Skip to main content

“Juve dhe Roma në garë për francezin Lucas Tousart” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Juve dhe Roma në garë për francezin Lucas Tousart” plus 9 more Telegrafi Futboll


Juve dhe Roma në garë për francezin Lucas Tousart

Posted: 30 Jan 2022 03:20 AM PST

Kur kanë mbetur më pak se 48 orë deri në mbyllje të afatit kalimtar të janarit, skuadrat po vazhdojnë të mendojnë për përforcime.

Juventus dhe Roma shpesh herë kanë pasur objektiva të njëjtë në tregun e transferimeve dhe njësoj është edhe në këtë janar.

Mesfushori francez i Hertha Berlin, Lucas Tousart mund të ndërrojë skuadër gjatë orëve të ardhshme.

24-vjeçari është në listën e dëshirave të dy gjigantëve italianë, Roma dhe Juventus.

Francezi që luan në rolin e mesfushorit defensivë pëlqehet shumë si nga Allegri ashtu edhe nga Jose Mourinho të cilët e duan në radhët e veta.

Calciomercato ka raportuar se drejtuesit e dy skuadrave tanimë kanë kontaktuar Hertha Berlinin për të kërkuar informacione për francezin.

Megjithatë duket shumë e vështirë që Hertha ta lejojë largimin e tij, vetëm nëse vije ndonjë ofertë e parefuzueshme nga Roma ose Juve.

Edhe pse në anën tjetër Tousart është i gatshëm të largohet në drejtim të një kampionati dhe skuadre më të madhe se kryeqytetasit gjermanë. /Telegrafi/

The post Juve dhe Roma në garë për francezin Lucas Tousart appeared first on Telegrafi.

Kulusevski udhëton sot drejt Londrës për të kompletuar transferimin te Tottenhami

Posted: 30 Jan 2022 03:01 AM PST

Transferimi i mesfushorit Dejan Kulusevski nga Juventusi te Tottenham Hotspur cilësohet si punë e kryer dhe vetëm çështje orësh.

Suedezi thuhet se do të fluturojë sot (e diel) për në Londër, pas marrëveshjes totale mes klubeve.

Marrëveshja do të jetë rreth 40 milionë euro plus bonuset – duke përfshirë tarifën e huazimit dhe klauzolën e blerjes.

Bentacur dhe Kulusevski shumë afër Tottenhamit, kanë mbetur vetëm edhe disa detaje Bentacur dhe Kulusevski shumë afër Tottenhamit, kanë mbetur vetëm edhe disa detaje

Klauzola e blerjes së mesfushorit mund të bëhet e detyrueshme në rast kualifikimi në Ligën e Kampionëve apo një numri të caktuar paraqitjesh.

Kulusevski ishte njëri nga kërkesat e trajnerit italian, Antonio Conte dhe transferimi po mbyllet nga drejtori sportiv, Fabio Paratici, i cili e kishte transferuar suedezin gjatë kohës së punonte te Juventusi.

Megjithatë, kjo nuk pritet të jetë marrëveshja e vetme mes Juves dhe Spurs, pasi janë afër të pajtohen edhe për transferimin e Federico Bentancur. /Telegrafi/

The post Kulusevski udhëton sot drejt Londrës për të kompletuar transferimin te Tottenhami appeared first on Telegrafi.

Manchester United lëshon një deklaratë pas akuzave shokuese kundër Mason Greenwood

Posted: 30 Jan 2022 02:44 AM PST

Klubi anglez, Manchester United i është përgjigjur akuzave tronditëse të bëra kundër anglezit Mason Greenwood nga e dashura e tij, Harriet Robson.

Djajtë e Kuq lëshuan një deklaratë se ata janë "të vetëdijshëm për imazhet dhe pretendimet që qarkullojnë në mediat sociale".

United nuk pranoi të bënte ndonjë koment të mëtejshëm mbi akuzat "derisa të vërtetohen faktet".

Megjithatë, klubi i Ligë Premier shtoi se ata nuk "e falin asnjë lloj dhune" mes akuzave të ngritura ndaj sulmuesit 20-vjeçar.

E dashura e Mason Greenwood e akuzon yllin e Man Utd për një sulm, publikon fotografi tronditëse në Instagram E dashura e Mason Greenwood e akuzon yllin e Man Utd për një sulm, publikon fotografi tronditëse në Instagram

"Ne jemi në dijeni të imazheve dhe pretendimeve që qarkullojnë në mediat sociale".

