe më të zjarrtë, duke u shënuar edhe tre gola të tjerë.

Ishte Jannick Buyla (57') që i barazoi shifrat në 1-1 për Guinenë Ekuatoriale, me një asistim që erdhi prej Pablo Ganet.

Por, Senegali e riktheu epërsinë me anë të Cheikhou Kouyate, që shënoi në minutën e 68-të.

Për të vulosur fitoren e senegalezëve u përkujdes Ismaila Sarr (79'), me Saliou Ciss që ishte asistuesi dhe sfida u mbyll me rezultatin 3-1.

Senegali në gjysmëfinale do të takohet me Burkina Fason që ia doli të eliminonte Tunizinë. /Telegrafi/

The post Senegali i Sadio Manes eliminon Guinenë Ekuatoriale – në gjysmëfinale takohet me Burkina Fason appeared first on Telegrafi.

Arrihet marrëveshje verbale mes Dembeles dhe PSG-së

Posted: 30 Jan 2022 12:16 PM PST

Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje verbale me Ousmane Dembelen, sipas asaj që raporton Foot Mercato.

Sulmues francez ka kërkuar kontratë të përmirësuar te Barcelona dhe kjo shkaktoi rrëmujë në rinovimin e saj.

Blaugranasit refuzuan kërkesat e tij dhe i bënë me dije se nuk do të luante deri në përfundim të marrëveshjes aktuale, e cila skadon në qershor të këtij viti.

Pesë lojtarët që synon Barcelona t'i largojë, për t'ia bërë vendin Haalandit Pesë lojtarët që synon Barcelona t'i largojë, për t'ia bërë vendin Haalandit

Mediumi francez bën të ditur se PSG tashmë ka marrëveshje verbale me lojtarin dhe pritet që shumë shpejtë të bëhet zyrtare.

Në anën tjetër, Barcelona ta shesë atë këtë muaj dhe nuk dëshiron ta lëshojë si lojtar të lirë.

Së paku 20 milionë euro duhet paguar për kartonin e tij, derisa në garë për janë edhe Manchester United dhe Chelsea.

Por, PSG besohet se po i prinë garës dhe mundet shumë shpejtë të finalizojë operacionin. /Telegrafi/

The post Arrihet marrëveshje verbale mes Dembeles dhe PSG-së appeared first on Telegrafi.

Myrto Uzuni drejt Granadas

Posted: 30 Jan 2022 11:58 AM PST

Mediat hungareze raportojnë se Myrto Uzuni mund të largohet së shpejti nga Ferencvaros.

Sipas csakfoci.hu, sulmuesi shqiptar kërkohet nga disa klube në ligat e ndryshme, ndërsa oferta më serioze vjen nga kampionati spanjoll.

Granada është klubi i interesuar për 26-vjeçarin, për të cilin mund të paguajë rreth 3.5 milionë euro.

Transferimet LIVE: Afati kalimtar i janarit Transferimet LIVE: Afati kalimtar i janarit

Hungarian Football raporton se marrëveshja është arritur dhe ai do t'i bashkohet klubit spanjoll para mbylljes së afatit të janarit.

Uzuni do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin e ri dhe nga gjysma e këtij sezoni do të luajë në La Liga. /Telegrafi/

The post Myrto Uzuni drejt Granadas appeared first on Telegrafi.

Me mbi 1.200 ndeshje të drejtuara e 21 trofe të mëdha – UEFA i kërkon Ancelottit të hyjë në provim për trajner

Posted: 30 Jan 2022 11:26 AM PST

Carlo Ancelotti është një prej trajnerëve më të suksesshëm në histori dhe aktualisht drejton Real Madridin, mirëpo UEFA kërkon që ai t'i nënshtrohet një provimi para se ta drejtojë sërish skuadrën.

Në bazë të njoftimeve të Corriere dello Sport, licencat e strategut italian kanë skaduar më 31 dhjetor të vitit 2021.