"Ne nuk do të bëjmë asnjë koment të mëtejshëm derisa të vërtetohen faktet. Manchester United nuk fal asnjë lloj dhune", thuhet në deklaratë.

Greenwood erdhi përmes akademisë së të rinjve të Unitedit dhe ka shënuar 35 herë në 129 paraqitje për Djajtë e Kuq.

Lojtari i Unitedit është paraqitur rregullisht në ekipin e parë këtë sezon, me Greenëood që ka shënuar gjashtë herë dhe ka regjistruar dy asistime në 24 paraqitje. /Telegrafi/

The post Manchester United lëshon një deklaratë pas akuzave shokuese kundër Mason Greenwood appeared first on Telegrafi.

E dashura e Mason Greenwood e akuzon yllin e Man Utd për një sulm, publikon fotografi tronditëse në Instagram

Posted: 30 Jan 2022 02:28 AM PST

E dashura e Mason Greenwood, Harriet Robson, ka postuar disa fotografi tronditëse të lëndimeve të rënda që ajo ka pësuar, duke pretenduar se është viktimë e abuzimit nga ylli i Manchester Unitedit.

Influencuesja e mediave sociale ngarkoi një numër fotografish dhe videosh në 'styroy' të saj në Instagram, duke përfshirë një nga buzët e saj me gjakderdhje të rëndë dhe disa mavijosje në fytyrë, trup dhe kofshë.

"Për të gjithë ata që duan të dinë se çfarë bën në të vërtetë Mason Greenwood për mua", ishte mbishkrimi i një videos që shihet gjaku duke rrjedh nga goja e saj.

Në 'storyt' e saj u ngarkua gjithashtu një audio që detajonte një skenë grafike me një zë mashkullor të dëgjuar.

Që atëherë, postimet janë fshirë nga llogaria e Harriet në rrjetin social Instagram.

Çifti ishin takuar për herë të parë në shkollën Mersey në Greater Manchester, por ishin ndarë në vitin 2020 para skandalit të Greenwood me Anglinë.

Shkelën rregullat për COVID-19 duke futur në hotel dy femra, Foden dhe Greenwood dërgohen në shtëpi Shkelën rregullat për COVID-19 duke futur në hotel dy femra, Foden dhe Greenwood dërgohen në shtëpi

Në thirrjen e tij të parë në skuadrën kombëtare, sulmuesi hyri fshehurazi me dy modele islandeze në hotelin e ekipit së bashku me Phil Foden, pavarësisht udhëzimeve të rrepta për karantinë.

Ndryshe, Greenwood është paralajmëruar te Unitedi për një numër shkeljesh të disiplinës gjatë kohës së tij të shkurtër në skuadrën e parë. /Telegrafi/

The post E dashura e Mason Greenwood e akuzon yllin e Man Utd për një sulm, publikon fotografi tronditëse në Instagram appeared first on Telegrafi.

Milani po përgatitet për të investuar gjatë verës në një sulmues klasi, tre emra në listën e ngushtë

Posted: 30 Jan 2022 02:03 AM PST

Milani i ka vënë sytë te Jonathan David i Lille dhe Alexander Isak i Real Sociedadit përpara afatit kalimtar të verës.

Kuqezinjtë po planifikojnë përpara për të ardhmen, e cila mund të shohë që Zlatan Ibrahimovic të largohet gjatë verës, dhe ata duan të nënshkruajnë një sulmues të nivelit të lartë që i përshtatet projektit në klubin milanez dhe i përshtatet planit të lojës së Stefano Piolit.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, Milani i ka sytë te tre lojtarë në veçanti: Jonathan David, Alexander Isak dhe Noa Lang i Club Brugge.

Ky i fundit do të kushtonte rreth 25 milionë euro, ndërsa dy të parët do të kushtonin më shumë se 40 milionë euro.

 

Thashethemet nga Anglia e kanë lidhur Isak me një kalim te klubi i Ligës Premier, Arsenali, por Milani është gjithashtu i interesuar për sulmuesin suedez, nëse kjo marrëveshje nuk arrihet.

Kuqezinjtë po përgatiten të investojnë ndjeshëm në skuadër në afatin kalimtar të kësaj vere, me përforcime që pritet të vijnë edhe në mbrojtje dhe mesfushë. /Telegrafi/

The post Milani po përgatitet për të investuar gjatë verës në një sulmues klasi, tre emra në listën e ngushtë appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Valmir Sylejmani transferohet te Ingolstadt

Posted: 30 Jan 2022 01:40 AM PST

Valmi Sylejmani është larguar zyrtarisht nga skuadra e deritanishme, Hannover 96.

Sulmuesi nga Kosova u largua nga Hannover pas hapësirave të vogla që kishte këtë edicion, por do të vazhdojë karrierën në Bundesliga 2.

Ingolstadt ka arritur ta fitojë garën për gjilanasit i cili tanimë është prezantuar nga drejtuesit e klubit gjerman.

Të dyja klubet kanë rënë dakord që mos t’i bëjnë publike kushtet e transferimit të 25-vjeçarit.

“Bisedimet mes palëve shkuan shumë pozitivisht dhe tani po pres me padurim seancat e para me ekipin. Jam absolutisht i bindur për cilësinë e skuadrës, tani dua të bëj pjesën time për t’i sjellë në fushë skuadrës më të mirat”, u shpreh Sylejmani.

Ndërkohë lëvdata për sulmuesin kosovar ka dhënë edhe menaxheri i Ingolstadt, Malte Metzelder.

“Me ardhjen e Valmir Sylejmanit arritën të nënshkruanim me një sulmues teknikisht të aftë, i cili gjithmonë do të rrezikojë në qendër me vendosmërinë e tij dhe që ka një gjuajtje shumë të mirë”.

“Ne duam t’i ndihmojmë atij të arrijë përsëri potencialin e tij të plotë. Ai është i uritur për gola dhe ka të gjitha aftësitë që karakterizojnë futbollin tonë. Kemi një detyrë të madhe përpara dhe me nënshkrimin e Valmirit jemi të bindur se do të rrisim kërcënimin sulmues në 14 ndeshjet e mbetura”, tha Metzelder.

Ingolstadt zë vendin e fundit në Bundesliga 2 me 10 pikë, por qëllimi është mbetja në këtë rang garash dhe ardhja e Valmirit në këtë skuadër sigurisht që do t’i ndihmojë shumë ata.

Garën e madhe Ingolstadt për mbetjen në elitë e ka me skuadrat si AUE, Sandhausen, Dusseldorf e Hansa Rostock. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Valmir Sylejmani transferohet te Ingolstadt appeared first on Telegrafi.

Chelsea synon ta mbyll këtë muaj marrëveshjen për Kounden

Posted: 30 Jan 2022 01:37 AM PST

Klubi anglez, Chelsea e ka etiketuar mbrojtësin e Sevillas, Jules Kounde, si njërin nga objektivat kryesor dhe Blutë duan ta mbyllin marrëveshjen këtë muaj.

Blutë e Londrës dhe trajneri Thomas Tuchel pritet të jenë të mangët në sezonin e ri, pasi shumë mbrojtës pritet të largohen.

Cezar Azpilicueta, Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen janë në vitin e fundit të kontratave dhe të tre pritet të largohen si lojtar të lirë në verë.

Chelsea ka gati goditjen e madhe, bën ofertë zyrtare për Kounden Chelsea ka gati goditjen e madhe, bën ofertë zyrtare për Kounden

Kështu, drejtuesit dhe trajneri Tuchel kanë gjetur njërin nga pasuesit e tyre dhe bëhet fjalë për yllin e La Ligas, Kounde.

Sipas gazetës AS, Chelsea dëshiron të përfundojë ardhjen e mbrojtësit Kounde nga Sevilla, gjatë këtij muaji.

Ku medium shton se ideja do të ishte finalizimi i marrëveshjes me 60 milionë euro dhe huazimi i tij te Sevilla për pjesën tjetër të sezonit. /Telegrafi/

The post Chelsea synon ta mbyll këtë muaj marrëveshjen për Kounden appeared first on Telegrafi.

Bëhen virale fotografitë e Luis Diaz duke nënshkruar kontratën me Liverpoolin dhe duke pozuar me fanellën e Reds

Posted: 30 Jan 2022 01:16 AM PST

Sulmuesi kolumbian, Luis Diaz, padyshim se do të jetë lojtari më i ri i Liverpoolit, pasi konfirmimi i transferimit të tij nga Porto është vetëm çështje orësh.

Porto po kërkonte 83 milionë funte apo 100 milionë euro për Diazin – që do të shkaktonte klauzolën prej 66.4 milionë funte (80 milionë euro) në kontratën e tij dhe do t'i jepte ish-klubit, Junior de Barranquilla, 16.6 milionë funte (20 milionë euro) për 20 për qind të kartonit të lojtarit që ata ende mbajnë.