Kjo do të thotë se UEFA i ka dërguar një letër paralajmëruese 62-vjeçarit që t'i nënshtrohet provimit, në mënyrë që të të ndodhë rilicencimi.

(Foto: Instagram/mrancelotti)

Si trajner i Milani, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Real Madridit e Bayern Munichut, Ancelotti ka fituar 21 trofe të mëdha.

Aty përfshihen tre trofe të Ligës së Kampionëve, tituj kampionalë në Itali, Francë dhe Anfli, dy Kupa të Botës për Klube, ndërsa këtë edicion sapo e ka fituar Superkupën e Spanjës me Los Blancos.

Sipas njoftimit, Federata Spanjolle ka kontaktuar duke i sugjeruar me mirësjellje UEFA-n se futja e Ancelottit në një proces testimi pas 1.200 ndeshjeve, do t'i bënte të gjithë të përfshirët të dukeshin qesharakë. /Telegrafi/

The post Me mbi 1.200 ndeshje të drejtuara e 21 trofe të mëdha – UEFA i kërkon Ancelottit të hyjë në provim për trajner appeared first on Telegrafi.

Kulusevski kreu një pjesë të ekzaminimeve mjekësore para shkuarjes në Londër

Posted: 30 Jan 2022 11:02 AM PST

Sipas mediave italiane, Dejan Kulusevski i është nënshtruar një pjesë të ekzaminimeve mjekësore para se të nisej për në Londër që ta kompletojë transferimin te Tottenham Hotspur së bashku me Rodrigo Bentancur.

Ish-drejtori i Juventusit, Fabio Paratici, ka arritur marrëveshje të dyfishtë me klubin e vejtër për t'i dërguar dy futbollistët te Spursat.

Kulusevski do të huazohet për një vit e gjysmë për pesë milionë euro, me obligim blerjeje për 35 milionë euro të tjera, në rast se Tottenhami kualifikohet në Ligën e Kampionëve dhe nëse ai luan së paku në gjysmën e ndeshjeve.

(Foto: Instagram/dejan.k10)

Në bazë të njoftimeve nga eksperti i Sportitalia dhe Gazzetta dello Sport, Alfredo Pedulla, Kulusevski vendosi të kursente kohë dhe iu nënshtrua një pjese të testeve mjekësore në Torino.

Pas arritjes në Londër, ai të nesërmen (e hënë) do ta kompletojë transferimin te klubi anglez.

Kulusevski udhëton sot drejt Londrës për të kompletuar transferimin te Tottenhami Kulusevski udhëton sot drejt Londrës për të kompletuar transferimin te Tottenhami

Atje do ta shoqërojë edhe Bentancur, i cili do të shihet për 19 milionë euro dhe gjashtë milionë të tjera në formë shtesash (ndërsa 30 për qind të tyre, Juve ia ka borxh Boca Juniors). /Telegrafi/

The post Kulusevski kreu një pjesë të ekzaminimeve mjekësore para shkuarjes në Londër appeared first on Telegrafi.

Policia konfirmon arrestimin e Greenwood pas akuzave për përdhunim dhe sulm fizik, ndërsa Unitedi e ka suspenduar

Posted: 30 Jan 2022 10:32 AM PST

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Mason Greenwood, është arrestuar me dyshimin për përdhunim dhe sulm fizik.

Policia ka konfirmuar se 20-vjeçari është duke u mbajtur në paraburgim pas pretendimeve që u bënë publike mëngjesin e të dielës.

Siç transmeton The Sun, policët janë parë para shtëpisë së tij këtë mbrëmje duke i pasuar lajmet për arrestimin e tij.

Ndërkohë, klubi i tij e ka suspenduar lojtarin deri në kohë të pacaktuar duke thënë se nuk do të kthehet në stërvitje e as nuk do të zhvillojë ndeshje "deri në njoftimin e radhës", meqenëse Manchester Unitedi "nuk pranon asnjë lloj dhune".

E dashura e Mason Greenwood e akuzon yllin e Man Utd për një sulm, publikon fotografi tronditëse në Instagram E dashura e Mason Greenwood e akuzon yllin e Man Utd për një sulm, publikon fotografi tronditëse në Instagram

"Policia është njoftuar më herët gjatë ditës së sotme (e diel, 30 janar) për imazhet dhe videot në rrjetet sociale të postuara në internet nga një femër që raportonte incidente të dhunës fizike".

"Një hetim është nisur dhe pas hetimeve mund të konfirmojmë se një burrë në të 20-at është arrestuar me dyshimin për përdhunim dhe sulm fizik".

(Foto: Daily Mail)

"Ai mbetet në paraburgim për t'u marrë në pyetje. Hetimet janë në vazhdim", ka thënë një zëdhënës i policisë në qarkun Greater Manchester.

Kujtojmë që e dashura e Greenwood, Harriet Robson, ka postuar disa fotografi tronditëse të lëndimeve të rënda që ajo ka pësuar, duke pretenduar se është viktimë e abuzimit nga futbollisti anglez. /Telegrafi/

The post Policia konfirmon arrestimin e Greenwood pas akuzave për përdhunim dhe sulm fizik, ndërsa Unitedi e ka suspenduar appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Egjipti 2-1 Maroku, Salah lojtar i ndeshjes

Posted: 30 Jan 2022 10:10 AM PST

Është dashur të zhvilloheshin vazhdimet që Egjipti të fitonte me përmbysje kundër Marokut në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Edhe pse ndeshjen e fituan Faraonët, nota mesatare e tyre është lehtë më e ulët na raport me ekipin humbës.

Nuk ka dyshim që lojtari i ndeshjes ishte Mohamed Salah (8.0), i cili shënoi një gol dhe dhuroi një asistim.

Egjipti eliminon Marokun dhe kualifikohet në gjysmëfinale, Salah arkitekt i fitores Egjipti eliminon Marokun dhe kualifikohet në gjysmëfinale, Salah arkitekt i fitores

Faza mbrojtëse e marokenëve kanë marrë nota solide Sofyan Amrabat (7.6) ishte ndër lojtarët me paraqitjen më të mirë.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Egjipti 2-1 Maroku. /Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Egjipti 2-1 Maroku, Salah lojtar i ndeshjes appeared first on Telegrafi.

Egjipti eliminon Marokun dhe kualifikohet në gjysmëfinale, Salah arkitekt i fitores

Posted: 30 Jan 2022 09:38 AM PST

Egjipti ka siguruar pjesëmarrjen në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve të Afrikës, duke eliminuar Marokun (2-1) në çerekfinale pas vazhdimeve.

Në minutat e para të ndeshjes, u akordua penallti në favor të marokenëve, të cilën e konvertoi në gol Sofiane Boufal (7') dhe me këtë epërsi skuadrat shkuan në pushim.

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, shfrytëzoi një top të kthyer nga portieri dhe e futi në rrjetë duke i barazuat shifrat (53').

(Foto: Screenshot/Twitter)

Maroku i pati edhe dy raste të mira përmes Nayef Aguerd, mirëpo koha e rregullt e takimit u mbyll me shifra identike dhe skuadrat shkuan në vazhdime.

Në minutën e 100-të të takimit, mesfushori i Aston Villas, Mahmoud Hassan Trezeguet, e përmbysi rezultatin falë asistimit të Salah, i cili ishte arkitekti i golit.

(Foto: Twitter/Screenshot)

Në gjysmëfinale Egjipti do të luajë kundër Kamerunit që në çerekfinale e eliminoi Gambinë. /Telegrafi/

The post Egjipti eliminon Marokun dhe kualifikohet në gjysmëfinale, Salah arkitekt i fitores appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more