Megjithatë, shefi i ri i transferimeve të klubit nga Anfield, Julian Ward, ishte në gjendje të rrëzonte kërkesat e Portos dhe të arrij një marrëveshje brilante në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Liverpooli pritet ta konfirmojë sot transferimin e Luis Diazit Liverpooli pritet ta konfirmojë sot transferimin e Luis Diazit

Liverpooli do të paguajë 37.5 milionë funte (45 milionë euro) për transferimin dhe gjithashtu ka rënë dakord për një paketë bonuses me vlerë 12.5 milionë funte (15 milionë euro) që në total e qojnë çmimin e transferimit në 60 milionë euro.

24-vjeçari ka pranuar kushtet personale për një kontratë pesëvjeçare me vlerë rreth 90,000 mijë funte (110 mijë euro) në javë.

Tifozët e Liverpoolit mezi e presin transferimin e ri, Luis Diaz poshtëroi Fredin e Man Utd me një driblim të jashtëzakonsëm Tifozët e Liverpoolit mezi e presin transferimin e ri, Luis Diaz poshtëroi Fredin e Man Utd me një driblim të jashtëzakonsëm

Transferimi i sulmuesit kolumbian është vetëm çështje orësh, pasi Diaz thuhet se tashmë ka kryer me sukses testet mjekësore me Reds.

Kalimi i tij në Anfield duket edhe më i besueshëm pasi disa fotografi të Diaz me fanellën e Liverpoolit dhe duke nënshkruar kontratën me klubin anglez po qarkullojnë në rrjetet sociale. /Telegrafi/

 

The post Bëhen virale fotografitë e Luis Diaz duke nënshkruar kontratën me Liverpoolin dhe duke pozuar me fanellën e Reds appeared first on Telegrafi.

Bayerni futet në garë për Bremer, pritet oferta në ditën e fundit të afatit kalimtar

Posted: 30 Jan 2022 01:11 AM PST

Fundi i afatit kalimtar të janarit ka ardhur dhe skuadrat tani po përshpejtojnë për të bërë goditjet e mëdha.

Bayern Munich do të mbetet në verë pa mbrojtësin gjerman Nicklas Sule i cili ka vendosur të largohet i lirë pas përfundimit të sezonit.

Por bavarezët janë duke tentuar që tani në janar të marrin një mbrojtës dhe dëshira e madhe është braziliani Bremer.

24-vjeçari ka treguar formë të lartë në tri vitet e fundit me fanellën e Torinos në Serie A duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Duke parë se në verë për lojtarin është konkurrenca edhe më e madhe dhe çmimi i tij mund të rritet, Bayerni po mendon tani transferimin e tij.

Mediat gjermane kanë raportuar se pritet që Bayerni të bëj një ofertë zyrtare në drejtim të Torinos gjatë 48 orëve të ardhshme për të nënshkruar me brazilianin.

Besohet se një shumë prej 25 milionë eurove do të bënte që Torino të pranonte largimin e qendërmbrojtësit të fuqishëm.

Gjithsesi në garë për lojtarin mbeten edhe Chelsea, Milan, Inter, Newcastle United dhe Manchester United. /Telegrafi/

The post Bayerni futet në garë për Bremer, pritet oferta në ditën e fundit të afatit kalimtar appeared first on Telegrafi.

PSG largohet nga gara, Ndombele mes Romës dhe Valencias

Posted: 30 Jan 2022 12:27 AM PST

Tanguy Ndombele e ka të qartë se do të largohet nga Tottenham Hotspur gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori francez u transferua me bujë të madhe në Londër nga Lyon, por ai tani nuk pëlqehet fare nga trajneri Antonio Conte.

Madje francezi nuk është as duke stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës dhe është në pritje të largimit deri nesër në mbrëmje.

Paris Saint Germain shihet si skuadra favorite për të nënshkruar me të, por mediat franceze kanë raportuar se parisienët kanë hequr dorë nga afrimi i Ndombeles.

Tani gara për t’i marrë shërbimet e mesfushorit defensivë është mes Romës dhe skuadrës spanjolle Valencia.

Që të dy skuadrat e duan huazimin e tij me mundësi blerje në fund të sezonit, por problem qëndron paga e lojtarit prej 10 milionë euro në sezon.

Giallorosët ashtu edhe ‘Lakuriqët’ i kanë bërë të qartë Spurs se janë gati ta paguajnë vetëm gjysmën e pagës së lojtarit.

Orët e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e Ndombeles, i cili nuk ka më vend në Londër dhe pret ta mësoj skuadrën e tij të re. /Telegrafi/

The post PSG largohet nga gara, Ndombele mes Romës dhe Valencias appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more